keshilli i europes

erdogan.jpg
G. P.21:38 | 24/04/2018

Qeveria turke i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të mos përzihet në çështjet e saj të brendshme, pas shqetësimit të shprehur nga Brukseli për mbajtjen e zgjedhjeve të prakohshme në Qershor.

Turqia i ka bërë thirrje Europës që të shohë punët e saj, pas shqetësimit të ngritur nga një prej organeve të Këshillit të Europës në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të vendit. Presidenti Recep Tayip Erdogan njoftoi më herët se më 24 Qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, me argumentin se Turqia duhet të kalojë me shpejtësi nën drejtimin e një ekzekutivi me sistem presidencial, që u aprovua me referendum vitin e kaluar.

Nisur pikërisht nga sistemi i ri elektoral, Komiteti i Monitorimit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës deklaroi se legjitimiteti i zgjedhjeve turke është në dyshim. Gjithashtu, Komiteti shprehu shqetësim për praninë e mundshme të forcave të policisë në qendrat zgjedhore, që mund të ketë një efekt cënues tek votuesit.

“Të gjithë këta faktorë të marrë së bashku rrezikojnë seriozisht aspektin demokratik të zgjedhjeve”, deklaroi Komiteti i KiE-së, që i bëri thirrje autoriteteve turke të shtyjnë procesin elektoral.

Por kryeministri turk, Binali Yildirim, posti i të cilit do të pushojë së ekzistuari pas zgjedhjeve, i ka hedhur poshtë argumentet duke thënë se Turqia ka mbajtur qindra procese zgjedhore demokratike.

“Këshilli i Europës duhet të shohë punën e tij. Nëse ata nuk duan të mbajnë zgjedhje, Turqia do t’i mbajë”, ka thënë Yildirim./abcnews.al

blendi-klosi12-1280x638.jpg
G. P.14:49 | 17/03/2018

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kreu i Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch dhe të rinj të komuntetit rom mbollën 150 pisha të reja në Krastë të Elbasanit. Mbjellja e fidanëve të rinj u bë në një zonat e dëmtuara si pasojë e zjarreve, duke kontribuar kështu në rehabilitimin e pyllëzimin e saj.

Programit të gjelbërimit me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 i është bashkuar edhe kreu i këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukurch.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se mbjellja e fidanëve është një bashkëpunim i frytshëm me Bashkinë e Elbasanit dhe të rinjtë romë, duke shërbyer edhe si formë edukimi për mjedisin.

Blendi Klosi: “Është një mundësi më shumë që këta të rinj, të dashurojnë mjedisin dhe të fillojnë të mendojnë që pemët, pylli, sidomos drurët frutorë, janë një mundësi e artë për të krijuar mjete jetese edhe për këtë komunitet”.

Së shpejti në të gjitha nivelet e arsimit do të hyjë kurrikula për edukimin mjedisor.

Blendi Klosi: “Përgatitja e një kurrikule pranë shkollave për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë me një dashuri më të madhe për natyrën, për një mjedis të përbashkët të cilin ne duhet ta mbrojmë me çdo kusht, është pjesë e punës sonë. Shumë shpejt ne do të kemi një program të posaçëm për të pasur kurrikula për edukimin mjedisor që nga klasat e para të shkollave deri në universitete”.

Kreu i Këshillit të Evropës në Tiranë theksoi angazhimin e Këshillit të Europës në promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe ligjit duke shtuar se kjo ngjarje shënon një vlerë simbolike dhe në të njëjtën kohë apelon për pjesëmarrjen e romëve në veprime të tilla të komunitetit dhe angazhimin e tyre të mëtejshëm në nivel lokal.

Ndërsa përfaqësuesi i Institutit të Kulturës Rome tha se përfshirja e të rinjve të këtij komuniteti do të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit në kuadër të programit ROMACTED./abcnews.al

vlcsnap-error670-1-1280x720.jpg
ent ela11:34 | 13/02/2018

Në ditën e dytë të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, që po mbahet në Tiranë, eurokomisioneri Eduard Kukan ka vlerësuar vullnetin e përbashkët të aktorëve politikë për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE. Kukan është deklaruar optimist se Komisioni Europian do rekomandojë hapjen e negociatave, por ka kujtuar se vendimin final e marrin udhëheqësit e vendeve të BE, përmes Këshillit Europian.

“Kemi opinion të qartë në lidhje me situatën në vend, është pozitive që ka një unitet për të mirëpritur hapjen e negociatave. E gjitha kjo është shumë inkurajuese për vendin. Të gjithë janë entuziastë për procesin e zgjerimit dhe kjo kërkon punë të madhe nga ana juaj. Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete, sepse ju e meritoni këtë gjë, dhe mbase është me vonesë, këto negociata duhet të kishin filluar. Është këshilli ai që vendos, sepse është ai që merr vendime”- u shpreh Kukan./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono