kategoria superiore

Flamurtari.jpg
Igli Nikolli20:45 | 18/01/2020

Të tjera miqësore janë zhvilluar sot nga klubet shqiptare. Flamurtari u përball me Bylis në Vlorë, por asnjë gol u shënua. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Kuqezinjtë e vendit të fundit do të luajnë do të luajë në kampionat kundër Vllaznisë në mesjave, ndërsa Bylis udhëton drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Tiranën.

Në fushë zbriti edhe Kastrioti, ekipi që kryeson grupin A të Kategorisë së Parë. Pesë gola u shënuan në këtë miqësore, të gjithë në pjesën e dytë. Krutanët mposhtën 3-2 Vorën falë golave të Mehmetit, Markut dhe Bardhit, teksa dygolëshi i Sadikut nuk i shërbeu Vorës.

Sukses edhe për Lushnjën. Lagunarët fituan 0-2 përballë Butrintit, teksa kanë si objektiv rikthimin në elitë. Ndeshja tjetër u zhvillua mes Burrelit dhe Ilirisë së Fushë Krujës. Këta të fundit përmbysën disavantazhin e pjesës së parë dhe fituan 3-2. /abcnews.al

Miqësoret e sotme
Vecaj.jpg
Igli Nikolli17:11 | 16/01/2020

Laçi vijon të përforcohet dhe ka zyrtarizuar goditjen e tretë në merkato pas mbrojtësit Irlian Ceka dhe anësorit ofensiv Bedri Greca. Klubi kurbinas ka prezantuar Uendi Vecajn, sulmuesin e djathtë shkodran.

22-vjeçari njihet mirë nga trajneri Armando Cungu, i cili e ka pasur nën urdhra për disa ndeshje te Vllaznia dhe më pas ai u transferua në Kroaci te Dinamo Zagreb II. Lojtari u rikthye në Superiore verën e vitit 2018 dhe nisi një aventurë me Teutën.

34 ndeshje zhvilloi Vecaj me ekipin durrsak dhe shënoi gjashtë gola, teksa tani është gati të nisë aventurën e radhës me bardhezinjtë. Shkodrani, së bashku me Grecën, brazilianin Teco dhe Xhixhën kompletojnë krahët e sulmit, ndërsa drejtuesit vazhdojnë punën për të tjera afrime. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Zyrtarizimi i rradhës në shtëpin ⚪️⚫️⚪️⚫️ mirë së vjen @uendivecaj7

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Laçi.jpg
Igli Nikolli14:56 | 14/01/2020

Laçi dhe Vllaznia zbritën sot në fushë për miqësoret e radhës. Bardhezinjtë e Cungut pritën në Laç Besëlidhjen, përballje të cilën e humbën me rezultatin 0-2. Ekipi lezhjan shënoi nga një gol për pjesë dhe ia doli të triumfonte.

Ndryshe ndodhi me Vllazninë. Kuqeblutë luajtën në Ohër kundër Struga Trim Lum, ekipi shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkodranët shënuan nga një gol për pjesë dhe fituan 2-0.

Ekipet po i japin dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e fazës së dytë të kampionatit që rinis me 22 janar. Laçi do të luajë në transfertë kundër Teutës, ndërsa Vllaznia pret Flamurtarin. /abcnews.al

tirana-feston.jpg
Igli Nikolli14:59 | 11/01/2020

Tirana gjen fitoren e parë në tokën turke. Bardhebluve u mjaftoi një gol i Elton Cale për të mposhtur Mezokovesdi, ekip që renditet në vendin e tretë të elitës së futbollit hungarez. Braziliani shënoi në minutën e 60-të dhe i dhuroi ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme në aspektin e besimit.

Idriz Batha ekzekutoi një goditje dënimi dhe Cale përfitoi nga grushtimi i portierit hungarez për të dërguar topin në rrjetë. Trajneri Egbo e nisi ndeshjen me formacionin Bakaj, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cale, Torassa, Çekani dhe Ngo’o, ndërsa u aktivizuan edhe Ilion Lika, Stafa, Cobbina, Hoxhallari, Karabeci dhe Ernest Muçi.

Teuta nuk ka treguar aspak mëshirë në miqësoren e sotme kundër Besës. Ekipi i Edi Martinit ka fituar me rezultatin 4-0. Lorenc Vila hapi serinë e golave në ndeshje e zhvilluar në “Niko Dovana”, teksa në fundin e pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë për Teutën dhe të dytin personal.

Një tjetër Vilë shënoi gol, por kësaj radhe ishte Emiliano. Debutim me gol edhe për Idelino Colubali. Gjiganti i sulmit ktheu në gol një penallti në minutën e 53-të dhe vulosi fitoren me “poker” të ekipit durrsak.

Në fushë zbriti edhe Vllaznia sot. Kuqeblutë u ndeshen me Pogradecin, sfidë që e fituan 1-0. Florind Bardulla ishte autori i golit për ekipin shkodran, teksa u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Në këtë miqësore debutoi edhe Mevlan Adili. Mbrojtësi u aktivuzua në pjesën e dytë, teksa luajtën edhe sulmuesi Hristov dhe Prendi, lojtar që është në provë/abcnews.al

Rezultatet e miqësoreve të sotme
Patushi-Saimir.jpg
Igli Nikolli10:29 | 11/01/2020

Saimir Patushi ka qenë një nga mesfushorët më të mirë dhe potentë të viteve 2000. Matjani provoi të luante dhe fitonte me Vllazninë dhe Tiranën, teksa ka rrëfyer një detaj interesant në prononcimin e dhënë për Panorama Sport.

43-vjeçari sheh vetëm tre skuadra në luftë për titullin, tregon se kush lojtar e ka surprizuar, zbulon dy trajnerët më të mirë dhe konfirmon atë që shprehu disa ditë më parë Agustin Kola gjatë kohës që ishte trajner i bardhebluve.

Në futbollin tonë, presidentët ndërhyjnë dhe trajnerët pranojnë. Trajnerët shqiptarë dëgjojnë për çdo gjë presidentin. Edhe mua më ka ndërhyrë Refik Halili. Në vitin 2009, më ka ardhur në pushim të ndeshjes kundër Besës dhe më tha: ‘Hiq Patushin dhe fut Sefën’. I thashë që këtu përgjigjem unë dhe do të bëj atë që do futbolli. Fituam 2-0 dhe presidenti më përgëzoi dhe festoi bashkë me mua”, u shpreh Agustin Kola.

 

Agustin Kola (m) dhe Refik Halili, duke ndjekur një ndeshje të bardhebluve

 

Patushi e mban mend si episod dhe e ka konfirmuar diçka të tillë. “E mbaj mend shumë mirë. Ka ndodhur pas një pjesë të parë të dobët të ekipit. E veçanta ishte se ne nuk dorëzoheshim dhe Agustini (Kola) e përcillte te ne. Presidenti Halili nxitohej dhe më pas bëhej pishman. Mesa di unë, në rastin tim ka kërkuar falje te trajneri dhe i ka thënë: ‘Të përgëzoj për këtë gjë’, sepse Kola nuk e pranoi urdhrin e tij.

Titulli kampion? Pothuajse të gjitha ekipet janë në një hap dhe është luftë e barabartë. Janë tri ekipe për titull: Tirana, Kukësi dhe Partizani.

Surpriza? Nuk është se më ka lënë shije të mirë ndonjë futbollist, nuk ka ndonjë element cilësor. Është Muçi i Tiranës, i cili u pa në dy ndeshjet e fundit. Do Zoti është me këmbë në tokë dhe jo nga ata që fluturojnë shpejt. Nëse punon shumë, mund të jetë surpriza e kampionatit.

Trajneri më i mirë? Janë dy, edhe pse kam kaluar jashtëzakonisht trajnerë. I pari është Aurel Veria, ndërsa i dyti është Fatmir Frashëri. Ky i fundit zotëri burrë, njeri i jashtëzakonshëm. Ishte i vetmi që thoshte dhe ishte me lojtarët. ‘Unë jam me lojtarët’, i thoshte drejtuesve“, përfundon Saimir Patushi. /abcnews.al

Halilaj.jpg
Igli Nikolli09:14 | 11/01/2020

Vijojnë akuzat mes Luftëtarit dhe Laçit. Në mes është Donaldo Rapo, i cili pretendon 8 rroga dhe 3 muaj pagesë qiraje. Mesfushori po stërvitet me Laçin këto ditë, por thekson se nuk ka firmosur kontratë me ekipin kurbinas.

Si mund të firmos një kontratë tjetër, kur unë i di shumë mirë rregullat që kur një futbollist është nën kontratë nuk mund të firmosë një kontratë të re?! Sipas meje kjo deklaratë e dhënë sot për shtyp qenka si një luftë e hapur mes meje edhe presidentit të Luftëtarit, i cili mua më ka 8 rroga pa paguar plus qiraja e shtëpisë që është 3 muaj pa paguar. 

Nuk e kuptoj kush e ka gënjyer z. Halilaj që unë nuk kam bërë padinë në federatë për prishjen e kontratës?! Kërkesën e kam bërë në datën 20 dhjetor, për dijeni të klubit dhe FSHF, nëpërmjet avokatit tim.

Presidenti ka kërkuar në Federatë që unë si futbollist të fal të gjitha lekët që më ka dhe të marr lejen e kalimit. Në muajin gusht unë kam hapur një gjyq për pagat e prapambetura, por më premtoi që me datë 30 Nëntor unë do i merrja pagat e prapambetura, si dhe rashë dakord për uljen e pagës time mujore, me idenë që do merrja lekët e prapambetura. Kështu që u detyrova të hiqja dorë nga gjyqi“, komentoi Rapo në rrjetet sociale, ndërsa më parë kishte reaguar edhe klubi kurbinas.

Së pari, lojtari në fjalë nuk ka asnjë marrëveshje me Klubin e Futbollit Laçi. Është e vërtetë që ai prej disa ditësh ka kërkuar te stërvitet me ekipin tonë, por nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me ne.

Klubi Futbollit Laçi ka treguar ndër vite që jo vetëm është korrekt ndaj futbollistëve, Federatës dhe shtetit, por edhe karshi rivalëve. Donald Rapo ka gjetur dashamirësinë tonë dhe po stërvitet që të mos mbetet prapa me përgatitjet.

Personit të ashtuquajtur president i bëjmë me dije se një person që e quan veten president klubi, minimalisht duhet t’i përgjigjet punonjësve te tij me zbatimin e përpiktë te kontratës , pasi në të kundërtën do të ishte në një rang me ta dhe jo eprori i tyre.

Luftëtari dhe çdo klub tjetër minimalisht duhet të respektojnë kushtet kontraktuale me çdo futbollist. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo është një shkelje dhe një garë e pabarabartë që FSHF dhe organet e saj duhet të kujdesen që kjo të mos ndodhë”, lexohet në komunikatën e Laçit.

Sot ka ardhur edhe reagimi i presidentit të bluzinjve. Në një prononcim për Panorama Sport, Bekim Halilaj tregon versionin e tij dhe tregon se çështja do të përfundojë në UEFA dhe FIFA.

Prisja që klubi i Laçit të respektonte ‘Fair-Play’-n dhe rregulloren e FSHF-së, por ndodhi më absurdja. Tani Laçi na mëson ne se si të sillemi me lojtarin? Nëse e paguaj unë apo jo lojtarin, ka organe kompetente në FSHF, FIFA dhe UEFA që na ndëshkojnë ne apo cilindo që është fajtor. Laçi ka filluar marrëveshjen me Rapon që në ndeshjen e parë që është luajtur në Gjirokastër. Gara respektohet duke respektuar rregulloren e Federatës. Unë flas me dokumente dhe fakte. Kush është ai që më thotë mua ‘paguaj lojtarët’? Nuk dua të paguaj…

Lojtarin nuk e ka përzënë njeri nga klubi që i paska ardhur keq Laçit dhe i ka dhënë mundësinë të stërvitet. Mos na u hiqni si humanë, por respektoni rregulloren. Deri në këtë moment që flasim (e premte, ora 18:00) nga ana e FSHF-së nuk kemi asnjë njoftim për padi në DHZK të Rapos. S’ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq.

FSHF na ka njoftuar këto ditë për një tjetër lojtar, por jo për Rapon. Ky i fundit ka bërë vetëm një lajmërim me shkresë në klub me  16 dhjetor se kërkon të largohet, por më pas nuk ka ardhur asnjëherë të diskutojë për kontratën. E kemi njoftuar me shkrim sipas rregullores, por ai është larguar në mënyrë të paligjshme. Nëse FSHF është shprehur se ka çështje për gjykim dhe nuk na lajmëron ne si klub, atëherë është problem i Federatës.

Të hënën do t’i drejtohemi UEFAS-s dhe FIFA-s për këtë skandal. Garën e cenon Laçi dhe jo unë. Çfarë tagri ka Laçi të më japë mua urdhra dhe të më bëjë moral? Mos ndoshta përfaqëson Dhomën e e Zgjidhjes së Konflikteve. Reagimi i tyre konfirmon fjalët që presidenti i tyre ka hapur lart e poshtë: ‘Unë do ta zgjidh çështjen e Rapos me njerëzit e mi që kam në FSHF’. Tani po del fjala e tij dhe mesa duket, Laçi përfaqëson FSHF-në. Çfarë u duhet atyre të përfshijnë në stërvitje lojtarin, i cili është në kontratë me ne.

Me 14 dhjetor, kur luajtëm në Laç, duke qenë se Rapo e kishte mbyllur marrëveshjen më përpara me klubin laçian, familjarët e lojtarit janë pritur nga drejtuesit vendas në pjesën e tribunës VIP të stadiumit. Ata nuk janë futur me listën tone si klub mik, por si të ishin vendas, bashkë më makinën e tyre personale brenda stadiumit.

Marrëveshja ka qenë e kopsitur mes palëve, është bërë me kohë. Dyshimin e parë e kam në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër me Laçin, ku në fund gabimin e bëri Rapo, edhe pse ishte ai që shënoi për ne. Dyshimi i dytë është me 14 dhjetor me familjarët e tij. Vetëm dy ditë pas kësaj ndeshje, ndodh që Rapo bën paralajmërimin për pagesat, ndërsa me 22 dhjetor braktis ekipin. Pas lajmërimit që bëri, unë si klub kam 15 ditë kohë për të sqaruar lojtarin, por ai nuk erdhi.

Kur ankohesh, pse nuk vjen të sqarohesh me mua? Të gjitha veprimet tona janë në zyrën e juristit të FSHF-së, të dokumentuara, bashkë me gjobat që lojtari ka marrë për mosparaqitje në stërvitje dhe braktisje të ekipit. Kjo çështje do të shkojë në UEFA”, përfundon Bekim Halilaj, presidenti i Luftëtarit. /abcnews.al

Tirana.jpg
Igli Nikolli08:31 | 11/01/2020

Vijojnë miqësoret e klubeve të Superiores. Dje zbritën në fushë Partizani dhe Kukësi, ndërsa sot është radha e katër skuadrave të tjera. Tirana zhvillon ndeshjen e dytë miqësore në tokën turke dhe përballë do të ketë hungarezët e Mezokovesdi.

Takimi do të nisë në orën 13:00 dhe zhvillohet në “Side Grande Aqua Sport Center”, aty ku bardheblutë e Egbos do të tentojnë rezultatin pozitiv pas humbjes ndaj Alanyaspor.

Në të njëjtën orë luan edhe Teuta. Ekipi i Edi Martinit do të ketë përballë Besën e Kavajës dhe miqësorja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”. Një orë më pas është radha e Skënderbeut. Ekipi korçar do të masë forcat kundër Besëlidhjes.

Ndeshja luhet në Tropikal Resort dhe kjo do të jetë një mundësi për drejtuesit e klubit juglindor për të tentuar me homologët lezhjanë një akord për çështjen Sidibe. Edhe Vllaznia do të zbresë në fushë dhe kundërshtari i ekipit shkodran është Pogradeci. /abcnews.al

FAnatics.jpg
Vladimir Prenga21:44 | 22/12/2019

Fanatics e mbyllin vitin të gëzuar, pasi Tirana mundi Laçin në transfertë. Gjithsesi bilanci i tyre nuk është pozitiv, edhe pse nisja e këtij kampionati konsiderohet e mirë. Mesazhi i tyre është i qartë: kërkojnë titullin kampion. Një mesazh për të thënë se ai trofe mund t’i “zbusë” ultrasit bardheblu në raport me klubin.

POSTIMI I FANATICS – Mbyllet sot në Laç me fitoren e Tironës 1-2, viti futbollistik 2019 për Tironën dhe për Fanatics..

Një vit me ulje-ngritje për Sport Klubin, me një gjysmë sezoni të parë totalisht për t’u harruar, e një gjysmë sezoni pozitiv, por larg pritshmërive të tifozëve bardheblu, të cilët kënaqen vetëm e vetëm me rikthimin e titullit kampion në shtëpinë e tij…

Për Universitetin “Fanatics” edhe ky një vit pa disfata e pa kundërshtar, akoma TF nuk i njeh këto dy fjalë …

Këto janë ditët e fundit të këtij viti, e me poshtë janë disa nga fotografitë që kemi lënë pas, disa nga historitë që i kemi shkruar të gjithë bashkë.

Viti 2020 do të ketë plot supriza, do të filloje me festë, e do të vazhdoje me aktivetete gjatë gjithë sezonit… E fillojmë me ditëlindjen tonë të 14-të në datë 8 janar.

Nga muaji janar do të nisim gjithashtu anëtarësimet e këtij sezoni, duke i sjellë ndryshe nga çdo herë tjetër me designe kushtuar enkas 100 vjetorit të klubit…

TF ju uron gëzuar festat e fundvitit dhe shihemi për pak, në rihapjen e shkollës së mbarë tifoskenës, bashkë e më të fortë se kurrë… TË PARËT DHE TË VETMIT !

https://facebook.com/story.php?story_fbid=10157146969013650&id=50669453649

 

shpetim-duro.jpg
Igli Nikolli18:57 | 22/12/2019

Barazimi ndaj Skënderbeut nuk i ka pëlqyer aspak, por Shpëtim Duro ka vetëm fjalë të mira për lojtarët e tij. Trajneri i Kukësit foli pas ndeshjes dhe analizoi barazimin, problemet e hasura dhe golin e anuluar në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

NDESHJA – “Në futboll janë të gjitha rezultatet. Më ka pëlqyer gjithë loja e skuadrës time. Kemi dominuar ndaj Skënderbeut. Ishte pakujdesi te goli. Në pjesën e dytë kishim shumë raste, por te pasimi i fundit kemi gabuar. E përgëzoj skuadrën, pasi objektivi ishte vendi i parë dhe arritëm. Është një meritë e padiskutueshme, pasi nuk luajmë në fushën tonë”.

ZËVËNDËSIMI – “Kemi bërë tre ndeshje në pak ditë. Ishte një zgjedhje taktike zëvendësimi i Shkurtajt, por edhe për çlodhje. Na mungonte dhe Limaj, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës”.

ANALIZA – “Sigurisht që e nisim me vonesë ndeshjen, por jo se e filluam keq. Është përmirësuar kjo gjë. Edhe në pjesën e parë, kishim rastet tona. Kemi krijuar, kemi dalë në fundore, vetëm pasi i fundit ka munguar. Unë them që e dominuam shumë skuadrën. Unë u çudita me Skënderbeun se si qëndronte në mbrojtje. Nuk u befasuam me kundërsulmet”.

PIKËT – “Kampionati ka qenë shumë i ekuilibruar. Këta janë djem heronj sepse të gjithë kanë tifozë, ndërsa ne na vijnë 5 tifozë këtu dhe shajnë futbollistët e tyre. Jemi në një ambient shumë të ftohtë, ndryshe nga skuadrat e tjera. Në vendin e parë jemi me meritën e tyre. I përgëzoj të gjithë për atë që kanë dhënë”.

GOLI I ANULUAR – “Obanor më prishi punë në atë moment. Është lojtar që punon mirë me kokë, por janë gjëra që ndodhin. Unë jam dyshues për golin e pjesës së parë dhe i kam kërkuar llogari Jorgjit. Edhe rasti i Mustës, që kishte prekje për penallti, më ka mbetur në mendje. Unë këtë i thashë Jorgjit, që edhe nëse ka përfunduar loja, duhet ta lejonte për dinamikën e lojës. Për mua ishte gol i anuluar padrejtësisht nga Jorgji”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono