keshilli i legjislacionit

vlcsnap-error573-1-1280x720.jpg
ent ela16:32 | 13/02/2018

Këshilli i Legjislacionit u mblodh rreth raporteve të ekspertëve të palëve lidhur me nevojën e adresimit të ligjeve të prekura nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Me propozim të kryetarit të këshillit, Enkelejd Alibej, u vendos që për këtë çështje t’i kërkohet opinion organeve të Vettingut.
Kjo u vendos pas dorëheqjeve nga funksionarë të lartë të drejtësisë, gjë që bazuar në Kushtetutë çon në ndërprerjen e procesit të Vettingut. Do të jetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që do shprehet nëse ka nevojë që ligjvënësi të harmonizojë Kushtetutën dhe ligjin, të cilat për çështjen e dorëheqjes para mbarimit të procesit të Vettingut, thonë dy gjëra të ndryshme./abcnews.al

vlcsnap-error324-1-1280x720.jpg
gra moz17:17 | 19/01/2018

Këshilli i Legjislacionit sipas rregullores është organi, i cili me kërkesë të komisionit të ligjeve vlerëson impaktin në legjislacion të shkaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thirri mbledhjen e parë për këtë legjislaturë, pas shfuqizimit të disa neneve në ligjet organike të Reformës në Drejtësi.

Këshilli i legjislacionit miratoi me votat e opozitës propozimin e kreut të këshillit, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit puna e këtij Këshilli do të shqyrtojë jo vetëm nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese të ligjeve të Reformës në Drejtësi, por edhe ato vendime të kësaj gjykate mbi ligjet organike të Reformës, të shqyrtuara dhe të mbetura në fuqi.

Enkelejd Alibeaj: “Propozimi im është i tillë që PO, të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese e cekin ligjet e Reformës në Drejtësi, të cilat kanë krijuar boshllëqe në legjislacion e për të cilat është e thjeshtë për t’i verifikuar ti kemi pjesë të debatit”.

Si shembull të kësaj pune të shtuar të Këshillit, Oerd Bylykbashi risolli vendimin e Kushtetueses për ligjin e Vetingut, vendim ky i shoqëruar me interpretimin e ligjit.

Oerd Bylykbashi: “Kemi një situatë, ku kemi boshllëqe dhe duhet të punojmë me kujdes që t’i propozojmë Kuvendit zgjidhjen, rrugën që duhet të eci, por siç e theksuam, ne kemi vendime qartazi. Gjykata Kushtetuese ka qenë në pamundësi për të marrë nje vendim përfundimtar thotë Kushtetuta. Por ama qartazi, Gjykata Kushtetuese ka shprehur vullnet me një shumicë të gjyqtarëve kushtetues, që një numër dispozitash janë antikushtetuese, që do të thotë shtrëngata është aty dhe do të vijë prapë. Po ashtu siç kemi dhe një rast tjetër. Pra Gjykata Kushtetuese thotë efekti detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese edhe me pjesën arsyetuese të vendimit. Sepse kemi një vendim ekzemplar, nuk ka ndodhur herë tjetër. Kur vërtetë është ai mbi ligjin për Vetingun. Vërtetë ka një rrëzim në fund fare, por kushdo që e lexon kupton që Gjykata Kushtetuese me arsyetimin e saj ka ndryshuar mënyrën se si do të zbatohet ai ligj. Pra jo siç shkruhet në ligj por siç e thotë gjykata. Për fat të keq sot, ne nuk kemi një instrument që të monitorojë se si po zbatohet ky ligj në një rrëmet institucuionesh të Vetingut dhe Paravetingut”.

Edhe propozimi i socialistit Alket Hyseni u miratua nga Këshilli me votë unanime.

Alket Hyseni: “Unë propozoj që të fitojmë kohë. Një javë kohë apo 10 ditë kohë si ta gjykojmë sebashku për të shqyrtuar secili nga ne këto ligje për t’u konsultuar secili nga ne me ekspertizën e duhur dhe në mbledhjen tjetër të vendosim hapat konkretë që do ndiqen. Le të jetë për secilin nga këto ligje, nismë e një deputeti të mazhorancës dhe një të opozitës dhe të ecim shpejt”.

Mbledhja e parë e këtij Këshilli u thirr nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili vonesën e institucionit të Kuvendit në përgjigje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkoi rishikimin ligjor të disa neneve të Reformës e justifikoi me datat e botimit në fletoren zyrtare./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono