kapur

frontex-1280x721.jpg
Sej rie15:30 | 09/08/2019

Misioni ndërkombëtar i kontrollit të Kufirit bëri publike disa prej rezultateve të punës nga koha kur u vendos në Kakavijë. Në këtë komunikim me media ishte edhe Drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj.

Në dy muaj Frontex në Kakavijë,  ka ndaluar 1300 persona që synonin tranzitin përmes Shqipërisë. Një pjesë e tyre kanë aplikuar për azil, kurse të tjerët u depërtuan. Frontex po kësaj kohe ka kapur dhe 27 të kërkuar.

Martin Vodrasa Zv/drejtor i përgjithshëm  i Policisë Çeke për kufirin tha se Çekia merr pjesë me 13 efektivë në këtë mision i pari i vendit të tij në një territor kufitar jashtë BE.

“Gjendem këtu në krye të një ekipi çek dhe mund të them se ishte një eksperiencë e suksesshme. Shërbimi që ne ofrojmë këtu është një shërbim për sigurinë e Evropës.”

Andrea Storchova zv drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se rezultatet janë shpresëdhënëse dhe strategjia e sigurisë po ofron kontroll më të lartë për trafiqet e paligjshme.

“Operacioni i Frontex provoi se këto misione janë të nevojshme. Shqipëria nuk është një kufi i brishtë për në Evropë por një drejtim i synuar prej emigrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve. Bashkëpunimi dhe rezultatet ishin shumë të mira.”

Ky ishte i pari mision i Frontex në Shqipëri. Më herët forca policore nga nëntë vende kanë patrulluar për muaj me radhë në dy misione të ndryshme kufirin jugor me Greqinë./ABC News Albania 24/7

gazmend-bardhi-1280x689.jpg
ent ela20:56 | 12/03/2019

Ish-deputeti i PD-së Gazmend Bardhi ka rrëfyer detaje rreth asaj se çfarë përmban dosja 184, për të cilën opozita pretendon se janë të tjera përgjime sikundër edhe në dosjen 339, ku drejtues të lartë të PS-së janë të përfshirë direkt në shitblerjen e votës. Por deklarata e bërë nga demokrati këtë herë ka qenë shumë e fortë duke u shprehur se në dosjen 184 është vetë Edi Rama, i cili  është kapur në përgjime duke folur me elementë të inkriminuar, të cilët bëjnë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Ndalemi pak tek dosja 184. Keni të dhëna se kush është në këtë dosje i kapur?

Gazmend Bardhi: Duke filluar nga Kryeministri i vendit Edi Rama tek ministra të qeverisë së tij dhe tek drejtues lokalë të PS-së, tek drejtues të Policisë së Shtetit. Sepse ky është një problem shumë i madh i përfshirjes së Policisë së Shtetit si një bandë në favor të një partie politike ndërkohë që policia duhet të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra një numër i konsiderueshëm funksionarësh publikë.

Mirela Milori: Pra Rama, Kryeministri është i përmendur nga të tretë apo është vetë i rënë në përgjim?

Gazmend Bardhi: Unë mendoj se sa kohë unë nuk kam me vete një dokument që mund tua provoj

Mirela Milori: Ju lutem ju po përmendi emrin e Kryeministrit të vendit…

Gazmend Bardhi: Edhe Kryeministri e di vetë që është aty. Nuk e ka mohuar asnjëherë.

Mirela Milori: Ju lutem ne duhet të jemi seriozë, Kryeministri i vendit sipas jush…

Gazmend Bardhi: Është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Edhe një herë Kryeministri është i përgjuar në telefon apo është në bisedë mes të tretëve që e përmendin Kryeministrin.

Gazmend Bardhi: Kryeministri është i përgjuar dhe po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjen në më shumë se 5 apo 6 procedime penale.

Mirela Milori: Që flet vetë në telefon?

Gazmend Bardhi: Absolutisht po.

Mirela Milori: Me njerëz të përfshirë në shitblerjen e votës…

Gazmend Bardhi: Me njerëz të inkriminuar dhe të përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës. Nga Edi Rama tek ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm deri dje dhe tek drejtues të lartë të PS-së. Prandaj Edi Rama e ke patur dhe ne kemi thënë që në fillim, jetike kapjen e organit të Prokurorisë.  


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono