këmbë

bozdo-dhe-gjenbrea-1280x577.jpg
Sej rie22:30 | 19/06/2019

Demokrati Eno Bozdo dhe deputetja e PS-së Elona Gjebrea janë përplasur në emisionin “Byro Politike” për situatën aktuale politike. Bozdo u shpreh se nuk shkojnë në dialog me mozhorancën. Ndërsa Gjebrea u shpreh se qeveria i fitoi zgjedhjet pasi lojtarët e tyre luajtën fort.

Eno Bozdo: Vetëm me përgjimet e dala Kryeministri duhet të kishte dhënë jo një herë por 25 herë dorëheqjen. Vetëm në një vend normal ballkanik dhe jo evropian. Ka mbrojtur kriminelët me emër dhe mbiemër. Ka dhënë garanci për ministrat e tij që janë kapur në përgjime. E ka mbajtur Elvisin e Kavajës dhe Damian Gjiknirin përkrah duke u thënë se këta janë bobat e mi. Ky është spektakli që ne kemi parë dy vitet e fundit. Sot provohet e kundërta.

Elona Gjebrea: Ju prokuror jeni apo gjykatës, lërja Prokurorisë në dorë dhe mos flisni ju me emra, mos akuzoni.

Eno Bozdo: Por çfarë gjykatë mos u bëni qesharake në sy të njerëzve.

Elona Gjebrea: Jo nuk po bëhem qesharake fare unë, nuk ka nevojë të më tregosh

Eno Bozdo: Jo ju personalisht, nuk e kam me ju personalisht.

Elona Gjebrea: Janë prokurori dhe gjykatësi dhe nuk kemi të drejtë ju që t’i akuzoni njerëzit me emra.

Eno Bozdo: Sa herë doni t’i ktheheni referencë ndaj shtetit ligjor e merrni, kur shteti ligjor nuk iu pëlqen thoni nuk njohim Presidentin. Po të jemi me shtetin ligjor duhet t’i bindeni dekretit të Presidentit.

Elona Gjebrea: Meqenëse jeni të shqetësuar, ka një program PD?

Eno Bozdo: Ne nuk jemi të shqetësuar, jemi të revoltuar.

Elona Gjebrea: Ju keni kaluar në këto akte ekstreme dhe drastike. A kemi ju programe dhe një ofertë që t’i ofroni qytetarëve? Jo thoni të iki Kryeministri, qeveria krimit, drogës dhe i vendosni të gjithë në një thes. Ju thoni jemi dakord por të iki vetëm Kryeministri. A keni ju një ofertë? Pse ju nuk ofroni ofertën më të guximshme për monitorimin e zgjedhjeve, për reformën zgjedhore ? Pse ju nuk doni të futeni në këtë diskutim? Ju edhe doni të jepni një ofertë më të mirë që të vini në pushtet nga ana tjetër ju largoheni nga çdo lloj bashkëpunimi. Në demokraci pa bashkëpunim dhe pa dialog  nuk ecet.

Eno Bozdo: Ne jemi si dy skuadra që futemi në fushë dhe luajmë futboll. Skuadra që kemi përballë ka marrë hunjtë, thikat, drunjtë dhe na ka masakrua një herë, dy herë dhe tre herë. Kemi dalë më këmbë të thyera nga gjithë kjo histori.

Elona Gjebrea: Pse paskeni dalë më këmbë të thyera?

Eno Bozdo: Në emër të të luajturit futboll.

Elona Gjebrea: Ju zgjedhjet i certifikuat.

Eno Bozdo: Pyetja juaj është se çfarë problemi keni dhe pse nuk vini që të luajmë futboll të bukur?

Elona Gjebrea: Lojtarët tanë luajtën fort dhe fituan. Lojtarët tuaj janë kriminelë./abcnews.al

makina-e-policise-italiane.jpg
G. P.11:03 | 18/06/2019

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap me lëndë narkotike. Sipas mediave, ai quhet Lorenc Paraj dhe është 24 vjeç. Kapja e tij u realizua pas një ndjekje spektakolare me makinë dhe më pas në këmbë.

Mësohet se fillimisht i riu nuk i ndaloi një patrullë policie. Pas kësaj, agjentët u vunë në ndjekje të makinës “Lancia Y” që drejtohej nga Paraj. Por ky vendim i shqiptarit ishte i gabuar pasi makina u bllokua.

Megjithatë, Paraj doli nga dritarja e mjetit dhe tentoi të arratisej në këmbë drejt qendrës së Albisola-s. Fillimisht ai kaloi disa rrugë dhe ngjiti një mur. Këtu pësoi edhe një dëmtim në kavilje.

Ndërkohë agjentët e policisë e ndiqnin këmba-këmbës 24-vjeçarin. Në përpjekje për ta ndaluar, policët qëlluan të paktën gjashtë herë me armë zjarri në ajër. Në pak minuta, Paraj u ndalua dhe u vu në pranga.

Pas kontrollit të makinës së të riut, policia gjeti 31 kilogramë marijuanë, të cilat u sekuestruan. Paraj u dërgua fillimisht në komisariat për të dhënë shpjegimet për ngjarjen dhe më pas u dërgua në burg ku pritet të dalë para gjykatës./abcnews.al

kanabis-igumenice.jpg
nev ila18:31 | 25/04/2019

Tre shtetas shqiptarë të moshës 29, 26 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Greqi, ndërsa po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

 

Policia i ndaloi në vendin e quajtur Kriovrisi, në afërsi të Igumenicës.  Ata po ecnin me këmbë duke mbartur çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 122,7 kg drogë.

Bashkë me tre të arrestuarit ishin dhe persona të tjerë që mundën të largoheshin por që janë shpallur në kërkim.

Gjatë verifikimeve rezultoi se njeri prej të arrestuarve ishte dënuar me 6 muaj burg, si dhe një gjobë prej 6.000 eurosh nga gjykatat e Follorinës dhe Janicasit, ndërsa i ishte ndaluar edhe hyrja në zonën Shengen./abcnews.al

vlcsnap-error817-1-1280x721.jpg
us er10:53 | 27/12/2017

Njësoj si banorët e Zharrëzës, naftëtarët e Fierit dhe të Ballshit nisën marshimin e tyre drejt Tiranës. Në protestën e sotme përpara prefekturës morën pjesë afërsisht  200 punonjës të rafinerisë së Fierit dhe Ballshit. Më pas ata u nisën në këmbë drejt kryeqyteti pasi duan që autoritetet të reagojnë. Uzina ka ndalur punën me preteksin e një remonti, por naftëtarët nuk e besojnë këtë gjë. Ata thonë se kjo është mbyllje përfundimtare dhe 1100 punonjës do të ngelin pa punë. Naftëtarët kërkojnë një zgjidhje për këtë çështje, në një kohë që nuk kanë marre as rrogat e prapambetura./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono