ked

bardhiiiiiiiii.jpg
eri Ida18:32 | 20/02/2020

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Presidenti i Republikës, ku ka theksuar se tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot nga kreu i shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gzment Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se dokumentet e bëra publike janë tronditëse dhe se Qeveria, parlamenti, KED janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetueses.

Sipas tij, është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të…

Gepostet von Gazment Bardhi am Donnerstag, 20. Februar 2020

Postimi i Plotë:

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend./abcnews.al

presidenca-1280x635.jpg
nev ila17:40 | 20/02/2020

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Konferencën për Shtyp, Këshilltari ligjor i Presidenti të Republikës Bledar Dervishaj tha se qendra e botimeve me urdhër të këshilltarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ka botuar në fletoren zyrtare, në ditë të shtunë, 9 shtator 2019, dekretin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të gjyqtares, Arta Vorpsi.

Gjithashtu Dervishi tha se në fletoren zyrtare janë publikuar vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësti, gjë e cila sipas ligjit është e papranueshme. Sepse vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Më 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit, Këshilli ka vendosur që ligji hyjë në fuqi dhe publikohet në Faqen Zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Prova e dytë, më 22 shtator, faqja e Gjykata e Lartë publikohen të katër vendimet e KED, për të katër kandidatët dhe këshilli vendosi miratimin e anëtarëve për balancën e shpallur nga Presidenti, nga Kuvendi, Presidenti dhe katër nga Kuvendi.

Këshilli ka ndjekur radhën që dikton Kushtetuta dhe ligji. Ato që ligji parashikonte u zbatuan edhe me botimin e këtyre akteve në faqen e Gjykatës së lartë. Kalojmë te prova tjetër. Presidenti emëroi anëtarin e parë të Gjykatës dhe më pas Presidenti i kërkoi Kuvendit të vendoste për anëtarin e dytë.

Duke parë që Kuvendi kishte vendosur ta shtynte dha ta shfrytëzonte në maksimum 30 ditëshin e tij, Presidenti mori një akt dhe vendimin ja drejton Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit Gramoz Ruçi, Avokatit të Popullit dhe Dvoranit.

Ky komunikim iu përcoll të gjitha ambasadave prezentë në Shqipëri. Në shkresë presidenti synon respektimin e normës në zbatimin e radhës të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo letër u administrua në KED në datë 6 dhe në datë 7 u mblodh këshilli për ta diskutuar. Këshilli dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit të Republikës sepse do të kapërcenin kompetencat e tyre.

Në atë datë Këshilli nuk ka marrë asnjë vendim.

Një ditë më pas, Kryetari i Kuvendit i drejton një letër, ku i kërkon informacion kryetarit të KED mbi ecurinë e procesit të emërimit ët anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Kërkesë subjektive dhe e pavend.

Më datë 8, kreu i KED, nuk vendosi qëllimisht ta mblidhte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe i kthen një përgjigje, në cilësi personale, pa vendimmarrje të këshillit, nuk ka ardhur ndonjë letër nga Presidenti i Republikës për ushtrimin e së drejtës së Presidentit për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani në mënyrë të qëllimtë lidh nenin e Kushtetues me nenin e ligjit dhe bën një përshkrim jo fort ë mirë të paragrafit, ku thotë se kandidatja e renditur e para, zonja Arta Vorpsi konfirmohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për këtë arsye para dy ditësh depozituan kallëzimin shtesë”, tha Dervishi.

ilir-meta-1.jpg
nev ila17:22 | 20/02/2020

Të gjithë të kuptojnë super perlën e rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, e nisi Konferencën për shtyp presidenti Meta.

“Do të ftoj këshilltarin Bledar Dervishaj, për t’ju shpjeguar të gjithë juve, si u bë puçi ligjor vetëm pasi ne e denocnuam publikisht se Presidenti i Republikës  nuk ishte i informuar dhe për të cilën iu fsheh edhe delegacionit të Komisionit të Venecias”, vazhdoi më tej ai.

Ndërkohë Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, ka shpjeguar 3 prova dhe fakte të reja, ku sipas tij tregojnë se si KED dhe Kuvendi kanë tejkaluar ligjin, duke vendosur vetë, dhe jo siç dikton ligji dhe Kushtetuta.

/abcnews.al

meta.png
in a16:03 | 17/02/2020

I marrë nënhetim për dy shkelje të rënda kushtetuese nga Kuvendi dhe me vendime që po kalojnë nën filtrin e Venecias, Ilir Meta ka vendosur t’i shkoj më tej përballjes ligjore me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardjan Dvorani, për të cilin ka bërë gati padinë e re për në SPAK.

Përpara se të prezantonte te gazetarët provat e reja për kreun e KED-së, Meta i bëri të qartë medias rëndësinë e institucionit që drejton.

Ai iu referua komunikimieve institucionale me Kuvendin dhe kreun e KED-së kur shprehu bindjen se ka pasur një tendencë të qartë për t’i rrëmbyer të drejtën ksuhtetuese për të propozuar anëtarin e ri të GJK.

“Të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet ti ndalohet menjëherë ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik me qëllimin e pastër të nxitur nga presioni politik për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Më shumë se nisma KÇK e inicuar nga qeveria tha se do të jetë i prokupuar për tu përballur me krye KÇK-në.

“Çdo italian jurist kur e dëgjon thotë “Colpo di stato”. Me ca letra ti bën grusht shteti dhe nuk ka nevojë për tanke. Të gjithë të drejtat e shqiptarëve janë në një dorë”, tha ai.

Sipas Presidentit, përmes procedurave të jashtshligjshme, Kuvendi ka tentuar të vërë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese.

“Me këtë ligj duan ti fusin në oxhak e Gjykatës Kushtetuese, duan ta nxijnë më keq”, u shpreh Meta.

Ligjit që shumica miratoi të mërkurën, duke i hequr të drejtën eksluzive Presidentit për të bërë betimin e gjyqtarëve të Kushtetuese tha se do t’i përgjigjej me dekret. Ndërsa Dvoranin e vlerësoi për sinqeritetit ku përmes një përgjigjeje zyrtare kishte hedhur poshtë shumicën kur kishte deklaruar se nuk e kishte konsultuar për ligjin.

“Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit ti përgjigjet me dekrete”, tha ndër të tjera Meta.

Në mars, Ilir Meta premtoi se do të jetë personalisht në Komisionin e Venecias për të denoncuar grushtin e shtetit që qeveria dhe kreu i KED-së kanë konsumuar në funksion të kapjes së Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

ked-mbledhje.jpg
ger ta17:35 | 26/12/2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i ka dërguar Kuvendit listën e kandidatëve për Inspektorë të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 26.12.2019, në zbatim të pikës 4 të nenit 147/d dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 199, shkronjës “ë” të pikës 2 të nenit 201, nenit 217, të pikës 5 të nenit 229dhe nenit 239 të ligjit nr. 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” , i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve:

– Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

– Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

– si edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e KED./abcnews.al

Metani-Stojani.jpeg
nev ila17:10 | 24/12/2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar ditën e djeshme listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas renditjes së KED, Artur Metani, aktualisht Avokat i Shtetit është renditur i pari, ndërsa pas tij prokurori i dosjeve të bujshme Sokol Stojani.

Artur Metani ka mbajtur disa poste gjatë 15 viteve të fundit në institucionet në vend, ndërsa prokurori Stojani ka qenë gjithashtu në poste të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dy kandidaturat të rendituara sipas KED me më shumë pikë kanë një diferencë të vogël, prej më pak se 1 pikë.

Për kandidaturën e Artur Metanit ka reaguar në fakt edhe ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme, i cili shkruan se:

Na fal Metan se te vonuam!

Ky eshte Metani, keshilltari i Edvinit dhe “eksperti” i korrupsionit te tij qe ka si merita te tjera, eshte vellai i Ministres Gjermeni dhe deputetes se PS si dhe rezultate tejet te dobta ne fakultet. Ne kuadrin e reformes se kapjes se drejtesise nga Edvin Mafia. Ky do jete mekembesi i tij apo kreut te KÇK per drejtesine! Sb”, shkruan Berisha.

Ndërsa Sokol Stojani i cili kaloi me sukses vetingun, ka një karrierë të gjatë si prokuror.

Ai ka kryesuar hetimet e dosjeve më të bujshme në vend, siç është ajo e vrasjes së Azem Hajdarit dhe Gërdeci.

Po çfarë është ky institucion?

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i krijuar nga reforma në drejtësi, është përgjegjës për verifikimin e ankesave, nisjen e hetimeve për shkeljet dhe fillimin e procedimit disiplinor për gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve, deri tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë etj.

Për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duhet tre të pestat e votave në Kuvend. Mandati i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është 9-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Edhe për rastin e zgjedhjes së kreut të ILD, Kushtetuta ka parashikuar mekanizëm zhbllokues. Nëse një nga pesë anëtarët nuk votohet brenda 30 ditëve në Kuvend, kandidati i renditur me më shumë pikë në listë merr detyrën automatikisht. /abcnews.al

 

 

 

 

gjykata-e-larte-.jpg
ger ta17:19 | 23/12/2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar renditjen e kandidatëve për postin Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani është renditur i pari me 89.6 pikë në garën për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të nenit 147/d pika 4 dhe nenit 149/d pika 1 të Kushtetutës, të nenit 199 pika 2, nenit 201 pika 2, nenit 239 dhe nenit 240 të ligjit nr.115/2016, si edhe të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi:

  1. Të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.
  2. Të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve, sipas parashikimeve të nenit 200 shkronja “ë” të ligjit nr. 115/2016.

Lista përfundimtare e renditjes:

  1. Artur Metani 89.6 Pikë
  2. Sokol Stojani 89 Pikë
  3. Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë
  4. Eris Hysi 78.3 Pikë
  5. Lindita Troja 63.4 Pikë

Dy vendimet e arsyetuara, raporti dhe aktet e tjera të pikëzimit të kandidatëve do të publikohen nesër ne faqen zyrtare te Gjykatës së Lartë.

/abcnews.al

komisioni-1.jpg
in a14:02 | 20/12/2019

Iniciativa e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta pas vendimmarrjes së tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit jo vetëm që nuk do të japë rezultate të shpejta por do të kërkojë sërish ekspertizë ndërkombëtare të specializuar. Përfaqësuesit socialistë në komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës kërkuan që objekti i hetimit për Ilir Metën të zgjerohet pas shkeljeve që ky i fundit ka konsumuar me emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe për këtë çështje në ndihmë do të thirret sërish Komisioni i Venecias. “Komisionit të Venecias i drejtohemi për një ekspertizë të kualifikuar”, tha Ulsi Manja. Socialistët kanë gati edhe 5 pyetjet që nën firmën e kryeparlamentarit Ruçi do t’i kërkohet mendim juristëve të Venecias. Për deputetin Spartak Braho me rëndësi është që Komisioni i Venecias të përcaktoj nëse shkeljet janë aq të rënda sa të nxisin Kuvendin drejtë shkarkimit të Ilir Metës. Por Kuvendi i Shqipërisë nuk do të jetë institucioni i vetëm që do t’i drejtohet për këtë çështje Komisionit të Venecias.

Presidenca përmes zëdhënësit të saj, Tedi Blushi njoftoi se edhe kreu i shtetit do te kërkojë ekspertizën e Venecias. “Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese” Opozita votoi kundër vendimit të socialistëve për të zgjeruar objektin e hetimit dhe dërgimin e çështjes për herë të dytë në Venecia.

Në cilësinë e dëshmitarit Kuvendi do të thërrasë për të treguar rrugën procedurale që është ndjekur me anëtarët e rinj të Kushtetueses edhe kreun e KED. Edhe për këtë vendimmarrje Presidenca shprehu rezerva të forta duke akuzuar përfaqësuesit e shumicës për marrje në mbrojte të kreut të KED-së, Ardjan Dvorani. Sipas presidencës “solidariteti” i shumicës vërteton se krimet e Dvorani janë kryer në bashkëpunim./abcnews.al

artur-metani-590x354.jpg
R D18:43 | 16/12/2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Ardian Dvorani, ka publikuar sot listën paraprake me emrat e kandidatëve për postin e rëndësishëm “Inspektor i Lartë i Drejtësisë”. Në një njoftim për mediat, thuhet se i pari, me pikët maksimale  është kandidati Artur Metani (89.6 Pikë).  I dyti është Sokol Stojani me 89 pikë. Por, KED thekson se këto ditë do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të shpallë renditjen finale dhe vendimet e arsyetura për çdo kandidat.

Artur Metani është aktualisht Avokat Shteti, ndërsa më herët ka patur pozicione drejtuese në administratë. PD-ja i ka kërkuar që në gusht, KED ta skualifikonte Metanin. Asokohe, opozita është shprehur se “kandidatura e Artur Metanit për ILD është antikushtetues dhe antiligjor, ndaj kërkojmë nga KED të rishikojë vendimin e saj dhe të skualifikojë kandidaturën në fjalë. Në të kundërtën askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen në organe private të tij”.

Deklarata e plotë e KED dhe pikët për secilin prej kandidatëve:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2019, ka vendosur fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe po në të njëjtën ditë ka realizuar edhe intervistat me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant.

Në zbatim të nenit 239 pika 3 të ligjit nr.115/2016, duke vijuar të qëndrojë i mbledhur deri në përfundimin e procesit të vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve, pasi e përfundoi punën e tij për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga Këshilli në komunikimin me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës dhe të të dhënave të nxjerra nga intervistat me kandidatët, ditën e sotme, data 16.12.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi realizoi diskutimin mbi vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Rezultati paraprak i pikëzimit për secilin kandidat të vlerësuar është si më poshtë:

1. Artur Metani 89.6 Pikë

2. Eris Hysi 78.3 Pikë

3. Joana Asimi Sorraj 82.5 Pikë

4. Lindita Troja 63.4 Pikë

5. Sokol Stojani 89 Pikë

Krahas procesit të punës për zbardhjen e vendimeve të arsyetuara për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat të lejuar, në zbatim të nenit 239 të ligjit nr.115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr.5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;

b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do ti dërgohen Lista Përfundimtare e Renditjes së Kandidatëve dhe Raporti i Arsyetuar i Këshillit ku përmbahet analiza lidhur me plotësimin ose jo të kushteve ligjore të kandidimit nga secilit kandidat në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedurën e ndjekur në vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, si edhe aktet përkatëse të verifikimit dhe të vlerësimit e pikëzimit për secilin kandidat.

Artur Metani është aktualisht Avokati i Përgjithshëm i Shtetit i emëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo është skeda e tij zyrtare:

Artur Metani ka lindur në Krujë, më 29.01.1974. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 1996, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar, në Universitetin e Europës Qendrore, në Budapest, në Departamentin e Studimeve Ligjore (1997), si dhe në Universitetin e Utah, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua për të Drejtën e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (1998).

Në vitet 1999 – 2002, ka punuar si koordinator i programit ligjor në Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Më pas, ka një përvojë të gjatë pune prej vitit 2002 deri më 2012, si këshilltar ligjor në kabinetin e Presidentit të Republikës, të Presidentit Meidani, Presidentit Moisiu dhe Presidentit Topi. Në nëntor 2013 është emëruar Drejtori i Njësisë së Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm, në Kryeministri, detyrë të cilën e ushtroi deri në datën e emërimit të tij si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ka punuar, gjithashtu, si këshilltar ligjor i jashtëm në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe ekspert i jashtëm për EURALIUS dhe PAMECA. Gjithashtu, ka qenë anëtar i bordit të Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, si dhe ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë.

Artur Metani u emërua Avokat i Përgjithshëm i Shtetit me Urdhër të Kryeministrit, nr. 156 datë 22.10.2018.

/abcnews.al

tusha-1.jpg
So Nila10:56 | 13/12/2019

The President of the Constitutional Court Vitore Tusha testified today in the Prosecutor’s Office about the indictment made by the President of the Republic Ilir Meta to the head of KED Ardian Dvorani.

Journalist Glidona Daci reports for abcnews.al that Tusha has given her explanations on KED meetings, for which the head of state has filed charges against Dvorani.

It is learned that the Prosecution is expected to seize the minutes of the KED meetings and audio recordings of meetings of this key institution of the justice system.

After all the explanations she has given, she has left without accepting to give further explanations to the media.

The presidency accuses Dvorani of lack of transparency, whose purpose was to manipulate the process in electing members of the Constitutional Court.

After  the testimony of Mrs. Tusha will be called in to give testimony to the members of the KED.

Ardian Dvorani, meanwhile, has stated that he will make all the documents available to prove that there is no violation of the Constitution./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono