kercenimi

rudina-hajdari123.jpg
Autor E10:19 | 28/10/2019

Deputetja demokrate Rudina Hajdari bëri një deklaratë të fortë në nisje të seancës së sotme se është kërcënuar fizikisht nga deputetë të tjerë në zyrën e saj tek selia e Kuvendit.

Madje ajo foli për viktima duke kërkuar që të marren masa pasi mund të ndodhin gjëra të rënda.

Eshtë e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam raste që në zyrën time të vijnë persona që të më kërcënojnë“, tha Hajdari duke kërkuar nga Ruçi që të marrë masa.

Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë këtu në Kuvend. Siç janë masat që mërren në Seancë Plenare ashtu edhe në selinë e Kuvendit ku askush të mos hyjë dot dhe të kërcënojë deputetët“, tha Hajdari duke përmendur kështu problemet që ka me Korab Litën dhe grupin e tij.

Pas Rudina Hajdari edhe Kujtim Gjuzi thotë se u kërcënua: Të mos guxojë njeri

Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj se duhej që deputetët t’i zgjidhnin vetë problemet brenda grupit. /abcnews.al

erdogan-1-1280x785.jpg
ent ela12:50 | 27/10/2019

Militantët kurdë kanë kohë deri të martën për tu larguar nga zona neutrale në kufirin Turqi-Siri, ndryshe do të ketë sërish sulme ushtarake turke. Është ky paralajmërimi i presidentit turk Erdogan, i cili kërcënoi sërish Europën se do të hapte dyert për mbi 3 milionë refugjatë, nëse projektet e tij nuk gjenin mbështetje.

Presidenti turk Erdoan nuk ul aspak tonet dhe premton një luftë pa dallim kundër militantëve kurdë të cilët i konsideron si terroristë. Erdogan kërcënoi se nëse kurdët nuk do të tërhiqen brenda së martës nga rripi neutral prej 30 kilometrash në kufi me Turqinë, do të ketë sërish luftë.

Por paralajmërimet e tij janë dhe për Europën. Ai u shpreh se nëse terroristët vazhdojnë të çojnë sulmet e tyre brenda dhe jashtë zonës neutrale, ushtria turke do i ndjekë kudo që të shkojnë. Dhe nëse projektet e Ankarasë, për rikthimin e dy milionë refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi, nuk do të gjejnë mbështetje, atëherë Turqia do të hapë portat e kampeve të refugjatëve në mënyrë që ata të ikin në Europë.

Pas marrëveshjes së Soçi-t, automjete ushtarake ruse patrullojnë akset kryesore rrugore siriane në kufi me Turqinë. Një gjë e tillë i ka lejuar trupave siriane që të arrijnë më lehtë në zonë. Ministria ruse e Mbrojtjes ndërkohë, kritikoi praninë ushtarake amerikane e cila është përqendruar në zonat ku ndodhen zonat kryesore siriane të naftës

Rusët e cilësojnë si një banditizëm ndërkombëtar, pasi në fillim të muajit Tram vendosi të tërheqë rreth një mijë ushtarë nga veri lindja e Sirisë duke i dhënë dritën jeshile ofensivës ushtarake turke. /ABC News Albania 24/7

france-1280x720.jpg
nev ila12:27 | 23/10/2019

Një person është mbyllur Brenda muzeut arkeologjik të Sant Rafael në jug të Francës, pasi kishte shkruar në fasadën e tij fraza kërcënuese në gjuhën arabe, mes të cilave: Ky muze do të kthehet në ferr!. Sipas mediave franceze nuk rezulton të ketë pengje, ndërsa forcat speciale kanë rrethuar zonën.

Mendohet se ai ka hyrë në muze gjatë natës me një bashkëpunëtor, për momentin ai nuk ka komunikuar ende me forcat e policisë.

Policia bëri apel që banorët të shmangin zonën. Muzeu klasifikohet si një  monument historik./abcnews.al

markelian-kuqo-1-1280x708.jpg
nev ila15:53 | 15/10/2019

Identifikohet autori i telefonatës së rreme për një bombë në mjetin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo. Sipas policisë ai është 34-vjeçari Neim Behari, një i dënuar për vrasje në burgun e Drenovës.

Një 34-vjeçar që vuan dënimin në burgun e Drenovës ka dhënë alarmin për një bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte në qytetin e Korçës.

Policia sapo u njoftua bëri kontrollin në makinën e parkuar pranë gjykatës dhe njoftoi se ishte alarm fals. Po nuk vonoi dhe forcat RENEA rrethuan makinën dhe morën në mbrojtje gjyqtarin.

Pas kontrollit të dyte u saktësua që në makine nuk kishte asnjë lëndë plasëse. Sipas policisë telefonata është bërë nga Neim Behari, i dënuar në burgun e Drenovës. Ai ka vrarë një taksist për ta grabitur në vitin 2005.

Ndërsa në vitin 2016 nga burgu i Fushe Krujës ka kërcënuar se do të bënte vrasje me kallashnikov në Tiranë. Disa orë më vonë, vetë gjyqtari kur doli nga zyra tha se ishte i qetë dhe se nuk kishte nevojë për mbrojtje kurse telefonata i është bërë nga një grup kriminal.

Mësohet se gjyqtari Markelian Kuqo, ka dhënë vendimin për lirim me kusht të Gert Gjeneralit, vrasësi i Naim Zyberit./ABC News Albania

macron.jpg
nev ila09:22 | 12/10/2019

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së ardhshme të Komisionit të BE-së, gjermanes Ursula von der Leyen.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron pas dështimit të kandidates së Francës për Komisionin e BE-së ka paraljamëruar për “krizë politike”.

“Ka një Komision të ri, një Parlament të ri Europian (…) që të dy po konfrontohen me një krizë politike. Nuk duhet të lejojmë, që kjo të avancojë më tej. Unë besoj, se është e rëndësishme të kemi një komision të fortë, që të mund t’i realizojë projektet ambicioze.“, tha Macron. Macron bëri thirrje, se duhet të kapërcehen tensionet.

Parlamenti Europian të enjten e refuzoi kandidaten franceze ish-ministren e Mbrojtjes Sylvie Goulard  për Komisionin e ri të BE-së.

Ajo ishte propozuar të drejtonte sektorin e Industrisë dhe Tregut të Brendshëm në Komisionin e BE-së. Një problem për të ishin ndër të tjera edhe hetimet lidhur me një aferë për punësim të rremë. Kjo aferë bëri që ajo të tërhiqet nga posti i ministres së Mbrojtes në vitin 2017.

Macron bëri drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë dështim presidenten e ardhshme të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Ai tha, se ajo vetë kishte insistuar për Goulard, të cilën e njeh nga koha si ministre e Brendshme dhe se kishte llogaritur me miratimin e saj në parlament. Macron duhet t’i jetë drejtuar von der Leyen me fjalët: “Kujdes, (…) do kemi diskutime.” Një zëdhënëse e komisionit në Bruksel tha, se “as nuk e mohon dhe as nuk e konfirmon këtë“.

Sekretarja e shtetit në Francë për Europën, Amélie de Montchalin, e paralajmëroi Ursula von der Leyen, se Komisioni i ri me gjasë nuk mund të nisë më 1 nëntor sipas planifikimit punën e tij.

“Ursula von der Leyen duhet të thotë tani, se çfarë pret nga Franca“, kërkoi de Montchalin.

Në shtypin francez refuzimi i kandidates Goulard vlerësohet si një dështim i rëndë për Macron./DW

fuat-oktay-turqi-1280x720.jpg
nev ila12:57 | 08/10/2019

Nuk ka vonuar reagimi i Turqisë ndaj deklaratave të kreut të shtëpisë së Bardhë Trump, o cili tha se do të shkatërronte ekonominë turke nëse Turqia do të tejkalonte kufijtë me veprimet ushtarake në Siri. Zv/presidenti turk u shpreh se Turqia nuk është një vend që vepron nën kërcënim.

“Mesazhi ynë për komunitetin ndërkombëtar është i qartë: Turqia nuk është një vend që vepron nën kërcënim”.

Është ky reagimi i zv/presidentit turk Fuat Oktay, duke iu referuar fjalëve të presidentit amerikan Donald Trump për një shkatërrim të ekonomisë turke në rast se qeveria e presidentit Erdoan tejkalon kufijtë për sa i përket sulmeve ushtarake kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

“Kur bëhet fjalë për sigurinë e saj Turqia do të ndjekë rrugën e saj dhe do e bëjë me çdo çmim”, përfundoi zv/presidenti turk.

Gjatë paradites së të martës me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nëse me pjekurinë e tij do të konstatonte se Turqia do të tejkalojë kufijtë, atëherë ai do të shkatërrojë ekonominë e vendit. Madje Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se e ka bërë dhe më parë një gjë të tillë.

Ai theksoi se së bashku me Europën dhe të tjerët duhet të kontrollohen luftëtarët e ISIS të kapur dhe familjet e tyre.

“Shtetet e bashkuara të amerikës kanë bërë më shumë se kushdo duke shkatërruar 100 për qind kalifatin. Tashmë është koha për të tjerët në rajon, disa prej të cilëve shumë të pasur, që të mbrojnë territorin e tyre shtoi”, përfundoi Tramp postimin e tij./ABC News Albania 24/7

SINKRON-TAHIRI.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela15:17 | 21/09/2019

Dy ditë pasi u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre, Sajmir Tahiri nuk është gati as të qeshë e as të qajë, pasi siç tha ai, ende nuk është zbardhur vendimi i gjykatës. Tahiri tha përpara medias se nuk ka kërcënim më të madh për gjyqtarët sesa deklarimet e ambasadës amerikane, teksa shtoi se ai nuk kishte kërcënuar kryeministrin.

“Bëni durim dhe prisni. Në këtë vend që duket sikur parimet vlejnë pak, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshe”.

Toni i lartë i ish ministrit të brendshëm, tërhoqi vëmendjen e pushuesve që po laheshin në pishinën e hotelit ku u mbaj konferenca.

I dënuar me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre, dhe i shpallur i pafajshëm për trafik ndërkombëtar droge e grup të  strukturuar kriminal.

“Ky sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë për mua”.

I gatshëm të përballet në apel me akuzën për të cilën u dënua. “Nuk kam shpërdoruar detyrën

Nuk pranon as përgjegjësinë që gjykata i ngarkon për kanabizimin e vendit.

Dhëmbë për dhëmbë me ambasadën amerikane, që e quajti shkurajues dënimin e tij vetëm për shpërdorim detyre.

“Dekurajuese dhe për mua që i dëgjova ato deklarata. Në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër për një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma. Nuk besoj se ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet për një vendim gjykate. E nuk besoj që mund të ekzistojë ndonjë presion më i madh mbi gjyqtarët se sa ky“.

Nxehet kur i kujtohen pretendimet e opozitës se burgut i shpëtoi ngaqë kërcënoi Edi Ramën. SINK Kërcënimi për Ramën.

“Është fyese për mua që po e çaj rrugen drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz lart poshtë, jo kam vetëm të vërtetën”.

Dy vjet nën hetim dhe i rënë nga pushteti, e ka bërë të seleksionojë njerëzit.

“Edhe me ata që heshtnin a thua s nuk kisha jetuar kurrë dhe me ata ata që më kapën për fyti”.

Por ende nuk është gati të flasë me emra brenda Partisë Socialiste.

“Më shumë se emrat më shqetëson fenomeni, me emrat e zgjidh kollaj, më shqetëson fenomeni”.

Nuk e komenton faktin që Fatmir Xhafaj pëlqeu deklarimet e ambasadorit anglez, që kërkonte më shumë dënim për Tahirin, por brenda vetes është i qartë.

“Nuk dua të abuzoj dhe të bëj komente të parakohshme e di shumë mirë kë kam rrotull”.

Ish kolegëve në qeveri e politikë, ju kujton se është më i lirë se ata. “Kurban nuk do të thotë të mos jesh në burg por të jesh i lirë, ka njërëz që nuk janë në burg, po janë kurbanë se nuk kanë qenë të lirë. Kam njohur burra që kanë qenë të lirë edhe kur kanë qenë në burg para dhe pas burgut. Ka të burgosur pafund që janë në burg dhe qeverisin. Unë jo”.

Thotë se nuk e ka menduar se çfarë do të bëjë me jetën e tij publike.

“Jam duke i shkuar rrugës sime deri në fund dhe çdo bëj me veten time nuk e ka në dorë as partia, as ndonjë individ, e kam në dorë vetëm unë”.

Të qenit pak hapa larg burgut, e ka bërë të reflektojë.

“Më vjen keq për të gjithë ata që janë dënuar padrejtësisht dhe gjithë të tjerëve që u kemi rënë më qafë e kam kuptuar shumë vonë këtë, po më vjen shumë keq”.

Si ditën që hetimi i filloi, edhe sot pas dy vitesh, Sajmir Tahiri e konsideron veten po një lloj: “I vetëm përballë të gjithëve”. /ABC News Albania 24/7

 

KERCENON-IRANI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:30 | 21/09/2019

Komandanti i rojeve revolucionare të Iranit paralajmëroi se vendi që do të guxojë të sulmojë Iranin do të kthehet në një fushëbetejë. Reagimi i tij vjen menjëherë pas lajmit për dërgimin e trupave shtesë amerikane në Lindjen e Mesme.

Irani do të kundërpërgjigjet patjetër ndaj cdo kërcënimi dhe cili që dëshiron që vendi I tij të kthehet në një fushë betejë, lë të nisë luftën. Deklarata e forët u bë nga komandandi I rojeve revolucionare iraniane, pak orë pas fjalëve të Tramp të cilat konfirmuan përforcimet ushtarake në rajonin e gjirit pas sulmeve kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

Komandanti i rojeve revolucionare theksoi se Irani nuk do të lejojë që një luftë të mbetet përgjysmë, por do të shkojë deri në asgjësimin e agresorit duke mos lënë më asnjë vend të sigurtë.

Sipas tij rojet revolucionare iraniane kanë kryer stërvitje ushtarake për luftë dhe janë gati për betejë dhe për cdo skenar. Gjatë fjalës ai tregoi dhe atë që kishte mbetur nga droni amerikan i rrëzuar nga rojet revolucionare në qershor. Më pas ai ritheksoi se kushdo që do kalojë kufirin Iranian do të qëllohet.

Tensionet përshkallëzohen me frikën e një përplasjeje ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, sidomos pas sulmit të rafinerivetë cilat përgjysmuan prodhimin e naftës saudite. Shtetet e bashkuara të amerikës paraljmëruan dërgimin e ushtarëve të tjerë në zonë dhe aplikuan sanksione shtesë ndaj Iranit. Sanksione që u konsiderohen si më të rëndat ndaj një vendi nga kreu I shtëpisë së bardhë Tramp. /ABc news Albania 24/7

perndjekja-550x364.jpg
ent ela21:00 | 28/08/2019

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e  policisë së Beratit për përndjekje ndaj një vajze dhe për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale F.M. përndiqte prej disa kohësh në mënyrë të vazhdueshme një vajzë me iniciale L.T. Kjo e fundit denoncoi në polici 26-vjeçarin, duke e thënë se i riu e përndiqte sistematikisht dhe e kërcënonte me armë.

Grupi hetimor i krimeve të rënda të Policisë së Beratit nisi menjëherë verifikimet dhe arrestoi 26-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56. I riu akuzohet për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al

KINA-KERCENIMI-1280x720.jpg
ent ela19:15 | 01/08/2019

Përmes një videoje që tregon stërvitjen e trupave të saj në situata protestash, ushtria kineze u ka dërguar një mesazh aktivistëve që prej 8 javësh protestojnë në Hong Kong kundër ligjeve që do ta bënin rajonin autonom më të varur nga Kina mëmë.

Ushtria kineze në Hong Kong ka publikuar një video 3-minutëshe që tregon trupat e saj teksa kryejnë stërvitje për të vënë nën kontroll protestat, një lëvizje kjo që shihet si një paralajmërim ndaj protestuesve që kërkojnë ruajtjen e pavarësisë nga Kina. Videoja e postuar në rrjetet sociale nis me një ushtar që thotë: “Pasojat e veprimeve të tua bien mbi ty”, një deklaratë kjo që sipas aktivistëve nuk lë vend për interpretime. Tensionet në Hong Kong mbeten të larta pas disa javë protestash anti-qeveritare. Të mërkurën mbi 40 aktivistë dolën në gjykatë për t’u përballur me akuzën e kryengritjes, pasi protesta e së dielës u bë e dhunshme. Nëse dënohen, aktivistët mund të përballen deri në 10 vjet burg secili. Ushtria kineze deri më sot ka qëndruar larg protestave, duke ia lënë kontrollin e territorit policisë. Por në një ceremoni të mbajtur të mërkurën në kuadër të 92-vjetorit të themelimit, komandanti i ushtrisë kineze në Hong Kong tha se protestat kanë kërcënuar seriozisht jetën e banorëve dhe kanë shkelur thelbin e politikës “një vend, dy sisteme”. “Kjo nuk mund të tolerohet dhe ne dënojmë ashpër”, deklaroi oficeri i lartë. Videoja e postuar në rrjetin social kinez Ueibo tregon trupat e pajisura me mburojë dhe shkopinj të performojnë stërvitje anti-protestë. Gjithashtu, në të shfaqen tanke, raketahedhëse dhe tela me gjëmba e më pas trupa të armatosura që zbresin nga helikopterët dhe pushtojnë rrugët dhe hyjnë në shtëpitë e banorëve. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono