keshilla

Capture-101.jpg
So Nila09:50 | 21/01/2020

Pa marrë parasysh se sa shumë e pëlqeni punën tuaj, ndonjëherë ajo bëhet e lodhshme, e mërzitshme dhe shpesh nuk të bëjnë këmbët të shkosh.

Ja disa mënyra praktike, të thjeshta por që do të ndryshojnë humorin tuaj, do t’ju kthejnë energjitë pozitive dhe do të fokusoheni më shumë në punën tuaj.

1.Bëni miq dhe krijoni një marrëdhënie shoqërore me kolegët dhe bashkëpunëtoret në zyrë.

2.Bëni pushim dreke. Orët e gjata në punë dhe pa pushim nuk janë produktive.

3.Dekoroni ambientin apo tavolinën tuaj të punës. Kështu do të krijoni një ambient më familjar, më të ngrohtë dhe më miqësor.

4.Fokusohuni në atë që ju po përfitoni nga puna ku jeni. Nëse s’keni fokus, atëherë ka ardhur koha për një punë të re.

5.Zgjohuni herët. Kjo do të bëjë t’i kushtoni disa orë vetes tuaj dhe të bëni atë që dëshironi./abcnews.al

interview_190404-800x450-1.jpg
So Nila10:30 | 14/01/2020

Aftësia për të shfaqur veten siç duhet është një aftësi e rëndësishme, veçanërisht gjatë një interviste pune. Kjo për faktin se punëdhënësit nuk marrin vetëm profesionalizmin dhe përvojën tuaj si bazë, por edhe nivelin tuaj të besimit, sa mirë flisni dhe shumë gjëra të tjera.

Sidoqoftë, përveç aftësive tuaja, ekzistojnë edhe disa teknika psikologjike që mund t’ju ndihmojnë të fitoni më shpejt dhe më me lehtësi punën e ëndrrave tuaja.

Ne kemi rishikuar disa studime të reja dhe kemi gjetur disa mënyra se si t’i bëni punëdhënësit tuaj më të interesuar për ju.

1.Mos lini takime për të hënën ose të premten

 

 

Psikologët dhe punëdhënësit me përvojë kanë gjetur kohën e përsosur për një intervistë pune: E martë nga ora 10 e mëngjesit në 3 pasdite. Në këtë ditë dhe në këtë kohë, ju keni mundësinë më të mirë të krijoni një përshtypje të shkëlqyeshme tek punëdhënësi juaj dhe ja pse: E hëna është një ditë e vështirë për të gjithë, dhe departamenti i punësimit nuk bën përjashtim. Të Premteve, të gjithë po mendojnë për fundjavën.

Pra, koha që ju mund të përdorni në avantazhin tuaj është në mes të javës për aq kohë sa nuk është në mëngjes herët.

2.Ka fjalë që nuk duhet t’i thuash kurrë

 

Disa fjalë janë si flamuj të kuq për punëdhënësit. Psikologët madje kryen një studim të veçantë dhe zbuluan se fjalë të tilla si “si për shembull” dhe hezitimi zvogëlojnë ndjeshëm shanset për të gjetur një vend pune.

Sidoqoftë, ky rregull funksionon vetëm nëse punëdhënësi juaj është më i madh se 30-40. Ata më të rinj janë më pak të vëmendshëm për fjalorin që përdorni.

3.Ajo që ju jeni duke bërë ndërsa prisni për intervistë pune gjithashtu ndikon në rezultatin final

 

 

Gjatë një interviste pune, çdo gjë e vogël ka rëndësi: ju jeni duke u vëzhguar edhe kur prisni të fillojë intervista. Punëdhënësit ekspertë nuk ju rekomandojnë të flisni në telefon ose të pini kafe. Ju nuk e keni idenë se kur punëdhënësi juaj do të paraqitet.

Është më mirë ta keni lirë dorën e djathtë në mënyrë që të mund t’i përgjigjeni shtrëngimit të dorës nga punëdhënësi. Mund të bëni një bisedë të vogël me sekretarin ose të lexoni disa revista ndërsa prisni.

4. Një veshje e përshtatshme

 

Në psikologji, ekziston një term i njohur si përforcim pozitiv – është një rezultat i këndshëm i dëshirës së një personi për të vazhduar të bëjë diçka. Ju mund ta përdorni këtë efekt në avantazhin tuaj.

Përforcimi mund të jetë shumë i ndryshëm (si paratë ose komplimentet) por kur kërkoni punë, do t’ju duhet tërheqje e ngjashme. Edhe punëdhënësi më i rreptë do t’i besojë në mënyrë të ndërgjegjshme punëkërkuesit nëse konstaton se ka diçka të përbashkët me ta, si hobi, shija e veshjeve, muzika ose librat. Edhe nëse nuk jeni kandidat i përsosur, tërheqja e ngjashmërisë do t’ju bëje të fitoni më shumë pikë./abcnews.al

mother-and-daughter-1280x640.jpg
So Nila12:43 | 03/01/2020

Megjithëse fëmijët e rritur shpesh fajësojnë prindërit për problemet në jetën e tyre, psikologët zbulojnë se kjo nuk është qasja më e shëndetshme dhe produktive. Por prindërit ende kanë frikë se metodat e prindërimit të tyre mund të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijës së tyre.

Epo, prindërimi është me të vërtetë një nga punët më të rëndësishme, por nuk është shkencë dhe ka gjëra të thjeshta që prindërit mund të bëjnë mirë për t’i bërë fëmijët e tyre të lumtur.

Ne e kuptojmë se çdo prind mund të ketë nevojë për siguri herë pas here, kështu që do t’ju paraqesim një listë të gjërave që bëjnë prindërit e mirë për të treguar se ju jeni duke ecur në drejtimin e duhur.

1.Ata u japin fëmijëve të tyre mjaftueshëm kohë të lirë

 

Shumë prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë sukses aq shumë saqë ata fillojnë t’i mbikëqyrin në aktivitete jashtëshkollore.

Ndërsa fëmija juaj mund të marrë pjesë në mësimet e pianos, kursin e matematikës, praktikën e futbollit dhe kurset e tjera të vallëzimit mund të jenë të dobishme për zhvillimin e tyre të përgjithshëm, por duke pasur shumë gjëra për të bërë i vendos ata nën një stres të madh.

Fëmijët janë individë, kështu që ata duhet të kalojnë si të duan kohën e tyre të lirë dhe thjeshtë të luajnë. Duke i privuar nga koha e lirë bën që ata të ndjehen të mbingarkuar dhe mund të çojnë shpërthime emocionale dhe probleme me sjelljen.

2.Ata nuk përpiqen shumë të jenë prindërit e përsosur

 

Prindërimi mund të jetë i vështirë dhe ne duhet të përpiqemi të bëjmë çmos për t’i bërë fëmijët tanë të lumtur. Sidoqoftë, ekziston një ndryshim i madh në mes të “përpjekjes për t’u bërë më të mirë” dhe “të qenit të përsosur”.

Kur prindërit vendosin standarde të pamundura për veten e tyre, ata privojnë fëmijën e tyre nga përvojat e vlefshme. Ktij stili prindërimi shpesh i mungon origjinaliteti, pasi prindërit kurrë nuk i shprehin emocionet e tyre të vërteta dhe përpiqen të kenë gjithçka nën kontroll.

Prindërit ndihen fajtorë për mos përmbushjen e pritshmerive të pamundura dhe përfundojnë duke sjellë zhgënjime në marrëdhëniet që kanë me fëmijën e tyre.

3.Ata nuk e ndëshkojnë fëmijën e tyre, por përkundrazi ata u japin atyre mësime

 

Fëmijët imitojnë sjelljen e prindërve dhe mësojnë nga veprimet e tyre. Pra, nëse fëmija bën diçka të gabuar, prindërit duhet të përdorin metoda pozitive të prindërimit dhe t’u shpjegojnë atyre pse kjo sjellje është e papranueshme.

Ndëshkimi i fëmijës nuk do të bëjë punë sepse fëmija nuk i kupton pasojat e sjelljes së tyre dhe pse është e gabuar. Është më mirë t’i siguroni një fëmije një mundësi për të kuptuar dhe rregulluar gabimin e tyre me ndihmën e prindërve.

4.Ata krijojnë kujtime të lumtura për fëmijët e tyre

 

Kujtimet e fëmijërisë na ndihmojnë të kuptojmë se si duhet të reagojmë ndaj ngjarjeve të caktuara dhe të perceptojmë botën. Hulumtimet kanë treguar që fëmijët që kanë shumë kujtime të lumtura rriten më të shëndetshëm dhe më të kënaqur me jetën.

Ata kanë tendencë të kenë një këndvështrim më pozitiv për jetën dhe aftësi më të mira të përballimit të stresit. Këta fëmijë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga depresioni dhe janë më të prirur për të krijuar marrëdhënie më të shëndetshme me njerëzit.

5.Ata i mësojnë fëmijët e tyre të njohin emocionet e tyre

 

Prindërit mund të inkurajojnë emocionet pozitive dhe të përpiqen t’i shtypin ato negative. Sidoqoftë, injorimi i emocioneve negative nuk i bën ato të largohen. Është më mirë t’u shpjegoni fëmijëve se është normale dhe e shëndetshme të ndjejnë një varg emocionesh, por është e rëndësishme të kuptoni se çfarë i ka shkaktuar ato emocione.

Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët e tyre se si të reflektojnë në përvojat e tyre dhe si t’u përgjigjen emocioneve të tyre në një mënyrë të pjekur dhe të shëndetshme.

6.Ata krijojnë lidhje të forta emocionale brenda familjes

 

Fëmijët kanë nevojë për një mjedis të sigurt për t’u ndjerë të sigurt dhe për të eksploruar botën përreth tyre. Gjithashtu i ndihmon ata të përballen me stresin dhe u jep më shumë mundësi për sjelljen e ideve të tyre në jetë.

Fëmijët fitojnë aftësi sociale që i ndihmojnë ata të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit e tjerë në të ardhmen. Ata nuk kanë frikë nga refuzimi dhe bashkëveprojnë më hapur me njerëzit përreth tyre. Këta fëmijë tregojnë rezultate më të mira në shkollë pasi kanë mbështetje familjare dhe besim.

7.Ata bëjnë dallimin midis fëmijës së tyre dhe sjelljes së tyre

 

Një fëmijë duhet ta dijë se prindërit e tyre do t’i duan ata pa marrë parasysh çfarë ndodh dhe sjellja e tyre nuk mund ta ndryshojë atë. Por nëse sillen keq, prindërit duhet të shpjegojnë pse i mërzit kjo sjellje ata dhe cilat janë pasojat e veprimeve të tyre.

Qëllimi kryesor nuk është të kontrolloni fëmijën përmes fajit dhe turpit, por t’i bëni ata një individ të përgjegjshëm që kontrollon sjelljen e tyre, jo nga frika, por për shkak të empatisë së tyre ndaj të tjerëve./abcnews.al

 

sukses-1280x751.jpg
So Nila11:56 | 03/01/2020

Çfarë i ndan njërëzit e suksesshmëm nga të tjerët? Ka faktorë të njohur si etika e punës, pasioni, inteligjenca. Por ka gjithashtu shprehi më pak të dukshme të cilat u japin mundësi individëve të dallojnë veten nga shumica dhe të bëhen shumë të mirë në punën e tyre.

Më poshtë, kemi përmbledhur pesë sjellje të zakonshme të njerëzve të suksesshëm:

1.Ata shmangin “lodhjen” e vendimeve

A e keni ditur se vullneti është burim i pafund? Është e vërtetë. Është si bombolë gazi.

Në mëngjes, bombolat tona të gazit janë plot. Por shumica prej nesh zgjohemi dhe menjëherë fillojmë të marrim vendime të vogla. Secili përdor një sasi të vogël të vullnetit, duke djegur gazin në bombolat tona dhe duke shpenzuar rezervat për pjesën tjetër të ditës.

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se duke shpenzuar vullnetin e tyre për vendime të parëndësishme, ata kanë më pak fuqi për të marrë vendime të mira në gjërat që janë të rëndësishme në jetën dhe biznesin e tyre.

2.Ata nuk frikësohen të thonë “jo“

Ne jemi mësuar që të kapim çdo mundësi. Ne supozojmë se duhet të themi “po” për gjithçka që shfaqet, duke menaxhuar prioritetet tona në të njëjtën kohë duke qenë lojtar i ekipit. Por në fakt është kjo ajo që shpesh na ndalon.

Miliarderi Warren Buffett ka thënë: “Dallimi në mes të njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm është që këta të dytit thonë ‘jo’ për pothuajse gjithçka’’.

Sa herë që thoni “jo” për një obligim jo prioritar, ju keni kohë dhe energji për të shkuar pas asaj që me të vërtetë e doni.

3.Ata pranojnë mërzitjen

Njerëzit e suksesshëm në përgjithësi kanë burimet e veta për aventura, udhëtime, për të provuar gjëra të reja dhe për të mësuar aftësi të reja.

Por në sy të të gjitha këtyre mundësive, shumica pranojnë mërzitjen. Pse? Kur vjen puna te zhvillimi personal dhe i biznesit, ata kuptojnë se rritja është shpesh rezultat i përmirësimeve të ngadalshme dhe graduale.

Fituesi i Lojërave Olimpike, Michael Phelps, nuk u bë notuesi më i shpejtë në botë gjatë natës. Por, ai pranoi se ushtrimet e përsëritura i ushqyen mendjen dhe trupin e tij për të korrur sukses në pishinë.

Mjeshtërimi i një aftësie në mënyrë tipike kërkon rutinën. Shumë sportistë, artistë, ndërmarrës dhe udhëheqës biznesi të suksesshëm kanë pranuar mërzitjen e përsëritjeve të ushtrimeve për të perfeksionuar zanatin e tyre.

4.Ata nuk provojnë të përmirësojnë dobësitë e tyre

Ju e dini atë pyetjen e shpeshtë të intervistave të punës?

Është disi kështu: “Cila është dobësia juaj më e madhe, dhe a keni provuar ta përmirësoni atë?”

Shumica prej nesh kemi përgjigjen gati: “Ne përpiqemi të jemi më të fokusuar, më të durueshëm, komunikues më të mirë verbal” etj.

Njerëzit shumë të suksesshëm nuk mendojnë kështu. Ata shohin përmirësimin e dobësive të tyre si detyrë të marrë dhe fokusohen në drejtimin e energjisë së tyre në aty ku ata janë të mirë.

Autori dhe studiuesi Tom Rath ka thënë: “Nëse kaloni jetën duke provuar të jeni të mirë në gjithçka, nuk do të jeni të mirë në asgjë’’.

5.Ata zgjohen para se të lindë dielli

Çfarë kanë të përbashkët kryeshefët ekzekutivë dhe milionerët ndërmarrës? Ata zgjohen herët.

Udhëheqës biznesi e personalitete, nga Richard Branson te Margaret Thatcher dhe Howard Schultz, raportojnë se zgjohen para se dielli të lindë.

Përderisa shumica prej nesh jemi duke fjetur, ata meditojnë, bëjnë ushtrime, angazhohen në punë kreative dhe kanë një fillim produktiv të ditës.

Duket se Ben Franklin ka pasur të drejtë kur ka thënë: “Fjetja herët dhe zgjimi herët e bën një mashkull të shëndetshëm, të pasur dhe të zgjuar’’./abcnews.al

 

 

640-0-5e0e1c6634e93.jpg
So Nila08:40 | 03/01/2020

Një tjetër vit ka ardhur dhe është kjo koha për të braktisur mendimet negative dhe për të përmbushur vitin 2020 me energji të reja.

Lista e objektivave të mira është një konstante në jetën tonë, sa herë që vjen një vit i ri.

Ne jemi plot pritje, pyetje dhe sigurisht ëndrra dhe qëllime të mira për të cilat ne do të donim të fillonim punën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne kemi menduar për pesë objektiva të mira që mund të arrihen nga ju dhe që do t’ju ndihmojnë të përballeni me sfidat me energjinë e duhur.

1.Mësoni të trajtoni mirë veten

Nëse çdo vit betoheni të ndiqni një dietë të rreptë dhe të filloni të shkoni në palestër, duke kërcyer angazhimin tuaj nga janari deri në shtator, ka diçka të gabuar me metodën tuaj.

Ushqimi i shëndetshëm dhe lëvizja më shumë rekomandohet gjithmonë, por nuk mund të shkoni nga zero në njëqind brenda disa ditësh.

Filloni duke hequr dorë nga ashensori ose automjetet, duke ecur sa më shumë që të keni mundësi.

Mundohuni të hani shëndetshëm për mëngjes, drekë dhe darkë çdo ditë, por trajtojeni veten me shije, darkat jashtë apo një çokollatë kur ju ofrohet mos i refuzoni. Nëse hani më mirë vazhdimisht dhe lëvizni më shumë, rezultatet nuk do të zgjasin shumë! Do të ndiheni më mirë dhe plot energji.

2.Një synim i vogël në muaj

Mundohuni të mbyllni bilancin mujor në mënyrë të rregullt. Asnjë borxh. Fillojeni me një derrkuc të vogël ku hidhni monedha apo lekë që i mendoni si kursime.

Dymbëdhjetë hapa të vegjël, nga ana tjetër, janë më të lehta për tu ndjekur dhe nëse keni mundësi, e në fund të vitit do të shikoni prapa dhe të zbuloni se deri ku keni arritur.

3.Një mënyrë jetese e gjelbër

E mirë për ju dhe e mirë për mjedisin. Thjesht bëni pazar më pak të lire. Duke punuar nga shtëpia kur të keni mundësi, duke marrë biçikletën në vend të autobusit.

Mundohuni të zvogëloni mbeturinat dhe plastikën dhe do të shihni se si vetëdija për të bërë mirë për mjedisin do t’ju bëjë të ndiheni më mirë!

4.Hiqni qafe njerëzit toksikë

Një i dashur që nuk ka ndërmend të ndërtojë apo të planifikojë asgjë me ju, një mik që nuk bën asgjë, por kritikon të gjithë (po, 90% e bën atë edhe me ju), një i afërm që shkruan shumë gjëra të këqija në Facebook, etj. Të gjithë larg! Flisni qartë. Nëse puna ju streson, mos lejoni që jeta juaj profesionale (ose shefi juaj) të jetë pjesë e jetës tuaj private dhe të prishë kohën tuaj të lirë.

Mos harroni se koha e kaluar duke u grindur me dikë nuk është koha më e mirë.

5.Udhëtoni sa më shumë që të jetë e mundur për të hapur mendjen tuaj

Sigurisht, jo të gjithë mund të përballojnë të kalojnë një muaj në Azi apo në destinacione të tjera. Ne sigurisht që ju dëshirojmë më të mirën, por nëse nuk e keni këtë mundësi, mbani mend se bota është e madhe. Ju mund të vizitoni një qytet aty pranë me makinë ose tren, mund të blini një fluturim me kosto të ulët drejt një kryeqyteti evropian (ka edhe dhjetë euro) ose edhe më mirë të vizitoni lagjen ku sapo keni lëvizur…Të udhëtosh nuk do të thotë thjesht “të shkosh me pushime”, por është një mënyrë argëtuese për të dalë nga zona e rehatisë dhe të stimulosh vazhdimisht kuriozitetin. Një mendje kurioze është një mendje brilante./abcnews.al

 

keshilla2.jpg
So Nila08:15 | 03/01/2020

Nëse fundi i vitit është periudha më e bukur për shumë njerëz, fillimi i një viti të ri nuk është edhe aq i thjeshtë. Kjo pasi rikthimi në përditshmëri dhe në punë, pas një periudhe festash e pushimi, në shumë raste shoqërohet me stres. Megjithatë, e keni ju në dorë që kthimin nga pushimet ta bëni më të lehtë dhe sa më pak stresues.

1.Jepini vetes të paktën një ditë kohë para se të riktheheni në punë

E keni parasysh shprehjen “Më duhet pushim pas pushimeve”? Kjo është pikërisht ajo që ju duhet për të shmangur stresin. Jepini vetes pak kohë pas festave për t’u kthyer në normalitet. Merruni pak me shtëpinë dhe dalëngadalë rikthehuni në rutinën e përditshmërisë, por duke gjetur kohën për t`u relaksuar. Kjo gjë do ta bejë rikthimin në punë më pak stresues.

2.Mos e mbingarkoni veten me punë

Bëjeni rikthimin në punë sa më të thjeshtë për veten tuaj. Mos u zhysni në punë. Merruni vetëm me gjërat më urgjente, të paktën javën e parë. Bëjni gjërat me radhë, kështu do të jeni edhe më frytdhënës në punën tuaj.

3.Mos e anashkaloni argëtimin

Stresi pas pushimeve mund të jetë i zakonshëm nëse i përvisheni menjëherë punës dhe harroni gjërat që ju argëtojnë. Mundohuni që të mos i anashkaloni gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Dilni me miqtë, bëni një shëtitje, shikoni serialet tuaja të preferuara, bëni çdo ditë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe do të ndiheni energjikë dhe të lumtur edhe pse festat dhe pushimet kanë mbaruar./abcnews.al

festa-e1577711641444-1280x853.jpg
So Nila14:18 | 30/12/2019

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës.

Mund të jesh edhe natyrë minimaliste, por në tavolinën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ia vlen që të vendosësh të gjitha sendet dekorative që ke ruajtur në shtëpi nga tradita e familjes. Enë porcelani, gota kristali, enë argjendi të vjetërsuara apo të reja, duke krijuar kështu një “histori” të tërë dekorative, e cila flet veçanërisht për ty dhe pasionet e tua.

1.Hijeshi dhe harmoni ngjyrash

 

Ngjyra e mbulesës së tavolinës varet gjithmonë nga shija personale, por nëse do vërtet të tregosh atmosferë festash, atëherë mbulesën duhet ta zgjedhësh të kuqe. Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk ka vetëm ngjyrën e kuqe dhe atë të florinjtë. Do të krijosh efekte elegante? Përdor një mbulesë të veçantë që ta mbulojë tryezën deri në fund, mundësisht të jetë antike. Një servis pecetash shumëngjyrëshe, mbajtëse qirinjsh me fron të lartë. E rëndësishme është të tregosh përmes dekorimit të saj personalitetin e familjes.

Nëse në drekat apo darkat e festave ka edhe fëmijë, ata hutohen gjithmonë nga ngjyrat e pjatave apo gotave. Megjithatë, ki kujdes që tryeza të mos ketë më shumë se 3-4 ngjyra.

2.Dekoro tryezën me lule

 

Me lulet, gjithmonë mund të ndërtosh ҫdo lloj dekori. Mund të realizosh një dekor që të zhvillohet përgjatë gjithë gjatësisë së tryezës, duke alternuar me vazo të llojeve të ndryshme. Baza janë gjethet jeshile. Ndonëse dimri ofron shumëllojshmëri lulesh, e mira është të qëndrosh brenda pak ngjyrave që janë në harmoni edhe me ngjyrat e shtëpisë. Përdor trëndafila, por edhe tulipanë sipas shijes dhe ngjyrave që dëshiron.

3.Mos harro qirinjtë

 

Qirinjtë nuk duhet të mungojnë në një tryezë feste, aq më tepër në Krishtlindje. Romantike, seksuale, por edhe ndjellëse: drita e qirinjve e bën gjithnjë atmosferën më të ngrohtë e të bukur. E mira është që qirinjtë t’i zgjedhësh në një ngjyrë, duke i përshtatur edhe me pjesën tjetër të dekorit të shtëpisë. Përdor qirinjtë e vegjël, brenda në gotë, ose në mbajtëse argjendi./abcnews.al

9-2.jpg
So Nila09:26 | 24/12/2019

Krishtlindjet janë periudha më e bukur e vitit e sidomos kur kalohen mes njerëzve të dashur.

Prandaj, kur moti jashtë është i ftohtë si mund të mbani një atmosferë të ngrohtë krishtlindjesh ??

Ne po ju sjellim më poshtë 9 këshilla për krishtlindje të paharrueshme.

1.Lërini hapësirë njeri-tjetrit

Të shkosh në shtëpi tek prindërit, për Krishtlindje është e mrekullueshme – por kur arrin atje, a ke dëshirë të flesh në dhomën e gjumit të vjetër të adoleshencës – mbase së bashku me partnerin dhe fëmijët?

Por në Krishtlindje njerëzit shpesh janë “të detyruar” të kalojnë më shumë kohë me njeri-tjetrin.

Mos harroni që pavarsisht që janë Krishtlindje dhe ju doni të kaloni kohë me familjen mos harroni se familjarët apo dhe miqtë tuaj kanë nevojë për hapësirë ​​dhe që të keni Krishtlindje të lumtura familjare nuk do të thotë të jeni bashkë 24 orë.

Prisni me dëshirë momentet kur do hapni dhuratat pasi kjo është gjëja me e bukur e një feste të shumëpritur.

2.Mos gatuani gjithë ditën

Le ta pranojmë, gatimi për krishtlindje është vërtet punë e vështirë.

Dhe, edhe nëse përgatitni sa më shumë, mos harroni se koha e një gjellë deri në përsosmëri është një art i shkëlqyeshëm – dhe nëse shkon keq,kjo na shkakton një stres të shumtë.

Prandaj, nëse jeni kuzhinier  jo shumë i mirë mos kini frikë të kërkoni ndihmë, thotë Dee.

Dhe nëse gatimi në shtëpi është thjesht stres, Kim Moore, një ekspert i shëndetit mendor në Universitetin e qytetit Birmingham, mendon që është mirë të shkoni diku për të ngrënë drekën apo darkën e Krishtlindjeve.

3.Krishtlindjet e kujt?

Çdokush i përjeton festat në mënyra të ndryshme.

Mamaja jonë zgjohet në mëngjes për përgatitjet e festës, fëmijët e vegjël zgjohen herët dhe mezi presin të hapin dhuratat , e ka adoleshentë që mezi zgjohen nga gjumi.

Ka disa të tjerë që punojnë gjithë vitin dhe festat janë mundësia e vetme për ta shijuar me familjen, miqtë por që shpeshherë kjo gjë zëvendësohet duke u marë me çdo gjë vetë.

Ehh …. sakrifica e të qënit i rritur!!!

4.Një “armëpushim” në Krishtëlindje

Kur kemi krishtlindje apo çdo festë tjetër që bashkohemi me të afërmit tanë duhet patjetër të ndajmë detyrat.

Përveç kësaj është e mençur të përpiqemi të zgjidhim paraprakisht çdo çështje të pazgjidhur midis anëtarëve të familjes që mund të çojnë në disktutime gjatë ditës.

“Mundohuni vetëm të jeni të respektueshëm ndaj njerëzve të tjerë,” shton Dee. “Dhe nëse doni të keni një argument me dikë, a është sot vërtet dita?

“Nëse dikush thotë diçka që ju shqetëson, ju tërhiquni”.

5.Pulti i televizorit dhe teknologjitë e tjera

Kujtoni ditët kur kishit vetëm një televizor dhe prisnit radhën për të ndërruar kanalet.

Lajmi i mirë është se ato ditë kanë kaluar dhe të gjithë sot kanë një celular ku mund të shohin çfarë të duan pa qenë nevoja të presim radhën e dikujt për të ndërruar kanalet televizive.

E mira në raste të tilla është të shikoni diçka që e preferojnë te gjithë.

Psikologia Dee shton se nëse fëmijët tuaj gjithë vitin kanë qëndruar në dhomën e tyre duke naviguar në internet mos prisni që kjo gjë të ndryshojë ditën e krishtlindjeve.

6.Karaoke në Krishtlindje?

Muzika është një mënyrë e shkëlqyer për të bashkuar familjet dhe për t’i bërë të gjithë të ndjehen më mirë, thotë Kim.

Karaoke ose thjesht të këndosh këngët e Krishtëlindjes mund të jetë “një mënyrë e shkëlqyeshme për të angazhuar të gjithë anëtarët e familjes nga më të rinjtë deri tek të moshuarit” dhe të krijojnë disa kujtime fantastike, thotë ajo.

Disa familje zgjedhin të shkojnë për shëtitje në Krishtlindje por Dee thotë se një Krishtlindje e qetë e familjes shpesh varet nga fakti që  pajtoheni me çdo dëshirë që ka secili individ i familjes.

7.”Kurthi” i shpenzimeve

Kërkesa për të shpenzuar në Krishtlindje mund të jetë shumë e madhe.

Janari është një muaj i vështirë, kështu që menaxhimi i shpenzimeve në prag të Krishtlindjeve është thelbësor, thotë Dee.

Unë mendoj se është e rëndësishme të flasim se cilat janë kufizimet, cilat janë buxhetet “.

Gjithnjë e më shumë familje po zgjedhin të diskutojnë buxhetet e dhuratave të Krishtlindjeve me fëmijët e tyre dhe kjo është diçka për tu vlerësuar.

8.Qëndroni të sigurt

Krishtlindjet mendohen të jenë një periudhë argëtuese.

Kështu që shumë njerëz kontaktojnë Relate për këshillimin e marrëdhënieve në javët pas Krishtlindjes më shumë sesa në çdo kohë tjetër të vitit, thotë Dee.

9.Qëndroni esëll

“Përdorimi i tepërt i alkoolit mund të jetë një shkaktar kryesor i pakënaqësisë familjare gjatë Krishtlindjeve,” paralajmëron Kim.

Dee shton se planet dhe qëllimet më të mira mund të harrohen shumë lehtë kur keni pasur disa – toleranca dhe ndjeshmëria mund të dalë nga dritarja dhe është shumë e thjeshtë të thuash një gjë të gabuar nesë e keni tepruar pak me alkolin.

“Kam dëgjuar disa histori të frikshme” deklaroi Dee.

Dee thotë se është me të vërtetë e rëndësishme të sigurohemi që mbas konsumimit  të pijeve alkolike të kenë shumë për të ngrënë./abcnews.al

gtg-active-when-pregnant-main.jpg
ent ela12:25 | 13/11/2019

Dr. Jonela Lulo, gjinekologe-obstetër pranë Spitalit Amerikan 2 jep disa këshilla të vlefshme për gratë, të lidhura me ushtrimet fizike para, gjatë dhe mbas shtatzënisë.

Stërvitja është e mirë për çdo njeri, veçanërisht nëse ju jeni një mama, madje edhe nëse jeni shtatzënë. Ju mund të stërviteni gjatë gjithë shtatzënisë madje dhe pas lindjes. Mos e shfrytëzoni shtatzëninë si një justifikim për të mos bërë asgjë.

Ushtrimet para lindjes

Studimet më të fundit kanë treguar që stërvitja është shumë e dobishme si për nënën ashtu dhe për foshnjën gjatë shtatzënisë. Kështu që, për sa kohë të mos ketë probleme (konsultohuni me mjekun tuaj), ju duhet të jeni në gjendje të sterviteni gjatë gjithë shtatzënisë suaj.

Qëllimi i stërvitjes ndryshon në këtë fazë të jetës suaj. Në vend që të sterviteni për të rregulluar trupin tuaj, ju stërviteni për të shtendosur trupin (për lindjen e fëmijës). Ushtrimet duhet të ndikojnë në largimin e stresit dhe jo në prodhimin e tij. Ushtrimet që zgjidhni duhet të pompojnë zemrën tuaj, të tendosni trupin dhe të jeni në gjendje të kontrolloni shtimin e peshës. Gjithashtu do ju ndihmojnë t’ju përgatisin për “maratonën” para dhe gjatë lindjes. Shtatzënia juaj dhe lindja e fëmijës do të jenë më të lehta, nëse ju stërviteni.

Nëse jeni marrë me stërvitje para shtatzënisë, ju mund të vazhdoni me rutinën tuaj. Nëse ju e filloni së pari stërvitjen gjatë shtatzënisë duhet ta filloni ngadalë dhe lehtë. Mënyrat më të zakonshme të ushtrimeve gjatë shtatzënisë përfshijnë ecjen, ushtrime në pishinë dhe klasa paralindjejejoga. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni trupin tuaj: nëse ushtrimi nuk i pëlqen trupit, mos e bëni atë.

Të ushtruarit fizik në mënyrë të kontrolluar do të forcojë muskujt tuaj, në mënyrë që ju ta mbani peshën më me lehtësi gjatë shtatzënisë.

Gjithashtu kyçet e gjymtyrët tuaj do të forcohen, do të përmirësohetqarkullimi i gjakut, do të çliroheni nga dhembjet e shpinës dhe sigurisht do të ndiheni shumë mirë në përgjithësi.

Gjeja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të ndërmerrni çdo lloj inisiative. Duhet bërë një konsultë rreth rutinës së fitnesit që dëshiron të ndjekësh, në mënyrë që të sigurohesh që ky aktivitet fizik nuk vë në rrezik jetën tënde dhe të fëmijës.

Ndryshime gjatë shtatzënisë

o Vëzhgojeni intensitetin tuaj gjatë shtatzënisë. Kjo nuk është koha e duhur për djegie pafund kalorish deri në sfilitje. Një tregues i mirë është një test i të folurës. Nëse ju mund të flisni gjatë ushtrimeve, ju ndoshta jeni në nivelin e duhur të intensitetit, nëse është shumë e vështirë për ju të flisni gjatë ushtrimeve, ju me siguri po lodheni shumë.

Kini kujdes me sportet fizike, të cilat mund të humbasin drejtpeshimin tuaj si përshembull patinazhi apo skitë si dhe sporte që mund t’ju rrezikojnë për dëmtime fizike si hokej apo alpinizmi.

Mos e nxehni më tepër seç duhet trupin tuaj. Fetusi juaj nuk ka një mënyrë për të freskuar veten. Vishni rroba të lehta dhe hidratohuni, hidratohuni, hidratohuni.

Këshilla gjatë shtatzënisë

  • Gjithmonë bëj nxehjen e trupit përpara ushtrimeve dhe ftohjen me pas.
  • Mundohu të jesh sa më shumë aktive në perditshmërinë tënde: sikur një gjysëm ore të ecësh në ditë është e mjaftueshme, por edhe po s’e arrite kaq sado pak do ishte mirë.
  • Evito ushtrime të vështira sidomos në kohë të nxehtë.
  • Nëse ndjek klasa të ndryshme fitnesi, sigurohu që instruktori/ja të jetë ikualifikuar për këtë lloj kategorie dhe e di që ti je shtatzënë, si edhe sa javeshe je.
  • Ti do të ishte mirë të provoje notin pasi në ujë është më e lehtë të mbash peshën tënde. Ka palestra të cilat ofrojnë klasa me ushtrime në ujë për gratë shtatzëna (edhe këtu instruktorë të kualifikuar).

Ushtrimet që duhen evituar gjatë shtatzënisë

  • Mos u shtri me shpinë në tokë, sidomos pas 16 javëve, pasi pesha e barkut tënd ushtron presion në venat kryesore të gjakut, te cilat dërgojnë gjakun në zemër dhe kjo do t’ju japë një gjendje të fikëti.
  • Mos merrni pjesë në klasa sportive ku mund të keni rrezikun të goditeni, si në kickboxing, judo apo squash.
  • Mos shko të bësh scubadiving (sport nënujor), pasi bebi nuk është i mbrojtur kundër sëmundjes së dekompresionit dhe flluskave të gazit në rrjedhen e gjakut.
  • Mos u stërvit në lartësi mbi 2.500m mbi nivelin e detit, pasi ti dhe fëmija mund të jeni në rrezik të sëmundjes së lartësisë.

Shenja paralajmëruese

Ju lutem ndaloni stërvitjen dhe shkoni tek doktori për kontroll nëse ju ndodh një nga të mëposhtmet:

  • Lodhje e tepërt
  • Marrje mendsh
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ndjesi të fikti
  • Rrjedhje gjaku vaginale
  • Kontraktime
  • Mungesë e pazakontë e lëvizjes së fetusit

Ushtrimet fizike pas lindjes

Edhe pse për shumë nëna të ushtruarit fizik është gjëja e fundit, që u shkon ndërmend të bëjnë, duhet ta dinë se bërja e tyre ka shumë të mira.

Ushtrimet, të cilat mund të fillojnë që në javët e para mund:

  • Të përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore duke rritur nivelin e endorphinës në trurin tuaj.
  • T’ju ndihmojnë të hiqni peshën e tepërt të fituar gjatë shtatzënisë, sigurisht nëse ushqeheni me kujdes.
  • T’ju ndihmojnë të liroheni nga dhimbjet.
  • Të rrisin energjinë tuaj.
  • Të përmirësojnë dhe forcojnë staminën, e cila do t’ju ndihmojë të kujdeseni më me lehtësi për beben tuaj.

Edhe në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi kjo është në varësi të llojit të lindjes që keni bërë dhe situatës shëndetësore në të cilën ndodheni. Megjithatë pse filloni me ushtrimet për muskujt e pelvis nuk do të ishte keq, pasi do të ndiheshit shumë mirë e më të lehtësuara në shumë drejtime.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Jonela Lulo kontaktoni në 042357535 ose

klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! /abcnews.al

bateria.jpg
ad min20:42 | 01/09/2019

Pajisjet elektronike janë shumë të rëndësishme ditët e sotme. Smartfonët në përgjithësi, por edhe kompjuterët janë bërë pjesë e pandashme dhe shumë e nevojshme e jetës. Të tillë janë edhe laptopët.

Por pavarësisht avantazheve që kanë, këto pajisje kanë edhe disdisavantazhe, ndër to gjatësia e baterisë. Ekspertët kanë renditur gjashtë këshilla se si ta mbani baterinë e laptopit që të zgjasë tërë ditën.

  1. Fike WiFi-në nëse nuk të hyn në punë

Pavarësisht se në shumicën e kohës laptopin e përdorim me internet, ndodhet një opsion që e fik opsioni WiFi, kur nuk ju duhet. Fikja e saj i kursen shumë energji baterisë.

  1. Rregullo ndriçimin e ekranit

Ndriçimi i ekranit është një nga faktorët kryesor që ndikon në jetëgjatësinë e baterisë. Të ulësh ndriçimin kursen shumë.

  1. Përdore laptopin pasi të jetë karikuar

Shumica e njerëzve e mbajnë laptopin gjatë gjithë kohës në karikim. Por kjo mund të jetë e dëmshme për jetëgjatësinë e baterisë. Prandaj mos harroni, pasi të jetë karikuar plotësisht hiqeni nga priza karikuesin.

  1. Hiqi të gjitha pajisjet e panevojshme

Çdo proces që kryhet në laptop ka nevojë për bateri. Prandaj kujdesuni që të keni hequr diskun apo USB-në.

  1. Menaxho aplikacionet dhe programet

Ka shumë njerëz të cilët mbajnë njëkohësisht të hapura shumë faqe interneti. Mirëpo këto kërkojnë energji edhe gjatë kohës që nuk po i përdorni. Mbyllini ato faqe që nuk ju duhen dhe do ta shikoni që jo vetëm që laptopi do të punojë më shpejt, por edhe bateria do të zgjasë më shumë.

  1. Rregullo cilësimet në lidhje me baterinë

Tek cilësimet mund të vendosni opsionin “Kurse baterinë”. Ky opsion mund të jetë shumë i rëndësishëm gjatë kohës që jeni në lëvizje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono