katedrale

notre-djegie.jpg
R D11:45 | 22/12/2019

Pas flakëve që shkatërruan katedaralen e Notre Dame në 15 prill të këtij viti, autoritetet vendore në Paris bënë të ditur se këtë vit nuk do të mbahet mesha e Krishtlindjeve në këtë kishë. Kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh që nga viti 1803.

Që nga viti 1803, çdo Krishtlindje katedalja e Notre Dame në Paris zhurmonte nga këmbanat e festive fetare për të shënuar lindjen e Krishtit. Këtë vit pas zjarrit të tmerrshëm të 15 prillit, për herë të parë kisha, tetë shekullore, do të jetë e heshtur. Asnjë shërbim fetar nuk do të mbahet mes mureve të saj për të pritur lindjen e fëmijës Jezus.

Parizienë dhe turistë duhet të drejtohen në kisha të tjera për festimet e mesnatës së 24 dhjetorit dhe për meshat e datës 25. Është kisha e Sant Xherman Lokzeri, përballë Luvrit, ku që nga data 1 shtator janë zhvendosur zyrat e katedrales. Do të ketë një meshë lutjesh në oren 23.30, ndërsa në 25 dhjetor mesha do të jetë në orën 10, ndërsa celebrimi solemn po në të njëjtën kishë në orën 11 e 30./abcnews.al

ATENTAT-NE-LEZHE-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:58 | 10/09/2019

Një 37-vjeçar u plagos në këmbë pas një sherri të çastit me një person tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi në qendër të Lezhës, pranë Katedrales. Sipas policisë, i dëmtuari është Ardjan Kola, ndërsa autori i dyshuar, Aleksandër Dedgjonaj. Nga informacionet e para mësohet se mes këtyre dy personave, dyqanet e të cilëve ndodhen pranë njëri-tjetrit, ka lindur një debat për motive të dobëta. Pasi kanë fyer njëri-tjetrin verbalisht, autori nxorri pistoletën dhe e qëlloi Kolën në të dy këmbët. Mjekët e spitalit rajonal të Lezhës njoftuan se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ngriti postoblloqet për kapjen e autorit. /ABC News Albania 24/7

DT-and-EM.jpg
ad min11:00 | 17/04/2019

Presidenti Donald Trump gjatë një telefonate i shprehu ngushëllime presidentit francez Emmanuel Macron për ngjarjen e rëndë shkatërruese në katedralen e famshme Notre Dame dhe ofroi ndihmën e SHBA për restaurimin e saj.

“Notre Dame do të vazhdojë të shërbejë si simbol i Francës, duke përfshirë lirinë e fesë dhe demokracinë e saj,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një deklaratë.

“Ne kujtojmë me mirënjohje në zemër kambanat e Notre Dame që ranë në 12 shtator 2001, si kujtesë solemne për sulmet tragjike të 11 Shtatorit në tokën amerikane. Kambanat do të tingëllojnë përsëri”, shtoi Sanders.

Presidenti Macron ka premtuar rindërtimin e katedrales, e cila konsiderohet ndër shembujt më të mirë të arkitekturës gotike europiane dhe vizitohet çdo vit nga më shumë se 13 milionë njerëz nga e gjithë bota./abcnews.al

zjarri.jpg
ad min13:52 | 16/04/2019

Prokurori francez që po heton rastin e zjarrit në katedralen e Notre Dame është fokusuar në pistën e një aksidenti. Zyrtari ka deklaruar se për momentin nuk është gjetur asnjë gjurmë që të çon drejt pistës së një akti të qëllimshëm.

Hetimet e para mbi flakët që përfshinë të hënën katedralen e Notre Dame në Paris favorizojnë pistën e një zjarri aksidental. Deklarata është bërë nga prokurori i çështjes, Remi Heitz, i cituar nga e përditshmja franceze “Le Figaro”.

“Dua të jem i qartë se asgjë në këtë fazë nuk tregon për një veprim të qëllimshëm, ndaj pista e një zjarri aksidental është më e privilegjuara”, deklaroi Heitz.

Ai garantoi se do të përdorë çdo mjet për të zbuluar origjinën e zjarrit dhe konfirmoi se dëgjesat e dëshmitarëve janë ende në vazhdim.

“5 kompani të ndryshme po punonin në vendin e ngjarjes dhe dëgjesat e punonjësve dhe punëdhënësve janë në zhvillim e sipër. Në tërësi janë 15 dëshmi që duhet të mblidhen”, deklaroi prokurori.

Hetuesi sqaroi më tej se alarmi i parë mbi ngjarjen e rëndë ra në orën 18 e 20, por në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gjurmë zjarri.

Më pas pati një alarm të dytë në 18 e 43 dhe zjarri u konstatua në përmasa të mëdha. Ndërkohë, njerëzit e pranishëm në katedrale, ku po mbahej një meshë, kishin filluar të evakuoheshin pak më herët.

“Hetimet do të jenë të gjata dhe komplekse, por do të përdoren të gjitha mjetet për të arritur tek e vërteta, tek origjina e këtij zjarri të tmerrshëm”, deklaroi prokurori./abcnews.al

besimtaret.jpg
ad min11:27 | 01/04/2018

Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit” nga arqipeshkëvi i Shkodër – Pult, imzot Angelo Massafra. Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit. Imzot Massafra drejtoi lutje për më shumë paqe, dashuri e harmoni mes njerëzve dhe që festa e Pashkëve të jetë simbol i bashkimit./abcnews.al

vlcsnap-error847-1280x720.jpg
ad min12:07 | 06/01/2018

Një zjarr përfshiu katedralen “Ringjallja e Krishtit në Korçë.

Flaket ranë në vendin ku ndizen qirinjtë. Zjarri u shfaq pak minuta pas përfundimit të meshës e cila mbahet ditën e Ujit të Bekuar.

Gjate meshës ishte i pranishem edhe Presidenti i Republikes Ilir Meta.

Një zjarrfikëse ka arritur të fikë zjarrin në një kohë të shkurtër.  Shkak dyshohet të kenë qenë qirinjtë e shumtë të ndezur nga besimtarët./abcnews.al

Foto:

46A142DC00000578-5110527-A_mystery_posed_by_one_of_the_world_s_leading_evolutionary_biolo-a-4_1511434170010.jpg
ad min19:03 | 23/11/2017

Pamje mahnitëse të zbuluara nga biologët tregojnë katedrale të ndërtuara mjeshtërisht prej termiteve.
Këto insekte kanë aftësi arkitekturore mbresëlënëse. Strukturat e tyre të banimit kanë ngjashmëri me ndërtesat e sofikstikuara të katedraleve të Barcelonës.
Të përbëra nga një sistem natyral ajror ato e kanë themelet e tyre si shtëpi të nëndheshme.

Këto pirgje të ngjashme me katedralet janë ndërtuar nga bashkëpunimi i dy llojeve termitesh, ato magnetike dhe katedraleske.
Struktura është e përbërë nga një përzierje fekalesh, balte dhe druri, të cilat formojnë një argjilë të ngurtë, të papërshkueshme nga uji.
Termitet jetojnë nëntokë, ndaj është e nevojshme që të furnizohen me oksigjen dhe hapësirat e krijuara ne dalje të katedrales, që të lenë përshtypjen e dyerve dhe dritareve, shërbejnë për të qarkulluar ajrin në ambjentin e brendshëm.


Ata ndërtojnë një grumbull të lartë deri në 8 metra dhe zakonisht gjenden në Australinë Perëndimore.
Duke patur parasysh se një termite është vetëm 3mm e gjatë, këto mrekulli inxhinierike natyrore janë ekuivalente me 4 qiellgërvishtëse të ndërtuara nga dora e njeriut./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono