kapet

arrestim-5-933x445.jpg
Sej rie09:45 | 31/05/2019

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në Vlorë. Në pranga ka rënë 36-vjeçari nga Fieri me iniciale R.K., ndaj të cilit ka urdhër arresti të lëshuar në vitin 2018 nga Gjykata e Breshias në Itali.

Pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative,  se 36-vjeçari  u kap në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, vepër penale që dënohet deri në 20 vite burgim.

“Bashkëpunimi Polici-Interpol-Komunitet, vë në pranga 36 vjeçarin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen e 36 vjeçarit.

Si rezultat, në një lokal të lagjes “Pavarësia” Vlorë, u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj shtetasit R. K., për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Italian, ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

vjedhje.jpg
nev ila10:33 | 04/05/2019

Nuk ishte hera e parë që 23- vjeçari me inicialet D.K vidhte banesa në qytetin e Lezhës. Sipas policisë i riu kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për vjedhje.

Mëngjesin e kësaj të shtune ai është arrestuar në flagrancë, pasi ishte futur për të vjedhur në një nga dhomat e një banesë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit  Gj.K,  ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti  një mjet prerës (thikë)” njofton polica.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”/abcnews.al

58e3eafa-911c-400b-a9eb-4b9bfb54e5fa.jpg
G. P.08:55 | 02/05/2019

Një i ri është arrestuar nga policia në Shkodër. Në njoftimin e dërguar nga uniformat blu thuhet se ai është një 25-vjeçar me iniciale P.I, banues në lagjen “Guerile”.

Ai u arrestua pasi qëlloi me kallashnikov në ajër në lagjen e tij. Reagimi i efektivëve të policisë ishte i menjëhershëm dhe bënë të mundur kapjen e tij. Gjithashtu ata sekuestruan armën në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

peshkaqeni-beluga-1280x960.jpg
nev ila10:06 | 30/04/2019

Peshkatarët gjetën një balenë beluga të lidhur me një rrip ku shkruhej “Pajisjet Shën Petersburg“në të cilin dyshohet se kishte dhe një kamera. Duket si një histori nga një film spiunazhi i “Luftës së Ftohtë”, por është me se e vërtetë: Një balenë është zbuluar në ujërat pranë Norvegjisë e veshur me pajime, të cilat mund të jenë vendosur nga ushtria ruse.

Këto projekte ushtarake janë shumë të fshehta, por një studiues rus që kam folur thotë se e di se mbrojtja ruse ka një balenë të tillë për stërvitje ushtarake. Ka shumë të ngjarë që marina ruse në Murmansk është e përfshirë”, tha për revistën Aftenposten, shkencëtarja e balenave norvegjeze Audun Rikardsen.

Rusia ka objekte të mëdha ushtarake në Murmansk në Rusinë veriperëndimore.

Joergen Ree Wiig nga Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit tha se: “Pajisja Shën Petersburg” është shkruar në rripin që mbështjell balenën, ku ishte e vendosur dhe një kamera.

Rusia nuk ka histori të përdorimit të balenave për qëllime ushtarake, por Bashkimi Sovjetik ka patur dikur një program trajnimi të plotë për delfinët.

Në të vërtetë, delfinët u përdorën nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke u trajnuar për të zbuluar nëndetëset, minierat nënujore dhe objektet e dyshimta të vendit ose individët pranë porteve dhe anijeve.

Koloneli në pension Viktor Baranets, i cili vëzhgoi trajnimin ushtarak të delfinëve në epokën sovjetike dhe post-sovjetike, tha se gjitarët e detit ishin pjesë e garës më të gjerë të armëve të Luftës së Ftohtë midis BRSS dhe Shteteve të Bashkuara.

Delfinët sovjetikë thuhet se kanë vepruar si kamikazë nëndetësesh në atë kohe, duke vendosur eksplozivë në anijet e armikut, kjo histori arriti kulmin në vitin 1980.

Sa i përket balenës beluga, të zbuluar në Norvegji javën e kaluar, nuk ishte e qartë se për çfarë ishte duke u stërvitur në këto brigje gjitari inteligjent, apo nëse duhej të ishte pjesë e ndonjë aktiviteti ushtarak rus në rajon./abcnews.al

kokaina-malte.jpg
nev ila11:36 | 15/04/2019

Autoritetet në Maltë kanë sekuestruar në portin më të madh të ishullit një sasi prej 91 kilogramë kokainë, që sipas mediave lokale kishte si destinacion Shqipërinë. Droga po transportohej në tre kontejnerë të nisur nga Amerika e Jugut.

Agjentët e doganave në portin Friport të Maltës kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, një pjesë e të cilës kishte si destinacion Shqipërinë. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për 76 pako drogë me peshë mbi 91 kilogramë dhe me vlerë 10 milionë euro, sasi kjo që u bllokua ditën e diel.

Departamenti i Doganave në Friport bëri me dije se droga ishte e fshehur në tre konteinerë të nisur nga Amerika e Jugut, dy prej të cilëve kishin si destinacion portin e Durrësit në Shqipëri dhe një tjetër atë të Selanikut në Greqi.

Policia vendase raportoi se në kontenierin e parë kishte 20 pako kokaine, me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, ndërsa në kontenierin e dytë ishin të paketuara 40 pako, me peshë 48 kg me vlerë 5.4 milion euro. Kontenieri i tretë përmbante 16 paketa, me peshë 19.25 kg, me një vlerë prej 2.2 milion euro. Ata bënë me dije se, kontenieri i parë dhe i  tretë ishin me destinacion portin e Durrësit, në Shqipëri.

Autoritetet malteze sqaruan se agjentët e doganave zgjodhën një seri konteinerësh për të skanuar dhe pas konstatimit të disa parregullësive në dokumentacion ushtruan një kontroll fizik, përmes të cilit zbuluan kokainën që ishte fshehur në një pjesë frigoriferike.

Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim, që i ka kaluar nën kontroll një prokurori lokal. Pak ditë para zbulimit të së dielës, autoritetet doganore në Friport kishin sekuestruar një sasi tjetër prej 24 kilogramë kokainë. Dy rastet e fundit e çojnë drogën e sekuestruar nga autoritetet malteze në Friport, një ndër portet më të ngarkuara të Europës, në 606 kilogramë, me vlerë tregu 68 milionë euro./abcnews.al

renato-avduli.jpg
ent ela11:02 | 18/03/2019

Policia e Vlorës ka kapur Renato Avdulin i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj. Sipas prokurorisë Avduli ish oficer i policinë në Vlorë  ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis. Avduli rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në drogën masive të kultivuar në fshatra të Vlorës, ku u zbuluan të mbjella rreth 7 mijë rrënjë, ndërsa 10 tonë të tjerë ishin në proces përpunimi pas korrjes.

Gazetar: Elton Nika

bajrii.jpg
ent ela13:12 | 09/03/2019

Boksieri shkodran Nelson Hysa u vu në pranga mëngjesin e së shtunës, i akuzuar si pjesëtar i grupit kriminal të Bajrajve, grup ky i goditur vitin e kaluar. Boksieri u vu në pranga në Tiranë, ku jetonte që prej kohësh kur ishte shpallur në kërkim në Shtator të 2018-s.  

Arrestohet një tjetër i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal Bajri në Shkodër. Në pranga është vënë boksieri i njohur shkodran Nelson Hysa. Siç njofton Policia e Shtetit, në vijin të operacionit “OAZ”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër, mëngjesin e së shtunës u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne Burg” për 35-vjeçarin Nelson Hysa.

Ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim në Shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Boksieri Hysa u kap në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e së shtunës. Gjatë veprimeve proceduriale atij u sekuestrua një automjet “BMW Seria 3”. Grupi i Bajrave hetohet që prej vitit të kaluar dhe një pjesë e tyre po presin në qeli përfundim e hetimeve./abcnews.al

DROGE-KARABURUN-1-1280x720.jpg
ent ela15:34 | 28/01/2019

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Janinë. Fillimisht drejtuesi i automjetit nuk i është bindur postobllokut të policisë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se i riu ka shtuar shpejtësinë dhe ka braktisur mjetin pak metra larg policisë duke tentuar të arratiset. Por policia greke e ka arrestuar në Janinë. Brenda në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 66 pako me mbi 122 kg marijuanë, 45 euro dhe dy celularë. 22 vjeçari rezulton i kërkuar, dhe i dënuar në Janinë për trafik droge dhe shkelje të rregullave mbi emigrantët./abcnews.al

fier-1-1280x649.jpg
ent ela12:02 | 28/01/2019

Policia e Fierit ka mundur të vërë në pranga shtetasin me inicialet A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. I riu dyshohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë shtetasin A.Xh 20-vjeç. Ngjarja ka nodhur një ditë më parë ku i riu u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Hoxhare të Fierit pasi ishte përplasur nga një automjet.

Njoftimi i policisë

Ndalohet drejtuesi i mjetit i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë shtetasin A.Xh.

Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al

IMG_5714-5-1.jpg
ent ela16:58 | 12/01/2019

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Zvicër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shqiptari akuzohet se ka goditur me thikë një bashkëtadhetar mbrëmjen e 2 Shkurtit të vitit 2012 në Romë. Për këtë ngjarje të rëndë ai u dënua me 10 vite burg nga drejtësia italiane. I riu u identifikua si Mirjan Laraj dhe pasi goditi me thikë bashkëtadhetarin duke i shkaktuar lëndime serioze në bark u largua nga vendi i ngjarjes.

Në Prill të vitit 2016, ai u dënua me 10 vjet për vrasje në tentativë, por policia në atë kohë nuk ra në gjurmët e tij. Shqiptari për të humbur gjurmët kishte ikur jashtë vendit. Falë lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar, hetimet u zgjeruan aq shumë saqë bashkëpunimi i ngushtë i policisë italiane dhe zvicerane bëri të mundur ndalimin i tij. 31-vjeçari u ekstradua në Itali dhe tashmë ndodhet në një burg në Milano, aty ku do të vuajë edhe dënimin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono