kisha

pe4shkopi.jpg
ger ta21:08 | 08/01/2020

Peshkopi Timotej, nga Kisha ortodokse maqedonase ka dhënë një intervistë për emisionin “Ballkan” nga gazetarja Linda Karadaku.

Prej prej dekadash kisha serbe mohon ekzistencën e kishës ortodokse maqedonase, ndërsa Peshkopi u shpreh se Kisha ortodokse serbe ka problemet e saj të brendshme, nuk është e fokusuar për momentin në zgjidhjen e çështjes së kishës ortodokse maqedonase.

Intervista e plotë:

Peshkopi Timotej, kisha ortodokse serbe që prej dekadash mohon ekzistencën e kishës ortodokse maqedonase. Në cfarë marrëdhëniesh janë tani dy kishat dhe a ka ndryshuar gjendja dhe a ka ndonjë përparim sado të vogël në këtë drejtim? Si është situata tani?

Për fat të keq në këtë pyetje duhet të përgjigjem negativisht. Kisha ortodokse serbe ka problemet e saj të brendshme, nuk është e fokusuar për momentin në zgjidhjen e çështjes së kishës ortodokse maqedonase. Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për vazhdimin e kontakteve dhe diskutimeve për këtë cështje por për fat të keq ato nuk kanë vazhduar.

Mbi çfarë baze e mohojnë?

Për këtë duhet ti pyesni ata.

 A vlen fakti që me sa kam informacion dhe kam biseduar me ekspertët dhe njohësit e kësaj çështje, a vlen rregulli që në botën ortodokse, secili shtet ka të drejtë të ketë kishën e vet kombëtare?

Në parim kjo vlen që nga koha e Bizantit e deri tani, që secili popull ortodoks ka të drejtën e autoqefalisë, të njohur apo të panjohur, rusët, serbët, bullgarët, rumunët, grekët, shqiptarët, dhe kështu që as që bëhet fjalë që populli maqedonas të mos ketë kishën e vet autoqefale, aq më tepër, që historikisht e ka pasur kishën e vet autoqefale, arqipeshkvinë e Ohrit, e cila është ripërtërirë  sot në kishën autoqefale maqedonase.

Sa kohë ka që nuk ka kontakte midis dy kishave?

Kontakte zyrtare nuk ka, kontakte individuale ka. Nuk është luftë, të them ashtu, por bisedime zyrtare midis dy komisioneve që janë formuar nga kisha ortodokse maqedonase dhe serbe nuk ka. Kjo nuk funksionon prej një kohe të gjatë.

A ka bërë përpjekje kisha serbe që të vendosë instalacionin e vet këtu në Maqedoni?

Po ata janë përpjekur ta bëjnë këtë para 10 vjetësh apo më shumë, që të kishin instalacionin e vet sipas të dhënave, mendoj që populli e kuptoi që kjo nuk është kishë, por një instalim i një interesi shtetëror hegjemonist serb dhe mendoj që ka një numër të pakonsiderueshëm apo një kishë pajton sic them unë.

A bëhet fjalë për Vranickovskin?

Po. Vranickovski.

A është në Maqedoni apo në Serbi ai?

Mendoj që është në Maqedoni, por nuk kam kontakte personale.

A ka pasues?

Po të hapni faqen e tyre do të shihni sesa pasues ka. Një familje…

A po hapet në njëfarë mënyre një mundësi e re për zgjidhjen e këtij kontesti midis kishës maqedonase dhe asaj serbe për gjetjen e vendit të vet për kishën maqedonase në botën ortodokse, pas marrëveshjes së Prespës me Greqinë?

Në këtë moment, kisha ortodokse greke ka simpati për zgjidhjen e cështjes, vecanërisht patriarku i Stambollit ose patriarkana e Stambollit, mirëpo sic e dini ka një problem të hapur me kishën ortodokse ruse dhe disa kisha të tjera ortodokse që kundërshtojnë fuqishëm nismat për marrjen e prerogativave nga ana e patriarkut të Stambollit   si i pari në mes të barabartëve dhe mendoj që derisa kjo cështje të mos hiqet nga rendi ii ditës ose të zbutet pak, cështja jonë mendoj që do të presë. Për kohën nuk mund ta them./abcnews.al

 

 

Capture-3-1.jpg
So Nila10:58 | 23/12/2019

Të krishterët në provincën indoneziane të Aceh po përgatiten të festojnë Krishtlindjet në çadra  në xhungël.

Kishat e tyre u shkatërruan katër vjet më parë nga grupet islamike dhe policia.

Indonezia – popullsia më e madhe myslimane në botë – ka një kushtetutë pluraliste që ka për qëllim të mbrojë të drejtat e ndjekësve të të gjitha besimeve kryesore.

Por drejtuesit e Kishës në Singkil Aceh thonë se autoritetet lokale po i ndalojnë ata të rindërtojnë.

Javën e kaluar një turmë i vuri flakën një kishe dhe vetëm brenda këtij viti janë shkatërruar dhjetë të tilla.

Njerëzit thonë se po u mohohet e drejta për të rindërtuar kishat dhe kjo ka thyer ligjin kushtetues të vendit./abcnews.al

babai.png
R D15:32 | 12/12/2019

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas publikut të kronikës në Abc News për familjen Deda në Laç. Kryefamiljari tha për gazetarin Juxhin Mustafaraj se po qendrojnë në çadrat e kishës dhe nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. “Dua të di nëse pallati është i banueshëm apo jo. Fëmijët nuk mund të qendrojnë jashtë me këtë të fohtë. Kam 5 ditë që çoj vajzën në spital ndërsa djali qendron në çadër”, shprehet ai.

Menjëherë ka reaguar zyra e shtypit, duke thënë se “Pas kronikës suaj, Ministrja Xhaçka urdhëroi vëmendje të menjehershme për familjen Deda dhe si për kishën ku po strehohen familje të pastreha në Laç. Do asistohen me ushqime, veshje, çader dimërore dhe nje mjek për familjen”. /abcnews.al

 

ZBULIM-LASHTESI-ELBASAN_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:45 | 28/10/2019

Një vendbanim i lashtë ilir i shtohet hartës së zbulimeve arkeologjike në vend. Ai ndodhet në Petresh të Elbasanit, aty ku të parët kanë mbërritur kërkuesit e thesareve. Gazetari Fatos Salliu ka përgatitur një material për këtë vendbanim.

Këtu duken muret rrethuese me gurë  të mëdhenj.  Një vendbanim i fortifikuar mirë. Qeramikë, mbetje arkeologjike dhe objekte që dëshmojnë se dikur aty ka pasur jetë.

Para shtetit dhe arkeologëve kanë rendur piratët. Përreth  gropa të hapura nga thesarkërkuesit.

Banorët në Petresh të Elbasanit mbajnë mend mirë dhe një kishë të hershme.

Kasem Kasa një i moshuar 85 vjeç thotë se rrënojat e saj kanë ezkistuar deri vonë.

Përreth kishës qendrore ka patur kisha të tjera.

Vetë qyteti e ka zanafillën në shekullin e II-të para Krishtit me vendbanimet e hershme ilire  gjendur aty ku është Elbasani i sotëm.

Tani hartës arkeologjike do ti shtohet edhe ky vendbanim i lashtë në Petresh.

Të tjera zbulime janë bërë në Tumat e Pazhokut në Cërrik. Në Shalës, Lleshan dhe Funar.

Me ndërtimin e rrugës Egnatia dhe kalasë së qytetit, Elbasani mori zhvillim të ri. Në shekullin e II-të  Elbasani njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin  “SKAMPINI” .

Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

REPORTAZH-KISHA-APOLLONI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_02.57-1280x720.jpg
ent ela14:40 | 03/09/2019

Ajo që ndodh në kishën e Apollonisë në Fier është rast i paprecedentë. Besimtarët që hyjnë në kishë për ritualet fetare tarifohen si të gjithë vizitorët e parkut të Apolonisë. Në kushte të tilla janë braktisur dhe meshat e së dielës. 

Mesha e së dielës në një prej objekteve më të bukur dhe të dashur si kisha e “Shën Mërisë” në Apolloni, është kështu.

Nuk është fjala për braktisje të ritualeve nga besimtarët. Këtyre të fundit u kërkohet të paguajnë tarifë njësoj si turistëve që vizitojnë qytetin antik.

Ndalimi për të filmuar kishën pa leje nga ministria e kulturës, detyroi priftin Sokrat Lako t.u kujtojë nënpunësve të parkut lejen supreme, atë të perëndisë. Një përplasje mes autoritetit të qiellit dhe atij të tokës, step edhe rojet e sigurisë të cilëve u kërkohet të ndalnin ekipin e abc neës, me forcë

Tarifat nga njëra anë dhe ritualet fetare nga ana tjetër duket se nuk shkojnë bashkë. Në kushte të tilla ndezja e qirinjve  dhe lutjet, trondisin, në vend që të falin qetësi shpirtërore.

Banorëve të Pojanit, fshatit që ndodhet vetëm 1 kilometër nga kisha u kërkohet dokument identifikimi për të hyrë në kishë pa pagesë dhe kjo vetëm në raste festash fetare. Një praktikë të cilën e konsiderojnë fyese çka i bën të braktisin kishën.

E ndërsa banorët dhe mediat e kanë të kufizuar hyrjen në kishë, drejtuesit e Parkut Arkeologjik hyjnë pa leje në mjediset më të shenjta të saj. Sakrilegj në sytë e klerikëve, përdhosje e objekteve fetare në sytë e ligjit.

Konflikti mes autoriteteve të parkut, kishës dhe banorëve të zonës ka filluar 6 muaj më parë  kur për herë të parë tarifat për vizitorët e Parkut, përfshinë edhe frekuentuesit e kishës. Kjo e fundit sipas atë Sokratit është e të gjithëve shqiptarëve dhe të gjithë kanë të drejtë të luten aty

Tarifat për vizitat në Parkun Arkeologjik nisin nga 150 lekë për familjarë dhe shkojnë deri 400 lekë për individë. Hyrja për në kishë është falas por e ndodhur në territorin e parkut, tarifat aplikohen edhe aty.

Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Apollonisë janë ndërtuar 800 vjet më parë me materialet nga qyteti antik. Ato ndodhen brenda atij që sot është Parku Arkeologjik i Apollonisë. Në pronësi të shtetit por me të drejtë përdorimi nga Kisha Ortodokse Autokefale Shqiptare. Kisha është frekuentuar masivisht dhe pa ndërpreje prej shekujsh nga banorët e zonës deri 6 muaj më parë kur u vendosën tarifat për hyrjen në të.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Davidhi

/abcnews.al

aksidenti-ne-lac-1280x707.jpg
nev ila13:00 | 07/07/2019

Dy personat që u aksidentuan rëndë ditën e shtunë pranë Thumanës po shkonin me Fiat në drejtim të Kishës së Shna Ndout në Laç.

Ata ishin nisur nga Tirana në drejtim të Lacit por kohën kur u është dashur të marrin kthesën, për shkak të shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina ka fluturuar në ajër.

Sipas policisë dy 50 vjeçarët që ndodheshin në këtë makinë kanë shpëtuar nga rripat e sigurimit, por gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë./ABC News Albania 24/7

ligji.jpg
ad min16:53 | 25/06/2019

Përshkallëzohen tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, pasi ky i fundit miratoi ligjin për fenë. Ligji kundërshton kishën ortodokse serbe e cila përfaqëson shumicën e besimtarëve në këtë vend.

Tensionet në mes të Podgoricës dhe Beogradit u ngritën pasi Mali i Zi miratoi ligjin për religjonet, i cili konteston kishës ortodokse serbe, e cila kryesisht ka shumicën e përfaqësimit religjioz në këtë shtet.

Por, ky nuk është fillimi i tensioneve në mes të dyja vendeve. Arrestime, ndalime në kufi, brohoritje në ndeshje futbolli, dëbim e konsultime ambasadorësh, e deri tek fyerjet kanë qenë të pranishme që prej shpalljes së pavarësisë në Podgoricë. Në Serbi jetojnë shumë me prejardhje nga ky vend, diku rreth 200 mijë. Një pjesë deklarohen si serb dhe një pjesë si malazez.

Një nga lagjet e kryeqytetit të Serbisë. Në Beograd është legjendë urbane që malazezëve u pëlqen të jetojnë këtu. Besohet se rreth gati 200 mijë malazez jetojnë në tërë Serbinë. Në rrugën që mban emrin e mbretëreshës Zorka, të bijës së mbretit Nikolla të Malit të Zi.

Strahinja Brajuskoviç, është i lindur në Nikshiç. Nga Podgorica 30 vjet më parë ka arritur këtu si student i ri. Ka punuar për qeverinë e përbashkët dhe ka luftuar kundër regjimit të dikurshëm në protesta. Thotë se e ka të rënd ti ndjek marrëdhëniet. Serbë e malazezë janë si vëllezër.

Strahinja Brajuskoviç, ekspert për integrime evropiane: Sigurisht që nuk do t’ia mohoja të drejtën askujt të jetë një gjë apo një gjë tjetër. Në njezët e më shumë vite këtu në Serbi, por edhe Mal të Zi e tërë Ballkanin kanë ndodhur shumë ngjarje të shëmtuara dhe kjo ka prodhuar situata të pakëndshme dhe ka ndikuar marrëdhëniet. Është normale.

Por kodi i vëllazërisë në mes të dy shteteve nuk funksionon. Presidenti Millo Gjukanoviç, rrallë qëndron kështu si në Tiranë, pranë presidentit, Aleksandër Vuçiç. Marrëdhëniet ndërshtetërore janë acaruar. Gjukanoviç ka pritur e përcjellë burrështetas, por në kryeqytetin serb nuk ka qenë.

Ideja e tij për të forcuar kishën malazeze dhe për ta zvogëluar ndikimin e asaj serbe ka nxitur tensione. Kisha duhet ta dëshmoj pronën pasi Podgorica pretendon se manastiret i takojnë shtetit.  Këtu në një intervistë Gjukanoviç përsërit qëndrimin e tij.

Millo Gjukanoviç, president i Malit të Zi: Kisha Ortodokse serbe sot ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe me rrjetin e saj dhe në këtë formë përkufizon atë që është mision i saj.

Nga Serbia shpesh është kontestuar shtetësia e malazezëve. Deklarimet e fundit bën që Podgorica të ftoj ambasadorin serb për konsultime si protestë. Serbët shkojnë në bregdet dhe kanë marrëdhënie familjare. Por çështja e kishës ka thelluar edhe më shumë hendekun e krijuar prej kohësh.

Incidente të vogla kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nga të vetmit ambasadorë të dëbuar nga Serbia dikur ka qenë ai malazez. Podgorica ndaloi një numër serbësh, pavarësisht se disa të lindur në Mal të Zi, të futen më në këtë shtet të shpallur si të rrezikshëm.

Kjo është pritja për vëllezërit klubit e basketbollit Buducnost të Podgoricës në Beograd. Ata quhen në mënyrë pezhorative si shqiptar.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Ne do të reagojmë kur të ketë diçka më serioze dhe e vërtetë të reagojmë dhe jo për shkak të deklaratave politike pasi do të mund të bëjmë 15 nota proteste në ditë. Duhet të ulim tensionet pasi kështu ndihmojmë edhe serbët në Mal të Zi.

Në Beograd, Strahinja Brajuskoviç, thotë se mes njerëzish marrëdhëniet janë të mira edhe pse shpesh vëllezërit janë ndarë në dy kombe. Problemet politike thotë nuk lejojnë që ballkanasit të flasin për gjërat thelbësore për jetën e qytetarëve.

Strahinja Brajuskoviç: Duke zbatuar politikën e integrimit evropian në fakt politikanët janë duke bërë dezintegrimi si të Serbisë dhe Malit të Zi, kështu edhe në tërë rajonin. E dimë që politikat integruese nënkuptojnë krijimin e urave dhe lidhjeve, por ne dy dekadat e fundit këtë nuk e shohim.

Serbia dhe Mali i Zi u ndanë pas një referendumi në maj të vitit 2006. Qytetarët janë më të bashkuar se politika, e cila në shumicën e pikave ndanë ide të kundërta, përveç të ardhmes së përbashkët evropiane. Dora e pajtimit nuk duket e lehtë as në mesin e vëllezërve./ABC News Albania 24/7

kisha-durres.jpg
ad min12:57 | 03/06/2019

Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në kishë, duke marrë një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se autorët kanë vjedhur të gjithë lekët që ndodheshin në arkë, pjesë e donacioneve të besimtarëve. Punonjësit e kishës njoftuan policinë për ngjarjen dhe një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ABC News Albania 24/7

koch.jpg
nev ila09:55 | 21/04/2019

Të paktën 137 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur si pasojë e disa shpërthimeve në kisha e hotele në Sri Lanka.

Sipas BBC, të paktën 6 shpërthime ndodhën në 3 kisha në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa, gjatë kohës që mbaheshin shërbimet e Pashkëve.

Hotelet Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të cilën ndodhen në Colombo, ranë gjithashtu pre e sulmeve. Në mesin e të vrarëve në Colombo, të paktën 9 prej tyre janë shtetas të huaj.

Presidenti i vendit Maithripala Sirisena u bëri thirrje njerëzve që të ruanin qetësinë dhe të mbështesnin autoritetet në hetimet e tyre.

Ndërsa Kryeministri Ranil Wickremesinghe thërriti një mbledhje emergjente.

“Dënoj me forcë sulmet mbi njerëzit tanë. U bëj thirrje popullit të Sri Lanka që të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë gjatë këtij momenti tragjik”, tha ai.

Ministri i Financave, Mangala Samaraweera në një postim në Twitter tha se sulmet ishin të mirë koordinuara me qëllim që të krijonin kaos e anarki dhe të vrisnin sa më shumë njerëz të pafajshëm.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve.

Kohët e fundit në vend është rritur frika se luftëtarët e Shtetit Islamik, të rikthyer nga Lindja e Mesme mund të kthehen në kërcënim për vendin.

Që prej fundit të luftës civile në Sri Lanka, në 2009-n, ka pasur raste sporadike dhune, kryesisht nga anëtarët e komunitetit Budist Sinhala, të cilët në qendër të sulmeve të tyre kanë xhami dhe prona të myslimanëve. Kjo bëri në që Mars të 2018-s në vend të shpallej emergjenca kombëtare./abcnews.al

kisha.jpg
ad min18:15 | 19/04/2019

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shembja e një muri në një kishë të Afrikës së Jugut, në fillim të shërbesës së Pashkës. Shërbimet lokale të emergjencës kanë bërë të ditur se 29 persona janë dërguar në spital pas shembjes, e verifikuar në provincën bregdetare Kua Zulu Natal. Autoritetet lokale kanë fajësuar për tragjedinë kushtet e këqija të motit, të karakterizuara nga shira të dendura. Muri në pjesën ballore të kishës u shemb në fillim të një eventi njëjavor, i konsideruar si festivali i Pashkës. Pas tragjedisë, një shërbesë lutjesh në nder të viktimave u mbajt në një tendë të madhe të ngritur përpara kishës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono