Klaus Gjasula

Gjasula.png
Vladimir Prenga09:19 | 19/11/2019

Klaus Gjasula është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Shqipëria. Shtatlarti, i cili prej muajsh mban një helmetë në kokë, në të shkuarën është aktivizuar në ligat e ulëta në Gjermani. Vitet kanë kaluar dhe kanë ndryshuar shumë gjëra.

Mes tyre edhe roli në fushë. Gjasula më parë ka luajtur në sulm, por nuk është shquar për golat. Maksimumi në një sezon në kampionat ka shënuar tre. Ai ka spikatur më shumti për kartonët e verdhë, që i ka të shumtë: plot 120 mes kupës e kampionatit me klubet në Gjermani.

Për herë të parë sivjet luan në Bundesliga dhe është një nga lojtarët kryesorë të Paderborn, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur në ligën e katërt. Sigurisht të ardhurat aty nuk janë të larta dhe duhet shpesh të bësh edhe ndonjë punë tjetër.

“Punoja si postier, së bashku me disa kolegë të tjerë. Në ligat rajonale duhet të sigurosh ndonjë të ardhur shtesë. Duhet të të besojmë në veten tonë dhe historia ime tregon se gjithçka është e mundur”, është shprehur Gjasula, i cili luan me një helmetë që i kushton 2000 euro dhe mundohet të fitojë çdo duel në fushë. /abcnews.al

dermaku-1280x720.jpg
Vladimir Prenga23:07 | 17/11/2019

Klaus Gjasula, pas ndeshjes me Francën, analizoi sfidën e humbur. Në Supersport ai vlerësoi kundërshtarin dhe i vetmi pishman është se Shqipëria duhet t’ia bënte më të vështirë kampionëve të botës.

“Është shumë e vështirë, ata kanë lojtarë të mirë. Ata e luajnë lehtë edhe në situata të vështira. U mundëm 2-0 nga kampionët e botës, por nuk ke çfarë bën”.

“Nuk ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë, por duhet parë kundër kujt luajmë. Duhet t’ua bënim pak më të vështirë atyre. Mund të shënonim, por nuk na eci. Duhet të shohim përpara që të marrim rezultate pozitive në të ardhmen”. /abcnews.al

Leipzig-1.png
Igli Nikolli17:27 | 09/11/2019

Leipzig konfirmon formën e mirë që po kalon. Ekipi i Nagelsmann regjistroi kundër Hertha Berlin fitoren e katërt rresht në të gjithë kompeticionet. 2-4 triumfoi Leipzig dhe fitorja e sotme e ngjit përkohësisht në vend të dytë me 21 pikë, një më pak se Gladbahu kryesues.

Schalke ishte pranë një fitore të rëndësishme, por Rouwen Hennings nuk e lejoi diçka të tillë. Vendasit e mbyllën në barazim 3-3 ndeshjen kundër Dusseldorf. Schalke kaloi tre herë në avantazh, por Hennings barazoi në të tria rastet dhe i hoqi mundësinë klubit mbretëror të dalë në vend të dytë.

Në dy ndeshjet e tjera, Union Berlin fitoi 2-3 në transfertë kundër Mainz, ndërsa Augsburgu ndëshkoi Paderbornin me një gol të Max. Klaus Gjasula dështoi të shënonte nga pika e penalltisë dhe ekipi i tij regjistroi humbjen e radhës, duke vazhduar të qëndrojë në vend të fundit me 4 pikë. /abcnews.al

Hertha Berlin – Leipzig 2-4
(Mittelstadt 32′, Selke 90+2′ / Werner (pen) 38′, 90+1′, Sabitzer 45+1′, Kampl 86′)

Mainz – Union Berlin 2-3
(Onisiwo 81′, Brosinski 90+4′ / Ingvartsen 30′, Andersson 45+3′, 51′)

Paderborn – Augsburg 0-1
(Max 41′)

Schalke – Dusseldorf 3-3
(Caligiuri 33′, Kabak 67′, Serdar 79′ / Hennings (pen) 62′, 74′, 85′)

Renditja e kampionatit gjerman
Gjasula.png
Igli Nikolli16:22 | 09/11/2019

Klaus Gjasula kishte mundësinë për të shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane dhe për t’i dhuruar avantazhin Paderbornit. Mesfushori shqiptar nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e shtatë.

29-vjeçari, i cili është edhe kapiten i ekipit, ekzekutoi penalltinë, por portieri i Augsburg e priti atë. Miqtë gjetën golin në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Max dhe ndodhen në avantazh.

Paderborn renditet në vend të fundit me 4 pikë dhe Gjasula me shokë do të bëjnë maksimumin për të mos dalë pa pikë nga ky duel. /abcnews.al

Gjasula.png
Igli Nikolli14:22 | 22/10/2019

Paderborn dështoi edhe përballë Kolnit. Ekipi i Klaus Gjasulës u mposht 3-0 në transfertë dhe vazhdon të mbyllë renditjen me vetëm 1 pikë pas tetë javëve të para.

Në një prononcim për mediat gjermane, kapiteni i Paderbornit tregon problemet e skuadrës së tij dhe fton shokët të reagojnë. Ndeshja e radhës është në shtëpi përballë Fortuna Dusseldorf dhe Gjasula shpjegon se si arrihet te fitorja e shumëpritur.

Kundërshtarët janë treguar të aftë kundër nesh dhe na kanë bllokuar anësorët ofensivë. Nuk po arrijmë të zgjidhim problemin e golit dhe duhet të punojmë shumë në këtë aspekt. Di të them që fitorja e parë do të na forcojë psikologjikisht dhe do e marrim veten. Na mungon shumë ajo dreq fitoreje. Sigurimi i saj do të na sjellë më shumë guxim në skuadër.

Do të bisedojmë shumë me njëri-tjetrin, nuk mund të humbasim besimin në këtë moment. Humbja të shkakton probleme, teksa besimi të bën të arrish gjithçka. Duhet të fitojmë me çdo kusht kundër Dusseldorfit. Luajmë në shtëpi dhe nuk kemi Bayernin përballë. Ia dalim nëse japim të gjithë 100% dhe ‘hamë barin’“, përfundon mesfushori i kombëtares shqiptare. /abcnews.al

lenjani.jpg
ad min23:00 | 20/10/2019

Si çdo fundjavë, edhe sot pati shumë sfida në kampionatet evropiane. Si pasojë, edhe futbollistët shqiptarë që zbritën sot në fushë ishin të shumtë. Në Spanjë, Sadiku dhe Bare u aktivizuan titullarë për Malagan.

Sadiku arriti të gjejë dhe golin në takimin kundër La Coruna, rrjeta e tij e tretë në La Liga 2. Ndërsa Rey Manaj ishte “spektator” për Albacete, pasi qëndroi 90 minuta në stolin e rezervave.

Në Bjellorusi, mesfushori shqiptar, Azdren Llullaku, luajti vetëm 6 minuta në humbjen 2-0 të Soligorsk përballë Dnyapro, ndërsa Dermaku u aktivizua titullar dhe luajti 75 minuta për ekipin e Parmës në Serie A.

Edhe Etrit Berisha luajti titullar për SPAL-in në takimin kundër Cagliari. Në Kroaci, Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Cokaj u aktivizuan titullarë për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa Tuci e ndoqi nga stoli sfidën ndaj Hajduk Split.

Mesfushori Klaus Gjasula luajti 90 minuta për ekipin e Paderborn kundër Koln, sfidë e vlefshme për javën e tetë në Bundesligë. Vedat Muriqi arriti të shënojë sërish për Fenerbahce në Turqi, duke i dhënë fitoren 1-2 ekipit të tij në sfidën ndaj Denzlispor.

Në kampionatin zviceran, Lenjani vazhdon të jetë ndër më të mirët, pasi dhe sot ishte protagonist për Sionin, duke dhënë një asist të përkryer për sulmuesin Doumbia./abcnews.al

cikalleshi-1.jpg
Vladimir Prenga15:40 | 16/10/2019

Lojtari më i mirë i kombëtares në Moldavi mund të cilësohet Klaus Gjasula. Mesfushori shërbeu asiste për golat, ndërsa pati kontakt me topin më shumë se cilido futbollist në fushën e lojës.

Fitorja gjithnjë është e skuadrës, edhe pse individin nuk mund ta fshehësh. Në Moldavi, Shqipëria fitoi sipas këtij rregulli dhe ndoshta lojtari më i mirë në fushë mund të mos zgjidhej nga autorët e golave, sado të rëndësishëm e të bukur të ishin ata.

Këtë vlerësim mund ta meritojë më së shumti Klaus Gjasula, mesfushori që në stadiumin e Chisinau-t ishte po aq në version regjisori, sa edhe në rolin mbrojtës. Futbollisti 29-vjeçar, i cili luan në Bundesligë, ishte njeriu me më shumë pasime në fushë, plot 107, nga të cilët 93 për qind i pati të sakta.

Klaus Gjasula në stërvitje me kombëtaren

Një nivel i tillë mund të quhet i elitës botërore dhe Gjasula jo vetëm lidhi lojën me pasime horizontale apo vertikalë të shkurtër, por u dallua edhe në aksionet e golave. Ishte ai që dha topin e gjatë për Keidi Baren, i cili realizoi rrjetën e dytë pas gabimit të portierit vendas.

Gjithashtu, nga këmbët e 29-vjeçarit u nis topi për Odise Roshin në minutën e fundit, aksion i cili përfundoi me vulosjen e rezultatit nga Rey Manaj, me golin më të bukur të ndeshjes. Gjasula e bëri detyrën siç duhet, jo vetëm me pasimet dhe asistet, por edhe duke qenë digë përpara mbrojtjes, duke fituar dyluftime, ndërsa kartonin e verdhë nuk e mori prej tyre, por për acarim ndaj gjyqtarit.

Kombëtarja shqiptare në Moldavi ishte gjithashtu shumë lart me qarkullimin e topit, duke dhënë gjithsej 636 pasime, tri herë më shumë se kundërshtari, e duke mbajtur topin 65 për qind. /ABC NEWS 24/7

dermaku-1280x720.jpg
Vladimir Prenga23:02 | 11/10/2019

Klaus Gjasula, mesfushori i Paderborn, theksoi pas ndeshjes se Shqipëria nuk e meritoi humbjen me Turqinë. Gjithsesi ai shprehet se duhet të shohin përpara, pasi janë në rrugën e duhur.

“Gjynah që humbëm. Fati nuk ishte me ne në këtë ndeshje. Mund të fitonim, por humbëm. Janë një ekip lart në renditje, që patën fat dhe u eci sot me ne”, tha fillimisht Gjasula për Supersport.

Më tej ai shtoi: “Futbolli është kështu. Ka raste kur ne fitojmë me një rast dhe kundërshtari nuk shënon me shumë raste. Duhet të çojmë kokën dhe të mendojmë për Moldavinë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur në ndeshjet e fundit”. /abcnews.al

xhaka.png
Vladimir Prenga23:03 | 10/10/2019

Taulant Xhaka nuk është ftuar në kombëtare për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Trajneri Edoardo Reja, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se mesfushori është lënë jashtë për t’i dhënë një mundësi të rinjve, madje përmendi emrin e Lindon Selahit.

Gjatë emisionit Pressing ABC News, u fol edhe për Xhakën dhe sipas asaj që gazetari Anton Cicani, shkaku që lojtari i Basel ka mbetur jashtë është Klaus Gjasula. Mesfushori i Paderborn u paraqit mirë me Islandën dhe shikohet si titullar.

Kështu Xhaka nuk do të jetë ndaj Turqisë, ashtu sikurse edhe lojtarë të tjerë si Armando Sadiku, Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj. Ndeshja e nesërme është programuar të zhvillohet prej orës 20:45. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono