katar

platini.jpg
G. P.12:45 | 19/06/2019

Michel Platini, ish-President i Uefa, është lënë i lirë mbrëmjen e së martës pasi u mor në pyetje për votën e tij pro Katarit si vend organizator për kampionatin botëror të futbollit në vitin 2022. Avokati i ish-futbollistit francez u shpreh se ishte bërë shumë zhurmë për asgjë.

Është lënë i lirë mbrëmjen e së martës Michel Platini, ish futbollisti francez dhe ish-Presidenti i UEFA, i cili një ditë më parë u mor në pyetje nga policia franceze në kuadër të hetimeve për vendimin që Katar të organizojë kampionatin botëror të futbollit në vitin 2022.

Prokuroria franceze, sipas asaj që shkruan Le Monde, po heton për korrupsion, bashkëpunim në krim dhe presion për zgjedhjen e vendit organizator të botërorit 2022, dhe Platini është pyetur për faktin se kishte votuar për Katarin. Avokati i tij Uiliam Burdo, u shpreh se klienti i tij u la i lirë pa asnjë akuzë duke shtuar se ishte bërë shumë zhurmë për asgjë.

Marrja në pyetje, po sipas Le Monde, u përqendrua në një veprim të Platini në vitin 2010 kur drekoi në Elize së bashkë me bashkëshorten e presidentit Sarkozy në atë kohë dhe emirin nga Katari Al Thani.

Takimi mes të treva u organizua një muaj para vendimit për vendin organizator. Në atë drekë mori pjesë dhe Sofi Dion, këshilltare e Sarkozy për sportin, dhe ajo u mor në pyetje dhe u lirua sëbashku me Platini./ABC News Albania 24/7

rama-ne-katar.jpg
G. P.14:36 | 16/04/2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Gjatë këtij takimi u firmosën disa marrëveshje të rëndësishme.

U prit në një ceremoni të posaçme zyrtare kryeministri Edi Rama në Katar. Në takimin me Emirin e Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

Homologët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues mes vendeve, si dhe dakordësuan që potenciali bashkëpunues të zhvillohet edhe më tej në fusha si ajo e bujqësisë, agroindustrisë, energjisë dhe në mënyrë të veçantë, energjisë së rinovueshme. Me interes u mirëprit edhe bashkëpunimi në fushën e transportit ajror.

Kryeministri i Katarit, u shpreh se është ngritur një grup i posaçëm pune, në krye të të cilit është ai vetë, i cili do të realizojë së shpejti një vizitë në Shqipëri, me qëllim identifikimin e potencialeve dhe orientimin sa më të mirë të investimeve në bashkëpunimin Shqipëri – Katar. Gjithashtu, gjatë takimit u firmosën disa marrëveshje të rëndësishme për transportin detar dhe për bashkëpunim me disa prej ministrive të kabinetit qeveritar./abcnews.al

Ruçi.jpg
ent ela11:43 | 06/04/2019

Shqipëria ka interes të rrisë bashkëpunimin dhe të kërkojë shtimin e investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin. Është kjo kërkesa e Kryetarit  të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar homologut të tij gjatë vizitës zyrtare në Katar.

Lehtësimi dhe heqja e vizave për shqiptarët është një tjetër aspekt që mundëson bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha, vecanërisht në atë të transporit ajror dhe hyrjen e Katar Airways  për fluturime direkte Doha-Tiranë- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit. Gjithashtu z. Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. /abcnews.al

rives.jpg
G. P.15:43 | 30/11/2018

Do të zhvillohet në stadiumin e Realit të Madridit, finalja e Kupës Libertadores. River Plate dhe Boca Juniors përcaktojnë titullin në datën 9 Dhjetor.

Nuk mund të kishte vend më të mirë për ta luajtur. Një stadium kampionësh për të përcaktuar titullin kampion të Amerikës së Jugut, pra në finalen e kupës “Libertadores”. River Plate dhe Boca Juniors do të ndeshen në “Santiago Bernabeu”, në 9 Dhjetor, për sfidën fundore që do të vendosë fituesin e trofeut më të madh amerikanolatin. Kështu bëri me dijë përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, pas marrëveshjes që u arrit me Realin e Madridit.

“Madridi është një nga qytetet më të sigurt në botë dhe ka komunitetin më të madh argjentinas në Europë, – tha presidenti Alehandro Domingez, – Kupa Libertadores nuk e humb identitetin e saj po u luajt në Spanjë”.

Finalja e dytë ishte parashikuar të luhej në stadiumin “Monumental” të River Plate në Buenos Aires, por u shty e pastaj u anulua, pas sulmit që tifozët vendas i bënë autobusit me lojtarët e Boca-s, ku u lënduan disa futbollistë. Boca kërkoi ta fitonte trofeun në tavolinë, por kjo u hodh poshtë, ndërsa Riveri mori gjobë me vlerë 400/000 USD.

U diskutua që finalja të luhej në Paraguaj ose në Katar, por përfundimisht u vendos në Madrid. Ndeshja e parë, Boca-River përfundoi 2-2, ndërsa fituesi i kupës “Libertadores” do të marrë pjesë në Kupën e Botës për klubet, që do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 12 deri në 22 Dhjetor./abcnews.al

ambasadoriii-1280x853.jpg
G. P.10:35 | 19/09/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i shtetit të Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe financiare dhe mbështetjen e projekteve të shumta zhvillimore nga Katari në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, iu referuar mbështetjes së dhënë gjatë përballimit të krizës së Kosovës në vitin 1999, por edhe për përballimin e fatkeqësive të tjera natyrore dhe vështirësive sociale në zona të ndryshme të vendit.

Duke iu referuar potencialeve të mirënjohura investuese të Katarit, Presidenti Meta, shprehu besimin se Ambasadori Al-Marri do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe do të nxisë investimet e kompanive të  Katarit në Shqipëri.

Interesi për bashkëpunim në fushën e transportit ajror, do t’i jepte një nxitje të mëtejshme këtyre investimeve, por edhe shkëmbimeve turistike e do të rriste kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve, nënvizoi Presidenti Meta./abcnews.al

erdo.jpg
G. P.08:45 | 18/09/2018

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionëdollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash ngakundërshtarët politikë.

Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha të hënën se avioni Boeing 747-8 ishte një”dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtëpretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankarajakishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por emiri këmbënguli ta ofronte atë sidhuratë.

Zoti Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atijpersonalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipasnjoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional. Aeroplani i madh është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.

Presidenti turk e bëri të ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh të avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoihetim zyrtar për çështjen.

Erdogan është vënë para kritikash në të kaluarën përshpenzime të tilla si një pallat presidencial dhe një flotë automjetesh luksoze. Turqiapo përballet me inflacionin dyshifror dhe vështirësi valutore.

Doha ka kërkuar lidhje më të ngushta me Ankaranë, pasi marrëdhëniet midis Katarit dhe fqinjëve të tij në Gjirin e Arabisë janë përkeqësuar lidhur me mbështetjen e supozuar të këtij vendi për ekstremistët myslimanë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti prenë marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe të transportit me Katarin vitin e kaluar, duke thënë se ai mbështet terrorizmin. Katari i ka mohuar akuzat./Zëri i Amerikës

katari.jpg
G. P.17:32 | 29/07/2018

Katari rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të kampionatit botëror të futbollit për në vitin 2022. FIFA do të hapë një hetim lidhur me akuzat e fundit. Sipas një gazette britanike, Katari ka paguar një kompani amerikane dhe ish agjentë CIA-s për të dëmtuar konkurrencën.

Trupi udhëheqës i botës së futbollit FIFA është nxitur të kryejë një “hetim të pavarur” në pretendimet se ekipi i ofertës së Katarit 2022 në Kupën e Botës zhvilloi një fushatë sekrete në 2010-n për të sabotuar ofertat konkurruese të organizimit të kampionatit botëror. Kryetari i Komisionit për zgjedhjen Dixhitale, Kulturore, Mediatike dhe Sportive Damian Collins tha se “akuzat serioze”, të botuara në median britanike Sunday Times, përbënjnë një shkelje të rregullave të FIFA-s nëse janë të vërteta.

“Kjo kërkon një hetim të duhur të pavarur dhe FIFA duhet të bëjë të qartë se kjo do të ndodhë”, tha ai.

“Nëse Katari ka thyer rregullat, duhet të hasin me sanksione”, shton ai.

Në një deklaratë, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë tha se “kundërshton çdo akuzë të paraqitur nga Sunday Times”. Gazeta pretendon se ka parë dokumente të zbuluara që tregojnë se ekipi i ofertës së Katarit përdorte një firmë amerikane dhe ish-agjentët e CIA-s për të dëmtuar rivalët e saj, kryesisht SHBA-të dhe Australinë.

Qëllimi i supozuar ishte krijimi i propagandës për të dhënë përshtypjen se një Kupë e Botës nuk do të mbështetej në vend. Pavarësisht zbulimeve, organizatorët e turneut të Katarit mohojnë akuzat.

Nëse, në hetimin e radhës konfirmohen akuzat e fundit, Katari rrezikon që t’I hiqet e drejta për të organizuar Kupën e Botës. Në dhjetor të 2010, shteti në Lindjen e Mesme fitoi të drejtën e mbajtjes së kampionatit botëror të futbollit për vitin 2022, duke triumfuar me ofertat e tjera të bëra nga SHBA, Australi, Koreja e Jugut dhe Japonia. Më herët ekipi i Katarit u akuzua dhe për korrupsion, por një hetim i FIFA-s hodhi poshtë pretendimet për rryshfet./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono