Karlo Ançeloti

ANCELOTI-REFUZON-KOMBETAREN-E-ITALISE-1280x720.jpg
ent ela14:55 | 29/04/2018

Kombëtarja e Italisë mori një refuzim të rëndësishëm për trajnerin e saj të ri. Karlo Ançeloti nuk pranoi ofertën e Federatës, ndërsa favoriti I momentit është Roberto Mançini

Ishte shpresa më e madhe e kombëtares së shquar.

Italia mendonte Karlo Ançelotin si njeriun e stolit, veçse përgjigja nga trajneri i shquar nuk ishte ajo e dëshiruara.

Ish-tekniku i Bajernit, Realit, Paris SG, Çelsit e Milanit, i bëri me dijë drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit, se vetëpërjashtohet nga gara.

“La Gazeta delo Sport” zbulon se fillimisht pati optimizëm për pranimin e detyrës nga Karleto, veçse arsyet për ta refuzuar ishin të shumta, që nga rroga që do të ishte sa gjysma e asaj tek Bajerni, tek dëshira e trajnerit për të drejtuar sërish në klube të mëdhenj, por edhe tek paqartësia e së ardhmes në vetë Federatën Italiane, aktualisht në fazë tranzicioni.

Ançeloti do të kishte qenë maksimumi i sotëm, pasi flitet për një njeriu fitues që ka triumfuar në Champions me Milanin e me Realin, ka fituar tituj në Spanjë, në Itali, në Angli me Çelsin, në Francë me Paris SG dhe në Gjermani me Bajernin.

Me tërheqjen e tij, favorit sipas mediave është Roberto Mançini.

Trajneri i Zenitit të Shën Peterburgut ka një karrierë të niveleve të larta duke dalë kampion disa herë me Interin, por edhe me Mançester Sitin.

Duket vështirë që të vijë Konte, por si zgjedhje tjetër mbetet edhe Klaudio Ranieri I Nantës.

Kombëtarja e Italisë po kalon një krizë të vërtetë, që pas eleminimit në fazën kualifikuese të Botërorit, duke mos mundur të shkonte në Kupën e Botës.

Disfata në plej of ndaj Suedisë solli largimin e trajnerit Xhampiero Ventura, dhe po ashtu dorëheqjen e krerëve të Federatës.

Përfaqësuesja po drejtohet në mënyrë të përkohëshme nga trajneri Luixhi Di Biaxho, ndërsa afati për të gjetur trajnerin e ri, i dhënë nga presidenti i përkohshëm, komisioneri Roberto Fabriçini, është data 20 maj. /abcnews.al

vlcsnap-error947-1.jpg
G. P.21:14 | 11/01/2018

Kryeqyteti britanik, Londër, pritet të ketë një derbi krejt të veçantë sezonin e ardhshëm. Trajnerët italianë, Ançeloti dhe Alegri, besohet se do të drejtojnë dy skuadrat e shquara, Arsenal e Çelsi.

Një anglez në Nju Jork thotë kënga e Stingut, por ndoshta do të ketë një tjetër këngë në Londër.
Dy italianë të shquar me shumë gjasa do të kenë një derbi në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe këta janë Karlo Ançeloti e Masimiliano Alegri.
I pari pa punë, i dyti në stolin e Juventusit, por që të dy me emër të madh dhe trofe.

Ançeloti kërkohet nga Arsenali, plot 7 vjet pasi shkëlqeu me Çelsin duke fituar edhe titullin kampion.
Pesëdhjetetetëvjeçari nuk është një tradhëtar, por shprehja diplomatike thotë se “tradhëtia është vetëm çështje kohe”.
Për Ançelotin koha duket se është tani, pikërisht kur Arsen Venger duket se do ta mbyllë pas 22 vjetësh në stolin e “topçinjve”.
Italiani ka një karrierë të shkëlqyer, duke fituar tri herë Championsin, dy herë me Milanin e një herë me Realin.

Përveç titullit në Angli, ai u shpall kampion edhe në Itali me Milanin, në Spanjë me Realin, në Francë me Paris SG, dhe në Gjermani me Bajernin.
Famën e tij nuk e njollosi dot shkarkimi në vjeshtë në Mynih pas një sezoni shumë të dobët.
Përballë tij është thuajse e sigurt që do të jetë Alegri.

Me shumë gjasa ai do të zëvendësojë Antonio Konten në stolin e Çelsit, pra një italian do t’i zerë vendin një tjetri.
Ende i ri, 50 vjeç, Alegri vazhdon karrierën në një nivel shumë të lartë me Juventusin, me të cilin ka fituar tre tituj kampion radhazi dhe tri Kupa të Italisë, si dhe ka arritur dy herë në 3 sezonet e fundit në finalen e Championsit.
I quajtur shkurt “Maks”, ai doli kampion edhe me Milanin.
Me mbërritjen e italianëve të tjerë, Premier Liga do të jetë edhe më shumë globale, ndërsa derbi Arsenal-Çelsi do të ketë vërtet një shije të veçantë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono