kastrati

Areoporti-i-Kukesit.jpg
ent ela20:59 | 11/07/2018

Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar bonusi për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion. Sipas vendimit të publikuar në faqen e Kryeministrisë, thuhet se qeveria ka marrë një ofertë të pa kërkuar për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Në vendimin e së mërkurës të Këshillit të ministrave u vendos që qeveria t’i japë 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e pa kërkuar. Aeroporti i Kukësit nuk është vënë në funksionim që prej vitit 2006  kur përfundoi ndërtimi i tij.

benzi.jpg
G. P.11:16 | 14/05/2018

Auto Star Albania ka prezantuar modelin më të fundit të Mercedes-Benz, A-Class i ri, në një ceremoni me personalitete nga fusha e biznesit e spektaklit.  Ndërkohe zëvendëspresideni i Kastrati Group, Leonard Kastrati, ka premtuar të tjera risi në tregun shqiptar.

A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj më parë nga Mercedes-Benz, tashmë vjen edhe në tregun shqiptar. Modeli i ri u zbulua në prani të personazheve të njohur nga bota e biznesit dhe spektaklit në showroomin e Auto Star Albania.

A-Class i ri vjen me një rikonceptim të luksit dhe modernes. Me një dizajn rinor e dinamik, ai është më i madh e më komod se modelet e mëparshme.

CLS e re ishte një tjetër model që u prezantua në showroomin e Auto Star Albania. Vjen me një dizajn më elegant, me forma më sportive dhe komoditet mbreslënës. Modelet e reja janë të pajisura me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit e kabinë tërësisht digjitale.

Zv/Presidenti i Kastrati Group i pranishëm në ceremoni, ndërsa përmblodhi arritjet kryesore theksin e vuri  tek investimet në të ardhmen.
Auto Star Albania zë vendin e parë për shitjet e automjeteve premium në Shqipëri./abcnews.al

KASTRATI-PREZANTON-MAKINAT-E-REJA-1280x720.jpg
ent ela10:24 | 12/05/2018

Auto Star Albania ka prezantuar modelin më të fundit të Mercedes-Benz, A-Class-in e ri, në një ceremoni me personalitete nga fusha e biznesit e spektaklit. Ndërkohë zëvendëspresideni i “Kastrati Group” Leonard Kastrati ka premtuar të tjera risi në tregun shqiptar.

A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj më parë nga Mercedes Benz, tashmë vjen edhe në tregun shqiptar.

Modeli i ri u zbulua në prani të personazheve të njohur nga bota e biznesit dhe spektaklit në showroomin e Auto Star Albania.

A-Class i ri vjen me një rikonceptim të luksit dhe modernes.

Me një dizajn rinor e dinamik ai është më i madh e me komod se modelet e mëparshme.

CLS e re ishte një tjetër model që u prezantua në showroomin e Auto Star Albania. Vjen me një dizajn më elegant, me forma më sportive dhe komoditet mbreslënës.

Modelet e reja janë të pajisura me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit e kabinë tërësisht digjitale.

Zv/ Presidenti i Kastrati Group i pranishëm në ceremoni, ndërsa përmblodhi arritjet kryesore theksin e vuri tek investimet në të ardhmen.

Auto Star Albania zë vendin e parë për shitjet e automjeteve premium në Shqipëri. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono