kinema

NDAHET-NGA-JETA-SULEJMAN-DIBRA-ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.16:53 | 20/11/2018

Aktori i Sulejman Dibra është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një ataku kardiak. Familjarë, miq dhe artistë i kanë dhënë lamtumirën mjeshtrit të roleve episodike në kinematografinë shqiptare Sulejman Dibrës.

Sulejman Dibra aktor shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare mbrëmjen e së hënës, pas një ataku kardiak. Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui”, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role, e ku Sulejman Dibra shquhet për realizimin e karaktereve të pa përsëritshëm.

Ai ka skalitur karakterin Sotir Filipit tek “Njësiti “Guerril” , “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “nëntori i dytë” etj. Roli i tij i fundit ishte në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Sulejman Dibra ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Ai ka qenë bashkeshorti i pianists “Artistes së merituar” Anita Tartari. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë ishte ai partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej interpretoi në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “Nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit ishte në vitin 2009, ku ishte karakteri i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Sulejman Delvina gjithashtu ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Ai është i martuar me pianisten Anita Tartari dhe ka një vajzë, Enin, e cila është sot një pianiste e njohur. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”./abcnews.al

maxresdefault-1-1280x720.jpg
ent ela18:38 | 22/10/2018

Pas një pritje të gjatë, filmi i shumëkërkuar i Freddie Mercuryit, liderit të grupit legjendar “Queen” pritet të vijë në kinematë botërore më 24 tetor.

Por ky projekt ka qenë goxha problematik për shkak se u nevojit rreth 1 dekadë që të finalizohej. Shpeshherë duke pasur mosmarrëveshje me anëtarët e mbetur të bandës me mënyrën se si do të trajtohej historia, madje duke pësuar edhe vështirësi regjisoriale. Tashmë roli kryesor i këtij filmit i është besuar aktorit Rami Malek. Ngjashmëria me vokalistin e njohur është cilësuar si e arrirë, por i gjithë realizmi është një thikë me dy presa për shkak se fansat e devotshëm të grupit do të vënë re me shumë vëmendje çdo imtësi të plotit, duke e bërë filmin lehtësisht të dështueshëm ose një sukses të pa masë. Kjo gjë vlen për tu parë.

E gjithë historia pati kontradikta të shumta për mënyrën se si do të trajtohej. Sugjerimi i parë ishte që të mbahej versioni ku filmi të vazhdonte edhe pas vdekjes së Freddie Mercury-t duke treguar se si banda u mundua që të mbante aktive karrierën e tyre. Por kjo gjë nuk u prit mirë nga kritika pasi askush nuk do të donte që të vazhdonte të shihte filmin pa prezencën e performuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Pritshmëritë dhe kritikat janë të shumta për këtë realizim kinematografik. Fansat e të gjitha moshave do kenë më në fund mundësinë që të kridhen në retrospektivën e këngëve të pavdekshme të grupit legjendar Queen dhe ikonës së muzikës botërore Freddie Mercury./abcnews.al

shkodrr.png
G. P.18:20 | 18/10/2018

U shfaq premiera botërore e filmit “Rrethimi i Shkodrës” në kinema. Filmi është xhiruar para vitit 1913. Drejtoresha e Arkivit, Iris Elezi, e cilëson një mbrëmje magjike shfaqjen e këtyre pamjeve të rralla të Shkodrës. Ajo tha se pamjet arkivore duhet jo vetëm të ruhen, por edhe të prezantohet dhe bëhen të njohura publikut.

Këto janë pamjet e Shkodrës pas përfundimit të rrethimit gjashtë mujor. Filmimet mendohet se janë xhiruar para vitit1913 kur kinemaja ishte vetëm 15 vjeç. Operatorët udhëtonin në çdo cep të botës për të xhiruar ngjarjet. Ky film pa zë u shfaq premierë në kinema. 7 kronikat e xhiruara 100 vite më parë në Shqipëri dhe Ballkan kanë vlera të mëdha për kinematografinë, historinë dhe etnografinë.

7 kronikat e shkurtra bardhezi që ngjajnë të pikturuara me dorë, janë pjesë të programit “Në kërkim të Perandorisë Otomane”, dhe u përzgjodhën në bashkëpunim me kuratoren e filmit pa zë të Insitutit të Filmit EYE të Hollandës, znj. Elif Rongen-Kaynakci.

Ky filmim pa zë bardhezi u gjet në Kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008 dhe pas procesit të restuarimit në dixhital dhe 35 mm në laboratorin Hungarian Film Lab, do të ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së./abcnews.al

ARTAN-MAKU-PER-FILMIN-E-ANIMUAR-1280x720.jpg
G. P.17:00 | 04/09/2018

Arkivi i filmit i ka dedikuar një vëmendje të veçantë kontributit të regjisorëve të filmave të animuar të viteve ‘90.  Regjisori Artan Maku vlerëson shumë këtë iniciativë, por nga ana tjetër, ai thotë se mbi 100 filma duhen konvertuar me parametra teknikë, pasi ndryshe janë të pashfaqshëm.

Arkivi Qendror i Filmit risjell në vëmendje filmin e animuar krijuar pas ‘90-s, ku animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, pasi këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë.

Regjisori Artan Maku, i cili është aktiv edhe sot thotë se iniciativa është pozitive, por këta filma paraqesin problem teknik.

Tematika e viteve ‘90 është më shumë sociale. Maku thotë se edhe filmi “Kënga e fundit” është një përjetim i tij personal. Kur mori vendimin të ikte, mendoi se ky do ishte filmi i fundit i tij.

Regjisori Artan Maku, i cili i qëndron besnik konceptit klasik, pranon se filmi i animuar edhe në diktaturë ka patur më liri për këto arsye. Ndërsa aktualisht, ai është duke realizuar një film të ri  i mbështetur nga qendra kombëtare e kinematografisë.

Është fakt që filmat artistikë të viteve ’90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku e shumë të tjerë./abcnews.al

IRIS-ELEZI-PER-KINEMANE-E-PAS-90-1280x720.jpg
G. P.18:58 | 11/07/2018

Kinemaja e pas viteve 90-të vjen e projektuar në tarracën e Pallatit të Kulturës çdo të martë në sezonin e verës.  Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Iris Elezi, në një intervistë për ABC News thotë se përzgjedhja e këtij harku kohor është bërë edhe për shkak të mosnjohjes së kësaj periudhe të kinemase nga spektatorë. Sipas Elezit, me anë të këtyre  filmave vjen edhe faza e tranzicionit social-kulturor me gjuhën e kinemasë./abcnews.al

vlcsnap-error314-1-1280x720.jpg
us er22:19 | 29/11/2017

Kritika ka vlerësuar makimalisht filmin më të fundit vizatimor të prodhuar nga studioja e animacionit Disnej-Piksar. Historia e “Koko” po mbush sallat e kinemasë me shikues në të gjithë botën.

Quhet “Koko” dhe duket se shumë shpejt do të jetë heroi i ri i preferuar i fëmijëve.
Filmi më i fundit vizatimor i studios së animacionit Piksar është kthyer në një hit dhe sipas mediave më prestigjioze ndërkombëtare duket se ky film vizatimor për fëmijë mund të jetë filmi i vitit në këtë gjini.

Ai tregon historinë e Miguel, një fëmije meksikan 12 vjeçar, fans muzike. Por për shumë breza familja e tij e ka mbajtur larg muzikën, që kur stërgjyshi Ernesto de la Cruz, një muzikant i madh mariaçi vdiq duke luajtur në kitarë dhe nga këtu rridhte dhe urrejtja e familjes ndaj muzikës. Por pavarësisht pengesës dhe urrejtjes që familja ka nga notat muzikore, vogëlushi e ndjen brenda vetes instiktin e fortë për muzikë.

Dhe kështu ndodh që gjatë ditës së të vdekurve djali gjen kitarën e paraardhësit të tij dhe me magji e gjen veten në botën e të vdekurve. Një univers paralel me tonin ku të vdekurit duket se jetojnë dhe ku Migeli do të kryqëzohet me të njohur të vjetër të familjes me anë të të cilëve do të tentojë të zbulojë sekretin që rëndon mbi të afërmit e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare filmi i animuar “Coco” ka një bukuri mahnitëse dhe se është një kryevepër absolute. “Ne kemi parë rrallë një film vizatimor kaq të pjekur”, shkruajnë media amerikane dhe europiane. Ndërkohë sallat e kinemasë kanë pritur miliona shikues të interesuar për historinë e e “Coco”-s. Sipas përllogaritjeve të para me këtë ritëm filmi i Li Unkrih dhe Adrian Molinës mund të kalojë edhe rekordin e shikueshmërisë të vendosur nga filmi Avatari i xhejms Kameron.

Filmi vlerësohet nga kritikët si balancimin i punës, humorit, butësisë, entuziazit dhe urtësisë.

Studio e animimit të Disnej – Piksar vijnë kështu sërisht para publikut me një film vizatimor të kuruar mirë që pavarësisht se luan me vdekjen i lejon fëmijëve që të ndërgjegjësohen për çfarë përfaqëson familja./abcnews.al

vlcsnap-error438-1280x720.jpg
us er14:11 | 11/11/2017

Këtë të shtunë fëmijët e kryeqytetit kanë patur mundësinë të ndjekin në teatrin e kukullave filmin “Raffi” i vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare. Ky film është një tjetër tregues i larmishmërisë që të ofron Teatri i Kukullave në Tiranë.

Fundjavat janë në zhurmshme në dyert e Teatrit të Kukullave në Tiranë

Për spektatorët e vegjël, por edhe ata të rritur kjo e shtunë është një ditë ndryshe. Teatri i Kukullave është shndërruar në një kinema të vërtetë.

Fitues i shumë çmimeve të rëndësishëm ndërkombëtarë historia e Raffit vjen edhe për ndjekësit më të vegjël të kinemasë.

Hamsteri i Artë Rafi, i përket tetëvjeçarit Semi. Brejtësi i vogël është shumë i veçantë. Jo vetëm që mund të shënojë gola me një top futbolli, por mundet edhe të nuhasë mall kontrabandë dhe këtë e bën më mirë se një qen.

Por një ditë, Rafi zhduket!

Ky është vetëm një pjesë nga subjekti i filmit të realizuar me regji të Arend Agthe bazuar mbi librin me të njëjtin titull të Agthe dhe Bettina Kumpfer. Por që çdo fëmijë i dha një personazh për ta dashur apo një situatë për ta analizuar në mendjen e tyre.

Të shohësh një film në Teatrin ku çdo fundjavë ndjekin shfaqjet me kukulla është akoma edhe më e veçantë për ta.

Raffi është është një ndër dy filmat që u shfaqën nga Tirana Film Institute, i cili fitoi për herë të dytë projektin “Festival to date”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono