kandidatura

MBULIM-TRUMP-KANDIDATURA_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_01.19-1280x720.jpg
ent ela13:10 | 01/06/2019

Presidenti amerikan Donald Tramp do të formalizojë kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial në Shtëpinë e Bardhë, në datën 18 qershor. Me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter, Trump sktëson se do të shpallë kanidaturën në Orlando, Florida  gjatë një takimi electoral. Ai shtoi se do të zyrtarizojë garën presidenciale për mandatin e dytë se bashku me Zonjën e Parë Melania, zv/presidentin Majk Pens dhe bashkëshorten e tij Karen Pens, në 18 qershor para 20 mijë të pranishmëve. “Bashkohu me ne për këtë garë historike” përfundon mesazhin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë. /ABC News Albania 24/7

cekici.jpg
G. P.14:21 | 23/05/2019

Endri Çekiçi vazhdon të luajë një sezon të madh në Ligën e Parë të Sllovenisë. Mesfushori shqiptar ka shënuar plot 6 gola, edhe pse u bashkua me skuadrën e tij vetëm në muajin Janar.

Mund të thuhet pa frikë se është i papërmbajtshëm. Endri Çekiçi vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të Ligës së Parë të Sllovenisë, diçka që e ka fituar falë lojës së tij, por sidomos me anë të golave.

Mesfushori ofensiv shqiptar ka shënuar plot 6 gola në 6 javët e fundit të kampionatit slloven, dhe ishte pikërisht ai që i dha fitoren Olimpijas së Ljubljanës me golin e vetëm në portën e Murës.

I transferuar në Janar, pasi u largua nga Dinamo e Zagrebit, 23-vjeçari tregoi aftësi të madhe përshtatjeje me skuadrën e tij të re. Pas një fillimi disi të vështirë, ai u bë shpejt protagonist dhe futbollist i formacionit bazë, duke luajtur shumicën dërrmuese të minutave në dispozicion.

Paraqitjet e pogradecarit dhe rrjetat e shënuara prej tij e ndihmuan Olimpijan që të mbante pa probleme vendin e dytë në kampionat, edhe pse me distancë nga Maribori që e fitoi titullin.

Çekiçi, madje, ishte i shkëlqyer në ndeshjen direkte në fushën e Mariborit, duke shënuar gol në fitoren 3-0 të skuadrës nga kryeqyteti. Në mënyrë logjike, mesfushori sulmues është kthyer në një kandidaturë serioze për t’u thirrur në ekipin kombëtar, nga trajneri Edoardo Reja./ABC News Albania 24/7

biden.jpg
ent ela19:43 | 25/04/2019

Pas zërave të shumtë që qarkullonin prej muajsh, Xho Bajdën zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit 2020. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Tramp ka uruar me ironinë e tij ish- zv/presidentin amerikan me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter.

Xho Bajden, ish zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe krahu i djathtë i Barak Obamës deri në vitin 2017, shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet paraprake  të demokratëve në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Në publikimin e video – prezantimit të tij në Tuiter, Bajden shkruan se vlerat thelbësore të kombit amerikan, pozicioni i tij në botë, demokracia dhe gjithçka që e ka bërë Amerikën – ajo që është, janë në rrezil. Është kjo arsyeja sipas tij se pse po kandidon për në shtëpinë e Bardhë.

Video prezantimi zgjat 3 minuta e gjysëm, dhe konfirmon zërat të cilat qarkullonin prej muajsh. 76 vjecari deklaroi se do të hapë fushatën elektorale javën e ardhshme në Pittsburgh.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp. Nuk e ka kursyer reagimin, ku me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter ironizoi për kandidaturën e Bajden:

“Mirë se erdhe në garë i përgjumuri Xho. Shpresoj vetëm që ti të kesh inteligjencën, e vënë në dyshim për shumë kohë, për të ndërmarrë një fushatë të suksesshme. Do të jetë eksperiencë e shëmtuar, do të përballesh me persona që kanë disa ide shumë të sëmura dhe të këqija. Por do ia dalësh, do të të shoh në vijën e fillimit.”

I favorizuar në sondazhet e para të demokratëve, Bajden do të ketë shumë kandidatë përballë. Plot 19.

Edhe pse Tramp e ka pagëzuar me pseudonimin “I përgjumuri Xho” dhe Republikanët mendojnë se ai bën hapa prapa dhe jo para, në të vërtetë ish zv/presidenti amerikan është në avantazh ndaj Tramp me tetë pikë.

Nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin sot ai do të merrte 42 për qind të votave, Tramp 34 për qind, ndërsa të pavendosurit do të ishin 19 përqind. Por në fillim ai duhet të bindë elektoratin demokrat.

Analistët shprehen se eksperienca e tij politike dhe ndërkombëtare është një plus shumë i madh, në krahasim me kandidatët e tjerë. Dhe është shumë më i famshëm. Por njëkohësisht bën gafa të panumërta, dhe si një burrë i bardhë i moshës së mesme mund të humbasë disa vota në një parti demokrate gjithnjë e më shumë liberale. /abcnews.al

sanders.jpg
G. P.13:59 | 18/02/2019

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders, regjistroi një video në të cilën zyrtarizoi kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Lajmi është raportuar nga Politiko.

Mediat amerikane kishin raportuar dhe më parë se Sanders, i cili humbi zgjedhjet paraprake të 2016-s përballë ish-sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton, po përgatiste fushatën e re.

Senatori demokrat 77-vjeçar i Vermontit, i cili vetëquhet një demokrat socialist, premton sigurime shëndetësore universale, universitet publik falas dhe një pagë minimale prej 15 dollarësh në ditë./abcnews.al

zv-merkel.jpg
G. P.21:59 | 31/10/2018

Me zotimin se është një pro-europian i palëkundur dhe mbështetës i politikës së dyerve të hapura, pretendenti për të pasuar Angela Merkel në krye të CDU-së, Fridrih Merc ka shpallur zyrtarisht kandidaturën.

“Emri im është Fridrich Merc”. Me këto fjalë është prezantuar përara shtypit ish-kreu i grupit parlamentar të CDU-së gjermane, i cili nga Berlini ka konfirmuar kandidaturën për drejtimin e partisë. “CDU ka nevojë për një fillim të ri dhe për një rinovim. Duhet të sqarojmë nëse kjo parti e madhe është një parti popullore, liberale, konservatore, apo socialiste”, ka thënë Merc. Pretendenti për të pasuar Angela Merkel është shprehur se dëshiron një parti që të ketë prioritet shoqërinë, që të luftojë për një ambjent të shëndetshëm dhe për një të ardhme të sigurtë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.

“Jam një pro-europian dhe një pro-atlantik i palëkundur dhe jam për një Gjermani që i hap dyert botës”, ka thënë më tej Merz. Duke pranuar se jo gjithmonë ka qenë dakord me Merkel, ai ka nënvizuar se kancelarja mori një vendim të vështirë që duhet të respektohet. “Mes nesh nuk ka asgjë për të cilën duhet të pajtohemi. Besoj se me Merkel mund të merrem vesh”, ka vijuar Merc. Të hënën, me një lëvizje surprizë Merkel njoftoi tërheqjen nga kandidimi për kryetare në kongresin e ardhshëm të CDU-së që mbahet më 7 dhjetor. Gjithashtu, Merkel tha se mandati aktual do të jetë i fundit për të si kancelare dhe më pas nuk do të pranojë më poste politike./abcnews.al

taulant-balla1234.jpg
G. P.20:52 | 10/05/2018

Taulant Balla ishte i ftuar në Mbrëmje në ABC News ku foli rreth zhvillimeve më të fundit të politikës në vend.

Ndër të tjera, kryetari i grupit parlamentar u shpreh edhe për pikësynimet e PS-së në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe biem dakord që jemi e vetmja parti që futemi për të fituar 61 Bashkitë”, tha ai.

I pyetur nëse kanë vendosur kritere për kandidatët e ardhshëm bashkiak, Balla u shpreh se PS është duke bërë një analizë në lidhje me këtë çështje.

“Jemi duke bërë analizën e atyre që mund të jenë kandidatë. Mund të kesh edhe 5 mandate mund të jesh një kandiaturë e shkëlqyer, mund të kesh një mandat edhe s’mund të kandidoësh në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Balla./abcnews.al

sajimir-dhe-sokoli.jpg
G. P.14:35 | 18/03/2018

Shpallja e vakancave nga Presidenti dhe Kuvendi për vakancat e Gjykatës Kushtetuese në një kohë kur procesi i vettingut nuk ka përfunduar ende për asnjë nga gjyqtarët, ka ndarë opinionin publik sa i përket vijimit të procesit. Duhet apo nuk duhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë kandidaturat e depozituara nga Presidenti dhe Kuvendi në një kohë që trupa e saj nuk ka kaluar procesin e Vettingut? Avokatët Sokol Hazizaj dhe Sajmir Vishaj komentojnë për ABC News.

15 Marsi ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave pranë Kuvendit të Shqipërisë për vakancën e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse në Republikën e Shqipërisë, ende asnjë gjyqtar nuk ka kaluar procesin e Vettingut, kriter kushtetues ky për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti dhe Kuvendi shpallën vakancat. Bazuar në Kushtetutë, listat me kandidatura i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili i bën vlerësimin professional dhe etiko-moral, si dhe renditjen e kandidatëve. Mazhoranca arsyetoi se s’mund të lejonte më mosfunksionimin e Kushtetueses për shkak të tkurrjes së trupës të saj në 6 nga 9 anëtarë, që kërkon Kushtetuta. Emergjencën e situatës e thekson edhe avokat Sajmir Vishaj.

Por përkundër këtij qëllimi zhbllokues shkon deklarata e kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, sipas të cilit, KED do duhet të presë përfundimin e Vettingut për trupën e saj, përpara se të vlerësojë dhe rendisë kandidaturat.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas përzgjedhjes me short në Dhjetor 2016, ka paralajmëruar 19 Marsin si ditën për mbledhjen e saj të parë.
Kjo nuk do të thotë, sipas avokatëve, se KED duhet të ndjekë këshillën e zotit Ulsi Manja dhe të mos punojë mbi kandidaturat që dy institucionet, Presidenca dhe Kuvendi, pritet t’i depozitojnë pas konstituimit të Këshillit më 19 Mars.

Renditja nga Këshilli i Kandidaturave, bazuar mbi kriteret profesionale, është edhe mekanizmi zhbllokues i parashikuar në Kushtetutë për ato raste, kur kandidatët nuk emërohen por zgjidhen, siç është rasti i kandidaturave nga Kuvendi.
Si precedent vlen rasti i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. E zgjedhur pa kaluar Vettingun, me fuqinë e përpilimit të dosjeve të Vettingut për vartësit e saj.

Ajo çfarë ligjvënësi mund të bëj në këtë pikë sipas avokatit Hazizaj, është të identifikojë problemin dhe ta zgjidhë atë.
Kushtatuta e parespektuar në kohë dhe hapësirë është fillimisht dhe kryesisht në dëm të qytetarëve, të cilët nuk duhet të harrojnë çfarë ndodh në rastet kur vullneti politik nuk respekton vetë produktin e tij, kushtetutën dhe ligjet, thekson Hazizaj.

Edhe pse ankimimi i kohës nga demokratët për përcaktimin e një afati për përfundimin e procesit të Vettingut u arsyetua si i panevojshëm nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr.2 i vitit 2017, i cili në paragrafin 72 argumentoi se “Mungesa e afatit në këtë process derivon nga natyra sui generis e procesit dhe nuk lidhet aspak me mungesën e llogaridhënies”, duke përcaktuar se çdo rast do të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Ligjvënësi u nxitua me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ky nxitim duhet riparuar, sipas avokatit Sokol Hazizaj. Nëse kjo nuk ndodh, avokat Vishaj thekson se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka të drejtë të vlerësojë dhe rendisë kandidaturat bazuar në precedentin e krijuar me procesin e përdorur për Arta Markun./abcnews.al

vlcsnap-error904-1280x721.jpg
G. P.22:11 | 11/01/2018

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, ka shpallur zyrtarisht kandidimin për të marrë drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai theksoi se Lushnja dhe Flamurtari kanë depozituar kërkesën në federatë që ai të jetë kandidat. Ndërsa theksoi se edhe një klub tjetër i superligës do të bëjë të njëjtën gjë në ditët e ardhshme. Në emisionin Rubrika Sportive në Rtsh, Fino nënvizoi se “është momenti të bëhen ndryshime në futbollin shqiptar dhe të krijohet një imazh të ri për futbollin shqiptar”. Ndërkohë, me 7 shkurt do të mbahen zgjedhjet brenda Federatës Shqiptare të Futbollit. Kandidatë të zyrtarizuar janë drejtuesi aktual i FSHF-së, Armando Duka dhe deputeti i PS Bashkim Fino./abcnews.al

26804763_1500155280095031_3125896824175366718_n.jpg
us er12:07 | 11/01/2018

Armando Duka do të kandidojë për herë të pestë për President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Njoftimin e ka bërë përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Duka shkruan se ndihet jo vetëm i detyruar, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë kërkuar rikandidimin e tij në rolin e Presidentit të këtij institucioni.

Duka është i bindur se së bashku me gjithë të tjerët mund të vazhdojë rrugën që çon të progresi.

Ndër objektivat e punës së tij në krye të FSHF Duka rendit masivizimin e futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare dhe politikat e futbollit.

Asambleja zgjedhore e FSHF mblidhet në 7 shkurt në Durrës. Deri tani vetëm kreu aktual i këtij organizmi, Armando Duka ka zyrtarizuar kandidimin për president.

Armand Duka shpall sërish kandidaturën për President të Federatës Shqiptarë të Futbollit. Përmes një postimi në facebook, Duka shprehet se; ndjehet i vlerësuar që rikandidimi i është kërkuar nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mesazhi i plotë i Armand Dukës në facebook:

Së bashku për futbollin

Ndihem jo vetëm i detyruar, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e Presidentit të ketij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë, vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë së bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve të Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka. /abcnews.al

vlcsnap-error034-1280x719.jpg
us er21:31 | 05/01/2018

Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes. Ai ftoi këdo që ka ide të ndryshme, të garojë në zgjedhjet e brendshme të Partisë.

Albin Kurti zyratrizoi kandidimin e tij për kreun e Vetëvendosjes. Këtë vendim ai e njoftoi përmes një postimi në FB. Ish lideri i kësaj lëvizjeje shkruan se inkurajon personat që mendojnë ndryshe, që kanë ide të tjera, si anëtarë e si zyrtarë të Lëvizjes, të paraqesin platformat e tyre edhe të garojnë për kryetar të ri të partisë.

Ai shtoi se afati për kandidim është deri të mërkurën me 10 janar. Kurti shkruan se tashmë është kandidat zyrtar për kryetar, dhe se po përfundon platformën që do ta paraqese pas datës 10 janar.
Albin Kurti bëri thirrje për debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai theksoi se Lëvizja, duhet të prijë me shembullin e saj. “Le të organizojmë debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu siç e parashikon edhe Rregullorja jonë e Zgjedhjeve të Brendshme. Kjo do te ishte e vlefshme dhe e dobishme si për demokracinë tonë të brendshme ashtu edhe për Kosovën ku duhet të prijmë me shembullin tonë”, përfundoi Kurti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT