Kapshticë

MASA-PER-DREJTUESIN-KAPSHTICE-1280x720.jpg
ent ela17:45 | 04/07/2019

47 vjeçari Olsi Belortaja, do të mbetet në burg deri në fund të hetimit të aksidentit tragjik, që shkaktoi të dielën, duke përplasur me makinë dy gra dhe një fëmijë.

Ngjarja fatale me pasojë 3 viktima ndodhi në afërsi të Kapshticës.

Masa e sigurisë për 47 vjeçarin u caktua nga Gjykata e Korçës.

Prokuroria formuloi tre akuza për autorin e aksidentit, që i mori jetën tre këmbësorëve, “Shkelje të rregullave të qarkullimit, Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe Largim nga vendi i aksidentit”. /ABC News Albania 24/7

 

ilace.jpg
Sej rie16:45 | 29/06/2019

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy doganierë të Doganës së Kapshticës, për shpërdorim detyre. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni antikontrabandë i koduar “Farmacia”.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si edhe procedohen penalisht në gjendje të lirë dy doganierë të Doganës së Kapshticës, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen sasi medikametesh të dyshuara si kontrabandë.

Specialistët e Seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policive Korçë dhe Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Farmacia”, si rezultuat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

• Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë,
• R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë,
• R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të tjerë:

• K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht
• H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec (të dy me detyrë doganierë pranë Doganës së Kapshticës).

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volkswagen Sharon” të shtetasit R.Xh.

Sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

kapshtice-1280x701.jpg
ent ela11:45 | 11/06/2019

Një 39-vjeçar lindur në Irak dhe banues në Angli u arrestua nga policia kufitare e Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane. Shtetasi iraken ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Evazion fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ndalimi i tij u bë në hyrje të Pikës Kufitare të Kapshticës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Policia sqaron se gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste”. / ABC News Albania 24/7

FRONTEX-EMIGRANTET-1280x720.jpg
ent ela12:27 | 24/05/2019

Operacioni i Frontex duket se ka dhënë rezultatet e para. Mëngjesin e sotëm, në kufirin e gjelbër në Kapshticë janë kapur 23 klandestinë sirianë dhe iranianë, mes tyre edhe 3 fëmijë të mitur. Emigrantët e paligjshëm u kapën nga forcat Frontex dhe policia kufitare, te cilët janë pozicionuar në kufi. Klandestinëve iu morën deklarimet dhe do transportohen drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë. Frontex sëbashku me oficerët shqiptarë kontrollon aktualisht në të gjithë kufirin e Shqipërisë me Greqinë. /ABC news Albania 24/7

kapshtice-1280x716.jpg
Sej rie11:00 | 14/05/2019

Një shtetas turk i cili dyshohet për transferta ilegale vlerash monetare është arrestuar në Kapshticë.

Në një çante atij iu gjeten 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja, të dyshuara si të falsifikuara. Arrestimi i shtetasit turk u bë pas disa informacioneve të marra në rrugë operative.

52 vjeçari ndodhej në autobus në drejtim të Greqisë por u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë të kufirit. Vlerat monetare që mbante me vete, nuk ishin deklaruar ne kufi./ABC News Albania 24/7

kapshtice-1280x716.jpg
Sej rie18:30 | 30/04/2019

Kthimi i emigrantëve në Greqi, pas festes së Pashkëve ortodokse ka sjellë mbingarkesë dhe fluks  mjetesh në pikën doganore të Kapshticës.

Fluksi ka shënuar kulmin pas mesditës, kur në territorin tonë u grumbulluan dhjetëra mjete të vogla dhe autobusë, në pritje për të kryer procedurat doganore. Autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me kapacitet maksimal sportelesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke shmangur vonesat për përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve.

Nga ana tjetër, edhe pala greke po punon me tre sportele në hyrje, çfarë ka sjelle menaxhimin e fluksit në rritje, që në 24 orët e fundit ka kaluar mbi 10 mijë persona që kanë hyrë dhe dalë nga Kapshtica./ABC News Albania 24/7

makian-1280x766.jpg
ent ela16:31 | 05/04/2019

68 kg drogë kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Kapshticës. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit i cili po e transportonte drogën drejt Greqisë . I arrestuari është një 38 vjeçar nga Divjaka.

Lënda narkotike është konstatuar pasi ka kaluar në procesin e skanimit në doganë. Veprimet hetimore dhe procedurale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin e transportuesit./abcnews.al

EMIGRANTET-NE-KAPSHTICE-MBULIM-abcm2t1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 06/03/2019

Nje grup emigrantësh të paligjshëm u kapën nga policia në Kapshticë. Sipas policisë kufitare, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilët udhëtonin drejt Bilishtit janë bllokuar në fshatin Vernik. Emigrantët e ndaluar janë me shtetësi iraniane, kurde dhe siriane. Mësohet se mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Numri i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë përmes Shqipërisë është shtuar vitet e fundit. /abcnews.al

KRONIKE-KANABIS-NE-KAPSHTICE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela15:55 | 15/02/2019

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar për sasinë e drogës që u kap në dy kamionë mallrash në Kapshticë. Dy prej tyre janë drejtues mjetesh përkatesisht Zija Hidri dhe Ardian Sako, kurse dy të tjerët shoqërues të mallit. Nga ky zbulim u sekuestruan 1077 kg kanabis sativa e futur nëpër thasë dhe e fshehur mes mallrave. Kamionët sipas policisë do të udhëtonin në drejtim të Turqisë dhe nga hetimet është zbuluar se kanabis sativa do të shkëmbehej me drogë të fortë. /abcnews.al

KRONIKE-KANABIS-NE-KAPSHTICE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela13:18 | 14/02/2019

Hetimet e antidrogës kanë zbuluar se saisa prej kanabist që u kap në Kapshticë do të shkëmbehej në Turqi me drogëra të forta. Policia po vazhdon kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Kanabis i sekuestruar mbrëmjen e mërkurë në Kapshticë, do të shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi. Kështu besojnë specialistët e Antidrogës të cilat kanë zbuluar një trend të ri të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Sasia mbi një ton kanabis u sekuestrua nga policia kufitare e Kapshticës. Ajo u zbulua në një kamion mallrash, që udhëtonte drejt Greqisë.

Informacionet e policisë për transportin e ngarkesës me drogë rezultuan të sakta, duke sjellë sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës gjatë viteve të fundit në këtë pikë doganore dhe çuan në pranga shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij.

Procesi i skanimit dhe kontrolli me qen antidrogë, për kamionin me targë AA 874 UZ zbuloi lëndën narkotike, e cila ishte e ambalazhuar dhe fshehur në thasë.

Pas bllokimit të sasisë prej 1074 kg canabis, agjentët e antidrogës vijuan kontrollin edhe tek një tjetër kamion, që gjithashtu udhëtonte drejt Greqisë, por që rezultoi i pastër. Kamioni ku u gjet droga, i thanë ABC News burime nga grupi i hetimit, ishte nisur nga Tirana dhe kishte si destinacion përfundimtar Turqinë.

Por vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në tentativën e trafikimit të ngarkesës me drogë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono