Kinës

hamilton-1280x736.jpg
ad min18:20 | 14/04/2019

Ljuis Hamilton fitoi garën jubilare numër 1 000 në historinë e Formula 1. Piloti anglez kryeson renditjen e Botërorit, ndërsa Mercedesi po dominon mbi Ferrarin.

Ishin në krye që në fillim.

Pilotët e Mercedesit, Valteri Botas e Ljuis Hamilton u nisën nga rreshti i parë në Çmimin e Madh të Kinës në Shangai, duke mos lejuar të papritura.

Ndryshimi i vetëm i madh ndodhi menjëherë, me Hamiltonin që kaloi shokun e tij të skuadrës për ta dominuar garën kineze deri në mbërritjen e vijës së finishit.

Asnjë lloj strategjie nuk mundi ta ndihmonte Ferrarin që hyri në këtë sezon si favorit, por që po paraqitet më dobët sesa vitin e kaluar.

Dy pilotët e skuadrës italiane bënë më shumë duel mes njëri-tjetrit sesa me rivalët e Mercedesit.

Leklerku e zuri në befasi Fetelin, por nuk mundi ta mbante ritmin deri në fund, dhe gjermani u konfirmua për momentin si numri 1 i “kokëkuqes”.

Në të vërtetë, ishte më shumë lojë skuadre e Ferrarit, që sakrifikoi Leklerkun duke favorizuar Fetelin.

Aq shumë I prishi punë skuadra e tij pilotit nga Montekarlo, saqë ai mbeti edhe prap Red Bullit të drejtuar nga Maks Verstapen.

Kjo ishte fitorja e tretë e dyfishtë e Mercedesit, në tri gara të zhvilluara deri tani këtë sezon, shenjë e qartë e epërsisë së skuadrës gjermane.

Ishte edhe fitorja numër 75 në karrierë e Ljuis Hamiltonit, me kampionin e botës që shpreson të kalojë rekordin e Mikael Shumaherit, që ka 91.

Suksesi ishte jubilar, pasi Formula 1 festoi në pistën e Shangait garën e saj numër 1 000 në histori, ndërsa Hamilton është favorit për të fituar titullin e gjashtë kampion bote, për të mbetur vetëm 1 titull prapa legjendës Shumaher./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono