Këshilli Bashkiak

KESHILLI-BASHKIAK-1280x720.jpg
ent ela13:36 | 15/11/2018

Me tymuese, mjete piroteknike dhe vezë kanë protestuar këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti për zgjerimin e rrugës.

Ndërsa brenda dyerve të bashkisë zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak jashtë tyre banorët me thirrje kundër kryetarit të bashkise Erion Veliaj kërkonin dëmshpërblim 100% për pronat e tyre.

Por kryebashkiaku ishte jashtë vendit dhe mbledhja drejtohej nga nënkryetari Andi Seferi. Në sallë mungonin edhe këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ata mbështesnin banorët jashtë saj bashkë me deputetë të opozitës.

Ndërsa tentonin të çanin kordonin e Policisë Bashkiake për të hapur derën e institucionit, banorët kanë shkaktuar tension dhe përplasje nga e cila sipas bashkisë disa policë janë lënduar. Pas rreth një orë e gjysmë qëndrimi para bashkisë, banorët u shpërndanë me thirrjen për t’u rikthyer sërish.

Po kaq kohë iu desh edhe socialistëve në Këshillin Bashkiak për të miratuar projektvendimet e planifikuar për këtë mbledhje. Ndërkohë pas afro dy orësh nga mbyllja e protestës, kryetari i Bashkisë së Tiranës reagoi ne Twitter.

“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë3 oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfoje mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

fatjon.jpg
G. P.21:10 | 14/11/2018

Antarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të bojkotojnë të enjten mbledhjen e këtij këshilli. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, sqarohet se vendimi i grupit të opozitës së bashkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, vjen si akt proteste ndaj asaj që ata e cilësojnë “sjellje e paprecedentë e kryetarit të bashkisë, fyerjeve raciste, denigruese dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës”. Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak njoftojnë se do t’i bashkohen protestes se banorëve të Tiranës, në mbështetje të kërkesave të tyre për mos prishjen e shtëpive ose edhe për demshpërblim të plotë me vlerë reale të tregut./abcnews.al

e996100b-06fa-4e1f-9765-032a33c18a53.jpg
ent ela20:51 | 11/10/2018

Tre punonjësit e Bashkisë së Matit të vrarë sot në fshatin “Shlli” janë shpallur “Nderi i Bashkisë Mat”. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak, që vendosi gjithashtu uljen në gjysmështizë të flamurit bashkiak.

Këshilli i Bashkisë së Matit u mblodh pasditen e sotme pas krimit të rëndë që tronditi qytetin.

Tre punonjësit e Bashkisë u vranë në krye të detyrës për shtrimin e një rruge në fshatin Shëlli. Ata u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga banori Kujtim Koxha, pas një debati që patën mes tyre.

Punonjësit që u vranë janë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci, ndërsa u plagos Astrit Hani.

Deklarata e Këshilli Bashkiak Mat

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur  me datë 11.10.2018 ora 18:30  pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:

Ju drejtohemi së pari familjarëve për  t’ju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për  përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrës.

Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysëm shtizë. /abcnews.al

 

KRONIKE-KUKES-KESHILLI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.33-1280x759.jpg
G. P.15:24 | 13/09/2018

Këshilli Bashkiak në Kukës është dakord me tarifën e Rrugës së Kombit për banorët e Kukësit. Kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi se kjo çështje është e mbyllur dhe tarifa e vendosur është e përballueshme.

Vendorët në Kukës nuk do të merren më me tarifen në Rrugën e Kombit. Kryetari i Këshillit Bashkiak në një dalje të tij publike e quajti të mbyllur këtë çështje.

Gjelberim Shehu, kryetari i Këshillit Bashkiak, Kukës: “Lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës që ka të bëjë me analizën dhe diskutimin mbi vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit sqaroj se kjo çështje do të jetë e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Kukës. Pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare për tarifën prej 100 lekësh për qytetarët e Kukësit, e cila është e pranueshme dhe e përballueshme nga të gjithë.”

Më herët, Këshilli i Bashkisë Kukës kishte planifikuar një mbledhje jashtë radhe në lidhje me qëndrimet që do mbaheshin në prag të rivendosjes së tarifimit në Rrugën e Kombit. Nga 31 këshilltarë të bashkisë, vetëm tetë anëtarë ishin prezentë, por pa mundur të siguronin kurumin e nevojshëm prej 17 anëtarësh për vijimin e mbledhjes. Kujtojmë se Këshilli Bashkiak ka dale disa herë me deklarata për të kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe iniciatorë të protestës në datën 31 mars të këtij viti. Për banorët e Kukësit tarifa në Rrugën e Kombit u la 100 lekë të reja për kalim./abcnews.al

KUKES-KESHILLI-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
G. P.12:29 | 13/09/2018

Këshilli i Bashkisë Kukës kishte planifikuar një mbledhje jashtë radhe në lidhje me qëndrimet që do mbaheshin në prag të rivendosjes së tarifimit në Rrugën e Kombit. Nga 31 këshilltarë të bashkisë, vetëm tetë anëtarë të spektrit të djathte ishin prezentë, por pa mundur të siguronin kurumin e nevojshëm prej 17 anëtarësh për vijimin e mbledhjes.

Prezent ishte dhe kryetari i Këshillit Bashkiak Gjelbrim Shehu i të majtës, ndryshe nga pjesa tjetër e këtij spektri që nuk u paraqit në mbledhje. Kujtojmë se Këshilli Bashkiak ka dalë disa herë me deklarata për të kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe iniciatorë të protestës në datën 31 mars të këtij viti. Banorët e qarkut Kukës do të tarifohem me 100 lekë për kalim./abcnews.al

OPOZITA-BRAKTIS-KESHILLIN-BASHKIAK-1280x720.jpg
ent ela15:15 | 07/06/2018

Qytetarët në Tiranë taksën e pronës do të vijojnë ta paguajnë në faturën e ujit, ndonëse në rang kombëtar qeveria ende nuk ka vendosur se cili do të jetë autoriteti që do ta mbledhë atë. Këshilli Bashkiak i kryeqytetit vendosi që të mos e ndryshojë deri në një vendimmarrje të dytë.

Opozita braktisi  mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tirane pasi gjashtë këshilltarët e mazhorancës me mandat të shpallur të pavlefshëm gjykata ishin në sallë.

Sipas opozitës çdo vendim i marrë në Këshillë me votat e këtyre gjashtë këshilltareve është i pavlefshëm. I tillë është edhe ai për të rritur çmimin e ujit. Për të anulluar këshilltarët e djathtë treguan se kanë dërguar padi në Gjykatën e Tiranës.

Të vetmit që paguajnë taska më të larta në Tiranë po thoshte kryebashkiaku Erion Veliaj në sallën e mbledhjes janë ndërtuesit.

Ndërsa taksën e pronës banorët e kryeqytetit do të vijojnë ta paguajnë në faturën e ujit derisa qeveria  të vendosë autoritetin që do ta mbledhë ate në rang kombëtar.

Këshilli Bashkiak miratoi këtë, ndërsa vendosi të rrisë pagat për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë. /abcnews.al

keshilli-bashkiak.jpg
G. P.15:59 | 26/04/2018

Procedura e negocimit për kalimin tek privati i disa pronave të Bashkisë, për të realizuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar është miratuar vetëm me votat socialiste në Këshillin Bashkiak. Për ta kundërshtuar, bashkë me opozitën ishin edhe artistët, të cilët deklaruan se do presin të shohin të zbardhur projektvendimin e miratuar, e më pas do të vendosin se çfarë rruge do të ndjekin.

Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës miratuan me votat e tyre procedurën e negocimit për të kaluar në pronësi të kompanive private disa prona të bashkisë.

Opozita braktisi mbledhjen me argumentin se gjashtë këshilltarë të mazhorancës qëndronin në sallë ndonëse Gjykata e Tiranës mandatet e tyre i ka shpallur të jashtëligjshme.

Këshilltarët e saj kundërshtuan gjithashtu edhe dy projektvendime të Këshillit Bashkiak.

“E para është projekt i sponsorizuar nga një mafie e re në Tiranë, mafia e naftës për të gllabëruar mushkërinë e vetme apo ndër të vetmen të mbetura në Tiranë, Parkun Rinia. Për ta betonizuar, kjoskëzuar dhe për të bërë çdo fëmijë të Tiranës për të paguar një taksë për të luajtur me barin dhe pemët e atij parku. Kjo votë në këtë këshill kërkon 3/5. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe mbjelljes së disa kullave shumëkatëshe, duke kryer një krim shumëdimensional karshi trashëgimisë sonë kulturore, karshi dendësisë dhe hapësirave të qytetit. Është një kanibalizëm kulturor. Edhe ky kërkon 3/5 e votave në Këshillin Bashkiak”, theksoi Çollaku.

Por ndërkohë që brenda dyerve të Bashkisë së Tiranës vijonin diskutimet, jashtë tyre një grup artistësh shprehën shqetësimin se në këtë mbledhje do të vendosej për fatin e truallit të Teatrit Kombëtar.

Pas disa përpjekjesh, një përfaqësi e tyre hyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku dëgjoi sqarimet e kryetarit të Këshillit, Aldrin Dalipi.

“Ky vendim nuk ka lidhje fare me Teatrin Kombëtar në asnjë pikë të vetën. Një çelës sigurie në lidhje me këtë është fakti që çdo kontratë që do rrjedhë nga ky vendim do të vijë në Këshillin Bashkiak dhe çdp kontratë që rrjedh nga ky vendim kërkon për miratim nga Këshilli Bashkiak, tre të pestat, më shumë se 36 vota”.

Detajet për atë që parashikon projekvendimi i dha nënkreytari i Bashkisë, Abaz Hado.

“Bën fjalë për pjesë brenda sipërfaqeve të individëve të caktuar, ku shteti ka, bashkia ka, pjesë të vogla. Dhe ne ia ofrojmë këto pjesë për efekte sociale”.

Me përfundimin e mbledhjes, artistët deklaruan se pasi të shohin të zbardhur projektvendimin e miratuar dhe konsultimit me juristët do të vendosin se çfarë rruge do të ndjekin./abcnews.al

DURRES-RREZOHET-TAKSA-1280x720.jpg
ent ela11:42 | 24/04/2018

Këshilli Bashkiak në Durrës nuk ka lejuar të miratohet një projektvendim i paraqitur nga Bashkia për taksën e pronës. Këshilltarët e PD dhe ata të LSI rrëzuan poshtë atë me 23 vota pro.

Projekt vendimi i taksës sa pronës i prezantuar në këshillin bashkiak Durrës u rrëzua nga këshilltarët e PD dhe LSI-së.

Me 23 vota pro dhe 16 kundër ky projektvendim i paraqitur nga bashkia nuk arriti të miratohej.

Ata deklaruan se kjo taksë rëndon në xhepat e qytetarëve, kryesisht banorëve të fshatit.

Këshilltari i PD-së Armand Teliti tha se qeveria ka rritur taksat, duke kundërshtuar miratimin e saj.

Ndërsa LSI propozoi që taksa të ulej me 30%, por kërkesa nuk u mor parasysh. Duke iu përgjigjur akuzave të keshilltarëve të opozitës kryetari i Bashkisë se Durrësit, Vangjush Dako tha se taksat janë ulur dhe jo rritur ashtu sikurse pretendon opozita.

Ka qenë një mbledhje debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Përveç diskutimeve të forta për taksën e pronës, debate pati edhe për infrastrkturën. /abcnews.al

thumbnail_DSC_6136-1280x854.jpg
ent ela15:30 | 29/03/2018

Banorët e lagjeve periferike të Tiranës urbane, kryesisht në zonën e Freskut, Tiranës së re në Kashar dhe në zonën e Selitës në Farkë i duhet sot të humbasin një ditë të tërë pune apo të udhëtojnë gjatë për të marrë një shërbim në zyrat e njësive Administrative. Ndërkohë që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në to dhe refuzimit të banorëve të rinj për t’u regjistruar në njësitë që i përkasin pjesës jo urbane, këto zona vuajnë edhe nga një shpërndarje jo e drejtë e fondeve dhe investimeve.

Ndaj nisur nga kjo situatë problematike dhe shqetësimi i vazhdueshëm i qytetarëve të përcjella edhe në dëgjesat publike të zhvilluara gjatë muajit nëntor nga Bashkia Tiranë pranë çdo Njësie Administrative, si dhe nga peticionet e disa banorëve të zonave të lartpërmendura, Këshillit Bashkiak miratoi vendimin për krijimin e tre lagjeve të reja në kryeqytet si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagjja nr. 12”, “Lagjja nr. 13” dhe “Lagjja nr. 14”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak theksoi se ky është një nga propozimet më të rëndësishme të kësaj mbledhje pasi bën një riorganizim të hartës administrative të Tiranës dhe i jep zgjidhje një sërë problematikash që kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët.

 “Vendimi që marrim sot, do të lerë gjurmë në mënyrën se si shërbejmë në këtë qytet. Qyteti ju e dini fare mirë, ka 11 njësi administrative urbane dhe 13 rurale. Ne propozojmë sot krijimin e tre lagjeve të reja dhe për efekt numeracioni, ngaqë kemi qenë deri në numrin 11, bëhet fjalë për lagjen nr. 12, 13, 14. Bëhet fjalë për zonën e Freskut që teorikisht është në njësinë Dajt, por ju e dini fare mirë, komuna është majë malit, Fresku është në kufi me Kinostudion. Bëhet fjalë për zonën e Selitës, por jo Selitës që është te njësia 5, por Selitës që është në zonën e Farkës, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik që në vijë ajrore e kanë disa kilometra larg komunën Farkë dhe jo më të shkojnë dhe të marrin shërbime të përditshme. Pra bëhet fjalë për atë pjesën e unazës jugore që administrativisht është në Farkë, por i kryen të gjitha shërbimet në Tiranë. Dhe bëhet fjalë për zonën që prapë në leksikun e Tiranës njihet si zona e Astirit ose si zona e Unazës së Re dhe e Kasharit. Komuna në Katundin e Ri në Kashar është disa kilometra larg, ndërkohë që shërbimet i marrin kryesisht ose te njësia 7 ose te njësia 6, janë më afër se komuna”, deklaroi Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se krijimi i këtyre lagjeve të reja do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara për banorët që jetojnë në këto zona të cilat gjatë këtyre viteve kanë njohur një zhvillim të madh.  “Ne të parët do të na ndihmojë që të fillojmë dhe të buxhetojmë më mirë. Ne kemi një deformim në buxhet se në letrat tona Astiri ose zona e Kasharit është me 12 mijë banorë se janë regjistruar në zona të tjerë ndërkohë ata jetojnë aty. Ne në mënyrë disproporcionale e nënfinacojmë atë zonë për të shtruar rrugë për të bërë lulishte, për shkolla për kopshte, për çerdhe sepse me rregullat e buxhetit, buxheti ndahet për frymë. Në momentin që ne na rezultojnë shumë pak banorë, pra automatikisht inkurajohen banorët të regjistrohen jo vetëm se e kanë detyrim ligjor por sepse tani do të marrin edhe shërbime, të regjistrohen ku janë realisht. Për efekt të buxhetimit dhe investimesh kthejmë në normalitet që edhe këto zona të shohin”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë sqaroi se nëse këto njësi në të ardhmen do të kenë potencialin të kthehen në njësi të administrative në të gjitha kompetencat, do të jetë Këshilli Bashkiak që do t’i çojë një propozim Parlamentit. Vendimi ka si qëllim kryesor krijimin e njësive më të vogla territoriale, që ofrojnë shërbime në mënyrë më eficiente e të përdorin më mirë burimet financiare dhe t’i përgjigjen nevojës së përfaqësimit më pranë qytetarit./abcnews.al

KESHILLI-BASHKIAK-ELBASAN-1280x720.jpg
ent ela19:44 | 20/03/2018

Problemi i ndotjes në Elbasan është bërë sërish objekt i mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak Këshilltarët e djathtë për të disatën herë, vazhdojnë të këmbëngulin për nivelin e lartë të ndotjes, pranë zonës së ish kombinatit metalurgjik.

Situata u pranua si serioze, edhe nga kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, i cili ndër të tjera, tha se rruga Elbasan-Tiranë i ka bërë më shumë dëm qytetit të Elbasanit, sesa i ka shërbyer.

Në fund të këtij debati, këshilltarët janë bashkuar në vendimin për t’i kërkuar zyrtarisht qeverisë, pezullimin e aktivitetit të të gjithë operatorëve industrialë, deri në pajisjen e tyre me filtra.

Në të kundërt është paralajmëruar se qytetarët do të hidhen në protestë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono