kategoria e pare

79088222_2587515114698023_665596880066969600_o.jpg
Vladimir Prenga14:58 | 15/12/2019

Besëlidhja ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Kastriotit me rezultatin minimal 1-0 dhe e ka ngushtuar me tre pikë diferencën me krutanët, që kryesojnë kampionatin pas 11 javësh kampionat. Ndeshja u vendos nga Arsen Hajdari, i cili realizoi në minutën e 82-të.

Lezhjanët luajtën për gati 30 minuta me një lojtar më shumë, pasi portieri Selaci i Kastriotit u ndëshkua me karton të kuq. Shkodrani Hajdari shënoi dhe tashmë Besëlidhja futet fuqishëm në garë për vendin e parë në klasifikim.

GRUPI B – Oriku është rikthyer të fitojë, pas katër javësh ku kishte marrë vetëm dy barazime. Skuadra e drejtuar nga Eqerem Memushi ka triumfuar me rezultatin 3-1 kundër skuadrës së Devollit. Goli i parë i takimit u shënua nga Kongjoni tre minuta nga fundi i pjesës së parë dhe Oriku në epërsi iu drejtua i qetë dhomave të zhveshjes.

Vlonjatët ishin më të lirshëm më pas dhe Kuçi e Qejvani me penallti shënuan edhe dy herë të tjera në harkun kohor të pesë minutave, në minutat 62 dhe 65. Miqtë nga Bilishti shënuan golin e nderit në fund, me Rapon, por festa ishte për Orikun. /abcnews.al

iliria-pogradeci.jpg
Vladimir Prenga15:44 | 14/12/2019

Lushnja ia ka dalë të fitojë në derbin e Myzeqesë, madje me përmbytje. Apolonia shënoi e para me anë të sulmuesit Gjata, por verdhejeshilët u kundërpërgjigjën që në pjesën e parë me anë të sulmuesit Mikel Canka, i cili realizoi me penallti. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës ishte Mezini që shënoi golin e fitores për Lushnjën, që ngjitet e dyta pas Pogradecit.

Liqenorët kishin një ndeshje të vështirë në transfertë, kundër Ilirisë së Fushë-Krujës. Lushnja kishte humbur në “Redi Maloku”, kurse skuadra e Ardian Abazajt mori një barazim pa gola dhe mbetet në vendin e parë në klasifikim.

Turbina mbetet në krizë, pasi nuk fitoi dot as në shtëpi me Shënkollin e vendit të parafundit. Lezhjanët madje shënuan të parët me Kryemadhin, por Jaupi me golin e tij shmangu humbjen për cërrikasit. /abcnews.al

reci-korabi.jpg
Vladimir Prenga15:02 | 14/12/2019

Korabi është rikthyer te fitorja, pasi ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Veleçikut në transfertë. Xhebraimi dhe Skuka realizuan dy herë në portën e koplikasve, ndërkohë që Bega në fund ngushtoi shifrat. Gjithsesi nuk kishte kohë për të vendosur baraspeshën dhe dibranët morën pikët e plota.

Të tria ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim 1-1. Tërbuni, edhe pse shënoi i pari me Përgjinin kundër Erzenit, nuk e ruajti dot epërsinë. Djidjiwa ia doli të shënonte golin që i dha një pikë shijakasve, që nuk ia dolën të “kërcënojnë” kreun e renditjes.

Burreli ngeci në shtëpi. Gjonaj i dha avantazhin matjavëne, por Reinart me golin e realizuar shmangu humbjen për Egnatian. Dinamo merr sërish pikë, këtë herë në transfertë me Shkumbinin, që shënoi i pari me Mustafajn. Qoshku ishte ai që realizoi për blutë.

iliria-pogradeci.jpg
Vladimir Prenga13:58 | 14/12/2019

Kategoria e Parë është rikthyer dhe sot po luhen shtatë takime. Në grupin A Korabi po rigjen fitoren, pasi kryeson në transfertë kundër Veleçikut, pas një goli të realizuar nga sulmuesi Albi Xhebraimi. Tërbuni gjithashtu është në epërsi, teksa Përgjini ka ndëshkuar skuadrën e Erzenit.

I njëjti rezultat edhe në Burrel, ku Salvador Gjonaj i ka shënuar Egnatias. Në barazim është mbyllur Shkumbini-Dinamo. Mustafaj ka realizuar për peqinasit, kurse blutë janë përgjigjur me Qoshkun. Kryeqytetasit luajnë me një lojtar më pak, pasi Mati është ndëshkuar me karton të kuq.

Luhen tre takime edhe në grupin B dhe dy prej tyre, Turbina-Shënkolli dhe Iliria-Pogradeci nuk kanë asnjë gol në 45 minutat e para. Në barazim edhe derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia. Fierakët kanë shënuar të parët me Gjatën, kurse për vendasit ka barazuar Canka me penallti. /abcnews.al

lushnja.jpg
Vladimir Prenga09:16 | 14/12/2019

E Para rikthehet sot dhe ka ndeshje të rëndësishme në të dyja grupet. Në grupin A luhen katër prej ndeshjeve, me Besëlidhja-Kastrioti të ndarë për t’u zhvilluar të dielën. Në Peqin sot Shkumbini do të mundohet të rikthehet te rezultatet pozitive dhe për këtë duhet të mundë Dinamon e vendit të fundit, që të shtunën e kaluar mori fitoren e parë kundër Tërbunit.

Pukjanët luajnë në shtëpi dhe kanë përballë një ekip të fortë si Erzeni, që do tentojë të fusë në presion Kastriotin dhe Besëlidhjen. Në Shkodër Veleçiku do të ndeshet me Korabin, që jo vetëm ka humbur vendin e parë, por ka zbritur në vendin e katërt. Burreli, pasi mundi Shkumbinin, do mundohet të fitojë sërish, këtë herë me Egnatian, po në shtëpi.

Ndeshjet e grupit A, sot

Interesante gara në grupin B të Kategorisë së Parë. Një garë treshe, me Pogradecin që kryeson për momentin. Liqenorët kanë në program një ndeshje të fortë në transfertë me Ilirinë, që javët e fundit ka marrë rezultate pozitive. Në Fushë-Krujë provoi të binte edhe Lushnja, ndaj ky do të jetë një test force për skuadrën e Abazajt.

Pogradeci do mundohet të fitojë, në mënyrë që të shkëputet në krye. Lushnja dhe Apolonia përballen mes tyre në derbin e Myzeqesë dhe kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e këtij grupi sot.

Në Elbasan, verdheblutë presin Besën pas turpërimit në Fier, ndërsa në Cërrik Turbina do të mundohet të rikthehet te rezultati pozitiv. Skuadra e drejtuar nga Gentian Stojku pret Shënkollin. Takimi tjetër i javës së 11-të është ai mes Orikut dhe Devollit. /abcnews.al

Ndeshjet grupit B, sot
lushnja.jpg
Vladimir Prenga15:48 | 10/12/2019

Interesante gara në grupin B të Kategorisë së Parë. Një garë treshe, me Pogradecin që kryeson për momentin. Liqenorët të shtunën kanë në program një ndeshje të fortë në transfertë me Ilirinë, që javët e fundit ka marrë rezultate pozitive. Në Fushë-Krujë provoi të binte edhe Lushnja, ndaj ky do të jetë një test force për skuadrën e Abazajt.

Pogradeci do mundohet të fitojë, në mënyrë që të shkëputet në krye. Lushnja dhe Apolonia përballen mes tyre në derbin e Myzeqesë dhe kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e këtij grupi në fundjavë.

Në Elbasan, verdheblutë presin Besën pa turpërimit në Fier, ndërsa në Cërrik Turbinas do të mundohet të rikthehet te rezultati pozitiv. Skuadra e drejtuar nga Gentian Stojku pret Shënkollin. Takimi tjetër i javës së 11-të është ai mes Orikut dhe Devollit. /abcnews.al

Ndeshjet e javës së 11-të, që luhen të shtunën
kastrioti-beselidhja.jpg
Vladimir Prenga15:36 | 10/12/2019

Fundjava rikthen Kategorinë e Parë dhe në grupin A katër prej ndeshjeve do të zhvillohen të shtunën. Ka disa takime mjaft interesante dhe të gjitha nisin prej orës 13.00. Në Peqin Shkumbini do të mundohet të rikthehet te rezultatet pozitive dhe për këtë duhet të mundë Dinamon e vendit të fundit, që të shtunën mori fitoren e parë kundër Tërbunit.

Pukjanët këtë javë luajnë në shtëpi dhe kanë përballë një ekip të fortë si Erzeni, që do tentojë të fusë në presion Kastriotin dhe Besëlidhjen. Në Shkodër Veleçiku do të ndeshet me Korabin, që jo vetëm ka humbur vendin e parë, por ka zbritur në vendin e katërt. Burreli, pasi mundi Shkumbinin, do mundohet të fitojë sërish, këtë herë me Egnatian, po në shtëpi.

 

Ndeshjet e javës së 11-të, që luhen të shtunën

Në Lezhë luhet përballja më e rëndësishme e javës dhe është ndarë nga të tjerat. Besëlidhja e vendit të dytë do të presë Kastriotin kryesues dhe do tentojë të marrë pikët maksimale, në mënyrë që ngushtojë diferencën nga gjashtë pikë në tre. Krutanët edhe me një barazim do të ishin “OK”. Takimi i parë mes tyre, në Fushë-Krujë, ka përfunduar në barazim pa gola. /abcnews.al

Ndeshja e javës së 11-të, që luhet të dielën
korabi-beslidhja.jpg
Vladimir Prenga13:18 | 10/12/2019

Korabi ka pretendime për gjykimet ndaj tyre dhe shqetësimin e ka ndarë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku reklamohet edhe një rast i ndeshjes së fundit me Besëlidhjen, që dibranët e humbën në shtëpi.

“Në Peshkopi është e trashëguar tradita e mikpritjes dhe skuadra e Korabit është skuadra më Fair-Play në kampionat. Marrim përgjegjësitë e plota dhe premtojmë kthesë të fortë për të lënë pas rezultatet negative të javëve të fundit.

Takimi me Kastriotin në Peshkopi la pasoja në skuadrën e Korabit dhe ndaj Besëlidhjes u detyruam të luajmë me 2 mungesa për shkak të kartonëve ndaj Mziut dhe Skukës. Gjithashtu vihet re një gjykim tendencioz dhe i një anshëm në disfavor të Korabit.

Momenti në videon e mëposhtme është kur Çaço pengohet në hyrje të zonës kundërshtare duke ju mohuar një rast i pastër shënimi dhe kryesori akordon goditje dënimi! Ky moment patjetër do t’i jepte rrjedhë tjetër takimit dhe sot ishim në pozita të tjera”, shkruhet në postimin e Korabit. /abcnews.al

iliria-turbina.jpg
Igli Nikolli15:29 | 08/12/2019

Janë mbyllur dy ndeshjet e ditës së sotme në grupin B të Kategorisë së Parë. Besës i mjaftuan dy gola të Tedi Carës për të mposhtur në shtëpi ekipin e Orikut. Lojtari ofensiv shënoi nga një gol për pjesë, teksa kjo fitore e ngjit ekipin e Gugash Maganit në vend të katërt me 14 pikë, tetë më pak se kryesuesit e Pogradecit.

Renditja e grupit B të Kategorisë së Parë

Fitore edhe për Ilirinë. Ekipi nga Fushë Kruja triumfoi përballë Turbinës së Cërrikut. Pasha shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 11-të dhe i dhuroi tre pikë ekipit të tij. Kjo fitore e ngjit Ilirinë në vend të pestë me 14 pikë, po aq sa ka edhe Besa. /abcnews.al

Krasniqi-Skenderbeu.jpg
Vladimir Prenga08:41 | 08/12/2019

Superiorja vijon marshimin. Sot luhen dy përballjet e tjera të javës së 14-te dhe gjithçka nis nga Laçi, prej orës 13:30, aty ku skuadra vendase pret Flamurtarin e vendit të fundit. Stadiumi do të jetë i hapur për tifozët dhe për trajnerin Armando Cungu i gatshëm është edhe mbrojtësi Abdurrahman Fangaj, i cili mungoi për shkak kartonësh me Partizanin.

Formacioni i kurbinasve pritet të jetë ai i zakonshmi, ndërkohë që në krahun tjetër Flamurtari nuk ka një titullar të rëndësishëm si Xhevahir Sukaj. Favoritë absolutë në këtë takim janë kurbinasit, që kërkojnë kthesën pas humbjes së pësuar një javë më parë me Partizanin.

Takimi i fundit i javës luhet në Durrës, aty ku klubi i Teutës u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm sa më të shumtë për të mbështetur skuadrën dhe për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Në qytetin bregdetar janë të shumtë ata që kanë pasur pasoja dhe të ardhurat nga biletat do të shkojnë si donacion për ta.

Për të kaluar te fusha, trajneri Bledi Shkëmbi nuk ka në dispozicion Sherif Kallakun, i pezulluar me kartonë të verdhë. Për arsye dëmtimi nuk mund të luajë as Khalid, ndërkohë që është rikthyer Rustem Hoxha. Teuta do të jetë më e plotë dhe duhet të rigjejë fitoren, ndaj një ekipi si Skënderbeu, që po merr rezultate pozitive këto javë. Kjo ndeshje do të luhet prej orës 16:30.

KATEGORIA E PARË – Sot luhen edhe dy ndeshje të Kategorisë së Parë. Në grupin B ishin veçuar dy takime. Në orën 13:00 Iliria e Fushë-Krujës prej Turbinën në stadiumin “Redi Maloku”, kurse 30 minuta më pas zbresin në fushë edhe Besa e Oriku, që përballen mes tyre në Kavajë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono