kerkesa

KRONIKE-KOMISIONI-I-METES.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
nev ila18:45 | 25/11/2019

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit përmes së cilës kanë kërkuar të shtohen fakte në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur ndaj Presidenti të Republikës, Ilir Meta mbi veprimet e tij mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

ABC News ka mësuar se nesër në orën 09: 00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ndërsa pritet që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve me shtesat dhe argumentimet e tjera që janë shtuar për shkarkimin e Metës.

Maxhoranca dhe institucioni i Presidencës janë përplasur sërish mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të dyja palët, kanë kundërshtuar ashpër njëra tjetrën mbi qëndrimet që kanë mbajtur  mbi këtë proces./abcnews.al

Shkresa Zyrtare e kerkeses se Grupit Parlamentar te PS

tedi-blushi.jpeg
nev ila13:27 | 22/11/2019

Presidenca i është drejtuar ditën e sotme prokurorisë se Tiranës me një shkresë.

Gazetarja Glidona Daci referuar burimeve nga Prokuroria raportoi për abcnews.al se në këtë shkresë Presidenca kërkon verifikimin e telefonatës që i është bërë zëdhënësit nga një telefonues që është prezantuar si diplomat.

“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta njoftoi se ishte shantazhuar zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

 “Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”
, njoftoi ditën e djeshme Presidenti Meta./abcnews.al

hajdari1.jpg
ent ela14:01 | 16/11/2019

Kryetarja e opzoitës së re parlamentare i ka kërkuar presidenti Ilir Meta që të ndalë urgjentisht lojën e vjetër politike, e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim deligjitimimin e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale Hajdari shprehet se ka ardhur koha që kjo të marrë fund, pasi vendit nuk i duhen burra të fortë para kamerave, por institucione të forta.

Postimi i plotë i Hajdarit

I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim deligjitimimin e tyre.

Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e deligjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.

Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.

Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet.

Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta. /abcnews.al

cfe2980f-f2da-4693-8dfc-8f92507a04e0-1280x853.jpg
ent ela10:01 | 30/10/2019

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. Prokuroria deklaroi dy ditë më parë zyrtarisht në dokumentin përcjellë KQZ dhe PD-së se Kajmaku  ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

Në këtë kërkesë, drejtuar Kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe që i është dërguar për dijeni Ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë, theksohet qëndrimi i mëparshëm që KQZ ka mbajtur në rastet e heqjes së mandatit të deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi, te cilat, sipas PD, janë identike me atë të Agim Kajmakut.

 “Anëtarët  e KQZ-së duhet të zbatojnë ligjin dhe të mos i nënshtrohen urdhrave politikë të Edi Ramës, pavarësisht se ai është personi që ka emëruar në detyrë edhe Agim Kajmakun, edhe 4 nga 5 anëtarët e KQZ-së.”-përfundon kërkesa e Partisë Demokratike. /abcnews.al

gazment-bardhi-1.jpg
nev ila10:40 | 23/10/2019

Partia Demokratike me anët të një kërkese për informacion drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ka kërkuar nga kjo e fundit informacione në lidhje me procedurën e ndjekur nga organi i akuzës për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, Mark Babani. Sipas PD, organi i akuzës ka bërë përpjekje për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa këta të fundit duke mos i marrë nën përgjegjësinë penale sipas nenit 190 të Kodit Penal i cili përcakton dënimin në nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Partia Demokratike akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin e organit të akuzës, prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë si përpjekje për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa, njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.

Duke nisur që nga 1 gushti, PD ka paraqitur prova autentike se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë te kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Por, tani, PD akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë si përpjekje  për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.
Kjo del në pah nga një lëtër e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i çohet për dijeni edhe KLP-së që vlerëson punën e Prokurorit të Përgjithshëm , ambasadës së SHBA, BE, OSBE dhe Këshillit të Europës. Sipas ligjit, deklarimet e rreme në formularin e dekriminalizimit dënohen me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.
Në respekt të ligjit, PD ka kërkuar në 5 Shtator që t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni që tregon veprimet e prokurorisë për të bërë verifikimin e 3 denoncimeve të bëra nga PD.
“Organi i prokurorisë në shkelje flagrante të ligjit, edhe pse afati është tejkaluar disa herë, ende nuk ka vënë në dispozicion të kërkuesit dokumentacionin e kërkuar, duke na pamundësuar ushtrimin e të drejtave tona ligjore dhe duke mos bërë transparencë për opinionin publik mbi këto raste“, thuhet në kërkesën e re për informacion që Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme.
“Kjo sjellje e organit të prokurorisë ngre dyshime të arsyeshme mbi tentativën shtetërore për marrjen në mbrojtje të personave të inkriminuar që kanë arritur, me mbështetjen e partisë në pushtet, të uzurpojnë funksionet publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e dekriminalizimit”, theksohet në kërkesën e PD. /abcnews.al
donika-prela.jpg
nev ila12:12 | 08/10/2019

Donika Prela kërkesë Këshillit të Lartë Prokurorisë për t’u caktuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kërkesa e Perlës është depozituar në KLP në fillim të tetorit. KLP e konfirmon zyrtarisht mbërritjen e kësaj kërkesë. Prela aktualisht është drejtuese e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i karrierës dhe më pas KLP do marrë vendim. Me krijimin e  SPAK prokuroria e Krimeve të Rënda shkrihet. Donika Prela e ka emërimin në Prokurorinë e Durrësit./abcnews.al

selia-e-ps.jpg
ent ela17:00 | 21/09/2019

Ministret dhe deputetet e Partisë Socialiste, i janë drejtuar me një kërkesë kryesisë së partisë, duke kërkaur një mbledhje të shpejtë për barazinë gjinore.

Ato kërkojnë që të gjitha organizatat socialiste, të bashkëdrejtohen nga një burrë dhe nga një grua, duke krijuar kështu hapësira reale për zonjat.

“Sot, më tepër se gjysma e ministrave jane gra, por Organizata jonë socialiste, qeliza e organizimit tonë partiak, në tërësinë e saj, nuk e reflekton përgjithësisht këtë ndryshim historik.

Madje përkundrazi, ajo mbetet një hapësirë dominante e burrave, ndërkohë që vetë rezultatet elektorale dhe pjesëmarrja e grave në votime kanë ndryshuar pozitivisht.

Burrat drejtojnë në mbi 80% të organizatavve, ndaj propozojmë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua”-thuhet në kërkesën e grave socialiste.  /ABC news Albania 24/7

 

ELBASAN-HASANPAPA-PROKURORI-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela11:30 | 18/09/2019

Prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn, që dyshohet se ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, një ngjarje e ndodhur më 6 qershor të vitit 2016.

Dy prokurorët e çështjes Neritan Hoxha dhe Ritvan Suka lexuan konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar trupit gjykues, deklarimin fajtor të të pandehurit Shkelzen Hasanpapaj dhe dënimin e tij me 22 vite burgim për tentativën e vrasjes ndaj Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas dhe plagosjen e një punonjëse të Policisë së Elbasanit.

Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

Pas krimit, Hasanpapaj u largua në drejtim të Holandës, ku dhe u arrestua për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri. Ai nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, ndërkohë që vendimi i Gjykatë pritet të merret në datën 1 nëntor. /ABC news Albania 24/7

BAJRI-MASA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela10:50 | 18/09/2019

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin “Bajri”. Kërkesa është dërguar në gjykatë dhe togat e zeza në datën 20 Shtator do të vendosin nëse do të zgjasin afatin e hetimit për Safet Bajrin dhe të arrestuarit e tjerë.

Grupi “Bajri” në Shkodër u godit vitin e kaluar gjatë operacionit të koduar “Oaz”. Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi hetimet në Prill të 2018-s, pak javë pasi Shkodra ishte tronditur nga një atentat me lëndë plasëse i bërë ndaj Lulzim Kullës. Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, ndërsa 4 drejtuesit e grupit “Bajri” u prangosën në fillim të Shtatorit.

Në pranga ranë: Safet Bajri, Ilir Rustemi, Enver Bajri, i arrestuar në Roterdam dhe Behar Bajri që u ekstradua nga Holanda. Grupi “Bajri”, dyshohet se trafikonte lëndë të forta narkotike në Evropë dhe paratë e fituara nga ky aktivitet i investonte në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

HONG-KONG-LIGJI.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela14:17 | 04/09/2019

Është tërhequr në mënyrë përfundimtare ligji për ekstradimin në Kinë. Liderja e Hong Kong Kerri Lem deklaroi në television se vendimi u mor për të qetësuar opinionin publik. Por protestuesit premtuan sërish manifestimi deri në plotësimin e katër kërkesave të tjera.

Liderja e Hong Kong, Kerri Lem, deklaroi se ligji për ekstradimet në Kinë është tërhequr përfundimisht, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesën e parë të manufestuesve të cilët prej muajsh po protestojnë në ish koloninë britanike. Lem e bëri deklaratën në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Mediat në vend raportojnë se mesazhi prej 7 minutash ishte i regjistruar paraprakisht. Por nga ana tjetër nuk do të ketë një komision të pavarur për të hetuar veprimet e policisë, një tjetër kërkesë e rëndësishme e manifestuesve kjo. Guvernatorja pro Pekinit u shpreh se qeveria kishte tërhequr ligjin në fjalë për të qetësuar opinionin public. Ligji për ekstradimet ishte prezantuar në prill dhe pas protestave të fillimit ishte pezulluar.

Por liderja e Hong Kong e cilësoi të papranueshme kërkesën për amnisti për manifestuesit e arrestuar nga fillimi i protestave. Një kërkesë e tillë sipas saj, bie ndesh me shtetin e të drejtës.

Manifestuesit u shprehën skeptikë pasi sipas tyre vendimi u mor me shumë vonesë. Ata këmbëngulën se do të protestojnë sërish duke mos u tërhequr nga kërkesa për një komision të pavarur hetimi për dhunën e policisë, dhe lirimit të më shumë se 1100 të arrestuarve. /ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono