Kiço Blushi

hashim-thaci.jpg
ad min19:44 | 14/06/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar 39 personalitete shqiptare për kontributin e dhënë ndaj shtetit të Kosovës. Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, 39 personalitetet u dekoruan me “Urdhrin e Lirisë”.

39 personalitete të shquara shqiptare janë dekoruar për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës gjatë një ceremonie të mbajtur në Tiranë. Vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar personalitetet me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”.

“Për mua sot është një kënaqësi e veçantë, e jashtëzakonshme, një moment special në jetën time, por edhe si president i Kosovës që të jem në mesin tuaj dhe duke respektuar mandatin tim, por në të njëjtën kohë duke vlerësuar lart kontributin tuaj të secilit veç e veç, të shtetit shqiptar, të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Një kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të kemi një ceremoni të tillë mirënjohjeje dhe respekti për atë angazhim të jashtëzakonshëm dhe vendimtar për të arritur lirinë e Kosovës”, tha ai.

Disa nga figurat e dekoruara gjatë ceremonisë ishin: Fatos Nano, Kiço Blushi, Bashkim Zeneli, Sabit Brokaj, Bashkim Fino, Fatos Klosi, Blendi Klosi dhe mjaft personalitete të tjerë./ABC News Albania 24/7

kico-blushi.jpg
ad min17:48 | 09/02/2019

Është përcjellë për në banesën e fundit me trishtim dhe dhimbje shkrimtari, skenaristi dhe publicisti i njohur Kiço Blushi. Ai  i dedikoi jetën e tij artit, kulturës dhe politikës.

Kiço Blushi la pas një trashëgimi të çmuar letrare në proze e poezi si dhe 14 skenare filmash të rëndësishëm mbajnë firmën e tij. Personalitete të politikës dhe kulturës kanë shprehur ngushëllime dhe e kanë cilësuar një ditë të trishtë largimin nga kjo jetë të Kiço Blushit./abcnews.al

kico-1280x712.jpg
ad min20:53 | 08/02/2019

Arti, kultura e publicistika shqiptare pësuan një tjetër humbjen të madhe mbrëmjen e sotme, kur mesohet se ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeccare shkrimtari e publicisti i njohur Kiço Blushi. Autor i dhjetëra romaneve, dramave dhe tregimeve, skenarist i rreth 14 filmave, Blushi vazhdonte të ishte një zë kritik në publicistikë me qindra e qindra artikuj dhe analiza kritike të botuara gjatë viteve të fundit në organe të ndryshme të medias. Kiço Blushi do të mbahet mend gjatë jo vetëm si autori e skenaristi i njërit prej librave dhe filmave më të dashur për shqiptarët “Beci ecën vetë”,  por edhe për skenarët e filmave të tjerë lapidarë në kinematografinë shqiptare si “Nëntori i dytë”, “Ne shtepinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Pylli I lirisë” apo komedia emblemë “Çifti i lumtur”. Pena e Kico Blushit ka sjellë ndërkohë për lexuesit edhe dhjetra tituj romanesh, novelash e tregimesh si dhe libra me poezi, si “Çatia e të gjithëve”, “Midis dy njerëzve”, “Pajtoni i fundit”, apo dhe romani i publikuar pak vite më parë “ Gjuha e gjakut”. I lindur në Korce në gusht të vitit 1943, Kico Blushi ka qenë dhe deputet në legjislaturën 1997-2001./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono