kenge

gjergj-leka.jpg
G. P.21:45 | 25/12/2018

Puntata e kësaj të marte e emisionit “Provokacija” nisi ndryshe me një pjesë të këngës së Gjergj Lekës, “Një ditë tjetër”. Këngëtari ishte i ftuar në ABC News, ku foli rreth këngës së tij, mesazhit që dha në Festivalin e Këngës si dhe u ndal në disa tematika të ndryshme. Leka tregoi se “Një ditë tjetër” tregon realitetin.

“Unë e shkruajta që të bënte përshtypje dhe natyrisht të hynte në ato veshë që duhet. Fakti që hyri në shumë veshë është akoma më mirë sepse disa protestojnë rrugëve, ca protestojnë në mënyrën e tyre. Unë dhe brezi im nuk protestojmë fare. Kënga është reale. Nuk ka asnjë gënjeshtër”, tha ai.

Me këngën e tij, Leka i dërgoi një mesazh politikanëve. “Për ju nuk do të jetë një ditë e bukur” ishte vargu i këngëtarit dedikuar atyre që ai nuk i duron dot.

“Uroj që kjo t’u ndodhë dhe të më dëgjojë dhe Zoti se sot jemi në një ditë Krishtlindjesh. Gëzuar të gjithëve, edhe politikanëve që s’i duroj dot, por në këtë ditë duhet të jemi më të mirë dhe jemi më të mirë se ata. Unë mundohem të protestoj me shumë kulturë në fillim. Kështu kam protestuar dhe kur kam qenë i ri. Një ditë të bukur meritojmë ne si popull jo ata që na drejtojnë. Ata nuk meritojnë një ditë të bukur”, tha ai.

“Një ditë tjetër” Leka natën e tretë të Festivalit ua dedikoi studentëve. Ai tha në “Provokacija” se me protestën e tyre ia ngjallën shpresën.

Këngën natën e tretë ia dedikova studentëve. Është guxim sot të protestosh, sepse qeveria sot i ka të gjitha mjetet që të bën të mos protestosh. Janë shumë të pasuruar, janë shumë të lidhur, kanë futur në punë militantët si një qeveri si tjetra. Unë nuk dua as njërën, as tjetrën. Muç mua po më shuhet shpresa dhe po e them më shuhet shpresa e m’u ringjall me këtë protestën e studentëve, por që fatkeqësisht m’u duk sikur u shua”, tha Leka.

Megjithatë mediat kanë aluduar, por Gjergj Leka nuk e ka shkruar këngën për studentët, pasi është bërë që në Gusht.

“Mediat kanë thënë që e kam bërë për studentët. Nuk e kam bërë për studentët. Kënga është bërë në Gusht. Është përkim interesant dhe nga juria si preferencë unë isha i dyti dhe jam habitur”, shpjegoi ai.

Ndryshe nga studentët, artistët do të mbeten të strukur për Lekën. Sipas tij shumë arsitë kanë urrejtje mes njëri tjetrit.

“Ne do mbetemi ata që struken. Nuk ka protestë te artistët. Unë e pashë te teatri edhe bravo u qoftë atyre që dolën dhe jazëk u qoftë ca të tjerëve sepse po të ishim ne bashkë si artistë se tregu është i vogël, por midis nesh ka urrejtje jo ambicie. Nuk shkojnë mirë artistët me artistët dhe inatet personale ndikojnë për keq edhe shumë keq për ëndrrat që artistët kanë”, u shpreh ai.

Kënga fituese e Festivalit shkon në Eurosong dhe kjo sipas Gjergj Lekës e ka shkatërruar festivalin. Ai tha në “Provokacija” se po zhduken këngët shqip.

“Për mendimin tim kjo puna e Eurosong-ut bëri që të gjithë të duan të shkojnë atje dhe nuk përqëndrohen te kënga se si duhet të jetë kënga, por mendojnë që duke e bërë këngën siç ka qenë një vit më parë do shkojnë atje. Kjo ka vite që po ndodh dhe unë e quaj fatkeqësi.

Konkurrentët të bëjnë këngë siç i ndjejnë dhe siç i duhet Shqipërisë kënga në radhë të parë se kështu nuk po na ngelin këngë o Muç. Më thuaj një këngë që po dëgjon dhe bie era shqip në festival. Unë isha i lumtur teksa ekzistonte një Këngë Magjike që është një show dhe Këngën Magjike unë e krahasoja me Festivalin Bari të Vitoria Salvetit, që kur vdiq Vitoria nuk bëhet më dhe festivalin e krahasoja me Sanremon. Ai që shkon në Sanremo nuk mendon se do ikë në festivalin europian. Këtu është një krahasim shumë i madh. Ne të gjithë kompozitorët duam çmimin e parë për titull. Ai tjetri s’e ka problem. Ai vazhdon të kultivojë këngën italiane. Bie era Itali, por çfarë ere bien këto këngët tona”, tha ai./abcnews.al

shkodraa.jpg
G. P.17:06 | 24/08/2018

Koncerti “Karafilat e Shkodrës” u mirëprit nga publiku kryeqytetas. Këngëtarët më në zë, sëbashku me të rinjtë ndezën atmosferën në amfiteatrin tek kodrat e liqenit.

Ashtu siç janë këngët shkodrane, një magji më vete, e tillë ishte edhe atmosfera në amfiteatrin tek kodrat e liqenit. Publiku kryeqytetas shijoi repertorin e muzikës shkodrane përmes koncertit live “Karafilat e Shkodrës”.

Kombinimi i muzikës live me bukurinë e kostumeve tradicionale i shtuan vlerën koncertit.

Këngët më të bukura shkodrane pushtuan amfiteatrin veror të Tiranës  interpretuar nga këngëtarët më në zë: Bujar Qamili, Myfaret Laze, Bashkim Alibali, Indrit Mlika e Mukades Çanga. Por nuk munguan edhe interpretimi i këngëtarëve të rinj si pasues të traditës së këngës qytetare shkodrane./abcnews.al

shkodra.jpg
G. P.13:54 | 20/08/2018

Janë këngëtarët më të mirë shkodranë që do t’i dhurojnë kryeqytetit një natë magjike me këngët qytetare shkodrane. Koncerti do të organizohet tek amfiteatri veror në Tiranë.

Këngët më të bukura shkodrane do të pushtojnë amfiteatrin veror të Tiranes natën e 23 Gushtit. Perlat e muzikës qytetare do jenë pjesë e një nate kryeqytetase. Për organizatorin e këtij koncerti, Arben Mazi, e veçanta është se çdo gjë do jetë live. Çdo tingull muzikor do jetë drejtëpërdrejtë në skenën e amfiteatrit.

Këngëtarët më të njohur shkodrane do jenë aty, Bujar Qamili, Myfaret Laze, Bashkim Alibali, Indrit Mlika e Mukades Çanga. Por nuk do të mungojnë edhe këngëtarët e rinj, të cilët e këndojnë me po aq dashuri dhe pasion këngën shkodrane.

Një natë magjike dhe ashtu siç janë edhe këngët shkodrane e kanë titulluar  koncertin “Kajrafilat e Shkodrës”./abcnews.al

160129073116-01-aretha-franklin-file-super-169-1-1.jpg
G. P.14:40 | 13/08/2018

Këngëtarja legjendare amerikane Aretha Frenklin është shumë sëmurë. Familjarët konfirmojnë lajmin, ndërsa dashamirësit kujtojnë fituesen e 20 çmimeve Gremi, që ishte edhe aktiviste e të drejtave të njeriut.

Këngëtarja legjendare Areta Frenklin është shumë e sëmurë. Familjarë të saj konfirmojnë për mediat se mbretëresha 76 vjeçare e muzikës soul, është ndodhet në gjendje shumë të rëndë në Detroit. Të afërmit e saj ftojnë dashamirësit të luten për të e të respektojnë privatësinë në këto momente finale për këngëtaren.

Franklin nuk ka interpretuar në publik që prej nëntorit të kaluar dhe ka anulluar dy koncerte të parashikuara për në mars e prill të këtij viti. Këngëtarja ishte këshilluar nga doktori i saj që të mos përfshihej në evente artistike, e të kryente pushim absolut të paktën për dy muajt e ardhshëm, u tha në një deklaratë të menaxherëve të saj në muajin Mars.
Sipas Showbiz 411, mbretëresha e muzikës soul po lufton me kancerin, sëmundje që iu diagnostikua në vitin 2010. Gjatë një interviste në vitin 2011, Aretha Frenklin e mohoi: “nuk e di se nga më erdhi kanceri në pankreas”, tha ajo. Po lexoja nëpër gazeta se dikush nga familja ime e kishte thënë, por asnjë familjar imi nuk ia kishte thënë këtë askujt. Ajo pranoi se ishte operuar në 2010, por pa dhënë më shumë informacion. “Doktori tha se operacioni më dha edhe 15 deri në 20 vite jetë”, pati deklaruar Frenklin. Në fakt vëllai dhe dy motrat e Aretës kanë vdekur nga kanceri.

Karriera artistike e Aretha Frenklin ndryshoi historinë e Amerikës, pasi ajo spikati edhe si aktiviste e të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Ajo ka interpretuar këngën “Precious Lord” në funeralin e Martin Luther Kingut të ri, në vitin 1968. Ndërsa me të atin, organizoi atë që do mbetet si marshimi më i madh për barazi racore në Detroit, vendi ku King mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”.
Aretha Frenklin ishte gruaja e parë që u përfshi në Shëtitoren e Famës së Rok en Rollit, duke u futur në listën e artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të revistës Rolling Stones.
Ajo ka fituar 20 çmime Gremi përgjatë karrierës së saj, përfshi edhe tre vlerësime speciale: “Çmimin e legjendës në 1991, Çmimin e arritjes së jetës në 1994 dhe personazhi i vitit 2008 i MusiCares./abcnews.al

eugent-bushpepa.jpg
G. P.22:48 | 08/05/2018

Ka nisur në Lisbonë nata e pare e festivalit evropian të muzikës, Eurovision 2018. Këngëtari që përfaqëson Shqipërinë, Eugent Bushpepa, perfomoi në natën e parë gjysmefinale të edicionit të63-të evropian me këngën “Mall”. Në gjysmëfinalen e parë konkuruan 19 shtete dhe vetëm 5 prej konkurenteve performuan në gjuhën e vendit të tyre, midis të cilëve edhe Bushpepa me këngën e tij.

Kjo është hera e parë që Portugalia është pritëse e festivalit, pasi vitin e kaluar, këngëtari Salvador Sobral fitoi garën Eurovision 2017 në Kiev, me këngën Amar Pelos Dois. Nata e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet në 10 Maj, ndërsa nga dy netët gjysmëfinale do të kualifikohen vetëm 10 këngë, ndër të cilat do të zgjidhet dhe fituesja e këtij edicioni në natën finale në 12 Maj./abcnews.al

ermal-meta.jpg
G. P.22:53 | 16/02/2018

Ermal Meta, pas fitores në Festivalin e Sanremos, ka kapur majat e klasifikimit në hit parade-in italian. Kantautori me origjinë shqiptare është renditur në vendin e parë me albumin e tij “Nuk kemi armë”.
Ndërkohë, miku i tij Fabrizio Moro, me të cilin fitoi dhe festivalin prestigjoz të muzikës italiane, është renditur i treti me këngën “Fjalë, zhurmë dhe vite”.
Ndërsa kënga e përbashkët, “Nuk më keni bërë asgjë”, renditet e dyta mes single-ve. Këngëtari ka filluar turin për promovimin e albumit. Pak ditë më parë ai ishte në Firence, ku bëri foto me fansat e tij./abcnews.al

vlcsnap-error744-1280x721.jpg
G. P.16:16 | 21/01/2018

Këngëtarja e njohur italiane Xhorxha ka publikuar albumin e saj të ri “Ari i zi. Por bashkë me të, ajo ka rrëfyer edhe për një situatë të vështirë emocionale, të cilën e ka kapërcyer vetëm pasi është bërë nënë.

Viti i kaluar ka qenë me fat e plot suksese për këngëtaren e njohur italiane Xhorxha. Ajo vjen tashmë me një album të ri me titull “Ari i zi”, që përmban edhe dy këngë të reja.
Vetë këngëtarja në një intervistë rrëfen se ka kaluar moment shumë të vështira.

“Doja ta lëshoja veten…nuk besoja se do ia dilja. Por qëkur jam bërë nënë kam rigjetur entuziazmin për jetën që më kishte humbur”.

E konsideron veten të rilindur teksa flet për daljen e albumit të saj.

“Jeta është magjike, jeta është qielli, janë energjitë më të larta”, thotë këngëtarja teksa kujton momentet e vështira me të cilat është përballur.

“Ndjen goditje pas shpine, por edhe një zë që të thotë “duhet të jetosh, sepse je këtu, duhet t’ia dalësh. Për të rilindur, duhet të vdesësh, pra dhimbja është ajo që e shoqëron gjithnjë ndryshimin ose ringritjen. Ajo dhimbje është e çmuar pasi të ndihmon të ngrihesh”.

Energjinë e duhur për të rilindur ia ka dhënë mëmësia, siç pohon vetë. M’u rikthye dëshira për jetën, për punën time. Cdo nënë është një makinë, madje do thoja se çdo grua është një makinë.

Më pas këngëtarja bën një reflektim mbi besimin në zot dhe tek të tjerët.

“Besimi është një zgjedhje. Të zgjedhësh t’i shohësh gjërat duke vërejtur se ekziston edhe një pjesë e shëndetshme, e cila duhet të shërbejë si levë force për secilin nga ne”./abcnews.al

vlcsnap-error644-1280x720.jpg
us er12:50 | 13/11/2017

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kënduar një këngë dashurie për Donald Trump, gjatë një darke ne Manila ku morën pjesë 20 liderë botërorë. 72 vjeçari Duterte ka qene shpesh ne qender te vemendjes, per shkak te deklaratave te tij te pazakonta per vrasjen e trafikantevete droges.

Në momentin e zgjedhjes së tij, u cilësua si “Trump i manilës”, e ndoshta për këtë arsye presidenti filipinas Rodrigo Duterte performoi një këngë dashurie në nder të të ftuarit të tij gjatë darkës për liderët botërorë të mbledhur në manila për samitin e Shoqatës së vendeve të Azisë Juglindore.

Gjat darkës solemne, Duterte u bë pjesë një dueti me këngëtaren e njohur vendase Pilita Corrales me këngën Ikau – Ti, e cila ndër të tjera thotë: ti je drita e botës sime, gysma e zemrës sime. Në fund të këngës presidenti filipinas u shpreh se kishte kënduar vetëm për nder të Trump.

Të pranishëm ishin 20 liderë botërorë, si dhe liderët e Kinës, Rusisë, Japonisë, Kanadasë, Koresë së Jugut, Indisë, Australisë, Zelandës së re, por Duterte ia kushtoi këngën e dashurisë vetëm kreut të shtëpisë së bardhë i cili ishte veshur me një këmishë shumë të ngjashme me atë të homologut filipinas.

Për të bftuarit gatoi i njëjti shef kuzhine që kishte gatuar dhe në nder të Papa Franceskut kur vizitoi vendin në 2015-ën. Trump u prit në vend me protesta, në kryeqytet policia anti terror ndërhyri me ujë me presion por dhe me shkopinj gome për të ndaluar manifestuesit e së majtës të cilët protestonin kundër presidentit amerikan./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono