kapet i kerkuari

policia2-2-933x445.jpg
ent ela11:32 | 24/11/2018

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ai është Besnik Bungaja, i cili përdor edhe dy emra të tjerë, Besnik Leka dhe Astrit Leka.

Gjykata e Napolit në Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale pjesëmarrje në grupe kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

42-vjeçari Besnik Bungaja u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë. /abcnews.al

VLORE-ARRESTIMI-1280x647.jpg
ent ela11:45 | 02/10/2018

Një person i kërkuar nga Interpol Roma u kap në qytetin e Vlorës. Pasi ishte larguar nga Italia ai fshihej i qetë në shtëpinë e tij në këtë qytet. Sipas policisë , si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi autoritetet Gjyqësore në Rimini të Italisë kanë lëshuar Urdhrin e Arrestit Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. /abcnews.al

DIBER-ARRESTIMI-1280x720.jpg
ent ela10:05 | 25/04/2018

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Arrestimi është bërë nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore në Maqellarë. Ai është Florian Zeqja 24 vjec dhe gjykata e Torinos ka leshuar ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono