kenga

goliku.jpg
Autor E10:59 | 18/10/2019

Bashkimi Europian duket se nuk do t’i hapë sërish negociatat për Shqipërinë duke e lënë vendin për të disatin vit radhazi në vend numëro sa i përket integrimit.

Lajmi ka shkaktuar shqetësim, ndërsa ka prej tyre që kanë zgjedhur të reagojnë përmes këngës duke i thënë “dy fjalë” Europës.

Goliku i Tepelenës, i njohur për publikun pas deklaratës së disa muajve më parë se kishte lënë shtratin për të kënduar për kryeministrin Rama ka zgjedhur disa vargje për vendet e BE. /abcnews.al

Moj Europe mekatare, pa ne nuk do ishin fare….

"Moj Europe mekatare, pa ne nuk do ishin fare…."Goliku i Tepelenes nuk permbahet ndaj Europes

Publiée par Shqiperia je Ti sur Vendredi 18 octobre 2019

maratona.png
G. P.19:21 | 09/07/2019

Maratona e këngës, eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës ka filluar mbrëmë në qytetin e Durrësit. Këtë vit ky spektakël udhëtues shënon edicionin e 11. Qyteti antik, ka pritur në sheshin e Bashkisë organizatorët e tij, stafin e promotor te Televizionit Klan, në një mbrëmje të veçantë ku u priten dhe performuan jo pak por plot 30 artistë. Si gjithmonë kryefjala e kësaj feste ka qenë kënga, hitet e sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura.

Interes si asnjëherë tjetër, edicioni i 11 i Maratonës ka sjellë para qytetarëve të Durrësit por edhe pushuesve të shumtë, emrat e famshëm të skenës nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Ylli Baka, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Valbona Mema, Eli Fara, Irma Libohova si dhe atyre më të rinj por jo më pak të suksesshëm si Era Rusi, Silva Gunbardhi, Rovena Ibrahimi, Devis Xherahu, Marjola, që prej disa vitesh janë pjesë e këtij eventi, kanë bërë të argëtohen mijëra të rinj e spektatorë të rastësishëm, secili me preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura nuk kanë rreshtur së kënduari e së kërcyeri deri në mesnatë.

Ky ishte stacioni i parë i Maratonës këtë vit, që ka filluar për së mbari duke grumbulluar mijëra e mijëra shikues, dhe që pritet t’i japë freski dhe atraksion shesheve të qyteteve e turizmit të kësaj stine të ngarkuar verore.

Tv Klan

britney-spears-baby-one-more-time-featured.jpg
ent ela22:23 | 25/10/2018

Kënga “Baby One More Time” e kënëtares amerikane Britney Spears sapo ka mbushur 20 vjeç. Tashmë e konsideruar si një ndër këngët më të rëndësishme POP të të gjitha kohërave, ky projekt debutues i artistes ka lënë gjurmë në historinë e muzikës botërore.

E gjitha nis me tre nota të thjeshta pianoje, të cilat u bënë më vonë kolona zanore e çdo adoleshenti. Gjithashtu ndihmëse për suksesin e kësaj kënge ka qenë dhe videoklipi i arrirë, në të cilin Spears zhvillon koreografi të ndryshme nëpër koridoret dhe klasat e shkollës së saj.
Pas publikimit, kënga pushtoi kualifikimet më të rëndësishme botërore për javë të tëra dhe bë projekti muzikor më i rëndësishëm i vitit 1998. Madje u nominua për çmimin Grammy për performancën më të mirë POP, por fatkeqësisht duke mos fituar.

Fama dhe suksesi i kësaj kënge bënë të mundur nisjen e një karriere të mbarë për Britney Spears, e cila tashmë 20 vite më vonë, mbetet ende si princesha e muzikës POP. Muzikdashësit e të gjitha moshave, e kanë të memorizuar tekstin ngjitës dhe lehtësisht të identifikueshëm, i cili nën zërin fëmijënor të këngëtares është e pamundur që të mos pëlqehet. “Baby One More Time”, është shembulli ideal se si një këngë mund të ketë sukses komercial pa patur nevojë për nuditet dhe fjalë ofensife të përfshira në të. Bindja është e sigurt që kjo këngë do të vazhdojë udhëtimin e saj ikonik edhe për shumë dekada të tjera./abcnews.al

 

thriller.png
G. P.23:45 | 15/10/2018

I publikuar në vitin 1983, videoklipi “Thriller” i Michael Jackson, është shpallur si videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. Në atë kohë ai u shpall dhe si videoklipi më i shtrenjtë në histori me 500 mijë dollarë të shpenzuar për realizimin e tij.

“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. Çmimi është dhënë nga “Imaginaction”, festivali i parë për videoklipe në nivel ndërkombëtar, me një juri të përbërë nga gazetarët më të rëndësishëm të sektorit. I publikuar në vitin 1983, “Thriller” konsiderohet video e parë muzikore që ka një temë dhe koreografi e që është kthyer në një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.

Video e “Thriller” prezantohet si një film me metrazh të shkurtër me tematikë horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik. Michael Jackson në atë kohë kishte parë në kinema filmin “Një ujk amerikan në Londër” të Xhon Lendis dhe e pëlqeu aq shumë sa replikoi disa nga skenat në videoklipin e këngës së tij. Pas shumë këmbënguljeje nga ana e tij shtëpia diskografike “Epik Rekords” pranoi të paguante 500 mijë dollarë për realizimin e video. Kjo e fundit u drejtua nga vetë Lendis dhe në atë kohë fitoi famën e videoklipit muzikor më të shtrenjtë në histori.

“Thriller” ishte një sukses i paprecedentë, dhe albumi që përmbante këngën u rendit në vendin e parë më klasifikimet muzikore në të gjithë botën. Falë videoklipit shitjet e albumit u trefishuan. Në atë kohë dhe MTV që sapo kishte nisur transmetimet shënoi nivel rekord shikueshmërie dhe u detyrua të transmetonte disa herë videoklipin, për shkak të kërkesave të shumta nga telespektatorët./abcnews.al

mariah-carey-gtfo-video-2.jpg
ent ela18:55 | 16/09/2018

Mariah Carey i tregon ish të dashurit së çfarë ka humbur në videoklipin e saj më të ri të titulluar “GTFO” (Get the Fuck Out). Këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri dhe me sa duket fansat e kanë mirëpritur këtë prurje të re.

48 vjeçarja është rikthyer në skenën botërore pas një mungese të gjatë. Me një karriere të suksesshme prej 3 dekadash, Carey është konsideruar si një nga artistet më me influencë të të gjitha kohërave. Pas thyerjes se shumë rekordeve, si 18 këngë në krye të klasifikimeve dhe 16 javë në vendin e parë me këngën “One Sweet Day”, këngëtarja duket nuk ka ndërmend të ndalet.

Videoklipi i ri e sjell atë më në formë se kurrë, të veshur vëtëm me të brendshme duke u endur në apartamentin e saj, me një gotë vere në dorë. Sensuale dhe provokative ajo i kërkon të dashurit të largohet një herë e mirë, pasi ai nuk dinte ta trajtonte atë. Nuk dihet nëse kënga ka të bëjë më ish bashkëshortin Nick Cannon me të cilin ka dy fëmijë, apo me biznesmenin që po frekuentohej vitin e kaluar, por fansat duket se kanë hedhur spekulime të ndryshme. Këngëtarja akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë.

Mariah Carey e nisi karrierën e saj në fillim të viteve ’90 dhe tërhoqi vëmendjen e fansave në të gjithë botën me vokalin e saj të mrekullueshëm, arritjen e notave fishkëllyese dhe prurjen e disa baladave që mbeten te pavdekshme. Kënga “GTFO” është lançimi i parë i albumit të saj të 15-të, i cili pritet të dalë në treg në muajin tetor./abcnews.al

 

 

gashi.jpg
G. P.10:55 | 09/09/2018

Reperi më i ri Gashi, ka nxjerrë në treg këngën e tij më të fundit “Creep On Me”. Artisti 28 vjeçar, i lindur në Libi me prindër shqiptarë, tashmë duket se po sheh sukses në skenën botërore me bashkëpunimin e tij me emra të mirënjohur si French Montana dhe DJ Snake.

Kënga duket se është pritur mirë nga fansat dhe mediat në industrinë amerikanë të muzikës. Revista HIGHSNOBIETY e ka konsideruar videon si një material me vizuale të arrira e shumëngjyrëshe, shoqëruar me koreografi të përshtatshme për melodinë që përmban. Gjithashtu, revista prestigjoze “Billboard”, e cila është përgjegjëse për klasifikimet më të rëndësishme botërore shkruan për këngën se: “Repimi ëmbëlsues i Gashit merr krye në këtë këngë me ritme të errëta pop-i.”

Gashi, këtë verë gjithashtu ishte i pranishëm dhe në projektin e organizuar nga këngëtarja Dua Lipa në Kosovë. Ai performoi në 10 gusht në Sunny Hill Festival, për të cilin më pas falenderoi dhe këngëtaren Lipa në profilin e tij në Instagram duke thënë se: “Kurrë nuk do të ketë një yll më të madh se Dua Lipa, talent i vërtetë, zëri dhe pamja e saj janë klasike. Të falenderoj që më frymëzon ashtu si nëna dhe motra ime.”
Më herët ai ka realizuar dhe një bashkëpunim më divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili të quajtur “Karma”, e cila e bëri atë të njohur për publikun shqiptar.

Duket se e ardhmja do të jetë e ndritur për 28 vjeçarin, për shkak se pritet dhe dalja në treg e albumit të tij debutues./abcnews.al

27655071_1445724745538340_415764561029072725_n.jpg
ent ela10:03 | 08/02/2018

Këngëtari Ermal Meta ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke i cilësuar qesharake akuzat për plagjiaturë. Ai sqaron se kënga është rishkruar nga ai vetë, Fabrizio Moro, dhe Andrea Febo.

Me anë të një statusi në profiling e tij në Facebook Ermal Meta i ka cilësuar qesharake akuzat se  kënga e tij konkuruese në Sanremo është një plagjiaturë.

“Kemi dëgjuar të flasim për plagjiaturë për sa I përket këngës sonë në Sanremo, dhe bëhet fjalë për një këngë të shkruar nga Andrea Febo e cila u prezantua në seleksionimet e Sanremos në kategorinë e të rinjve, 3 vjet më parë. Kënga nuk u klasifikua dhe nuk u komercializua asnjëherë. Fabrizio, unë dhe Andrea ruajtëm një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar dicka të bukur, gjë që e kemi pranuar në shumë intervista, dhe të tre bashkë shkruam një këngë të re me një domethënie komplet ndryshe.

Plagjiaturë nënkupton kopjim, dhe kjo ëshët absolutisht qesaharake duke marër në konsideratë se Andrea Febo ka shkruar me mua dhe Fabrizion: Nuk më keni bërë asgjë. Vec të tjerash të dy jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në suksese të ndryshme, si për ne ashtu dhe për të tjerët.

Ata që na njohin e dinë.

Vendosëm të tregojmë një gjendje shpirtërore të përgjithshme me këtë këngë dhe jo për të marrë pjesë në festival por për të folur për paqe. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh sepse erdhëm në festival jo për tu tallur me ta po për të përqafuar.

Jemi të sigurtë se çdo gjë do të shkojë mire”.

Në këtë mënyrë përfundon Ermal Meta statusin e tij në Facebook në pritje të vendimit zyrtar të organizatorëve të Sanremos./abcnews.al

 

C_2_articolo_3121972_upiImagepp.jpg
ent ela09:47 | 08/02/2018

E përfolur që në fillim si kënga pretendente për të fituar Sanremon, ajo e interpretuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, do i nënshtrohet gjatë ditës verifikimve të tjera. RAI, me anë të një deklarate zyrtare sqaroi se performaca e artistit me origjinë shqiptare dhe atij italian, është shtyrë deri në marrjen e një vendimi.

RAI me anë të një deklarate zyrtare konfirmoi se organizuesit e festvalit të Sanremos kanë rënë dakord me drejtorin artistik, Claudio Baglioni, për të shtyrë performancën e dyshes Ermal Meta – Fabrizio Moro, e cila ishte parashikuar për mbrëmjen e së mërkurës. Vendimi u mor në prutje të verifikimeve për akuzën që i është bërë se kanë shkelur rregulloren e festivalit me këngën “Non mia avete fatto niente” – Nuk më keni bërë asgjë.

Kënga e dyshes Meta – Moro ka ngjashmëri në muzikë dhe në tekst me versionin e një kënge të 2016-ës, që është krijuar po nga i njëjti autor.

Pavarësisht akuzave në rregulloren e Sanremos parashikohet mundësia për të përdorur pjesë të këngëve të realizuara më pas në masën e një të tretës. Dhe në fakt në konferencën e parë për shtyp në 4 shkurt, Rai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një plagjiaturë. Autori i këngës është i njëjti dhe rregullorja lejon përdorimin e disa fragmenteve, por jo më shumë se në 30 për qind të këngës. Për këtë arsye kënga e Meta – Moro është një pjesë e re muzikore me të gjitha të dhënat e saj. Zëvendës drejtori i RAI-t Klaudio Fasulo, theksoi dhe njëherë se nuk ka vend për polemika, pasi kënga nuk është një plagjiaturë. Vetë autori, kishte deklaruar se ishte një ripërpunim i krijimit të tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono