Kavajë

MBULIM-DROGE-POLICIA-NE-KAVAJE.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela13:01 | 08/05/2019

Policia e Kavajës ka prangosur një 51-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me kokainë, dhe me vlera monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Operacioni i uniformave blu u kodua te “Pedonalja”, pasi i arrestuari e ushtronte aktivitetin e tij kriminal në një kriminal në qendër të qyetetit bregdetar. Nga hetimet proaktive, ka  rezultuar se 51-vjeçari, pasi i siguronte klientelë nëpërmjet komunikimeve në rrjetet sociale iu siguronte drogën e fortë e llojit kokainë si edhe kanabis sativa. Gjatë kontrollit, fizik, policia pohoi se u sekuestuan 27 doza kokainë dhe 1000 mijë euro. Por të arrestuarit në makinë iu gjetën edhe një shumë e konsiderueshme parash prej 740 mijë lekësh, të cilat u sekuestrian si prove materiale.  /ABC News Albania 24/7

sakja.jpg
G. P.15:14 | 15/04/2019

Në një reagim, kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja e cilëson këtë kallëzim si konkretizim të sulmit verbal të ndërmarrë ndaj tij pak javë më parë nga kryeministri Rama.

“Në hall, pasi nga sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë meje, zgjodhi rrugën e përdhosjes së emrit tim dhe kërcënimin për burg”, shkruan Sakja në një mesazh në Facebook.

“Unë besoj se në këtë vend ka ende gra e burra që nuk janë vegla qorre të tij edhe pse që të gjithë jemi nën presion dhe kërcënim”, shprehet Sakja.

“Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani”, përfundon kryebashkiaku./abcnews.al

dhuna-e-ndeshjes.jpg
nev ila22:49 | 13/04/2019

Ndeshja Besa-Bylis e Kategorisë së Parë nuk u arrit të përfundohej pasi tifozët vendas sulmuan arbitrat. Ata hodhën sende të forta ndaj gjyqtarëve, ndërsa as forcat e Policisë së Shtetit nuk mjaftuan për të normalizuar gjendjen

Dhuna nuk pret që qeveria dhe Federata të mbushin 100-ditëshin e tyre.

Në Kavajë, autoritetit të shtetit dhe të institucioneve të futbollit iu bë një tjetër sfidë, duke rrezikuar jetën e arbitrave, por edhe të forcave të policisë.

Ndeshja e Kategorisë së Parë, Besa-Bylis, u ndërpre në minutën e 75-të, pas sulmit të tifozëve ndaj arbitrit anësor, dhe u braktis për të mos u përfunduar.

Skuadra nga Ballshi po kryesonte 1-0 me gol të shënuar që në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 75-të u dha karton i kuq për një lojtar kavajas.

Ky ishte edhe momenti që solli reagimin e një pjese të tifozëve në tribunën kryesore, ndërsa tribunat e tjera ishin bosh.

Arbitri anësor Rexha u godit me copë betoni në shpinë, dhe shpëtoi mirë pa iu rrezikuar jeta, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të ishte goditur në kokë.

Më pas, sendet e forta u lëshuan edhe ndaj forcave të Policisë së Shtetit që hynë në fushën e lojës, të cilat u zunë krejtësisht të papërgatitura.

Sjellja më fisnike ishte ajo e lojtarëve vendas, që morën në mbrojtje arbitrat, madje sulmuesi Albi Çekiçi shoqëroi anësorin Rexha për ta shpëtuar nga goditja e gurëve dhe sendeve të tjera të forta.

Pritet që ndeshja të jepet 3-0 në tavolinë për Bylisin, që Besës t’i hiqen tri pikë nga renditja dhe që të ketë ndëshkim të fushës kavajase./abcnews.al

INSPEKTIMET-E-RAMES-NE-DURRES-E-KAVAJE.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela13:17 | 31/03/2019

Kryeministri Edi Rama ka kryer disa inspektime këtë fundjavë. Në Kavajë është njohur me një investim privat të mbështetur me financim nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ndërsa në Durrës ka parë rehabilitimin e një prej qendrave shëndetësore që u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve.

Fundjavën e ka shndrruar në ditë inpektimesh kryeministri Edi Rama. Këtë herë jo shumë larg kryeqytetit, në Kavajë ka parë se si katë vëllezër emigrantë janë rikthyer në në Shqipëri për të ngritur një fabrikë moderne për përpunimin e hudhrave, me eksporte në tregjet e standardeve më të larta në Europë dhe në botë, nga Holanda, Anglia e deri në Zelandën e Re.

“Fakti që këta kanë çarë tregun holandez, që është me siklete të jashtëzakonshme nga pikëpamja e standardeve, është niveli më i lartë”.

Kjo fabrikë ka përfituar së fundmi një financim nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Është e mbështetur nga AZHBR-ja, me një investim të linjës së përpunimit të tharjes dhe kompresorin e zhveshjes, prej 10 milion lekësh të reja. E gjithë fabrika është e çertifikuar me standardet europiane

“Falë jush dhe Ministrisë që na ka ndihmuar kemi arritur që të rrisim kapacitetin e prodhimit nga 200 kg, që kam pas me këtë makineri që e kisha blerë në Kinë, të shkoj në 2 ton në vit,”

Kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe njëherë se do të mbështeten nga qeveria në drejtim të shtimit të kapaciteteve prodhuese dhe agropërpunuese.

“Fuqizimi juaj është shtim i kapaciteteve prodhuese të atyre që kanë nga 2 dynym dhe nuk është nevoja me bashku tokat në mënyrë mekanike, por me i bashku me interes, që, shkoni, bëni kontratat, secili bën punën te pjesa vet, me të njëjtën farë, me të njëjtën teknologji, me të njëjtat kushte, etj., etj.. Kjo është bujqësia që duam ne, se ajo bujqësia tjetër me shpërnda lekë kot, hidh lekë gjithandej dhe kur vinte puna në fund asnjë s’ishte i kënaqur e të gjithë vetëm mbijetojnë, nuk funksionon. Kështu që ne do ju mbështesim shumë fort. E kemi objektiv, jo vetëm eksportin e prodhimeve të freskëta, apo të përpunuara në këtë nivel, por edhe agropërpunimin këtu” .

Një tjetër ndalesë kryeministri Edi Rama e bëri në Qendrën shëndetësore Nr. 6 në Durrës, e rehabilituar tërësisht, zgjeruar dhe e pajisur me aparatura të reja si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore që do të rikonstruktohen dhe rindërtohen në të gjithë vendin.

“Kushtet janë dukshëm më të mira. Nuk kanë qenë asnjëherë në këtë nivel”.

“Kam 35 vjet punë dhe nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje të tillë. Jemi shumë të kënaqur. Kemi kushte dhe mundësi për të punuar”.

Sipas mjekëve të qendrës shëndetësore kontrolli bazë mjekësor ofrohet falas për të gjithë qytetarët e për të gjithë moshat. Po ashtu, të gjithë pacientët e diagnostikuar me sëmundje kronike, barnat mund t’i marrin me rimbursim të plotë. Qendra i shërben rreth 20 mijë qytetarëve të kësaj zone. /abcnews.al

Gjonaj-17-masa.jpg
ent ela14:12 | 27/03/2019

Pas shkarkimit nga detyra të kryeregjistrueses në Hipotekën e Kavajës Task Forca Antikorrupsion rekomandoi edhe 17 masa të tjera disiplinore. Për 11 specialistë u mor vendimi për largim nga puna. Të dhënat u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes.

 

 “Pas një denoncimi të kryer në platformën “Shqipëria që duam”, Task Forca Antikorrupsion, ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, me objekt verifikimin e zbatimit të urdhrit të ministrit të drejtësisë të prillit të vitit 2018, për evidentimin, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha praktikave të prapambetura ose jashtë afatit nga ana e ZVRPP-ve, njëkohësisht verifikimin e cilësisë e transparencën.

Sistemi online i menaxhimit të aplikimeve nuk ka pasqyruar situatën reale të praktikave të trajtuara ose atyre jashtë afatit për faktin se sistemi nuk është administruar, apo përdorur nga administrata e kësaj zyre në mënyrë të vazhdueshme.

Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP Kavajë, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar dhe 17 masa disiplinore ku për 11 specialiste të ZRVPP Kavajë është rekomanduar “vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”, 6 specialistë të tjerë është rekomanduar “vërejtje me shkrim”.

Gjithashtu janë rekomanduar edhe masa administrative  për rregullimin e veprimtarisë s brendshme të ZRVPP Kavajë për përmirësimin e cilësisë”, theksoi Gjonaj/abcnews.al

 

policia-e-durresit.jpg
G. P.08:33 | 15/03/2019

Prona u bë shkaku për plagosjen e një 60-vjeçari në Kavajë, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Pas një konflikti të ashpër, autori, një 26- vjeçar, qëlloi me armë gjahu 60-vjeçarin Esat Kotorri.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kafja e Romës”. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestoi të riun, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

apeli-1280x722.jpg
ent ela17:29 | 19/02/2019

Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në burg të miturit e akuzuar për skandalin seksual në qytetin e Kavajës. Vendimi i gjykatës shkallës se parë Durrës ishte apeluar nga mbrojtja e 8 të miturëve, njëri prej tyre ende në kërkim duke kërkuar një masë më të lehtë.

Por, apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, atë të arrestit me burg për të gjithë adoleshentët e ndaluar. Ata akuzohen për abuzim seksual me anë të shantazhit, të një 14-vjeçarje në Kavajë. Gjithçka nisi në ditën kur shoku i së miturës mbushte 14 vjeç, kohë në të cilën kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Që prej asaj ditë ka patur abuzime të vazhdueshme të 14 vjeçares nga bashkëmoshatarët e saj të cilët e shantazhonin me anë të një video seksi./abcnews.al

AKSIDENTI-NE-KORCE-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.20:34 | 12/02/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Kavajës këtë të martë. Mësohet se një mjet përplasi 35-vjeçarin S. B.

Për pasojë, i riu gjeti vdekjen e menjëhershme.  Sipas informacioneve paraprake nga policia, pasi ka shkaktuar aksidentin, autori ende i paidentifikuar u largua nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit si dhe drejtuesit të tij./abcnews.al

kavaje-policia.jpg
G. P.16:29 | 07/02/2019

Policia e Shtetit ka reaguar nëpërmjet një deklaratë për shtyp, pas akuzave të opozitës lidhur me abuzimin seksual ndaj 14 vjeçares në Kavajë, nga një grup bashkëmoshatarësh të saj, pas shantazheve me foto dhe video intime. Policia thekson se denoncimi është bërë nga e ëma dhe e mitura në datën 29 janar rreth orës 11:45 minuta të paradites, pasi garancisë absolute për anonimatin e vajzës 14 vjeçare. Gjatë procedurës, të miturës iu sigurua prania e një avokati mbrojtës dhe një psikologe, në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. E dëmtuara, thuhet ne njoftim se, u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tiranë, e shoqëruar nga shërbimi i Policisë.

Policia e Shtetit, nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor ku pasqyrohen ngjarjet e datës 02.02.2019, ka pasqyruar shumë shkurt, pa të dhëna e detaje ekzekutimin e masave të sigurisë dhënë nga Gjykata. “Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin e rastit me synim keqinformimin e opinionit, e fajësim të Policisë se fshehu ngjarjen, por në të vërtetë reagimi i Policisë ka qenë profesional dhe në kohë”, thuhet në fund të deklaratës së policisë.

Njoftimi i plotë

Nisur nga keqinterpretimi dhe keqpërdorimi për përfitime të ndryshme, që ju bë dhe vijon ti bëhet ngjarjes së ndodhur në Kavajë, sqarojmë opinionin publik se:

Me date 29.01.2019, rreth orës 11.45 minuta është paraqitur ne Komisariatin e Policisë Kavajë një shtetase e mitur, e shoqëruar nga nena e saj. Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur. Për shkak të moshës së mitur u vu ne dijeni Prokurorja e gatshme e seksionit për te mitur, pranë Prokurorisë Durrës, e cila me marrjen dijeni për ketë fakt, ka mbërritur menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe ka asistuar ne te gjitha veprimet proceduriale te kryera. Gjithashtu, gjatë procedurës, të miturës ju sigurua mbështetja e një avokati mbrojtjes dhe e nje psikologeje, ne zbatim te Kodit te Drejtësisë Penale për te Mitur.

Pas marrjes së kallëzimit, nga ana e Prokurores së gatshme u lanë detyra me shkrim, lidhur me veprimet që do të kryheshin nga ana punonjesve te policise në vijimësi.

Në zbatim të detyrave të lëna dhe me qëllim dokumentimin ligjor të veprës penale, u janë marrë deklarime personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen; mësueses kujdestare, psikologes së shkollës dhe drejtoreshës së shkollës, si dhe u kryen nje sërë veprimesh proceduriale të tjera.

U be identifikimi i te gjithë shtetasve te dyshuar për këtë ngjarje dhe më datë 30.01.2019, rreth orës 08.40, (për arsye se në bazë të paragrafit 3, të nenit 77, të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, ndalohet marrja më pyetje e të miturit gjatë natës, nga ora 22.00 deri në 08.00) është bërë intervistimi i tyre, si persona nën hetim për veprën penale te “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur”, parashikuar nga neni 100, i Kodit penal, duke u pyetur ne prani te prindit, psikologut dhe avokatit mbrojtës. Gjithashtu me shtetasit e shoqëruar u kryen dhe veprime me metoda speciale të hetimit ku materiali u dërgua për vlerësim pranë prokurorisë.

E dëmtuara u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tirane, e shoqëruar nga shërbimi i policisë.

Ne vijim te komunikimit me Prokuroren e çështjes, materialet e përpiluara u referuan pranë Prokurorisë Durrës, ne seksionin për te mitur, ne ngarkim te 8 të miturve si te dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me te mitur” parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal .

Më datë 01.02.2019, rreth orës 17.30 , në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës Shkalles pare Durrës, për ekzekutimin e vendimit gjyqësor te Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, nr.26/1, date 01.02.2019, se bashku me shkurtimin e vendimit te gjykatës, ku për këta shtetas ishte marre masa e sigurisë “Arrest me burg’.

Nga ana e strukturave policore është organizuar puna për ekzekutimin e vendimit gjyqësor te Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, nr.26/1, date 01.02.2019, dhe më date 02.0.2019, në orën 07.00 të mëngjesit, filluan veprimet për gjetjen e tyre. Si rezultat i masave të marra u bë e mundur shoqërimi dhe arrestimi i shtatë prej tyre, ndërsa njëri prej tyre u shpall në kërkim.

Me kërkesën e të dëmtuarës dhe të nënës së saj dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, si dhe në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, e konkretisht:
Neni 10 “Parimi i interesit më të lartë të fëmijës”
• Organet kompetente në çdo vendim dhe veprimtari të ndërmarrë në zbatim të këtij Kodi, duhet të vlerësojnë me përparësi interesin më të lartë të të miturit.

Nenit 21″Mbrojtja e jetës private të të miturit”, Paragrafëve 2 dhe 4, ku përcaktohet se;
• Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.
• Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Policia e Shtetit, nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor te ngjarjeve të datës 02.0.2.2019, ka pasqyruar shumë shkurt pa të dhëna e detaje ekzekutimin e masave të sigurisë dhënë nga Gjykata.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin politik dhe mediatik të këtij rasti dhe keqinformimin e opinionit publik duke fajësuar Policinë se ka fshehur ngjarjen.

E vërteta është se Policia e Shtetit ka vepruar me pergjegjesi dhe pergjegjshmeri te larte ne respekt te plote te ligjit dhe te se drejtes se pales se prekur nga nje ngjarje e rende dhe e shemtuar.

Policia e Shtetit u ben thirrje te gjithe personave te perfshire ne keqinformim dhe manipulim publik te permbahen dhe te distancohen nga falsifikimi i te vertetave qe jane lehtesisht te dokumentueshme.

mbremja-1280x726.jpg
ent ela20:17 | 05/02/2019

Ngjarja e Kavajës, e cila tronditi mbarë opinionin publik u trajtua në studion e Mbrëmje në ABC News me gazetaren Mirela Milori, sociologun Gëzim Tushi dhe Kryetaren e Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Fëmijës Alma Tandili Lleshaj.

Duke ruajtur konfidencialitetin, Tandili,  e cila ka kontaktuar me familjaret e vajzës theksoi se e mitura ka mbrojtje dhe suport nga familja dhe kjo sipas saj është shumë e rëndësishme, ndërsa gjendja e saj është nën monitorim të vazhdueshëm.

“Vajza ka një mbrojtje dhe suport nga familja dhe kjo është shumë e rëndësishme, kam kontakte me familjarët, kemi ngritur grupin e ekspertëve. Vij nga Kavaja. Gjendja është nën monitorim të vazhdueshëm për arsye konfidencialiteti ne duhet të ruajmë anonimatin. Ne kemi ngritur strukturat për mbrojtjen e fëmijës”. 

Nga ana e tij sociologu Gëzim Tushi, duke e konsideruar ngjarjen e Kavajës nga më të përbindëshmet dhe unikalet theksoi se problemi duhet parë në shumë aspekte të tjera ku abuzimi seksual ka marrë përmasa të mëdha.

“Ngjarja e Kavajës është nga më të përbindshmet që mund të kemi dëgjuar, ky rast është uniklal dhe kjo është arsye e hipersensibilitetit në shoqërinë shqiptare që nuk mund të durojë dot abuzimin me këtë vajzë të mitur. Unë mendoj që problemi duhët parë në shumë aspekte të tjera si krimi seksual veçanërisht te të miturit.

“Kam vënë re në media se ka pasur panik te gjyshërit, prindërit për fatin e fëmijëve të tyre që ndjehen të rrezikuar nga abuzimi seksual ka marrë përmasa pedofilia e inçesti ne duhet t’i themi të vërtetat deri në fund pasi i kemi pasur tabu dhe nuk i kemi thënë”. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono