klajda gjosha

klajda-gjosha.jpg
G. P.23:17 | 10/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Byro Politike” u diskutua mbi vizitën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Të ftuar në studio ishin ish-deputetet Jorida Tabaku, Klajda Gjosha dhe analistët Enton Abilekaj dhe Mentor Kikia.

Diplomati amerikan theksoi se SHBA e njeh qeverinë shqiptare dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me ta. Ndërkohë që dënoi djegien e mandateve të opozitës.

Dy ish-deputetet e pranishme në studio u shprehën se e prisnin një qëndrim të tillë të ndërkombëtarëve mbi këtë vendim. Ndërkohë gjithashtu nënvizuan faktin se Palmer ishte plotësisht dakord me të gjitha çështjet që ka ngritur opozita./abcnews.al

abilekaj.jpg
G. P.20:57 | 10/04/2019

Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Byro Politike”, ku u diskutua mbi vizitën e Palmer në Shqipëri dhe qëndrimet që mbajti pas përfundimit të takimeve me liderët e shtetit dhe të opozitës.

Sipas gazetarit, ai erdhi në një kohë pas publikimit të raportit të DASH për drogat. Edhe pse raporti ndan të njëjtat shqetësime që ka opozita, sipas Abilekajt, SHBA mban anën e qeverisë për hir të stabilitetit për një vend të vogël si i yni.

“Ka një problem. Palmer vjen pak ditë pasi doli raporti i DASH për drogat. Pra DASH, ku zoti Palmer është një ndër funksionarët dhe jo shumë i rëndësishëm për atë që është atje. I rëndësishëm është për Shqipërinë, por për departamentin vetë jo shumë, është i sigurt për atë që ndodh në Shqipëri. Raporti ndan të njëjta shqetësimet që ndan jo vetëm opozita dhe media në Shqipëri. Problemi është që këta në komunikimet që mbajnë me palën shqiptare zgjedhin të mbajnë anën e qeverisë për hir të stabilitetit. Ata ndoshta mendojnë që një vend i varfër nuk e meriton demokracinë, por duhet të rrijë urtë dhe të ketë stabilitet”, tha Abilekaj.

Ndërkohë, më herët dy ish-deputetet e opozitës, Klajda Gjosha dhe Jorida Tabaku, deklaruan se nuk prisnin qënrdim ndryshe nga ana e Palmer në lidhje me djegien e mandateve.

Ky i fundit dënoi dorëzimin e mandateve të deputetëve pasi mund të krijojë precedent në vende të tjera të rajonit, por edhe në vendet me demokraci të brishtë. Ndërsa nga ana tjetër, ashtu siç pohoi dhe Gjosha, Palmer ishte plotësisht dakord me çështjet që ka ngritur opozita./abcnews.al

klajda-gjosha-dhe-jorida-tabaku-1.jpg
G. P.20:34 | 10/04/2019

“Qeveria është legjitime”. Kjo ishte deklarata ditën e martë e zv/ndihmës sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, i cili gjithashtu dënoi djegien e mandateve nga ana e opozitës, duke qëndruar në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian.

Ndërkohë ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Byro Politike” ka deklaruar se nuk priste diçka ndryshe. Sipas saj, turi i Palmer ishte i paralajmëruar dhe nuk pritej që të vinte dhe të zgjidhte krizën.

“Jo në fakt, ndihemi bashkë me njerëzi. Shumicë kundër pakicës. Nuk prisnim diçka ndryshe. Turi i Plamer ishte i paralajmëruar. Askush nuk shpresonte që të vinte të zgjidhte krizën. Dhe ne nuk kemi pritur një njeri që të zgjidhë krizën. Ne i mirëpresim. Diçka që ranë dakord palët është që qëndrimi i tij është i njëjtë me raportin e DASH që ka dalë më parë dhe konfirmon të gjitha kauzat e opozitës”, tha Tabaku.

Në të njëjtën qëndrim ishte dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha. Sipas saj, djegia e mandateve nga ana opozitës nuk do të mbështetet nga ndërkombëtarët për shkak se krijon precedent. Mirëpo për Gjoshën, Palmer ra plotësisht dakord për të gjitha çështjet që ngre opozita.

“Detajet janë bërë dhe publike dhe nga deklarimet publike të LSI-së dhe nga ana tjetër. Vizita e Palmer ishte e pritshme në kuadër të një turi ballkanik, ku nuk pritej të kishte një formulë zgjidhje. Unë nuk pres që ndonjë nga ndërkombëtarët të mbështesë djegien e mandateve. Është një precedent që mund të përsëritet nga vendet e tjera të rajonit dhe ato me demokraci të brishtë. Edhe në takimin me LSI me të vërtetë nuk mund të pranohet precedenti, por bihet dakord 100% për të gjitha çështjet që ngre opozita. Këtu kemi çdo ditë fenomene që vërtetojnë akuzat e ngritura nga opozita”, tha Gjosha./abcnews.al

PROVOKACIA-9-PRILL-KLAJDA-GJOSHA-PJESA-2.mpg_snapshot_08.16-1280x720.jpg
ent ela21:34 | 09/04/2019

Ish deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka folur në studion e Provokacijas për situatën aktuale politke në vend. E pyetur nëse vendimi për djegien e mandateve ishte i duhuri, ajo tha se ky është vendim ekstrem që është marrë për shkak të situatës ekstreme ku ndodhet vendi.

“Unë kam bërë një analizë të thellë të situatës para se të merrja një vendim, Në një vend demokratik normal ky akt nuk duhej të ndërmerrej, nuk do shkohet asnjëherë në këtë ekstrem, por Shqipëria ndodhet në situatë ekstreme. Uroj që qytetarët ta shohin në anën pozitive. Nëse për Shqipërinë do sillte diçka pozitive, ndryshim sistemi, forcim i demokracisë ndryshim mentaliteti i politikës shqiptare.

Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë te politka shpesh kanë parë rrotacione dhe ia kane dalë të kenë jetëgjatësi në politikë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kemi të bëjmë thjesht me emrat e kryetarëve të partive, por me një masë që besojnë se është momenti i duhur që Shqiëpria të ndryshojë. Ne jemi vendi që do të çelë negociatat në të ardhmen”.

Sipas saj Shqipëria është marrë peng nga disa individë që kryejnë reforma fasadë dhe asgjë në dobi të qytetarëve.

“Ka disa individë që e kanë marrë peng shtetin, me një shtet të kapur, me reforma fasadë për propagandë politike, por nuk shohim asnjë veprim konkret e asnjë të mirë në favor të qytetarëve shqiptarë”.

Për Gjoshën reforma në drejtësi është zbatuar në kundërshtim të plotë me kushtetutën, vetingu me standarde të dyfishta dhe zgjedhjet nuk kanë përfaqësuar votën e qytetarëve shqiptarë.

“Pakti kombëtar është të biem dakord që zgjedhjet nuk kanë përfaqësuar votën e qytetarëve shqiptarë dhe shumë politkanë duhet ta kuptjnë këtë që nuk vazhdohet kështu.

Nëse demokracia nuk funksionon çdo ditë njësoj për qytetarët. Ne degradojmë në situata të tilla ku qytetari ndjehet i pambrojtur dhe nuk di ku të përplaset.

Nëse një ligj para Kuvendit shkel Kushtetutën sot nuk kemi Gjykatë ku të drejtohemi. Reforma në drejtësi është zbatuar në kundërshtim të plotë me kushtetutën.

Duhet monitorim për vetingun. Çfarë është bërë dhe a ka standarde të dyfishta ajo që ka ndodhur me disa individë ka filluar të kthehet në bumerang. Lëvizje qyetare në mbështetje ndaj qytetarëve është masive tashmë. Rama i ka shtyrë zgjedhjet lokale për një çertifikatë. Sa më shpejt të gjendet zgjidhja në këtë krizë politke që ka hyrë Shqipëria aq më e thjehstë do jetë. Rama ka humbur shumë pikë dhe është në nivelet më të ulëta të pëlqyeshmërisë”.

Ish-deputetja e LSI-së theksoi se opozita kërkon zgjedhje të reja kombëatrë për t’i dhënë fund kapitullit të zgjedhjeve të 2017-ës dhe fenomenit të blerjes së votës.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kërkojmë zgjedhje kombëtare parlamentare. T’i rikthehemi edhe njëherë për të mbyllur kapitullin e 2017-ës, fenonemit të blerjes së votës nga grupet kriminale. Duhet të zhduket, është fenomen i rrezikshëm që shkatërron rininë e shqiptarëve. Duhet çliruar sistemi. Gjithkush nga ne duhet të dalë në terren me program dhe jo me tepsi e timon”. /abcnews.al

byroja.png
G. P.23:30 | 03/10/2018

Rasti “Xhisiela”, politika dhe opinioni ishte tema që u diskutua në “Byro Politike” këtë mërkurë në ABC News.

Të ftuar në studio: Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit; Gëzim Tushe, sociolog; Sajmir Vishaj, avokat dhe Mentor Kikia, gazetar.

Mes të ftuarve u diskutua rasti i Xhisiela Malokut dhe mediatizimi i saj. Sipas Gjoshës, ky nuk është fenomen shqiptar, por në Shqipëri është më e theksuar. Sipas saj është shumë mirë reagimi ndaj këtij rasti pro vajzës.

Sociologu Tushes, shoqëria shqiptare nuk duhet të reagojë në mënyrë instiktive. Sipas tij, fati i Xhisielës ishte si një sanduiç pasi u vu në mes të medias dhe politikës.

Nga ana tjetër Vishaj tha se është shkelur ana ligjore, pasi para se të dilte publikisht, media duhet të ishte konsultuar me avokatin e Xhisielës.

Ndërkohë Mentor Kikia tha se kjo histori mori vëmendje maksimale sepse personazhi kryesor i historisë është djali i një deputeti dhe sipas tij për dy muaj shteti nuk ka vepruar./abcnews.al

provocija.jpg
G. P.10:59 | 04/07/2018

Të ftuar në emisionin “Provokacija” ishin:

Klajda Gjosha. Ish-ministrja e Europës foli rreth vendimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Qershor të 2019-s.

Beqir Meta. Historiani foli për një libër të ri të Akademisë së Shkencave. Sipas Metës, ky është një botim themelor që përfshin studime mbi historinë e shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve politikë të Shqipërisë.

Laert Vasili. Aktori i njohur ishte i ftuar në “Provokacija” për të folur rreth debatit që është krijuar me çështjen e Teatrit të ri Kombëtar.

Ledia Dushi. Pedagogia e UET ishte në “Provokacija” për të folur rreth çmimit “Kadare”./abcnews.al

klajda-gjoshaaaa.jpg
G. P.21:16 | 03/07/2018

Sipas Klajda Gjoshës, janë vendosur dy kushte të reja nga vendimi i ministrave të Jashtëm të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë në Qershor të 2019-s me disa kushte të paracaktuara.

E ftuar në emisionin “Provokacija”, ajo tha se kushti i parë janë zgjedhjet lokale dhe reforma zgjedhore.

“E para, zgjedhjet lokale dhe do të shikohet dhe analizohet jo vetëm reforma zgjedhore, e cila duhet të ndërmerret tashmë sepse nuk ka më kohë për ta miratuar dhe zbatuar vitin e ardhshëm. Të gjitha vendet anëtare do të shikojnë me vëmendje se si do ta implementojmë atë që do të miratojmë, pra reforma”.

Kushti i dytë për ish-ministren Gjosha është çështja e azilkërkuesve.

“E dyta është çështja e azilkërkuesve. Po ta shikojmë vendoset për herë të parë në konluzionet e Këshillit si një kusht tashmë që nuk ka më negociim. Këshilli i kërkon Komisionit Europian një raport të posaçëm për numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së. Sidomos Franca që e ka shprehur një shqetësim të tillë”./abcnews.al

 

BYRO-POLITIKE-27-QERSHOR-2018-1280x720.jpg
ent ela10:50 | 28/06/2018

Qershori 2019 do të jetë përcaktuesi kryesor se çfarë do të ndodhë me këtë procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Mazhoranca e ka konsideruar sukses, kurse opozita dështim. Për të folur rreth këtij procesi në studion e “Byro Politike” kanë diskutuar Grida Duma, deputete e PD-së, Ervin Bushati deputet i PS-së, Klajda Gjosha deputete e LSI-së, Alfred Peza, gazetar dhe në lidhje direkte zv/ministri për Europën, Gent Cakaj.

Për deputeten demokrate Grida Duma. ky është një kthim mbrapa në një kohë që pritej një PO e sigurtë sipas deklaratave të qeverisë. Sipas Dumës krimi i organizuar dhe droga janë kthyer në një dokument të paprecedentë. “Është e papranueshme strategjia që kemi fituar, pasi jemi të fundit në rajonin ballkanik”.

Deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi se Shqipëria ka një rrugë të pakthyeshme drejt BE-së dhe në qershor pritet të hapen negociatat, falë progresit të reformave. Për Bushatin mbetet ende shumë për të bërë dhe qeveria do të vijojë të plotësojë kërkesat.

Depuetetja e LSI-së Klajda Gjosha e konsideron  vendimin një dështim triumfin e paraqitur nga qeveria, Sipas saj ky është një mashtrim i madh që u bëhet shqiptarëve, si politikisht dhe teknikisht. “Vendimi nuk ka të bëjë fare me çeljen e negociatave të Shqipërisë, por do të diskutohet në qershor të 2019. Shqipëria do e këtë të pamundur edhe qershorin e 2019. Ne kemi disa kushte që i janë shtuar vendit tonë që kanë të bëjë me reformën zgjedhore dhe azilkërkuesit”.

Gazetari Alfred Peza citoi presidentin Meta, i cili thotë se ne duhet ta vlerësojmë vendimin e KE dhe Knut Fleckenstein. Në këndvështrimin e tij, Peza thekson se është hapur drita jeshile për çeljen e negociatave në Qershorin 2019 dhe nuk ka kthim prapa.

Zv/ministri për Europën Gent Cakaj në një lidhje direkte në ABC News tha se nuk bëhet fjalë për kushte të reja, por për thellim të reformës. /abcnews.al

klajda-gjosha-1280x855.jpg
G. P.14:28 | 27/06/2018

Ish-minsitrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur mungesë respekti për vendin dhe qytetarët reagimin triumfues të qeverisë lidhur me raportin e Këshillit Europian mbi negociatat me Shqipërinë.

Shqipërisë nuk i janë çelur negociatat, përkundrazi ky do të jetë një vit i vështirë për plotësimin e 13 kushteve të vendosura, shkruan ish-minstrja Gjosha, sipas së cilës, është thuajse e pamundur që BE-ja të japë një vendim pozitiv në Qershor të 2019-s, kjo edhe pasi për herë të parë në histroinë e këtij procesi, Këshilli kërkon miratimin e vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtarë, përpara se ai vetë të japë vendimin.

Një këmbanë alarmi e quan Gjosha pjesën në raport, ku Këshilli i kërkon komisionit një raport të posaçëm mbi çështjen e azilkërkuesve të ardhur nga Shqipëria./abcnews.al

KLAJDA-GJOSHA-1280x720.jpg
G. P.14:43 | 11/05/2018

Klajda Gjosha ishte e ftuar në Mbrëmje në ABC News, ku foli për zhvillimet më të fundit lidhur me hapjen e negociatave me BE-në.

Sipas Gjoshë, qeveria duhet të tregohet më e matur, lidhur me deklaratat që bëri kryeministri Rama në Ditën e Europës ndaj një delegacioni holandez.

Sipas saj, vendet anëtare të BE-së kanë filluar të shprehen me Gjermaninë dhe Holandën që mesa duket nuk do të kenë një qëndrim pozitiv./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono