kengetarja

640-0-5d320d78ed952.jpg
ad min22:45 | 19/07/2019

Menjëherë pas martesës private, këngëtarja e njohur Rona Nishliu dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ky moment ka ardhur, pasi Rona ka sjellë në jetë një vajzë. Prive ka dhënë lajmin duke treguar edhe emrin e veçantë të vogëlushes. Rona dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta quajnë të bijën, Noa.

Ky emër në fakt është pranë emrin të mamit Ronës, mirëpo çfarë do të thotë? Ky emër vjen nga hebraishtja dhe është mjaft i njohur për vajzat në Izrael dhe do të thotë“lëvizje”. Në Bibël Noa ishte një nga pesë bijat e Zelofehadit. Noa gjithashtu në japonisht do të thotë “Nga dashuria”.

ana-1280x720.jpg
ad min18:41 | 25/05/2019

Ana Kabashi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, pasi njihet për vokalin e saj.

Shumë pak njerëz e dinë që Ana ka qenë pjesë e disa kompeticioneve të rëndësishme për talente, siç ka qenë “Albania Got Talent” dhe “The Voice”. Ajo ka treguar që i vjen keq në disa raste ku njerëzit nuk e vlerësojnë për shkak të zërit, por prej pamjes fizike.

“Po më vjen keq në disa raste. Ka disa video që postoj duke kënduar live dhe pastaj ka një video që postoj duke kërcyer ose duke folur dhe thonë “pse po qitni bythët aty dhe s’po këndoni live”. Shiheni videon më herët. Isha duke kënduar live. E shikojnë. Domethënë ti je i interesuar te bythët, nuk je i interesuar te vokali. Po të ishte i interesuar te vokali im vetëm hyn në Youtube dhe i sheh krejt që kam kënduar live krejt stilet. Ti shiko anën pozitive, di të këndoj duket bukur, di të performoj se edhe ajo ka diferencë. Beyonce për shembull, duket bukur, këndon kërcen etj. Nuk i paragjykojnë jashtë, këta tek ne i paragjykojnë gjithmonë”, tha Ana.

“S’më interesojnë paragjykimet. Nëse ke diçka mangët ajo të prek. Nëse unë nuk kisha dit me këndu atëherë isha prek. Por nëse do dikush të më testojë për të kënduar kam fakte, çohem dhe këndoj”, tha më tej këngëtarja, kur u pyet nëse është ndjerë ndonjëherë e paragjykuar./abcnews.al

ukk-1280x766.jpg
ent ela12:50 | 28/02/2019

Këngëtarja ukrainase Maruv ka refuzuar të përfaqësojë vendin e saj në Eurovizion në muajin Maj në Tel Aviv. Ajo deklaroi se në këtë mënyrë refuzonte të ishte një kukull politike për Kievin.

Këtë vit Ukraina nuk do të marrë pjesë në Eurovizion. Televizioni shtetëror ukrainas bëri publik vendimin pasi fituesja e festivalit kombëtar, 27-vjeçarja Maruv, emri i artit të Anna Korsun, refuzoi një kontratë me televizionin që mes kushteve të tjera i kishte ndaluar që të performonte në Rusi, ku ajo kishte caktuar disa data koncertesh në pranverë në shkëmbim të pjesëmarrjes në Eurovizion.

Organizatorët e festivalit europian të muzikës u shprehën të keqardhur, dhe uruan që Ukraina të ishte pjesëmarrëse në edicionin e 2020-ës.

Televizioni ukrainas i kishte dhënë Maruv 24 orë kohë për të firmosur marrëveshjen. Artistja kishte pranuar të anulonte koncertet në Rusi, por nuk është arritur marrëveshja për kushtet e tjera të kontratës. Maruv deklaroi se nuk ishte e gatshme të luante rolin e kukullës politike për Kievin.

“Jam një qytetare ukrainase, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht Ukrainën. Por nuk jam e gatshme të hedh parulla apo të transformoj pjesëmarrjen time në konkurs  në një aktivitet pormovues për politikanët tanë,” deklaroi këngëtarja.

Televizioni shtetëror ukrainas kërkoi një zëvendësues. Por dhe banda Freedom Jazz, e dyta në festivalin kombëtar, dhe trio Kazka, që mori vendin e tretë, refuzuan të zëvendësonin Maruv në Eurovizion që do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar ndjeshëm në 2014-ën, kur Moska aneksoi Krimenë dhe shpërtheu konflikti në Donbass mes trupave ushtarake ukrainase dhe militantëve separatistë të mbështetur nga Kremlini./abcnews.al

BRITNEY-SPEARS-MBULIM.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela13:27 | 06/01/2019

Britney Spears anullon turin e saj më të afërt nëpër botë për shoën “Domination”. Këngëtarja e ka njoftuar vetë këtë lajm të keq për fansat e saj, duke u kërkuar atyre edhe mirëkuptim për këtë vendim. Britni Spirs e shoqëron mesazhin e saj prekës në Instagram me një foto të saj në moshë të vogël, së bashku me të dy prindërit. Këngëtarja njofton se i ati është shumë i sëmurë, ndaj ajo dëshiron t’i qëndrojë pranë këto momente të vështira.

“Gjithë energjitë e mira në këto çaste dëshiroj t’ia kushtoj familjes sime“– shkruan këngëtarja.

Ndërkaq Britney ka marrë mijëra komente lutjesh dhe urimesh për shërimin e babait të saj nga ndjekësit në rrjetet sociale. /abcnews.al

rita.jpg
ad min20:15 | 18/09/2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërorë Rita Ora, ka ndarë një lajm shumë të veçantë me fansat e saj. Pas një kohe të gjatë pritjeje, artistja më në fund ka deklaruar se albumi i saj i radhës synohet të dalë në treg më 23 nëntor të këtij viti.

Ora këtë vit ka qenë mjaft aktive me projektet e saj të reja në muzikë. Fillimisht ajo u bë pjesë e kolonës zanore të filmit të shumëpërfolur “Fifty Shades Freed”, me këngën “For You” në bashkëpunim me ish-anëtarin e bandës së One Direction, Liam Payne. Ndërsa këtë verë ajo bëri publike edhe videoklipin “Girls” ku morën pjesë këngëtaret më në zë të momentit si Cardi B, Charli XCX dhe shqiptarja Bebe Rexha. Kënga në fjalë shkaktoi shumë polemika, pas deklaratës së Rita Orës për prirjet e saj biseksuale dhe imazheve sensuale dhe provokative të përfshira në video.

Gjithashtu, këngëtarja realizoi edhe një tur koncertesh mjaft të suksesshëm në Europë. Megjithatë, në prurjet e albumeve artistja ka qenë pasive duke lançuar vetëm një të tillë në vitin 2012. Për shkak të problemeve me shtëpinë e saj diskografike dhe marrëdhënies së dështuar më DJ-n Calvin Harris, ajo nuk ka mundur të publikojë një tillë deri më tani. Por me sa duket pritjes i ka ardhur fundi. Në profilin e saj në Instagram, ajo është shprehur e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili më në fund do të na bëjë të mundur pasjen në duar të një albumi të ri nga Rita Ora. Projekti në fjalë quhet “Phoenix” dhe na mbetet të presim deri më datë 23 nëntor./abcnews.al

maxresdefault-1280x720.jpg
ent ela12:04 | 17/09/2018

Këngëtarja me famë botërore Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur me emrin e saj të skenës si Lady Gaga, ka hedhur dritë mbi disa prej thashethemeve më të bujshme të karrierës së saj.

Në intervistën më të fundit për revistën prestigjoze “Vogue”, artistja i është përgjigjur rubrikës së famshmë të “73 pyetjeve” duke nxjerrë të pathënat nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ajo ç’ka bëri fansat të reagojnë më së shumti, ishte deklarata për thasethemin më të çuditshmë që kishte dëgjuar për veten duke u shprehur: “Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar është fakti se unë kam penis.”

Këto spekulime patën një vrull të madh në vitin 2010 kur këngëtarja pati kulmin e karierës së saj. Shkak u bë natyra ekzibicioniste dhe guximi për të eksperimentuar në aspekte që asnjë këngëtare femër nuk kishtë tentuar më parë. Vlen këtu për tu përmendur momenti kur ajo shkoi në ndarjen e çmimeve MTV VMA e veshur me një fustan prej mishi, apo herë të tjera duke performuar e përgjakur në skenë e me shumë videoklipe satanike.

Larg nga feminiteti me të cilin ishim mësuar të shihnim artistet e muzikës pop, mediat ngritën hipotetikisht thashethemet se e vetmja arsye që Gaga ishtë kaq e “ndryshme” dhe “e çuditshme” qëndronte për arsyen se ajo në fakt ishte mashkull.
Në atë kohë, pretendime të tilla u quajtën marrëzi dhe seksizma nga një pjesë e fansave, ndërkohë që pjesa tjetër gjithmonë ishte në dyshim, për shkak të natyrës kontraverse të këngëtares.

Tashmë pasi është bërë fituese e shumë çmimeve Grammy, nominuar për kolonën zanore në Oscar, performancës në Superbowl dhe rrëmbimit të një Golden Globe për interpretimin e saj në “American Horror Story”, ajo duket se po shijon suksesin.

Intervista e Vogue sjell nje prizëm tjetër të artistes. Atë e shohim më magjepsëse se kurrë duke na treguar se ajo di të transformohet madje edhe në një zonjë të denjë për revistat glamoroze. Duke pirë çaj në verandën e saj, ajo gjithashtu promovoi edhe filmin më të ri “A star is born”, i cili pritet të dalë së shpejti në kinema. Duket se pas eksplorimit të çdo skute në skenat muzikore, në këto momente Gaga po fokusohet tek karriera si aktore./abcnews.al

 

29019996_1599402646780233_234018450_n.jpg
ent ela22:30 | 19/03/2018

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël. E ftuar në emisionin më të ri të Tv Klan “Në kurthin e Piter Panit” bukuroshja Myrtezaj ka zbuluar për herë të parë gjininë e fëmijës së saj.

Çifti e ka mbajtur sekret lajmin e pritjes së ëmbël të fëmijës së tyre të parë.
Mënyra sesi u zbulua gjinia e foshnjës ishte shumë interesante. Një kuti e madhe erdhi në studio dhe më pas ajo e hapi ku dolën disa tullumbace rozë, të cilat na treguan se Xhensila dhe Besi do bëhen prindër të një vajze./tvklan.al

761dbbfd4ab14edf93398457fc38647a.jpg
ad min22:31 | 15/01/2018

Shuhet papritur në moshën 46-vjeçare, këngëtarja Irlandeze, Dolores O’Riordan. Njoftimi është bërë nga agjenti i saj. Ajo u bë e famshme me hitin e saj Zombi në vitin 1995.

Kantautorja, muzikantja dhe aktorja irlandeze Dolores O’Riordan është shuar papritur në moshën 46-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i saj me anë të një njoftimi. “Këngëtarja ishte një Londër për një sesion të shkurtër regjistrimi. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, theksohet në njoftim. Dolores ishte pjesë e grupit “The Cranberries”. Në 2017, ata kishin ndërprerë turin e koncerteve për shkak të problemeve shëndetësore të 46-vjeçares.

“Familjarët janë të shkatërruar nga lajmi dhe kanë kërkuar që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment kaq të vështirë”, nënvizohet në njoftim.
Dolores O’Riordan iu bashkua grupit në vitin 1990. Albumi i tyre i parë ishte: “Everybody Else Is Doing It, So Why Can’t We?”. Ndërsa një vit më vonë në 1994 “The Cranberries” publikuan albumin “No Need to Argue”, i cili përmbante dhe këngën me titull “Zombie”.

Kjo këngë e bëri grupin shumë të famshëm dhe arriti të fitojë çmimin e “MTV Awards” si kënga më e mirë e 1995-s. Ata më pas do të publikonin dhe disa albume të tjera përpara se të shpërbëheshin si grup në vitin 2003. Për disa kohë, Dolores O’Riordan zhvilloi aktivitetin si soliste. Por në 2009, ajo zyrtarizoi ribashkimin e grupit. Albumi i tyre i fundit u publikua në 2017 dhe mban titullin “Something Else”.

Këngët e Dolores janë përdorur në shumë filma. Gjithashtu këngëtarja irlandeze ka pasur edhe disa bashkëpunime ndërkombëtare. Që prej 2013 ajo ishte pjesë e jurisë së versionit irlandez të “The Voice”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono