Kimish

BARCELONA-INTER-FITORJA-1-1280x656.jpg
ad min23:50 | 06/06/2019

Barcelona cilësohej si favorite për triumfin në Ligën e Kampionëve por humbja surprizë ndaj Liverpool tronditi jo pak kampionët në fuqi të Spanjës. Katalanasit e mbyllen sezonin vetëm me fitoren e titullit të La Ligas pasi pësuan disfatë edhe në Kupën e Mbretit përballë Sevilljas. Dështime në dy finalet kanë detyruar drejtuesit e klubit katalanas të ndërhyjnë në merkaton verore duke përforcuar skuadrën me elementë të rëndësishëm dhe premtues për të ardhmen. Sipas se përditshmes spanjolle, Sport, Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e skuadrës së Bayernit, Xhoshua Kimisht. 24-vjeçari është një nga pikat kryesore të gjigandit gjerman pasi përshtatet në pozicione të ndryshme në fushë. Gjithsesi Bayern Mynih nuk pritet që të heqë dorë lehtësisht nga shërbimet e Kimish që cilësohet si kapiteni i ri i kësaj skuadre. Kimish shikohet si pasuesi ideal i mbrojtësit Semedo, i cili do të largohet këtë verë nga kampionet në fuëi të Spanjës./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono