kërkesat

kopshti-lezhe-1280x708.jpg
nev ila15:10 | 07/10/2019

Në Lezhë është inauguruar kopshti i ri “Besëlidhja” ku do të akomodohen 150 fëmijë. Edhe pse u ndërtua godina e re qyteti ofron kapacitete të vogla dhe shumë fëmijë nuk kanë mundësi të regjistrohen në çerdhe apo në kopsht.

150 femijët e kopshtit Besëlidhja në Lezhë u vendosën në godinën e re.

Me kushte krejt ndryshe nga akomodimi i mëparshëm në konvikt. Por ky kopsht nuk plotëson të gjitha kërkesat .

Duke iu referuar popullsisë gjithnjë në rritje, kapacitetet akomoduese janë shumë më të vogla në Lezhë.

Këtë shërbim e marrin vetëm 529 fëmijë, dy herë më pak se numri i të regjistruarve për  grupmoshën 3-6 vjeç. Kjo shifër mendohet të jetë më e lartë pasi shumë familje në Lezhë nuk janë regjistruar si banorë të qytetit.

Kërkesa për ndërtimin e një kopshti dhe një çerdheje të re për Lezhën i janë adresuar prej 4 vitesh ministrisë së arsimit, por ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive./ABC News Albania 24/7

be-1280x639.jpg
Sej rie11:15 | 06/08/2019

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk ka asnjë bazë për bisedime të mëtejshme për procesin e Brexitit, ndërsa Britania e Madhe vazhdon të këmbëngulë, për të bërë ndryshime në marrëveshje.

Negociatorët e BE-së u thanë diplomatëve evropianë, se ndryshimet e sugjeruara nga qeveria e re në Londër, të tilla si çështja e kufirit irlandez, ishin të papranueshme.

Një zëdhënës i qeverisë britanike, tha se ata shpresonin që BE-ja do të rimendonte refuzimin e saj për ndryshime në marrëveshje. .

Bitanikët thanë se BE-ja “duhet të ndryshojë qëndrimin e saj”, pasi marrëveshja e zonjës May (ish-kryeministrja britanike Theresa May) nuk do të kalojë në Parlament në formën e saj aktuale.

“Ne do të përfshihemi në negociata me energjinë më të madhe dhe frymën e miqësisë dhe shpresojmë që BE-ja të rimendojë refuzimin e saj aktual, për të bërë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e tërheqjes”, kanë thënë zyrtarët britanikë.

Plani i negociuar midis BE-së dhe ish-kryeministres May u refuzua tri herë nga deputetët britanikë.

Një negociator i BE-së tha se jemi “përsëri atje ku ishim tre vjet më parë”.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është zotuar se vendi do të largohet nga BE-ja brenda afatit të 31 tetorit, me ose pa një marrëveshje.

marotta-30-1280x960.jpg
nev ila22:16 | 23/07/2019

Administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota i ka premtuar trajnerit të zikalterve Antonio Konte përforcime të reja. Reagimi erdhi pas deklaratave të teknikut Italian se kërkesat e tij nuk po plotësoheshin.

Trajneri i interit Antonio Conte deklaroi pak ditë më parë se gjërat nuk po shkonin ashtu siç i kishte parashikuar në lidhje me merkaton. Deklaratë e cila i referohej mungesës së nënshkrimit me një nga sulmuesit e kërkuar nga ish tekniku i Chelseat. Deklarata e Contes u pasua nga një reagim i administratorit të deleguar të interit Bepe Marota i cili i ka premtuar publikisht trajnerit se kërkesat e tij do të plotësohen.

“Jam në dijeni të deklaratave të Contes dhe mund të them se ai dhe shoqëria janë në sintoni të plotë. Në një kohë të shkurtër, Conte do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që dëshiron. E njoh shumë mirë Conten dhe e di se çfarë kërkon. Është pak problem pasi nuk ka asnjë sulmues në dispozicion. Shumë shpejt do të rikthehet Lautaro dhe do të sjellim edhe dy sulmues të tjerë njeri do të jetë me experiencë ndërsa tjetri i ri. Është viti i parë nën drejtimin e Contes dhe ndryshimet janë të mëdha. Në sezonin e ri do të jemi më të përgatitur për objektivat e merkatos pasi do ti kemi më të qarta dëshirat e trajnerit. Do të punojmë edhe në merkaton në dalje pasi shumë prej futbollistëve të cilët janë profesionistë të mëdhenj nuk përshtaten me stilin e lojës së trajnerit“.

Skuadra e Interit ka zhvilluar një miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Azi, atë ndaj Manchester United ku humbën me rezultatin 1-0./ABC News Albania 24/7

vlora.jpg
nev ila14:44 | 21/06/2019

Këtu gjatë sezonit pak dëgjohet të flitet shqip. Numri i lartë i të huajve e kthyen Vlorën metropol të turizmit bregdetar.  Anijet dhe kroçeret janë të shumta në brigjet joniane. Kryebashkiaku Dritan Leli është entuziast për këtë.

Këtë vit janë shtuar kërkesat për hoteleri. Përveç kapaciteteve të deritanishme  në muajin qershor me rritjen e ofertave turistike, kërkohen edhe ambiente të reja akomodimi.

 

Për Lelin Vlora ka ndryshime të mëdha. Ai e shikon këtë edhe tek numri i bizneseve të reja të ngrituara përgjatë Lungomares dhe në qytet

Me ngritjen e temperaturave numri i pushuesve që udhëtojnë drejt jugut është i lartë. Fundjavave ky fluks kthehet në makth, sepse trafiku është shumë i rënduar. Megjithatë Vlora është joshëse për turistet, vendas dhe të huaj./ABC News Albania 24/7

ELISA-SPIROPALI.jpg
ent ela13:25 | 28/02/2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka dalë në një komunikim për shtyp për të sjellë qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratave të eurodeputetëve. Sipas ministres Spiropali opozita duhet t’i dëgjojë thirrjet e Parlamentit Evropian për tu rikthyer në kuvend me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sipas tyre Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe eurodeputetët qenkan turistë me vështrim të turbulluar. Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë! Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia. Sillet si ndonjë organizatë e PPSH në ndonjë fshat i humbur. Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”, deklaroi Spiropali./abcnews.al

shkencat-e-natyres.jpg
ent ela22:02 | 23/01/2019

Një tjetër Asamble e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka mbështetur kërkesat e studentëve tashmë prej më shumë se një muaji në protestë. Ndërkohë thotë se kundërshton fushatën denigruese të ndërmarrë nga Kryemistri Rama për figurën e pedagogut.

Përmes një vendimi të përbashkët pedagogët e këtij fakulteti i kanë kërkuar Dekanit të mos penalizojë studentët protestues për shkak të mungesave. Ndërkohë kërkojnë anulimin e vendimeve të fundit të qeverisë për arsimin e lartë, të cilat thotë se cenojnë autonominë universitare. Asamblea e Personelit Akademik e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kërkon hartimin e një ligji të ri të arsmit të lartë ndërkohë që kundërshton fushatën denigurese./abcnews.al

OK-STUDENTET-PLATFORME-PER-ZGJIDHJEN-E-KERKESAVE-1280x720.jpg
ent ela15:48 | 09/01/2019

Një grup studentësh kanë vijuar sërish protestën, duke bojkotuar auditoret. Ata kanë përgatitur dhe një platformë për zgjidhjen e kërkesave të tyre, të cilën e dorëzuan në Ministrinë e Arsimit. Të tjerë studentë kanë shkuar sot nëpër fakultete, por nuk kanë pranuar të zhvillojnë mësim.

Veç kërkesave, studentët tashmë kanë dhe zgjidhjen për to. Ata tregojnë se kanë hartuar një platformë të cilën fillimisht e dorëzuan në Ministrinë e Arsimit.

“Ne ofrojmë një zgjidhje konkrete, nuk kemi lidhje me personat që drejtojnë ministrinë ne i drejtohemi Ministrisë”.

Në këtë shesh studentët për rreth një orë vijuan thirrjet për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku  lanë dhe zgjidhjen për kërkesat e tyre.

“Janë gjetur 3 fakultete shembuj për votën e studentëve, i Oslos, Barcelonës, ku studenti ka më shumë se 10% të drejtë vote. Ndahet nga pakti me universitetin, në dis apika ngjason, në disa nuk ka aspak lidhje”.

Por jo të gjithë kanë zgjedhur protestën në rrugë. Të tjerë studentë e kanë zhvendosur revoltën e tyre në mjediset e fakulteteve.Ata kanë qëndruar aty, por pa zhvilluar mësim.

“Po të ishte në dorën time e kam thënë dhe me parë që të mblidhemi në fakultet”.

Këto filmime i përkasin Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku një tjetër formë proteste ishte dhe nxjerrja e tavolinave dhe karrigeve jashtë klasave.

“Meqënëse qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga format e mëparshme, bllokimi i universiteteve mund të jetë një ide e mirë”.

Në të njëjtën mënyrë kërkuan ta shprehin revoltën edhe studentë të Universitetit Politeknik, por kanë hasur rezistencën e rojeve private, të cilët kanë kërkuar dhe ndërhyrjen e policisë.

“Duke qenë se një pjesë e studentëve duan mësim, i nxorrëm bankat përjashta që të bëjnë mësim përjashta  dhe këtë shpalosëm këtu, por patëm problem me security”.

Auditoret ishin bosh edhe në Fakultetin e Ekonomisë. Studentët e këtij fakultetit i kanë kërkuar shefave të departamenteve të pezullojnë procesin mësimor dhe i kanë ftuar të marin pjesë në takimet e hapura për të diskutuar për problemet e tyre. /abcnews.al

 

MBULIM-PROTESTA-TETOVE-DITA-E-DYTE.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
G. P.15:33 | 19/12/2018

Studentët në Tetovë kanë dalë për të dytën ditë rradhazi në protestë. Ata kërkojnë reforma themelore në arsimin e lartë. 15 janë kërkesat që kanë përgatitur e ia kanë drejtuar krerëve të institucioneve dhe drejtuesve të Universiteteve në gjuhën shqipe. Mes të tjerash studentët kërkojnë pavarësi akademike, transparencë dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Protesta u iniciua në rrjetet sociale nga të ashtuquajturat Lëvizja Studentore dhe Studentët e Revoltuar. Me pankarta e thirrje, studentët shprehen kundër korrupsionit dhe politizimit të arsimit të lartë në Maqedoni./abcnews.al

MBULIM-PROTESTA-DITA-16.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
G. P.11:16 | 19/12/2018

Protesta e studentëve të Universiteteve ka hyrë në ditën e 16 të saj. Këtë të mërkurë pikëtakimi ka qenë para korpusit të Universitetit të Tiranës. Studentët kanë qenë më të paktë në numër dhe e argumentojnë me nisjen e sezonit të pushimeve. Por auditorët vazhdojnë të mbeten bosh, në pritje që kërkesat e tyre të plotësohen. Ndërkohë sot studentët janë ndarë në dy grupe: një pjesë po proteston tek korpusi, e një tjetër para Kryeministrisë si ditët e kaluara. Studentët bëjnë të ditur se protesta e tyre do vijojë deri të premten. Por ndërprerja do jetë vetëm për ditët e pushimeve e ata do i rikthehen protestave në Janar./abcnews.al

MBULIM-RAMA-INSTAGRAM-PROTESTA-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.11:46 | 17/12/2018

Nuk i sheh vetëm nga dritarja e kryeministristrisë por edhe nga droni protestuesit që kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave. U thotë se ndjehet i keqardhur për numrin në rënie pa harruar thirrjen që përsërit çdo ditë: Dialog!

“Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq sëbashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, ishte postimi i parë i kryeministrit.

Një postim i dytë erdhi pak më vonë, po për dy kryetarët e dy partive opozitare, këtë herë pa foto.

“Forumet e Doktoreshe Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD-LSI, që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan pengmarrjen e protestës”, shkruante më vonë ai.

Çdo hap i studentëve nuk kaloi pa një status të kreut të qeverisë. Në mbyllje të protestës, Edi Rama shigjeton taktikën e bllokimit të rrugëve.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktoresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono