Kapen

pune.jpg
ger ta07:52 | 21/11/2019

Gjatë një kontrollimi në një kantier të madh ndërtimi në Wolfsburg  të Gjermanisë, autoritetet doganore kanë gjetur 12 punëtorë shqiptarë, të punësuar ilegalisht.

Sipas mediave vendase në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë tentuar të largohen. Ndërkohë, pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani.

Tetë prej tyre fillimisht kanë treguar dokumente false identiteti të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Mirëpo, pavarëisisht tentativës së  tyre, autoritetet i dërguan punëtorët në polici për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.

Doganierët me këtë rast kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur./abcnews.al

Ecuador_Political_Crisis_83642.jpg
nev ila15:55 | 11/10/2019

Vijojnë protestat në Ekuador kundër rritjes së çmimit të karburanteve, pas një vendimi të presidentit Moreno. Manifestuesit kanë kapur 8 agjentë policie dhe i detyruan të sfilojnë para turmës të paarmatosur dhe pa jelekë anti plumb.

Gjatë protestave të cilat vijojnë prej ditësh në Ekuador, konfederata që përfaqëson popullsinë indigjene në vend, ka kapur tetë agjentë policie dhe i ka detyruar të sfilojnë para manifestuesve në Kuito.

Tetë agjentët sfiluan në nëj qendër kulturore tashmë nën kontrollin e protestuesve, pa helmeta dhe jelekë anti plumb. Në fillim atyre iu kërkua t’i bashkoheshin protestës por më pas u lanë të lirë.

Lideri i konfederatës duke iu drejtuar turmës u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe do të jetë dhe më radikale. Ai kritkoi dhe mediat që sipas tij nuk i kanë dhënë shumë hapësirë dhunës së policisë ndaj manifestuesve.

Protestat nisën në 3 tetor dhe të parët që manifestuan ishin taksistët dhe autotranportuesit, të ndjekur më pas nga student dhe sidomos gruope që përfaqësojnë popullsinë indigjene në vend.

Arsyeja kryesore e protestave ishte anulimi i rimbursimit për karburantin – në fuqi që nga vitet ’60 – e vendosur nga presidenti Moreno për të kursyer rreth 1.3 miliard euro në vit në arkat e shtetit.

Një masë e marrë duke u bazuar në një marrëveshje të nënshkruar me fondin monetary ndërkombëtar, i cili kishte parashikuar t’i jepte Ekuadorit një kredi prej më shumë se 4 miliard dollar.

Kredia do të përdorej për të zhvilluar ekonominë në vend. Sipas burimeve të qeverisë në më pak se një javë protestash janë arrestuar 750 persona, ndërsa dy protestues u vranë në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë që ka pasur me dhjetëra të plagosur nga të cilët 80 agjentë policie./ABC News Albania 24/7

polizia_arresto.jpg
nev ila13:55 | 29/08/2019

Autoritetet italiane kanë arrestuar në Bologna një shtetas shqiptar me iniciale N. R,  i lindur në 1990, pasi u gjet nën posedim të 2 kuintal marijuana (208 kg).

Një patrullë e Seksionit të Antidrogës të Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Bolonjës, në kuadër të luftës kundër trafikimit të paligjshëm, ka identifikuar një makinë pranë daljes së autostradës Bologna- Fiera, e cila pas sinjalit të policisë për të ndaluar, kishte nxituar t’i shpëtonte patrullës.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të automjetit të cilën arritën ta ndalonin pas disa kilometrash.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në brendësi të automjetit, njëqind pako marijuanë me një peshë totale prej 208 kg të cilat nëse hidheshin në tregun me pakicë, do të kishin sjellë fitime të konsiderueshme, me mbi 1 milion e 200 mijë euro.

29 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Qarkut lokal të Bolonjës në dispozicion të autoriteteve atje./abcnews.al

arkivoli-droge.jpg
nev ila11:57 | 28/08/2019

Policia kolumbiane kap 300 kg kanabis në dy arkivole.

Përsa i përket sasisë së drogës, autoritetet Kolumbiane thonë se nuk është shumë e madhe. Por ata kanë vendosur të publikojë videon e regjistruar, e cila tregon zbulimin e pazakontë të 300 kg cannabis, brenda në arkivole, në zonën Santander.

“Kapja e drogës u bë pas një inspektimi të makinës që kishte dy arkivolë” tha shefi i policisë Fabian Ospina, ndërkohë që në pranga ka përfunduar shoferi i makinës së funeraleve./abcnews.al

droge-dhe-kokaine.jpg
nev ila15:26 | 30/04/2019

Mbante të fshehur në shtëpi, kokainë, hashash, marihuanë dhe një pistoletë të vjedhur të kalibrit 7,65. Arrestohet 36 vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij.

Mbrëmjen e djeshme një patrullë policore e angazhuar në lagjen “Tore Angela” në Romë, gjatë kontrollit rutinë, ndaloi dy persona të cilët të nervozuar u përpoqën të evitonin autoritetet. 36 vjeçari me iniciale L.E, nuk ka dashur të tregojë se ku banonte, gjë e cila thelloi dyshimin e policisë.

Megjithatë, autoritetet kanë arritur të gjejnë banesën e shqiptarëve dhe të kryejnë kontrollin e banesës. Gjatë këtij kontrolli u gjetën rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marihuanë, gjithashtu dhe një pistoletë e tipit Beretta, e kalibrit 7,65. Pistoleta ishte e fshehur në pjesën e pasme të lavamanit të tualetit, në shtëpinë e dy shqiptarëve, e cila rezultoi e vjedhur në Siena në vitin 2014.

Gjatë hetimit paraprak rezultoi se 36 vjeçari, është me precedent kriminal ku është arrestuar edhe më parë, për “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”./abcnews.al

Rama-dhe-stojku.jpg
ad min14:21 | 27/04/2019

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër nuk e kanë pranuar krimin. Por, grupi hetimor pretendon se ka përgjime dhe prova të tjera ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në ekzekutim.

Përgjimet çuan në pranga Mislim Ramen dhe Arsen Stojkun, ndonëse ata mohojnë akuzat për vrasjen e vëllezërve Bilali.

Hetueset pretendojnë sigurimin e bisedave telefonike por dhe ambientale midis Rames, Stojkut dhe Ibrahim Licit i cili kërkohet si autori kryesor i atentatit të 30 Marsit në Kiras të Shkodrës.

Nga ana tjetër besohet se në Benzin gjysmë të djegur 300 metra larg vendit të ekzekutimit, u gjetën gjurmët e gishtave të të arrestuarve.

Gjurmë gishtash edhe të Licit e personit me inicialet D. B shofer u gjetën në makinën e atentatorëve.

Kurse nga kamerat e sigurisë së objekteve të ndryshme në Shkodër rezulton se Rama, Stojku, Lici janë ndodhur në shoqëri me njëri-tjetrin herë pas here, para se të kryhej krimi.

Këto dhe dyshimet se vrasja e Bilalëve është një hakmarrje pas vrasjes se Fatbardh Licit, në të cilën u përfol emri i ish-boksierit, Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit,  nxitën prokurorinë dhe policinë për arrestimet.

Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një muaj më parë ishte nga më të bujshmit në qytetin verior.  Dy burrat ishin duke shkuar te motra e tyre kur mbi ta u shti me breshëri pa patur asnjë mundësi shpëtimi./abcnews.al

image.jpeg
ad min20:25 | 08/02/2019

Një fabrikë e madhe kanabis që përmban rreth 1,000 bimë është zbuluar nga policia e Corby, në Britani. Një shqiptar që kujdesej për lënden narkotike me të parë policinë ishte përpjekur të arratisej nga dritarja e ndërtesës ku rriteshin bimët. Por policia arriti ta ndalonte atë.

Brenda ndërtesës oficerët gjetën tre dhoma të mëdha me bimë kanabisi, në faza të ndryshme të rritjes. Lënda nartotike rritej në saj të një teknoligjie të larë ku kishte shumë ndriçim. Ndërsa banesa ishte shumë luksoze dhe personi që merrej me kujdesin për lëndën narkotike i kishte të gjitha kushtet. Kishte një shtrat, lavatriçe, furrë, frigorifer dhe një tharëse rrobash.

Peter Winterflood tha: “Është një fabrikë e madhe. Dikush ka bërë një investim të rëndësishëm këtu. Ka dhjetëra mijëra paundë pajisjeve dhe qiraja e banesën është e lartë. Ne jemi të kënaqur që kemi bërë një arrestim, pasi hetimi ynë tani mund të shkojë më tej. Shpesh në raste të tilla, nuk ka njeri në ambientetet kur policia bastis”./abcnews.al

Elvis-dhe-Leonardo-Pepa-933x445-1.jpg
ad min17:15 | 14/01/2019

Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët ishin arratisur më 1 Janar 2019 nga burgu i Koridhalos.  Një aksion i kryer nga forcat speciale greke vuri në pranga Elvis dhe Leonardo Pepa.

Operacioni i u krye në bazë të një informacioni që kishin marrë efektivët për vendndodhjen e tyre. Shqiptarët qëndronin të fshehur në një shtëpi, ku për pasojë u arrestua edhe shtetasi grek i cili akuzohet se i kishte strehuar të arratisurit.

Dy të rinjtë u arratisën pasi prenë hekurat e dritares së qelisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të 1 Janarit. Mungesa e dy shqiptarëve ishte vënë re mëngjesin e ditës së nesërme. Ndërkohë autoritetet nisën edhe një hetim të brendshëm nëse ka patur shkelje nga ana e gardianëve./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono