kërkim

aksioni-limit-1280x715.jpg
nev ila16:27 | 13/09/2019

Ka shkuar në 58 numri i personave të arrestuar, si rezultat i finalizimit të operacionit “LIMIT”, kundër trafikut të narkotikëve dhe qenieve njerëzore.

Arrestohet një 65-vjeçar nga Korça, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Limit”.

Këto janë pamjet gjatë aksionit, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 58 në të dy vendet, Greqi dhe Shqipëri. Ndërkohë shtatë persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, ku katër grupe kriminale operonin në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Në hetime u përfshi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Policinë Greke.

Gjatë aksionit të zhvilluar në Shqipëri u arrestuan 23 persona dhe  shtri në 6 qyteti të vendit.

Kontrollit për kanabis nuk i shpëtoi as Lazarati dhe zonat përreth tij.

Në total u angazhuan 300 efektiv policie, ndërsa bashkëpunimet u kërkuan edhe nga homologët e të Holandës nga ku vinte fara e kanabisit.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara./ABC News Albania 24 /7

ekstradim.jpg
G. P.10:52 | 15/08/2019

Ekstradohet nga Italia, një prej personave të shpallur në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If-By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga specialistët e Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Milano/Itali i Emiljano Sinjarit, 27 vjeç, banues në Durrës. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës 2016-2017, 27-vjeçari nga Durrësi në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25 000 dollarë./ABC News Albania 24/7

gega-1280x723.jpg
Sej rie11:15 | 10/08/2019

Policia e Shtetit dhe organet tatimore kanë bllokuar për evazion fiskal kompaninë “Gega Oil” ndërkohë që është shpallur në kërkim administratori i saj, Paulin Gega, i cili rezulton se është larguar jashtë shteti

Në njoftim te policisë thuhet se gjatë një kontrolli tatimor të ushtruar në datën 7 Gusht në subjektin “Gen Klaudis ShA”, që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”  , u gjetën pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual. Pikërisht për këtë arsye u bë edhe bllokimi i aktivitetit për këtë firmë karburantesh, thuhet në njoftimin për mediat. Hetimet e mëtejshme, sipas policisë, treguan se administratori i kompanisë, Paulin Gega, përmes subjektit që ai drejton “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Gega edhe më herët ka pas probleme me organet tatimore. Ndaj tij nisi një procedim rreth katër vite më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave, por hetimet u pushuan për mungesë provash. Urdhër-ndalimi për Paulin Gegën e ka nxjerrë prokuroria e Tiranës për veprat disa penale, si; “Fshehja e të ardhurave”,  “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ne njoftimin e uniformave blu thuhet se administratori i Gega Oil rezulton të jetë larguar jashtë vendit më datë 9 gusht, duke bërë shpalljen në kërkim të  Paulin Gegës.

Pak pasi policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se ka shpallur person në kërkim administratorin e Gega Oil, ky i fundit ka reaguar për lajmin, duke mohuar akuzat edhe bën me dije se është ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Paulin Gega deklaroi se këtë lajm e mësoi sot nga mediat ndërsa ai ishte larguar për pushime në shtetin fqinj, Greqi./ABC News Albania 24/7

1556300300_policia-1.jpg
Sej rie18:15 | 29/06/2019

Një shtetas shqiptar është kapur nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 Policia e Lezhës arrestuan 24-vjeçarin K.M banues në Lezhë, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Monzes/ Itali, në Maj 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushen e narkotikëve

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve,në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

• K.M.,24 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Monzes/ Itali, në Maj 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushen e narkotikëve parashikuar në nenet 73,110 dhe 112 të Kodit Penal Italian

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

policia-naten-800x450-1-696x392.jpg
nev ila11:35 | 21/06/2019

Një person rreth 40 vjeç u gjet i pajetë paraditen e kësaj të premte në Xibër të Klosit.

Trupi ishte mbuluar me dhé në trase, në kantierin e Rrugës se Arbrit në fshatin Shkallë të njësisë Administrative Xibër e Klosit. 45 vjeçari, i identifikuar si Agim Meta ishte zhdukur katër ditë më parë.

Familjarët denoncuan në polici dhe treguan për kontaktin e fundit me të. Meta ishte parë në një dyqan afër mesnatës dhe më pas është nisur për në shtëpi. Pas kërkimeve sot ai u gjet i mbuluar me masivë dheu.

Dyshohet që burri të jetë aksidentuar nga mjetet që punojnë për hapjen e Rrugës së Arbrit, por megjithatë janë hetimet që do të saktësojnë shkakun e vdekjes së tij./abcnews.al

policia-4.jpg
Sej rie09:15 | 14/06/2019

 Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 53-vjeçarit P. K., banues në Kurbin.

 Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Mars 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në Nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al

KRONIKE-ARBER-CEKAJ_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
Sej rie15:53 | 28/05/2019

Dy ditë pasi dosja për 613 kilogramë kokainë kaloi për gjykim ABC News ka zbardhur dosjen e plotë. Organi i akuzës është në pritje të letërporosisë nga Ekuadori, pasi Arbër Çekaj rezulton me masë sigurie për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë vijojë hetimet për të zbuluar se kush janë porositësit e sasisë më të madhe të kokainës, të kapur ndonjëherë në vendin tonë, pasi sipas akuzës Çekaj kishte marrë përsipër vetëm transportin.

ABC News zbardh dosjen e plotë, për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, me të pandehur Arbër Çekaj në mungesë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun, dy ditë pasi Prokuroria për Krimeve të Rënda e dërgoi dosjen në gjykatë. Burime pranë organit të akuzë bëjnë me dije se edhe pse janë mbyllur hetimet, prokuroria është në pritje të letërporosis, nga Ekuadori.

Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Sasia e parë e kapur është 90 kilogramë kokainë, e gjendur po me kontejner me banane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.

Burimet saktësojnë se autoritete e Ekuadorit kishin  informacion se sasia e fundit po tentohej të futej në kontejner e ndarë në 4 arka bananesh, që ishte shtesë nga ajo që ishte porositur nga kompania “Arbi Garden”. Po i njëjti burim ka konfirmuar se autoritetet e Ekuadorit i kanë caktuar edhe një masë sigurie Arbër Çekajt.

Gjithashtu ABC News ka mësuar se Çekaj dy ditë pasi është kapur sasia prej613 kg kokainë është nisur nga Gjermania dhe ka ndaluar në Kosove aty ku ka kryer edhe një telefonatë në një media në Tiranë për të sqaruar pozicionin e tij, por më pas është larguar në mënyrë jo të rregullt ligjore drejt Gjermanisë aty ku ka kërkuar edhe azil politik.

Nga ana tjetër, prokurori Edvin Kondili vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës dhe pronarët e saj. Në përfundim të hetimeve rezultoi se Arber Çekaj kishte marrë përsipër që të kryente vetëm transportin e lëndës narkotike që është edhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë./ABC News Albania 24/7

pranga-irainain1.jpg
Sej rie09:00 | 16/05/2019

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndalur nga policia në Kurbin. Ai është arrestuar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Untitled-1-1.jpg
G. P.15:38 | 01/05/2019

Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat e dyshuar si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku rreth 1 vit më parë u kapën 3.4 milionë euro rezultojnë të pastër penalisht në Belgjikë dhe Gjermani. ABC News ka siguruar përgjigjet e letërporosive e të ardhura nga këto dy vende pas kërkesave të drejtuara nga prokuroria shqiptare për informacion.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë informacionet e ardhura nga autoritetet belge dhe gjermane për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar për aferën e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinat “Toyota Yaris” e sekuestruara rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Nga përgjigjet e kthyera nga drejtësitë e dy shteteve europiane rezulton se Elvis dhe Alfred Vladi janë të pastër dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në këto dy shtete.

Burime për ABC News theksojnë se në letërporosinë e kthyer nga autoritetet belge është e zbardhur edhe dëshmia e shitësve të makinave që janë marrë në  pyetje për këtë ngjarje. Në deklarimet e tyre thuhet se ata kanë bërë një kontratë shitje të rregullt dhe se nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me paratë e gjetura brenda makinave.

Po ashtu, organi i akuzës shqiptare, nëpërmjet letërporosive i ka kërkuar informacion autoriteteve britanike në lidhje më këta dy persona.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se “Toyota Yaris”, ku ndodheshin paratë ishte porositur nga Alban Mollaymeri, që është i arrestuar. Mollaymeri, në deklarimet para grupit të hetimit, ka pohuar se ka një servis privat me makina dhe se “Toyotat” i ka porositur nëpërmjet të njohurit të tij, Alfred Vladit.

Nisur nga dëshmia e tij, prokuroria ka dyshime se “Toyota Yaris” është blerë nga Alfred Vladi dhe në rrethana ende të pazbardhura prej tyre, në dyert e makinës është fshehur edhe shuma e parave.

Për 3.4 milionë eurot që vinin në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë arrestuar babë e bir Edi dhe Klevis Lika, Agim Caka, Alban Mollaymeri. Ndërsa kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi janë të shpalllur në kërkim./ABC News Albania 24/7

tani-1280x743.jpg
Sej rie14:10 | 27/04/2019

Personi i gjashtë i arrestuar nga policia si i dyshuar për grabitjen e 9 prillit në Rinas u mor në pyetje nga oficer të policisë gjyqësore. Ragip Hajdini ka mohuar të ketë dijeni se kush është personi tjetër i shpallur në kërkim. Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshon se i kërkuari me nofkën “Tani”, është larguar në drejtim të Kosovës, bashkë me vëllezërit Klement dhe Eldi Çala nga Fushë- Kruja.

Pas prangosjes së Ragip Hajdinit, i njohur me pseudonimin “Daja”, Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të personazhit misterioz me emrin “Tani”. Emri këtij të fundit doli në skenë nga dëshmitari i drejtësisë Alkond Bengasi Qevani.

Oficerë të policisë gjyqësorë kanë marrë në pyetje 50-vjeçarin Hajdini në ambientet e drejtorisë vendore të policisë së Tiranës, me origjinë nga Peja e Kosovës. Ai ka mohuar të ketë dijeni për grabitjen e 9 prillit në Rinasi si edhe me personin tjetër të quajtur “Tani” nga Fushë-Kruja. Policia ushtroi përsëri kontroll mëngjesin e së shtunës në banesën e Ragip Haxhiajdini ose Hajdini me mbiemrin e ndryshuar, në zonë e Shkëmbit të Kavajës, ndërsa avokati i 50-vjeçari ka vënë dispozicion të grupit hetimor disa prova si pamje filmike për të përjashtuar atë nga të dyshuarit e tjerë si pjesëmarrës në supergrabitjen e Rinasit. Ndërkohë prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të njihet me tabulatet telefonike të prangosurit të gjashtë.

Sipas organit të akuzës, këqyrja e aparateve telefonike të Ragip Hajdinit si edhe të pesë personave të tjerë të prangosur më herët, bëhet me qëllim për të vërtetuar nëse kanë biseda ndërmjet njëri-tjetrit në aplikacionet “Ëhats app”, “Facebook” dhe rrjete të tjera komunikimi elektronik.

Për dëshminë e dhënë të Alkond Bengasi Qevani, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkojë ballafaqim viziv me shtetasin nga Kosova “Daja”. Misteri më i madh për grupin hetimor mbetet “Tani”. Sipas dëshmitarit Bengasi, ai ishte i gjatë rreth 180-185 cm me origjinë nga Fushë-Kruja me pak mjekër si edhe besimtar i fesë islame. Nisur nga karakteristikat e përcaktuara nga Bengasi, dyshohet se “Tani” të jetë edhe Komandoja që shihet në këtë foto pas krahëve të të ndjerit Admir Murataj, gjatë aksionit për grabitjen e disa miliona eurove, pikërisht brenda pistës së avionit në Rinas.

Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar ndihmën e ministrisë së Mbrojtjes për të krahasuar në databazën e saj nëse personi i cili duket nga ana vizive me veshje kamuflazhi ushtarake ka qenë ndonjëherë në radhët e ushtrisë. Për prangosjen e “Tanit”, FNSH dhe RENEA, zhvilloi një operacion të gjërë ditën e enjte në qytetet e Krujës, Fushë-Krujës dhe Elbasanit por pa rezultat. Dyshohet se personi i shpallur në kërkim të jetë larguar në drejtim të Kosovës, bashkë me vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Këta të fundit dhe i ndjeri Admir Muratj dyshohen se kanë qenë organizatorët kryesorë të grabitjes së Rinisit.    /abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono