kineze

china-gold.jpg
nev ila16:43 | 28/09/2019

Policia kineze zbuloi dhe sekuestroi 13.5 tonë lingota ari në banesën e ish kryebashkiakut të qytetit të Ganzhou.

Në shtëpinë e 57-vjeçarit, gjithashtu anëtar i partisë komuniste u gjetën dhe një sasi e kosniderueshme parash “cash”.

U deshën disa kamionë ushtarakë për të transportuar sasinë e arit, dhe tashmë ish kryebashkiaku rrezikon dënimin me vdekje./ABC News Albania 24/7

trumpo.jpg
Sej rie21:30 | 13/08/2019

Presidenti Trump ka vendosur të shtyjë aplikimin e tarifave të reja tregtare mbi produktet kineze. Lëvizja e papritur përfshin kryesisht objekte të fushës së teknologjisë, me kompanitë e njohura që kanë reaguar pozitivisht në tregjet financiare.

Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë vendosjen e tarifave të reja mbi produktet kineze deri më 15 dhjetor, për arsye që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë kombëtare dhe motive të tjera. Produktet përfshijnë telefonë celularë, kompjuterë, platforma video-lojrash, monitorë dhe disa lloje veshjesh. Lajmi surprizë nga administrata amerikane ka bërë që aksionet e kompanisë së njohur “Apple” të rriten me 5 për qind në tregjet financiare.

Ndërkohë, tarifat prej 10 për qind për produkte të tjera do të hyjnë në fuqi sipas parashikimeve më 1 shtator. Njoftimi zyrtar erdhi pak minuta pasi Ministria kineze e Tregtisë bëri të ditur se zëvendës kryeministri Liu He kishte patur një bisedë telefonike me autoritetet amerikane të tregtisë.

Investitorët në sektorin e teknologjisë mirëpritën ndërkohë shtyrjen e afatit, gjë që bëri që treguesit financiarë për qarqet elektronike të arrinin në 2.8 për qind. Presidenti Donald Trump deklaroi më 1 gusht se do të vendoste një tarifë prej 10 për qind mbi produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, pasi fajësoi Kinën se nuk kishte përmbushur premtimin për të blerë më shumë produkte agrikulturore nga Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7

Donals-trump-1.jpg
Sej rie19:15 | 22/05/2019

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të vendosin tarifa të reja për produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë. Sekretari amerikan i Thesarit ka deklaruar se vendimi për këtë lëvizje do të merret pas një muaji. Ndërkohë, gjigandët e biznesit i kanë kërkuar presidentit Trump t’i japë fund luftës tregtare.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një tjetër rritje të tarifave për 300 miliardë dollarë produkte kineze dhe aktualisht po studiojnë efektet që ajo do të ketë tek konsumatorët. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Thesarit, Stiven Mnushin, i cili ka theksuar se administrata amerikane ndodhet një muaj larg futjes në fuqi të tarifave të reja. “Nuk do të ketë një vendim për 30 ose 45 ditët e ardhshme”, ka thënë Mnushin në një seancë përpara ligjvënësve amerikanë.

Më herët gjatë muajit, Uashingtoni rriti tarifat ekzistuese për 200 miliardë dollarë mallra kineze, duke detyruar Pekinin të reagojë, në një kohë kur bisedimet mes dy ekonomive më të mëdha në botë për të tejkaluar problemet kishin hyrë në ngërç.

Vetë presidenti Donald Trump, i cili ka përqafuar politikën e proteksionizmit në bazë të agjendës së tij “Amerika e Para”, ka kërcënuar disa herë se do të rrisë tarifat deri në 25 për qind për një tjetër listë produktesh kineze të importuara, vlera e të cilave arrin në 300 miliardë. Ndërkohë, gjigandët amerikanë të këpucëve dhe atleteve sportive i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën, duke paralajmëruar se ajo do të ketë pasoja katastrofike për konsumatorët. Në një letër të firmosur nga 173 kompani, përfshirë prestigjiozet “Najk” dhe “Adidas” thuhet se rritja e tarifave për importet do të prekë klasën punëtore dhe do të dëmtojë bizneset në të ardhmen./ABC News Albania 24/7

kine-1280x772.jpg
ent ela12:43 | 22/03/2019

Policia kineze ekzekutoi personin i cili përplasi qëllimisht me automjetin e tij një grup personash duke vrarë 6 prej tyre e duke plagosur 7 të tjerë. Mediat shkruajnë se autori i gjestit synonte të hakmerrej për padrejtësitë sociale në vend.

Gjashtë persona humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet me shpejtësi të madhe në një provincë në Kinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, sipas mediave vendore policia ekzekutoi autorin e sulmit. Shtatë personat që mbetën të plagosur ndodhen në spital.

Sipas policisë, autori i gjestit, e bëri qëllimisht këtë sulm duke marrë si objektiv një grup njerëzish që po shëtisnin në një pjesë rruge për këmbësorë.

Pak ditë më parë Kina përjetoi një tjetër ngjarje të ngjashme. Një person u arrestua pasi plagosi me thikë disa nxënës shkolle, pasi ky institucion nuk i kishte rinovuar kontratën e punës.

Ndërsa në Nëntor të 2018-ës, një person përplasi me automjetin e tij një grup personash duke vrarë pesë dhe plagosur 19. Sipas mediave, ai e kishte kryer gjestin pas një debati me partneren e tij./abcnews.al

vlcsnap-error612-1280x720.jpg
ent ela11:06 | 15/02/2018

Agjencitë kryesore të Inteligjencës Amerikane kanë dhënë alarmin për institucionet dhe qytetarët amerikanë. Zyrtarët e FBI, CIA, NSA kanë kërkuar që të evitohet blerja e smartfonëve të proshuar në Kinë nga grupime si Huaëei apo ZTE. Sipas agjencive, këto lloj celularësh përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. “Rreziku kryesor është ai që lejon kompanive afër qeverisë së Pekinit që të futen në rrjetin telefonik të Shteteve të Bashkuara dhe u jep mundësinë që të vjedhin apo të modifikojnë informacione”, shprehet drejtori i FBI, Chris Wray. Gjithashtu shton më tej se telefonët kinezë mundësojnë përgjimin e qytetarëve amerikanë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono