kerkimet

google.jpeg
ger ta08:03 | 16/12/2019

Në fund të vitit të gjithë mundohen të ktrhehen pas dhe të bëjnë një rezyme në ato se çfarë kanë bërë përgjatë 12 muajve.

Të njënjtën gjë bën edhe gjiganti i kërkimit, Google, i cili nxjerr përfundimet se çfarë është kërkuar më shumë në botë.

Pjesë e këtyre rezultateve është sigurisht edhe Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara nga Google, shqiptarët kanë kërkuar më shumë për dukurinë natyrore të tërmetit dhe historikun e tij.

Prej shtatorit dhe e intensifikuar më shumë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, tema e tërmetit ka qenë ajo që është diksutuar pafund në Shqipëri, dhe duket se është edhe më e kërkuara në Google.

Më poshtë lista e publikuar nga Google për kërkimet më të shpeshta në botë :

  1. Disney Plus
  2. Cameron Boyce
  3. Nipsey Hussle
  4. Uragani Dorian
  5. Antonio Brown
  6. Luke Perry
  7. Avengers Endgame
  8. Game of Thrones
  9. iPhone 11
  10. Jussie Smollett

Njerëzit më të kërkuar:

  1. Antonio Broën
  2. Jussie Smollett
  3. James Charles
  4. Kevin Hart
  5. R. Kelly
  6. 21 Savage
  7. Lori Loughlin
  8. Jordyn Ëoods
  9. Bryce Harper
  10. Robert Kraft

Këngët më të kërkuara:

  1. “Old Toën Road”

2.”7 Rings”

  1. “Shallow”
  2. “Sunflower”
  3. “Truth Hurts”
  4. “Lose You to Love Me”
  5. “Sicko Mode”
  6. “Thank u, next”
  7. “Act Up”
  8. “Bury a Friend”

Filmat më të kërkuar:

  1. Avengers Endgame
  2. Captain Marvel
  3. Joker
  4. Toy Story 4
  5. Lion King
  6. It Chapter Tëo
  7. Frozen 2
  8. Once Upon a Time in Hollywood
  9. Midsommar
  10. Scary Stories to Tell in the Dark

 

 

pulumbaret-1280x665.jpg
ent ela11:03 | 29/01/2019

Që prej ditës së djeshme vazhdojne kërkimet nga polumbarët për gjetjen e trupit të pajetë të peshkatarit në lumin Drin të Lezhës. 54 vjecari dyshohet së është mbytur në lumë. Shirat ndërprenë një ditë më parë kërkimet për peshkatarin në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit rinisi operacionin për gjetjen e trupit të pajetë të 54 vjeçarit në lumin Drin. Kërkimet po ndiqen edhe nga familjarët dhe të afërm të tij.

 

54-vjeçari Agim Zeqja është mbytur në lumë pasditen e së hënës. Dyshimet e para janë për një atak kardiak që mund ti jetë shkaktuar nga rënia në lumë. Mendohet se 54-vjeçari ka qenë vetëm duke zënë peshk në momentin kur është mbytur./abcnews.al

98831285_missing_argenitine_submarine_640_v1-nc.png
ad min09:17 | 23/11/2017

Sipas zëdhënësit të marinës Argjentinase, ka detaje të reja nga kërkimet për nëndetësen e zhdukur prej ditësh, me 44 persona në bord. Aktualisht po monitorohet zona, nga ku janë sinjalizuar disa zhurma.

Ka dalë në pah një detaj i ri një anomali idro akustike e cila mund të vijë nga nëndetësja San huan. Nëndetësja është zhdukur prej një jave në jug të Atlantikut. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i marinës ushtarake i cili shtoi se zhurma është sinjalizuar në 15 nëntor rreth 30 milje në veri nga pika ku nëndetësja ishte vënë në kontakt për herë të fundit me komandon e marinës

Marina ushtarake argjentinase kërkoi dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkuan më pas bashkëpunimin e organizmave të ndryshëm që merren me analizimin e ngjarjeve idro akustike në të gjithë botën.

I pyetur nëse zhurma në fjalë ka qenë një shpërthim, zëdhënësi i ushtrisë theksoi se nuk ka informacione të tilla, por zona nga ku ka ardhur zhurma po monitorohet./abcnews.al

vlcsnap-error449-1280x720.jpg
ad min11:40 | 20/11/2017

Kushtet metereoligjike vështirësojnë ndjeshëm kërkimet për nëndetësen e zhdukur argjentinase me 44 persona në bord. Zëdhënësi i marinës në Argjentinë deklaori se në kërkime marrin pjesë dhe dy ekipe amerikane

Operacionet e kërkimit në jug të Atlantikut për gjetjen e nëndetëses San Huan, të zhdukur që të enjten e kaluar, janë vështirësuar nga kushtet metereoligjike në zonë. Zëdhënësi i ma;rinës së Buenos Aires, theksoi se vështirësitë e operacionit të kërkimit vijnë pikërisht për faktin se ajo që po kërkohet është një nëndetëse.

Lartësia e dallgëve dhe orfili i hollë i nëndetëses, e bën gati të pamundur sinjalizimin vizual apo dhe me anë të radios, duke shtuar faktin se është e lyer me ngjyrë të zezë

Të dielën kërkimeve iu janë bashkuar dhe dy avionë me një ekip mbështetës të marinës amerikane. Ata ishin të pajisur me materiale logjistike për të kapur sinjale nën ujë. Ndërkohë është gati dhe një fushatë me zhytës për të shpëtuar 44 personat në bordin e nëndetëses e cila mendohet të jetë në një thellësi prej 200 metrash./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono