Kashar

belinda-balluku-1-1280x720.jpg
ad min13:31 | 14/09/2019

Projekti pilot për instalimin e matësve inteligjentë ka nisur të zbatohet edhe në zonën Kashar-Vorë. Sipas ministres Belinda Balluku këta matës bëjnë të mundur përmirësimin e procesit të faturim-arkëtimit si dhe rrit transparencën ndaj klientit për konsumit ditor dhe mujor të energjisë elektrike.

I quajnë matësa inteligjentë të energjisë elektrike dhe kanë për qëllim që t’i japin fund abuzimeve që vijnë faturuesit e abonentëve. Se si ndodh kjo e shpjegon ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku.

“Ky është një sistem i cili nuk lë asnjë rrugë për abuzime, qoftë nga abonenti por qoftë edhe nga punonjësit e OSHEE-së. Tashmë faturat printohen direkt sipas të dhënave që ky sistem nxjerr. Për më tepër sistemi i matësve inteligjentë ofron gjithashtu kontrollin e automatizuar për të gjitha problemet gjatë shkëputjes së energjisë elektrike apo rilidhjes së saj nga qendra”.

Matësit inteligjentë bëjnë të mundur gjithashtu matjen e energjisë elektrike në çdo moment duke i dhënë mundësi kështu Operatorit të Shpërndarjes për një menaxhim më të mirë gjatë periudhave të ngarkesave në rrjet.

“Projekti i Durrësit dhe projekti i Kashar-Vorës, janë dy projektet e para pilot për të vijuar më tej dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore për ta aplikuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë matësit inteligjentë të cilët kanë të gjitha këto veti të dobishme si për abonentin ashtu dhe për sistemin e shpërndarjes”.

Aktualisht janë në fund të procesit të instalimit 3527 matësa inteligjent, ku mes tyre përfshihen 1000 subjekte private dhe rreth 20 shtetërore në zonën Kashar-Vorë. Ky model matësi i energjisë bën të mundur edhe matjen me 2 kahe, çka krijon hapësirat e nevojshme për përdoruesit që dëshirojnë të instalojnë impiante fotovoltaikë për vetëkonsum./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-VELIAJ-NE-KASHAR_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 27/07/2019

Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e bllokut të parë të banimeve në Kashar. Kryetari Erion Veliaj tha se punimet do të vazhdojnë, dhe vëmëndja do jetë edhe në zonar periferike dhe rurale.

 Bashkia e Tiranës përfundon punimet në bllokun e parë të banimit në Kashar. Kryetari Erion Veliaj gjatë inspektimit tha se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë edhe me realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme.

“Do jemi posaçërisht të vëmendshëm, duke nisur nga rruga e madhe, që është aksi dhe damari kryesor i qarkullimit në Kashar, te zona e Astirit, Rr. “Teodor Keko”, nënkalimi dhe mbikalimi i “Shqiponjës”.

Besimi i dhënë nga qytetarët me anë të votës, është përkthyer menjëherë në më shumë investime, u shpreh Veliaj, ndërsa shtoi se  ndryshimi do të prekë çdo lagje, njësoj si në këtë bllok banimi

“Në 30 qershor Kashari na dha një votë masive për t’u urbanizuar si qendra e Tiranës dhe bashkë me Blerinën nuk pritëm katër vjet, as katër javë, që t’ia kthenim menjëherë përgjigjen Kasharit”.

 Kryebashkiaku i siguroi qytetarët që Bashkia e Tiranës do ti kushtojë vëmendje edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që ato të kenë një infrastrukturë moderne. /ABC news Albania 24/7

 

 

 

 

 

Veliaj-rruga-Kashar-Yzberisht-1-1280x853.jpg
nev ila21:41 | 22/07/2019

Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar. Kryetari Erion Veliaj tha se e ka mbajtur fjalën e dhënë per kete zonë, ndërsa theksoi se 90% e banorëve e duan Unazen e Re.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në zonë Industriale Yzberisht-Kashar. Mbajtëm fjalën për të krijuar fillimisht lagjen e re të zonës së Astirit dhe Unazës së Re. Kjo infrastrukturë është në shërbim të komunitetit”, u shpreh Veliaj

Veliaj theksoi se se ky investim, përveç banorëve, do t’u shërbejë edhe bizneseve përgjatë këtij aksi të rëndësishëm industrial.

Kryebashkiaku u tregua mirënjohës me banorët mirëkuptues, të cilët kanë lëshuar pak nga pronat e tyre për të ndërtuar rrugë dhe trotuare.

Ai theksoi se puna e bërë në gjithë këtë zonë, qoftë me rrugët, rehabilitimin e lagjeve dhe ndërtimin e Bulevardit të Kasharit, është prova më e mirë se edhe realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës te Astiri do të jetë po aq dinjitoz dhe që do sjellë civilizim e urbanizim të të gjithë zonës.

Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i përgjigjet kërkesës së 90% të qytetarëve të zonës që e duan zhvillimin, për të vijuar me këtë projekt dhe për t’i dhënë Tiranës një aks të domosdoshëm për qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve.

Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjithashtu se do t’ju shërbejmë njësoj./ABC News Albania 24/7

prokuroriaa.jpg
nev ila19:03 | 08/05/2019

Zbardhet skema e tjetërsimit abuziv të pronave në zonën e Kasharit, që çoi në arrestimin e pesë personave, mes të cilëve dhe tre ish-zyrtarë të komunës periferike të kryeqytetit. Paraditen e së enjtes, 5 personat e vënë në pranga do të dalin para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Ish-kryekomunari i Kasharit, Besnik Fuçia dhe katër të arrestuarit e tjerë së bashku me të, të dyshuar për abuzime me pronat në zonën periferike të kryeqytetit do të dalin të enjten para Gjykatës së Tiranës. Prokuroria pritet të kërkojë arrest me burg vetëm për administratorin Stefan Çaushin dhe mbesën e tij, Teuta Shehaj. Ndërsa për Besnik Fuçinë dhe dy zyrtarët e tjerë, organi i akuzës pritet të kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Tre ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka firmosur pesë urdhër arreste pas një hetimi disa mujor për një skemë tjetërsimi pronash me anë të falsifikimeve në Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë të dy pallateve në zonën e Yzberishtit. Në rrjetën e prokurorisë ranë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia , ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Jurgen Memisha, administratori dhe ortak i firmës Ina 2004 Stefan Caushi, Vjollca Pani Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.

Ndërtuesi Arben Petriti është ai i cili ka bërë dhe denoncimin në prokurori. Nga hetimet e kryera rezulton se dy ndërtuesit, Stefan Çaushi dhe Arben Petriti kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

Sipas burimeve, Fuçia ka dërguar në ZRPP një shkresë përcjellëse ku thuhej se sipërfaqja e tokës dhe objekti duhej të regjistrohej në emër të administratorit Stefan Çaushit./ABC News Albania 24/7

kasha-1280x853.jpg
ad min14:12 | 28/04/2019

Parku i Kasharit do të ketë të standarde të njëjta me atë të Liqenit Artificial të Tiranës. Është ky projekti që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për këtë zonë gjatë mandatit të tij të dytë.

Ka parashikuar investime të tjera në Parkun e Liqenit të Kasharit kryebashkiaku Erion Veliaj nëse fiton një mandat të dytë.

“Fillimisht markuam territorin, duke e rrethuar me gjelbërim, pastaj siç vepruam në Farkë, filluam me rrugët pedonale. Jam i bindur se mandatin e dytë do të jetë padyshim një nga parqet e reja, me korsitë dhe me të gjithë shërbimet e tjera, vërtet për t’u patur zili, dhe për të rritur standardin”, tha Veliaj.

Në këtë mënyrë, pas Parkut të Liqenit, atij të Farkës dhe të Vaqarrit, Tirana do të bëhet edhe me një “mushkëri” tjetër.

“Kemi punuar në 4 parqe kryesore, liqenore: Parku i Liqenit të Tiranës, parku i Farkës, parku i Vaqarrit, ku kemi bërë mbjellje masive, dhe parku i katërt i Kasharit. Duam që secila zonë të shërbejë si një valvul shkarkimi, e një Tirane, që duam s’duam, me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, ka nevojë të relaksohet, të merret me sport. Brenda mandatit tjetër, e gjithë zona e Njësisë 11, e Njësisë 7, e Njësisë Kashar, po këtu fus edhe jugun e Kombinatit, “Misto Mamen” dhe Yzberishtin, edhe Katundin e Ri, do të ketë një park që është më afër se sa parku i Liqenit”, tha ai.

Liqeni i Kasharit, i shfrytëzuar për shumë vite thjesht si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, është shndërruar në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja buzë liqenit iu bashkuan edhe punonjësit e Operatorit Shtetëror të Energjisë Eelektrike (OSHEE), të cilët kontribuan në shtimit e gjelbërimit në një zonë që po shfrytëzohet jo vetëm si mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, por edhe nga turistët për aktivitete sportive./abcnews.al

policia-naten-aksident-933x445-933x445-2.png
nev ila14:30 | 22/04/2019

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./abcnews.al

policia-rinas.jpg
ent ela19:18 | 21/04/2019

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni”, në Fushë Mëzez, Kashar.

Sipas policisë, 26 vjeçari Elson Murataj është plagosur në këmbë dhe rreth orës 18:35 ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç,  jashtë rrezikut për jetën,  i cili është  plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /abcnews.al

Veliaj-gjate-inspektimit-te-fushave-të-reja-sportive-në-shkollat-“Katund-i-Ri”-ne-Kashar-1-1280x853.jpg
ad min12:25 | 16/03/2019

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 3 fusha të reja sportive në zonën e Kasharit, të cilat u shërbejnë jo vetëm nxënësve, por dhe komunitetit të zonës. Bashkia e Tiranës deklaroi se investimet janë të fokusuara jo vetëm në qendër por edhe në periferi të Tiranës.

Nxënësit e shkollave “Katund i Ri” dhe “Sadik Stavieleci” në zonën e Kasharit do të kenë tashmë tri fusha të reja sportive. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë zvicerane dhe austriake mundësuan rehabilitimin e fushave që u shërbejnë 1300 nxënësve të zonës. Kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître inspektoi përfundimin e punimeve

Erion Veliaj: Ajo që thonë të gjithë është: Shiko sa bukur duket Tirana, ja Sheshi Skënderbej, ja Pazari i Ri, ja Parku i Liqenit, ja Bulevardi i Ri – dhe m’u desh që t’u shpjegoja se Tirana që kemi sot nuk është vetëm ajo e qendrës urbane. Tiranë është edhe Kashari, edhe Krraba, edhe Ndroqi, edhe Dajti, edhe Shëngjergji, Zall-Bastari, Zall-Herri; pra, duhet të fokusohemi edhe te Tirana e periferisë.

Veliaj theksoi se këto terrene sportive të reja nuk i shërbejnë vetëm të rinjve dhe nxënësve të shkollave, por dhe komunitetit të zonës.

Erion Veliaj: Ashtu siç janë hapur të 62 shkollat në Tiranë, edhe shkollat e Kasharit do të qëndrojnë hapur pas mësimit. Një pjesë e juaja, pasi mbaron detyrat, kthehet prapë për një ndeshje volejbolli, për një ndeshje kalçeto. Ne duam që shkolla të kthehet nga një vend ku kalamajtë parkohen për 6 orë, në një vend ku i gjithë komuniteti, e gjithë familja, fëmijë dhe të rritur, të kenë mundësi të aksesojnë shkollat tona gjatë gjithë ditës.

Veliaj shfrytëzoi rastin dhe ftoi sërish qytetarët e Tiranës që të dielën e 17 Marsit t’u bashkohen festimeve të Ditës së Verës, ku do ketë mbi 50 aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat që janë organizuar nga Bashkia e Tiranës./abcnews.al

425A0055-1280x853.jpg
ad min15:30 | 21/01/2019

Por për demokratët, ndërprerja e financimit të rrugës Thumanë-Kashar dhe kalimi i këtij fondi për Paktin e Universitetit është mashtrimi i radhës që qeveria bën për studentët. Sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë qindarkë këtë vit për aksin Thumanë-Kashar.

“Edi Rama u tall edhe sot në mënyrë të paturpshme me studentët, duke thelluar më tej përçmimin dhe hakmarrjen ndaj kujtdo që ngre zërin kundër qeverisë së tij hajdute. Studentët nuk përfitojnë asnjë qindarkë nga pazari dhe hilet e Edi Ramës me koncesionin Thumanë – Kashar. Kryeministri i ka gënjyer studentët, sepse për Thumanë – Kashar këtë vit në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë qindarkë. Është për të ardhur keq, sesi Ministrja e Ekonomisë, edhe pse vetë është nënë, pranon me gjakftohtësi të mashtrojë studentët, duke u bërë vegël e bindur e Edi Ramës kundër tyre. Për t’i sjellë në vëmendje publikut dhe medias:  Buxheti i vitit 2019 do të paguajë rreth 105 milionë euro për koncesionet dhe PPP-të e oligarkëve të Edi Ramës.   Për të financuar kërkesat e studentëve, me një faturë rreth 16 milionë euro, mjafton që Edi Rama: Të anullojë koncesionin korruptiv të inceneratorëve për të cilin i paguan njeriut të Arben Ahmetajt 18 milion euro në vit.  Ose të anullojë koncesionet korruptive në shëndetësi, për të cilat shqiptarët u paguajnë miqve dhe klientëve të Edi Ramës 33 milionë euro në vit, por nuk marrin shërbim. Për plotësimin e kërkesave të studentëve jo me mashtrime, por me akte konkrete, mjafton që Edi Rama të anullojë 27 milionë eurot që i paguan klientëve të tij Kastrati e Salillari për koncesionin e pavlerë të Rrugës së Kombit apo klientit tjetër Gjoka Konstruksion për koncesionin korruptiv të Rrugës së Arbrit”. /abcnews.al

vjedhja.jpg
ad min18:20 | 08/01/2019

Një dyqan i njohur argjendarie ka rënë pre e një sulmi grabitësish në kryeqytet. Disa persona të maskuar kanë grabitur 200 mijë euro në një argjendari në një qendër tregtare në periferi të kryeqyteti, në zonën e Kasharit.

Sipas informacioneve jo zyrtare, grabitja ka ndodhur më datë 2 Janar 2019, por policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen. Hetimet për këtë rast vijojnë, por burimet policore mbeten të rezervuara në dhënien e detajeve për këtë ngjarje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono