kastrioti

kastrioti-erzeni.jpg
Vladimir Prenga14:59 | 10/11/2019

Kastrioti ia ka dalë të fitojë me Erzenin dhe të marrë kreun e klasifikimit në grupin A. Krutanët kanë shënuar dy herë në portën e Ezenit dhe tashmë numërojnë 18 pikë, dy më shumë se Korabi ndjekës.

Për skuadrën e Ramadan Ndreut nuk ishte edhe aq e lehtë. Përpjekjet në pjesën e parë nuk u shpërblyen dhe nuk pati asnjë gol, ndërkohë që e dyta nisi me një gol të shpejtë të Dacit. Ai gol e çliroi Kastriotin, që në fundin e takimit shënoi edhe një herë tjetër me Bashën.

Ai gol i mbylli të gjitha llogaritë dhe tashmë te Kastrioti janë më të qetë dhe mendojnë për ndeshjen e radhës. Momentalisht Kastrioti ka marrë vendin e parë dhe në ndjekje janë Korabi dhe Besëlidhja.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00

KASTRIOTI-ERZENI 2-0
Shënues:
Daci 47′, Basha 85′

Kastrioti: Selaci, Neziri, Selmani (Çela 46′), Sefgjini, Rami, Basha (Xheka 88′), Mehmeti, Bardhi, Daci, Marku, Ajazi (Karakaçi 46′). Trajner: Ramadan Ndreu
Erzeni: Vata, Ramilli, Teqja, Alimadhi (Gecaj 68′), Biba, Dikson, Davidson, Troplini, Zuna, Rezi, Djidjiëa. Trajner: Vladimir Gjoni

Kartonë të verdhë: Marku 40′, Bardhi 60′, Karakaçi 67′ / Ramilli 53′

/abcnews.al

IMG_2526-1280x853.jpg
Vladimir Prenga09:31 | 10/11/2019

Tre ndeshje, Superiore dhe Kategori e Parë. Partizani, kryesues në kampionatin elitar të futbollit në vend, ka mundësinë të krijojë një distancë të re me Bylisin, Tiranën dhe Teutën, që u ndalën këtë javë. Të kuqtë luajnë në transfertë, ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Kuqezinjtë kanë bërë paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit dhe trajneri Lerda e vuri në dukje diçka të tillë. Armiku i përbashkët do të jetë terren, por në Vlorë do të zhvillohet një ndeshje e gjitha për t’u parë.

Njëjtë edhe në Laç, aty ku vendasit me formacionin e zakonshëm do tentojnë të marrin fitoren e katërt radhazi dhe të vijojnë ngjitjen në renditje. Një ndeshje derbi me Kukësin, që në këtë takim nuk ka Abazajn, Limajn dhe Musollin, ndërsa Shkurtaj pritet të jetë në stol. Mungesa të rëndësishme, ndërkohë që edhe një pikë konsiderohet pozitive te verilindorët duke marrë parasysh që luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi që po paraqitet mirë.

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KUKËSI
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 16:30
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-PARTIZANI
Flamurtari:
Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Ribaj, Rrapaj, K. Nebihu, Hoxhaj, Vatnikaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe
Partizani:
Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Mala, Cordeiro, Telushi, Broja, Trashi, Bardhi, Çinari. Trajner: Franco Lerda

Edhe në Kategorinë e Parë zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm. Kastrioti, pasi pa dje Korabin të mposhtej në Rrogozhinë, ka në dorë të marrë vendin e parë në grupin B. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi Erzeni gjithashtu është një ekip me pretendime dhe në stadiumin “Redi Maloku” shkon për të marrë pikë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00

KASTRIOTI-ERZENI

/abcnews.al

ajazi-gol.jpg
Vladimir Prenga14:47 | 03/11/2019

Kastrioti ia ka dalë të marrë pikët e plota në transfertë me Dinamon, që mbetet në vendin e fundit dhe nuk njeh fitore për këtë sezon në kampionat. Krutanët triumfuan me rezultatin e pastër 0-2 dhe shkon në kuotën e 15 pikëve dhe i afrohet me një pikë Korabit kryesues.

Skuadra e drejtuar nga Ramandan Ndreu e kërkoi golin me ngulm që në fillim dhe sfida u zhbllokua pas gjysmë ore loje. Ajazi, pas një krosi në zonë, me një goditje me kokë ia doli të shënonte në portën e mbrojtur nga Spahiu. Blutë mundohen të barazojnë, por pa sukses në 45 minutat e para.

Kastrioti e di mirë që duhet edhe goli i sigurisë dhe e tenton. Minutat kalojnë dhe rastet nuk mungojnë, por nuk ka saktësi para portës. Janë dashur minutat shtesë për ardhur goli i dytë, me Dacin që vulosi fatet e ndeshjes dhe krutanët morën pikët e plota.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 13:00

DINAMO-KASTRIOTI 0-2
Shënues:
Ajazi 30′, Daci 93′

/abcnews.al

Renditja e grupit A në Kategorinë e Parë
kastrioti-gol-1280x853.jpg
Vladimir Prenga16:02 | 26/10/2019

Korabi ia ka dalë në fund të fitojë me Dinamon dhe të kryesojë i vetëm në grupin A të Kategorisë së Parë. Dibranët shënuan në shtesë me Xhabrahimin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kastrioti ka shfrytëzuar ndalimin e Erzenit dhe është ngjitur në vendin e dytë.

Krutanët ia dolën të fitojnë ndaj Burrelit në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve. Për skuadrën e Ramadan Nreut nuk ishte shumë e lehtë, pasi vetëm në të 66′ ia dolën të zhbllokonin ndeshjen me mesfushorin Xhulio Mehmeti. Disa minuta para përfundimit të takimit ishte sulmuesi Spartak Ajazi që shënoi edhe golin e qetësisë dhe Kastrioti “arkivoi” fitoren me matjanët.

Një tjetër ekip që mori pikët e plota sot ishte Veleçiku, që pasi mposhti një javë më parë Egnatian, këtë herë ia ka dalë të regjistrojë rezultat pozitiv edhe me Tërbunin. Ujka dhe Toma shënuan dy herë dhe skuadra koplikase e la vendin e parafundit të renditjes.

Egnatia nuk ia ka dalë të fitojë në shtëpi dhe ky mision nuk ka qenë i lehtë për rrogozhinasit, që u përballën me Erzenin. Shijakasit donin të ruanin kreun, por për këtë duhet të shënonin. Ky takim u mbyll pa gola dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 6
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00
Kastrioti-Burreli 2-0
Shënues:
Mehmeti 66′, Ajazi 83′
Veleçiku-Tërbuni 2-0
Shënues:
Ujka 23′, Toma 45′
Korabi-Dinamo 1-0
Shënues: Xhabrahimi 90′ (pen.)
Egnatia-Erzeni 0-0

E diel, më 27 tetor, ora 13:00
Besëlidhja-Shkumbini

/abcnews.al

Klasifikimi i grupit A në Kategorinë e Parë
Kastrioti-Kategoria-e-Pare.png
Veronik Istrefaj19:50 | 24/10/2019

Skuadra e Kastriotit ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit me një sponsor të ri. Ekipi krutan ishte pjesë e Superiores sezonin e shkuar, ku luftoi deri në javën e fundit për të mbijetuar, por në fund nuk ia dolën. Tani në Kategorinë e Parë, Kastrioti synon sa më parë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook, klubi krutan ka njoftuar se ka gjetur bashkëpunimin me kompaninë e njohur, “EHW Group”./abcnews.al

Në njoftimin e tyre, shkruhej: “Duke filluar nga dita e sotme, Kastrioti bëhet me sponsor te ri. Kompania e njohur e “EHW Group”, duke filluar që nga kjo javë do të ketë të stampuar në uniformat zyrtare të ndeshjeve të Kastriotit logot e saj, ku në pjesën e përparme do të jetë e vendosur logo e Ujit “Qafshtama”, ndërsa në pjesën e pasme të uniformës, do të jetë e stampuar logoja e “EHW”. Sa i takon dizajnit, uniformat vijojnë të jenë të kompanisë “UHL Sport”, ndërsa ngjyrat e uniformave zyrtare të ndeshjeve do të jetë e kuqe dhe e bardhë.”

kastrioti-beselidhja.jpg
Vladimir Prenga09:53 | 22/10/2019

Betejë e ashpër duket se do të jetë deri në fund për ekipin që do të ngjitet në Superiore. Në grupin A kreun e ndajnë Erzeni dhe Korabi, ndërkohë që vetëm një pikë më pak kanë Kastrioti e Besëlidhja, që e kanë shpallur si objektiv rikthimin në elitë. Në fundjavë është programuar të luhet edhe java e gjashtë e kampionatit.

Një ndeshje është veçuar dhe ajo do të zhvillohet të dielën, prej orës 13:00. Besëlidhja-Shkumbini do të transmetohet në TV, pasi është vlerësuar si një nga takimet më të rëndësishme. Korabi ka një përballje të lehtë në letër, ndaj Dinamos së vendit të fundit. Dibranët synojnë fitoren, që të kryesojnë të vetëm.

Erzeni ka një ndeshje më të vështirë, ndaj Egnatias në transfertë dhe shanset janë të mëdha që shijakasit të ndalen. Skuadra nga Rrogozhina kërkon të bëjë autokritikë, pasi u mposht nga Veleçiku të shtunën. Takim tjetër i programuar në grupin A është ai mes Kastriotit dhe Burrelit, që drejtohet nga Alert Alvani. Ky i fundit i ka drejtuar më parë krutanët, të cilët synojnë rikthimin te fitorja këtë javë.

Kategoria e Parë – Java 6
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00
Kastrioti-Burreli
Veleçiku-Tërbuni
Korabi-Dinamo
Egnatia-Erzeni

E diel, më 27 tetor, ora 13:00
Besëlidhja-Shkumbini

Grupi B i luan të gjitha takimet të shtunën. Lushnja kryesuese do të luajë në transfertë me Elbasanin, që renditet në vendin e parafundit dhe që ka pësuar katër humbje në javët e para të kampionatit. Për verdhejeshilët fitorja është detyrim.

Pogradeci-Apolonia është një nga sfidat më interesante në këtë grup. Liqenorët në shtëpi janë një ekip i fortë, por fierakët kanë treguar se dinë të fitojnë edhe jashtë fushe. Devolli, që pësoi humbjen e parë javën e shkuar, pret Ilirinë e Fushë-Krujës. Skuadra nga Bilishti nuk po kalon një moment të mirë, pasi janë pezulluar 4 futbollistë.

Besa, që synon Superioren, do të duhet të marrë pikët e plota me Shënkollin e vendit të fundit. Ndeshje tjetër e këtij grupi është ajo mes Orikut dhe Turbinës, që pritet të jetë mjaft ë luftuar të shtunën.

GRUPI B
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00

Devolli-Iliria
Oriku-Turbina
Elbasani-Lushnja
Besa-Shënkolli
Pogradeci-Apolonia

/abcnews.al

Shkumbini-Bylis-1280x960.jpg
Igli Nikolli14:57 | 19/10/2019

Fitore në transfertë dhe kryesim për Kastriotin. Ekipi i Ramadan Ndreut ka triumfuar përballë Shkumbinit me rezultatin 1-2. Taulant Marku dhe Patrik Bardhi ishin autorët e golave në pjesën e parë, teksa Sherif Sadiku ishte autori i golit për ekipin peqinas.

Kastrioti ishte 5 minuta larg fitores në transfertë dhe kryesimit në Grupin A të Kategorisë së Parë. Ekipi i Ramadan Ndreut nuk shfrytëzoi avantazhin e dyfishtë dhe u largua me një pikë nga fusha e Peqinit.

Pikë e mirë për Shkumbinin e Artan Banos. Vendasit nuk u dorëzuan, treguan karakter dhe arritën të siguronin një barazim 2-2.

Emocionet e kësaj përballje ishin ruajtur për çerekorëshin e fundit të pjesës së parë, aty ku u shënuan tre gola brenda 7 minutash. Marku zhbllokoi shifrat dhe pas dy minutash erdhi edhe goli i Bardhit.

Avantazh i dyfishtë i ekipit krutan, por vëllai i Armando Sadikut, sulmuesit të kombëtares dhe Malagës, riktheu Shkumbinin në lojë me golin e shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

E dyta ishte plot duele të forta dhe vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e radhës. Një nigerian shmangu humbjen e ekipit peqinas. Eyoh barazoi shifrat në minutën e 85-të dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

Kastrioti renditet në kuotën e 10 pikëve pas javës së pestë, teksa Shkumbini numëron dy pikë më pak. /abcnews.al

Shkumbini – Kastrioti 2-2
(Sadiku 45′, Eyoh 85′ / Marku 38′, Bardhi 40′)

kastrioti-beselidhja.jpg
Vladimir Prenga15:47 | 10/10/2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e shfaqura gjatë ndeshjeve të fundjavës. Probleme ka pasur kryesisht në kategoritë inferiore dhe te moshat. Janë paralajmëruar dy klube, Apolonia dhe Erzeni, ndërkohë që Devolli kryesues në grupin B është gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve.

Në Kategorinë e Dytë ka disa futbollistë të pezulluar, ashtu sikurse edhe tek moshat. Zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori, ka marrë një lajm të mirë, kurse në Krujë shohin t’u pezullohet me tetë ndeshje zëvendëstrajneri Gëzim Rama. Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

VENDIMET E DISIPLINËS
-Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– KF “Erzeni”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

– KF “Apolonia”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-. Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore. Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se zyrtari Eduard Thartori, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje, fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke i shtuar edhe dënimin e ri. /abcnews.al

kastrioti-Terbuni-1280x853.jpg
Vladimir Prenga14:55 | 05/10/2019

Kastrioti gabon sërish në shtëpi dhe këtë herë është Tërbuni skuadra që arrin të rezistojë në stadiumin “Redi Maloku”, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-0. Krutanët tentuan nga fillimi deri në fund të merrnin pikët maksimale, por nuk ia dolën dot.

Të besurit e trajnerit Ramadan Ndreu ishin të pasaktë para portës së amerikanit Rogers dhe kështu detyrohen të kënaqen me vetëm një pikë. Krutanët kanë shkuar në kuotën e 8 pikëve, duke lënë kreun e renditjes për momentin.

NDESHJET E TJERA – Në orën 14:00 kanë nisur tetë sfidat e tjera dhe në grupin A të gjitha skuadrat vendase e kanë mbyllur në epërsi 45-minutëshin e parë. Besëlidhja po mposht Veleçikun, Erzeni Burrelin, Korabi Shkumbinin dhe Egnatia Dinamon.  Në grupin B janë shënuar dy gola në ndeshjen Besa-Turbina, kurse të tjerat vijojnë të jenë 0-0.

KATEGORIA E PARË – JAVA 4
GRUPI A
E shtunë, më 5 tetor, ora 13:00
Kastrioti-Tërbuni 0-0

E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00
Besëlidhja-Veleçiku 1-0
Shënues:
Hajdari 22’
Erzeni-Burreli 1-0
Shënues:
Çutra 45+1’
Korabi-Shkumbini 1-0
Shënues:
Skuka 25’ (pen.)
Egnatia-Dinamo 2-0
Shënues:
Dimo 25’, Lajthia 30’

GRUPI B
E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00

Oriku-Elbasani 0-0
Apolonia-Iliria 0-0
Besa-Turbina 1-1
Shënues:
Cara 16’ / Roshi 32’ (pen.)
Pogradeci-Shënkolli 0-0

E diel, më 6 tetor, ora 13:00
Devolli-Lushnja

/abcnews.al

perplasja-vogli-1280x720.jpg
Vladimir Prenga14:36 | 20/09/2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur mbi parregullsitë e hasura gjatë fundjavës në ndeshjet e luajtura në Kategorinë e Parë, si dhe për sfidat e Kupës. Pritej një vendim në lidhje me atë që ndodhi në sfidën Kastrioti-Egnatia, ku shfaqet drejtori Gazmend Vogli duke debatuar me gjyqtarin e katërt. Jo vetëm kaq, por edhe zgjat duart drejt tij. Në Krujë pretendojnë se Zhuli nuk është goditur.

Momentalisht nuk ka një vendim për këtë, pasi pritet që palët të japin deklaratat e tyre para Komisionit të Disiplinës. Gjithsesi nuk është kursyer zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori, i pezulluar me 8 ndeshje.

Në listën e vendimeve të marra bie në sy edhe fitorja e Apolonisë në tavolinë kundër Kamzës, që nuk u paraqit në ndeshjen e Kupës. Turbina ia ka hedhur me një paralajmërim, ndërkohë që është dënuar Ergys Kuçi i Orikut.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
– KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

– KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Oriku”, Ergys Kuçi, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

– Çeljen e hetimit disiplinore për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono