kavaja

hoxholli-1280x720.jpg
Autor E12:05 | 12/10/2019

Abc news ka mesuar se Dritan Haxholli sapo ka hyre ne shtepi ka qelluar ne nje distance dy meter Bledar Toçin duke e lene te plagosur. Kurse polici i eshte kunderpergjigjur me disa te shtena duke e lene te vdekur.

Aty ndodhej Marsida Qatja dhe Xhulio Biturku kurse fqinji tjeter ishte larguar per te marre pije dhe ushqime.

Ne trupin e Haxhollit jane gjetur disa plumba por ekspertiza mjeko ligjore do te percaktoje numrin e sakte ndersa ne banese jane gjetur mbi 16 gezhoja.

Mesohet se viktima ka qene kane me vendim arresti ne mungese per mosbindje te punonjesve te policise dhe largim nga vendngjarja. Kjo ka ndodhur dy jave para vrasjes se Dritanit.

Ndersa Bledar Toci eshte marre ne pyetje mengjesin e sotem. Ai ndodhet i shtruar ne reanimacionin e spitalit te Durresit.

Toci ka dhene pak shpjegime per oficeret e policise gjyqesore Kavaje.

Polici ka deklaruar se Marsida i kerkoi ndihme per te mos e bezdisur Haxhollin.

Sipas oficereve te policise gjyqesore mbajtja e pistoletes nga Toci jashte orarit do te trajtohet si shkelje administrative ne baze te rregullores se brendshme te sherbimit policor.

Megjithate Bledar Toci eshte nen arrest per vrasje derisa te ballafaqohen faktet dhe te kuptoheet nese ishte vrasje me paramendim apo per efekt vetembrojtje. /abcnews.al/

grila-1280x720.jpg
Autor E10:15 | 10/10/2019

Gazetarja Enkelejda Arapi ka zbardhur nga Kavaja për abcneës.al detaje të reja në lidhje me ngjajen e rëndë që tronditi sot në mëngjes qytetin.

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Dritan Hoxholli, ndërsa u plagos polici B.Toci.

Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie pasi të dy burrat kishin lidhje me një grua që e kishte bashkëshortin emigrant në Gjermani.

Abcnews.al mëson se fillimisht Hoxholli ka tentuar të futet në shtëpinë e gruas duke përdorur derën e saj, por pasi ajo ka refuzuar ai është ngjitur nga pas pallatit duke shqyer grilën e ballkonit.

Viktima Dritan Hoxholli

Në këtë moment, në vendin e ngjarjes mbërrin polici Toci, i cili fillimisht ka debatuar me Hoxhollin. Pas fjalëve ka qenë radha e përdorimit të armëve, ku burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht ishte viktima që qëlloi me kallashnikov në drejtim të Tocit.

Grila e shqyer

Plumbat e kanë kapur këtë të fundit në qafë policin, i cili është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë Hoxhollin të vrarë në vend.

Toci është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ruhet nga policia, ndërsa trupi i Hoxhollit është dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. /abcnews.al/

dritanhoxholli-1280x720.jpg
Autor E09:24 | 10/10/2019

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë dorëve të para të ditës së sotme ku mbetën një i vrarë dhe një i plagosur.

Gazetari i ABC News, Andi Qosja raporton nga Kavaja se ishte Dritan Hoxholli ai që hyri në shtëpinë e gruas, të cilës i kërkonte medoemos që të rilidheshin pasi kishin patur një raport më parë.

E ndjerë e kërcënuar, gruaja i ka kërkuar ndihmë të afërmve të saj si edhe policit B.Toci, i cili bashkë me të afërmit e zonjës ndodhej brenda shtëpisë.

Në këtë moment, në shtëpi ka hyrë Dritan Hoxholli me kallashnikov në dorë duke qëlluar ndaj atyre që ishin brenda.

Në këtë moment Toci i është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Në foton e siguruar nga abcnews.al duket fotoja e Hoxhollit pa jetë pas konfliktit me armë. /abcnews.al/

alibeaj-1280x853.jpg
G. P.14:44 | 04/07/2019

Për ngjarjen e rëndë në Kavajë ka reaguar dhe Partia Demokratike. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se krimi nuk e ka më frikë qeverinë se ajo thjeshtë është zgjatim i tij.

Një qytetar u vra në mes të qytetit sipas ish-deputetit demokrat se policia është e zënë me arrestime politike. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ngushëllon familjen Hasanlliu dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve./ABC News Albania 24/7

basha-ne-kavaje-1280x613.jpg
ent ela17:42 | 28/01/2019

Si kishte lajmëruar kreu i Partisë Demokratike ka nisur një tur takimesh me qytetarët në kuadër të organizimit të protestave, të cilat do të kulmojnë me atë të 16 shkurtit në Tiranë. Kryedemokrati gjatë takimit me të rinj, por edhe qytetarë të Kavajës, premtimit për shfuqizimin e arsimit të lartë i shtoi alternativën blu.

Turin e takimeve me të rinjtë dhe qytetarët e vendit për t’i ftuar të protestojnë krah tij më 16 shkurt në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha e nisi simbolikisht nga qyteti i Kavajës, vatrës së lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Në takimin me rininë atje, shefi i opozitës njoftoi detyrën me të cilën ngarkoi një grup pune gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mengjesin e së hënës.

“Sot dua t’ju konfirmoj nga Kavaja se në ditën tonë të parë në pushtet, ne do ta abrogojmë ligjin për arsimin e lartë, si një ligj korruptiv, si themeli i gjithçkaje ka shkuar keq në arsimin e lartë në Shqipër. Puna do të nisë sot me studentë e pedagogë për një ligj të standardeve europiane”.

Themelet e propozimit, të hedhura prej programit të partisë në zgjedhjet e 2017-ës, janë gati, thekson Basha.

Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, që do të thotë se të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave universitare, për bachelor dhe për master. Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, përgjysmim tarife. të paktën 5 mijë studentë që vijnë nga familje që nuk kanë mundësi të përballojnë as kostot minimale, jo vetëm nuk do të paguajnë tarifa universitare, por do të kenë mbështetje në vlerën prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjithë koston e qersë, ushqimit, librave, transportit publik, interurban. Dhe kjo është plotësisht e mundur”.

Për Bashën, Shqiptarët janë të lodhur duke paguar taksat më të larta në europë, karburantin dhe energjinë elektrike më të shtrenjtë në rajon, e duke marrë zerro shërbime në këmbim, ndaj ftesën për protestë ja bën në gjuhën që njeh më mirë, atë juridike.

“A jeni gati të ngriheni gjithësecili prej jush të bëjë detyrën tuaj për të rikthyer, një kontratë sociale mes shqiptarëve.

Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre! 16 shkurti është dita kur zgjidhim kontratën me shkelësit e kontratës me shqiptarët”. /abcnews.al

425A5774-1280x853.jpg
us er13:35 | 29/12/2017

Nga Kavaja Lulzim Basha dha mesazhin se 2018-a për opozitën do të jetë viti i bashkimit me shumicën e shqiptarëve për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, njësoj si Kavajën. Entuziazmin e qytetarëve të Kavajës Lulzim Basha e përktheu si një rizgjim të shqiptarëve për të mos toleruar më aleancën e Edi Ramës me krimin, i cili e ka bazuar mbajtjen e pushtetit tek shkatërrimi i votës së lirë dhe reformës në drejtësi. Kreu i opozitës tha se ky është qëllimi pse Edi Rama shkeli Kushtetutën për të emëruar një kryeprokuror nën kontrollin e tij.

“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohuara e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin.”-tha kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha e barazoi qeverinë Rama me të keqen më të madhe qe i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet, sepse për pushtetin dhe pasurimin e tij, ndërtoi Aleancën me Krimin, shndërroi Shqipërinë në hambar droge, shkatërroi ekonominë dhe varfëroi më shumë shqiptarët. Basha tha se është fakt që:

· 290 mijë shqiptarë vuajnë për ushqim, shifra më e lartë në Ballkan sipas Organizatës Botërore të Ushqimit.

· 30 % e familjeve, 1 në 3 familje shqiptare nuk paguajnë dot sot shportën ushqimore, ndërkohë që 2.5 milionë euro do të shpenzohen për të hequr palmat dhe për të vendosur pishat në segmentin Tiranë- Qafë Kashar.

· 39 % nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërkohë që, vetëm 3 vitet e fundit, qeveria ka harxhuar për luksin e vet 140 milionë euro.

· 3 fabrikat e djegies së plehrave do t’u kushtojnë shqiptarëve 74 milionë euro në 2018-ën.

· 40 biznese mbyllen nga pamundësia për të paguar taksa, ndërkohë shqiptarët paguajnë, në vit, 1.5 miliardë euro më shumë taksa.

Basha tha se këto janë fakte të mjaftueshme që shqiptarët t’i bashkohen protestave për largimin nga qeverisja të Aleancës së Krimit, nëpërmhet të cilës Edi Rama synon të mos lejojnë të zgjedhin të lirë dhe t’i kërkojnë llogari për dështimet dhe korrupsionin.

“43 përqind e familjeve në këto ditë të ftohta dimri nuk sigurojnë dot ngrohjen, ndërsa vetëm për vitin 2017 Edi Rama shpenzoi 350 mijë euro për kondicionerë vetëm për kryeministrinë. Të gjitha janë produkt i një vendi që nuk ka më qeveri, por ka një bandë, nuk ka as një qeveri që sillet si bandë, por një bandë që pretendon të jetë qeveri. “- tha Basha.

Lulzim Basha inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen protestave të opozitës për të treguar se e vetmja rrugë për të mundur krimin në qeveri dhe për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre është reagimi kundër të keqes dhe mbrojtja e dinjitetit.

“Le të jemi lajmëtarët e një viti të ri, që nuk do të nisë me demokratët dhe shqiptarët kokëulur, por do të nisë me Partinë Demokratike në ballë të protestave, me një premtim të madh, se ashtu siç bëmë në Kavajë, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe politikanët e inkriminuar, ne do t’i japim Shqipërisë një qeveri dhe elitë të pakorruptuar, me një të ardhme europiane dhe me një Shqipëri si gjithë Europa.”-u shpreh Basha në Kavajë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono