Keida Kostreci

tomorr-alizoti-1280x720.jpg
ent ela22:37 | 16/04/2018

Ndalimi i hyrjes në SHBA i Tom Doshit ka qenë në fokus të bisedës së të ftuarit në “Mbrëmje në ABC News” Tomor Alizoti, si edhe të lidhjes direkte në studio me gazetaren e zërit të Amerikës Keida Kostreci.

Alizoti ka folur edhe për zhvillimet politike në vend. Në këndvështrimin e tij Shqipëria nuk ka bërë progres por regres.  Sipas Alizotit problemi i Shqipërisë është politika, e cila ka tentuar të kapë institucionet më rëndësisme siç është drejtësia. /abcnews.al

vlcsnap-error358.jpg
us er20:53 | 02/11/2017

Propozimi për ti dhënë fund Llotarisë Amerikane është nuk vjen pas kërkesës së presidentit Tramp, pas sulmit terrorist të së martës në Nju Jork. Sipas Zërit të Amerikës, propozimi po shqyrtohet nga kongresi prej disa muajsh.

Propozimi për ti dhënë fund “Llotarisë Amerikane” nuk është rezultat i thirrjes së presidentit amerikan Donald Tramp për ti dhënë fund këtij sistemi, pas sulmit të së martës në Nju Jork. Këtë e konfirmoi në një lidhje direkte me ABC News, Keida Kostreci gazetare e Zërit të Amerikës, që kontaktoi me Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje.

Kongresi amerikan po shqyrton prej disa muajsh një variant të ri të sistemit të përzgjedhjes së emigrantëve.
Por nga ndryshimet në pr/ligj nuk preken ata që kanë aplikuar tashmë për Green Card.

Shqetësimet për Llotarinë Amerikane i ngriti kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, pas sulmit të 31 tetorit në Nju Jork, kur mbështetësi i Shtetit Islamik, 29-veçari uzbek Sifullo Saipov hyri me furgon në një zonë pedonale dhe më pas qëlloi me armë ndaj kalimtarëve, duke lënë të vdekur 8 persona dhe 12 të tjerë të plagosur. Tramp tha se Saipov kishte hyrë në SHBA përmes Llotarisë Amerikane, ndaj dhe bëri thirrje që ky sistem që lejon hyrjen e terroristëve të ndalet njëherë e përgjithmonë. Por deklaratat e Trampit janë kundërshtuar ashpër nga shumë kongresistë, veçanërisht nga demokratët që i bëjnë thirrje presidentit të mos e politizojë këtë çështje. Demokratët kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për Llotarinë Amerikane, një propozim ky i republikanëve.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono