Kavajë

pranga-irainain1.jpg
nev ila19:01 | 09/12/2019

Marjus Ismaili është 26-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Kavajë, pasi një konflikti banal, nën efektet e alkoolit.

I riu rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” 7 vite më parë.

Më 29 korrik 2012, Ismaili u ndalua nga policia, pasi së bashku me një person tjetër, për shkaqe banale, pas grindjeve në lokale bastesh sportive, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë.

Ismaili u qëllua për vdekje me çifte mbrëmjen e sotme në Kavajë, nga 60-vjeçari Xhevdet Leçini, ndërsa ky i fundit u vu në pranga nga policia.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë pallatit të Marsida Qatjas./abcnews.al

vrasja-kavaje.jpg
nev ila18:30 | 09/12/2019

Një sherr i nisur nën efektet e alkoolit ka bërë që të mbetet i vrarë me armë zjarri një i ri në qytetin e Kavajës.

Gazetari Andi Qosja ka raportuar abcnews.al Marjus Ismaili 29 vjeç mësohet se është qëlluar me armë gjahu nga shtetasi Xhevdet Leçini 60 vjeç,  edhe ky banor i qytetit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 ky të dy personat kanë konsumuar më parë pije alkoolike.

Debati për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna, ku fatkeqësisht ka humbur jetën 26 vjeçari Ismaili. 60 vjeçari Xhevdet Leçini është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nga efektivat e komisariatit te Kavajës.

Ndërkohë policia e Kavajës ka dhënë detajet e para:

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al

 

mamurras-termeti.jpg
nev ila19:02 | 28/11/2019

Në Fushë Mamurras të Kurbinit me dhjetëra banesa janë të pabanueshme.

Tërmeti i ka dëmtuar ato. Për pasojë banorët janë strehuar në një çadër të madhe. Ata ankohen se është e pamundur të bashkëjetojnë me shumë persona në një vend. Mësohet se në këtë çadër janë akomoduar rreth 70 persona.

Banorët  ankohen për Bashkinë e Kurbinit që nuk po kujdeset për ta./abcnews.al

 

d4a37402-4040-47dd-a622-3f658724a48c-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 28/11/2019

Tërmeti tragjik që ra mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar deri më tani 42 viktima dhe mbi 700 të plagosur. Në Tiranë dhe në Durrës është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të situatës kritike, por të shumtë janë banorët që dëshmojnë në redaksinë onlinë të ABC News me foto dhe video, jo vetëm operacionet e shpëtimit, por edhe situatën në ato vende që nuk janë prekur nga mediat dhe nga shteti, siç raportojnë ata. Videot më të fundit që na kanë mbërritur në redaksi i përkasin Kavajës, ku dy banore na konfirmojnë se 5 pallate janë në rrezik shembje, ndërsa 120 shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti.

Ky pallat që po shihni në videon e mëposhtme ndodhet në lagjen Zguraj, dhe në të banojnë një plakë me 4 jetimë.

Banoret shprehen të pakënaqura  se shtetit nuk i intereson situata pas tërmetit në Kavajë, edhe pse ndodhet vetëm 17 km nga epiqendra. Ato thonë se dëmet në këtë qytet janë të shumta, ndërsa akuzojnë kryeministrin se

“Pa pikë turpi kryeministri nuk e zuri fare në goje Kavajën, por dëmet në këtë qytet janë shumë të mëdha. Jemi një familje me fëmijë të vegjël. Si ne ka dhe shumë të tjerë, por askush s’ka ardh të bëj kontrollet e duhura.Turp për këtë qeveri shushunjash që na pin gjakun nga taksat ,na varfëron në kulm dhe sot as të shtrin dorën me një çadër, ose batanije dhe një fjalë të ngrohtë” – shprehet një banore. /abcnews.al

alba.jpg
in a12:15 | 28/11/2019

Vendi nuk po gjen  qetësi! Lëkundjet e forta vijojnë të shkaktojnë panik te qytetarët.

Vetëm pak minuta më parë është regjistruar një tjetër tërmet, me magnitudë 4 të shkallës Rihter.

Mësohet se tërmeti i rëndë që goditi vendin ka shkaktuar dëme edhe në qytetin e Kavajës, katër pallateve pesë katëshe u është vënë shiriti si të pabanueshëm.

Ndërkohë që mësohet se 80 banorë u evakuuan me detyrim. Pallatet për shkak të pasigurisë ruhen nga policia që banorët të mos tenotjnë të futen në banesa .

Të gjitha këto pallate që prej tërmetit të 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme ndërsa banorët kishin bërë riparime dhe vazhdonin të jetonin./abcnews.al

kavaje-spitali-1280x606.jpg
nev ila13:42 | 22/11/2019

Katër nxënës të shkollës 9-vjeçare në Golem janë helmuar nga gazi i një spraji.

Mësohet se fëmijët përkatësisht të moshave 14 vjeç kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin me sprajin që përdoret për vetëmbrojtje, por që përmban lëndë kimike. Në momentin që ata e kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit, kanë nisur të ndjehen keq, duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Fëmijët janë transportuar drejt spitalit të Durrësit dhe Kavajës. Sipas mjekëve nxënësit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa rrezik për jetën, paçka se kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje./abcnews.al

735.jpg
in a18:27 | 18/11/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku një automjet ka përplasur një çiklist. Si shkak i përplasjes çiklisti ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

skelaaaa.jpg
ad min16:57 | 22/10/2019

Një punëtor ka humbur jetën në Kavajë, pasi ra nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjes të së martës në Golem në një objekt në rikonstruksion. Pavarësisht se 40-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ai nuk mundi t’i shpëtoje plagëve të marra, kryesisht në kokë e trup.

Dyshohet se punëtori ka rënë nga skela e jashtme e godinës. Grupi hetimor po kryen verifikimet edhe për drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit, për të parë nëse viktima i kishte veshjet e duhura te punës./ABC News Albania

policia-spitali-1280x712.jpg
nev ila15:48 | 12/10/2019

Abc News” zbardh rrëfimin e autorit të vrasjes në Kavajë, Bledar Toçi, dhënë mëngjesin e sotëm nga ambientet e spitalit të Durrësit. Para oficerëve të policisë gjyqësore ai deklaroi se u thirr nga Marsida pas problemeve që kishte me Haxhollin. Përplasja mes dy burrave ka ndodhur nga një distancë 2 metra, ndërsa ekspertiza do të përcaktojë numrin e saktë të plumbave në trupin e viktimës.

Polici i plagosur Bledar Toçi është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se u thirr nga Marsida pas përndjekjeve  të vazhdueshme që i bëheshin asaj nga Dritan Haxholli. Toçi nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.

Rrezikun për jetën e ka kaluar dhe është i aftë për të komunikuar me këdo që hyn e del nga dhoma e repartit ku është shtruar.

Pavarësisht kësaj ai nuk është transferuar në ambientet e paraburgimit pasi mjekët kanë vlerësuar se  duhet të mbahet ende në vëzhgim.

Nga hetimet e deritanishme por edhe nga dëshmitë e Bledar Toçit , rezulton se Dritan Haxholli ka qëlluar policin nga një distancë dy metër duke e lënë të plagosur. Kurse Toçi i është kundërpërgjigjur me disa të shtëna Haxhollit . Për pasojë  41 vjeçari gjeti vdekjen. Aty ndodhej Marsida Qatja dhe Xhulio Biturku kurse fqinji tjetër ishte larguar për të marrë pije dhe ushqime.

Në trupin e Haxhollit janë gjetur disa plumba, por ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë  numrin e saktë të tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes në banesë janë gjetur rreth 17 gëzhoja prej të cilave 16 i përkasin pistoletës së Bledar Toçit.

Sasia e madhe e gëzhojave të mbetura nga qitja me armë e policit të burgjeve, ngre dyshime se punonjësi i policisë, ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Nga hetimet mësohet gjithashtu se viktima Dritan Haxholli që prej dy javësh para se të ndodhte ngjarja ka qenë me vendim arresti me burg në mungesë për mosbindje të punonjësve të policisë dhe largim nga vendngjarja.

Abc news u përpoq të kontaktonte me Bledar Toçin në ambientet e spitalit por nga pas derës sapo ai dëgjoi se mediat po interesoheshin për të, u përgjigj se:

“Nuk ndodhet këtu por ka ikur në Tiranë”. Në këtë mënyrë ai përpiqet të shmangë interesin e mediave.

Bledar Toçi, ruhet nga dy policë të cilët ndodhen në hyrje dhe në brendësi të dhomës.

Deri tani oficerët e policisë gjyqësore nuk janë të bindur në deklarimet e Toçit dhe Marsida Qatjas, pasi sipas tyre edhe në deklaratat e fundit, ata ende vazhdojnë të japin deklarime kontradiktore, përfshirë këtu edhe ato në media./abcnews.al

marsida-qatja-1-1280x677.jpg
nev ila12:13 | 12/10/2019

Zbardhen detaje të tjera nga dëshmia e dytë e Marsida Qatjas. Burime të prokurorisë së Kavajës i thanë “Abc News” se 30-vjeçarja ka pranuar se natën e sherrit  kishin konsumuar kokainë. Qatja tha se Toçin e kishte thjesht shok dhe e ka thirrur për të larguar Haxhollin i cili e shqetësonte prej kohësh.

Në dëshminë e dytë Marsida Qatja ka rikonfirmuar lidhjen me 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Pas shqetësimeve të kohëve të fundit ajo pranoi para hetuesve se kishte thirrur shefin e sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçin për ndihmë. 30 vjeçarja ka thënë se shoku i saj erdhi për të ndërhyrë që Haxholli mos ta bezdiste më.

“Me Bledar Toçin kam patur thjesht miqësi”, ka deklaruar Marsida. Në atë mbrëmje nëna e tre fëmijëve ishte edhe në shoqërinë e Xhulio Biturku dhe një fqinji tjetër të cilët kishin njohje prej kohësh.

Gruaja ka pohuar edhe njëherë tjetër se para se të ndodhte sherri konsumuan kokaine dhe njëri prej djemve ishte larguar për të marrë sërish drogë kur u përplasën me armë Haxholli me Toçin.

Polici u plagos i pari me një plumb në qafë dhe në kushtet e vetëmbrojtjes  qëlloi për vdekje 41 vjeçarin. Krimi ndodhi të mërkurën që shkoi në darkë vonë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono