kenget

BBC-JACKSON-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela17:49 | 04/03/2019

Mediat britanike raportojnë se BBC ka vendosur të mos transmetojë më asnjë këngë të Majkëll Xhekson deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u janë bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy sëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Majkëll Xhekson, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it, sipas raportimit të “The Sunday Times”. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e madhe.

Por një zëdhënëse e radiotelevizionit britanik deklaroi se nuk do të ndalohen këngë apo artistë dhe Michael Jackson, siç do artist tjetër mund të dëgjohet dhe në BBC Radio.

Kënga e fundit e Jackson e transmetuar nga Radio 2 ishte “Rock With You”, në 23 shkurt. Ndërkohë në datat 6 e 7 mars, Channel 4 do të transmetojë në dy pjesë, dokumentarin prej katër orësh.

Në dokumentar, Xhejms Safechuck, tashmë 40 vjec, dhe Uejd 36 vjec, tregojnë për të kaluarën e tyre traumatike në kohën kur Majkëll XHekson I ka keqtrajtuar dhe përdhunuar kur ishin ende fëmijë. Robson rrëfen se Xhekson abuzonte me të që kur ai ishte shtatë vjec, dhe kishte vazhduar ta bënte deri sa mbushi 14 vjeç. /abcnews.al

KONCERTI-I-MENTOR-HAZIRIT-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_01.13-1280x720.jpg
ad min20:40 | 29/10/2018

Publiku kryeqytetas mirëpriti koncertin recital të kantautorit Mentor Haziri. Koncerti u shoqërua me surpriza të shumta, ndërsa kantautori risolli për të pranishmit hitet e tij ndër vite.

Këngëtari i muzikës pop – rock, Mentor Haziri, recitalin e tij në Tiranë e nis me kengën e Michael Bolton “When a Man Loves a Woman”.
Miqtë artistë dhe publiku patën mundësi të shijonin një mbrëmje të dedikuar muzikës së mirë.

Në këtë koncert nuk mund të mungonin këngët dedikuar dashurisë, të cilat mbizotërojnë në repertorin kantautorit të muzikes Pop Rock. Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme në festivale të ndryshme edhe këtë vit është pjesmarrës në festivalin “Kënga Magjike” që ka edhe përvjetorin e 20-të. Si një paradë u risollën në mbrëmjen speciale, hitet e tij ndër vite si: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”./abcnews.al

SHPAT-DEDA-PERSONAZH.mpg_snapshot_02.24.jpg
ad min19:00 | 14/10/2018

Kantautori kosovar Shpat Deda festimin e dhjetë vjetorit të karrierës së tij muzikore e nisi në Tiranë me koncerti “Ambël e Thartë”, për të përvijuar edhe në 9 monumente kulture të qyteteve të Shqipërisë. Në një intervistë për ABC News ai rrëfen edhe frymëzimin që ka marrë nga dashuria e vërtetë të cilën e ka kthyer në muzikë.

Shpat Deda është kthyer në një prej këngëtarëve të dashur në hapësirën shqiptare. Ai i hyri muzikës rastësisht. Këngën e parë ia detikoi mallit për shtëpinë, pasi studionte për marketing në Bullgari, ai e kujtonë atë çast kështu:

Shpat Deda, kantautor: “Ka qenë një këngë që e kam pas shkruajtur kur kam qenë duke studiuar në Bullgari, kam qenë duke studiuar për marketing. Atje kam pasur një band, por kemi bërë covers, nuk kam bërë këngë origjinale dhe gjatë asaj kohe është ky momenti i paplanifikuar kur diçka brenda meje donte te dile dhe provova të shkruaj. Këngën e parë e kam shkruajtur kur më pati marrë malli shumë me shku tek shtëpia. Por nuk e kam regjistruar këtë këngë kurrë. Ndoshta e bëj ndonjëherë.”

Më pas, dashuria zuri peshën kryesore në tekstet dhe muzikën e tij. Ndryshe nga shumë artistë ai pranon se tekstet nuk janë thjeshtë fantazi, por përjetime personale.

“Jo nuk janë të gjitha fantazi. E kam patur fatin të përjetoj dashuri në jetë dhe shpresoj që secili të mund ta përjetojë sepse nuk ka ndjenjë më të mirë. Hërën e parë kur kam filluar të shkruaj albumin, më ka pëqyer dikush shumë, por tani nuk jam i sigurtë nëse ka qenë dashuri. Nuk e dija atëherë se çfarë është taman dashuria, por mu ka duk si e tillë. Prandaj në albumin e parë kam disa këngë që janë pak më të dhimbshme. Në albumin e dytë kam qenë me vërte i dashuruar.”

Kënaqësia më e madhe për një artist është të këndojë bashkë me publikun në koncerte live. Këtë emocion e përjetoi edhe Shpat Deda me koncerti “Amël e Thartë”, si jubilar i 10 viteve muzikë krijuar prej tij.

“Arsyeja është se i kam pasur qef dhe sepse janë shumë të bukura. Gjithashtu dhe simbolikisht më pëlqen me shku në vende që kanë shumë histori edhe të sjell histori të reja aty.”

Sinqeriteti është një armë e fortë e kantautorit Shpat Deda.

“Publiku e percepton kur diçka është e sinqertë. Kjo është një prej rregullave që unë kam, një rregull i pashkruar. Unë nuk di ndryshe të shkruaj muzikë, sepse ashtu e kam nisur dhe mendoj që njerëzit e venë re këtë dhe për atë arsye e kam pasur një pritje aq të mirë.”

Këngët e interpretuara për publikun kryeqytetas ishin nga albumi “Molla e parë” dhe “Shkëndija”, por rrugëtimi vazhdon me disa koncerte në monumente kulture të qyteteve të ndryshme shqiptare. Suksesin e tij ia dedikon publikut që e ka mbështetur dhe ndjekur në këto vite. Tashmë është duke punuar për albumin e tij të tretë, ku dashuria nuk do të jetë fokusi kryesor, por ai do të sjellë edhe muzikë të frymëzuar nga aspekte të ndryshme sociale./abcnews.al

KONCERTI-ME-MUZIKE-TIRONCE.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ad min17:46 | 09/10/2018

“Ti Tironë Dashni e Madhe” është konceri i radhës i organizuar në skenën e amfiteatrit. Këngëtarët më të njohur do t’i japin zë këngës qytetare tiranase mbrëmjen e së mërkurës. Drejtori artistik, Ekland Hasa thotë se do të rivijnë në kohë edhe këngë të harruara të traditës tironse.

Megjithëse jemi në Tiranë, amfiteatri tek kodrat e liqenit, më herët ka pritur natën e Tropojës dhe atë të ahengut shkodran, duke i lënë tani radhën këngës qytetare tironse. Drejtori artistik këto evente i cilëson të rëndësishme për ti dhënë zë rrënjëve të muzikës tradicionale.

Ekland Hasa, drejtor artistik: “Koncerti me muzikë tropojane apo koncerti me muzikë shkodrane he pason koncerti me muzikën tradicionale tiranase. Është një nga eventet më të rëndësishme sepse ne e prezantojmë në mënyrë ekskluzive të gjitha këngët tradicionale në mënyrë krejtësisht live.”

Këtë koncert e krahason me një lojë futbolli sa i përket ekipit të këngëtarëve që janë përzgjedhur për të kënduar.

“Më duket si një skuadër futbolli që niset për të fituar ndeshjen. Natyrisht ndeshja mund të fitohet, barazohet dhe humbet. Ne shpresoj që të mos e humbim këtë ndeshje dhe jam i sigurtë që ne do të kemi një lloj rivelacioni jashtëzakonisht të madh në publikun tiranas.”

Nuk do të mungojnë edhe surprizat dhe rizbuilimi i këngëve të vjetra, të ardhura në kohë.

“P.sh.: kënga “Qan lulja për lulen”, që është një version i vjetër, është riparë në një tjetër prizëm. Unë jam këtu sepse dëshiroj që të futet një element tjetër që të mishërohet sa më tëpër me tradicionalen e muzikës tiranase. Janë disa zhanre të tjera muzikore të kontaminuara për sa i përket pikëpamjes së orkestracionit si funky apo pop, pa prishur në mënyrë absolute skeletin harmonik apo strukturëne këngës tiranase.”

“Ti Tironë Dashni e Madhe” – koncert recital me zërat e këngës qytetare tiranase – 10 Tetor, ora 19:30 te Amfiteatri i Tiranës me këngëtarët: Sinan Hoxha – Valbona Mema – Pajtim Struga – Greta Zani – Xhavit Dedej – Altin Shira – Fanfara Tirana – Trade Folk Albania./abcnews.al

ZERKA-STRESI.mpg_snapshot_01.33-1280x720.jpg
ad min11:07 | 14/08/2018

Me një sfond fantastik në Llaman dhe me festa plot me shkumë ishte i ftuar në Edicionin Veror edhe Young Zerka ose e thënë ndryshe “Xhamajkani nga Korça”. Ai tregoi për ne kuptimin e emrit të tij dhe fillesat e karrierës në Shqipëri pas kthimit nga Anglia. Zerka foli dhe për projektin më të ri të quajtur “Anna”, një eksperiment për të në një stil ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Këngëtari u shpreh se me këtë këngë ai po sjell dhe një risi në tregun shqiptar me një rrymë e cila është tashmë e famshme në Brazil. Ai gjithashtu tha se nuk u kushton rëndësi klikimeve të pakta në You Tube. Me padurim priten edhe 8 këngët e tij reja, të cilat Zerka i ka paralajmëruar me fshirjen e çdo postimi nëpër rrjetet sociale. Duket se drejtimi i ardhshëm është tek bashkëpunimet me këngëtarë francezë.

Edicioni Veror u bë dhe miku më i ri mediatik i këngëtarit. U diskutua edhe marrëdhënia me këngëtaren Ronela Hajati, ku pavarësisht thashethemeve romantike ai akoma shprehet se janë një çift i mirë kolegësh. Young Zerka premtoi se gjithmonë do ti qëndrojë besnik origjinalitetit të tij, duke sjellë produkte sa më të mira për publikun./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono