kandidatët

bindjaa-1280x725.jpg
ad min17:00 | 02/07/2019

Partia Bindja Demokratike nuk fitoi asnjë bashki, edhe pse garoi në 22 të tilla. Por partia e krijuar pak javë përpara zgjedhjeve, arriti të grumbullojë rreth 28 mijë vota me kandidatët e saj.

Të dielën e 30 Qershorit, partia që pati më shumë kandidatë përballë koalicionit të mazhorancës, ishte Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Bindja garoi në 22 bashki, por nuk mundi të dilte fituese në asnjë zonë zgjedhore.

Megjithëkëtë, kandidatët e saj në mbarë vendin morën gjithësej 27 947 vota, sipas të dhënave të transmetuara nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidati më i votuar i Bindjes Demokratike rezulton Shkëëlzen Qoka në Dibër. Ai ka grumbulluar 2,566 vota, që përbëjnë 16.5% të totalit. I dyti, më i mbështetur është kandidati i Kukësit Abedin Oruci, i cili ka marrë 16%  të votave, plot 1,905 të tilla. Kandidati i tretë më i mbështetur është ai i Kurbinit, Edmond Piroli, me 966 vota, ose 12.73% e totalit.

Lista vijon me Këlcyrën, ku kandidati Shkelqim Muhaj ka marrë 11.02% të votave.

Në Durrës Valbona Sakollari ka siguruar 9.33%  të votave ndërsa në Korçë Leonard Olli ka arritur të grumbullojë 7.78% të kartonëve.

Në kutitë e votimit të Shijakut u gjetën 449 vota për  Arben Pohumin, që përbëjnë 7.69%. Në Mallakastër, kandidatin e Bindjes Demokratike e kanë mbështetur 7.64%  e pjesëmarrjes në zgjedhje. Në Bulqizë Ilir Balla ka marrë 6.73% vota, ndërsa Sabri Ibrahimi që kandidoi në Gramsh ka marrë 6.67% të votave.

Kolonjë kandidati Fatjon Feka  mori vetëm 304, në Selenicë Marildo Hodaj 401 të tilla, ndërsa në Malësi të Madhe Pjerin Spathari mori 493 vota.

Dy themeluesit e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi dhe Valbona Mezini kanë marrë rezultat të njëjtë në përqindje: 5.79, por në Tiranë Skënderaj ka fituar 9,364 vota përballë Erion Veliajt, ndërsa në Vlorë Valbona Mezini  ka marrë 1,827 përballë Dritan Lelit.

Lista vijon me kandidatët e cërrikut, Beratit, Tropojës e Tepelenës. Ndërsa kandidati me rezultatin më të dobët i Bindjes Demokratike është në Kavajë.  Bledar Sinella mori vetëm 122 vota, ose 1.62% të totalit.

Bindja Demokratike ka kandiduar edhe për disa këshilla bashkiakë, por llogaritjet për to vijojnë, dhe ende nuk dihet nëse ka fituar apo jo mandate këshilltarësh./ABC News Albania 24/7

MBULIM-MOMENTE-VOTIMI-30-QERSHOR.mpg_snapshot_01.04-1280x720.jpg
ent ela11:20 | 01/07/2019

97 kandidatë garuan për 61 bashki. Në listat e zgjedhësve kishte 3.4 milionë votues.

5 417 ishte numri i qendrave të votimit në mbarë vendin.

36 parti morën pjesë në zgjedhje të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS, me 19 parti aleate; Koalicioni Shpresa për Ndryshim (6 parti të udhëhequra nga Aleanca Kuq e Zi); si dhe 9 parti garuan jashtë koalicioneve.

Për herë të parë në garë, Bindja Demokratike e Astrit Patozit me kandidatë në 22 bashki të vendit.

Partitë e koalicionit opozitar nuk morën pjesë në këto zgjedhje, pasi i konsiderojnë farsë, duke krijuar një precedent në 30 vjet pluralizëm. /ABC News Albania 24/7

Capture-15-1280x857.jpg
ent ela15:09 | 30/06/2019

Procesi i votimit për 30 qershorin ka nisur në orën 07 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19.00.

97 kandidatë janë në garë për 61 bashki, ndërsa në listat e zgjedhësve figurojnë 3.4 milionë votues. 5 417 është numri i qendrave të votimit në mbarë vendin. Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 36 parti. Ato janë të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.

Partia opozitare që garon për herë të parë është Bindja Demokratike e Astrit Patozit që garon me kandidatë në 22 bashki të vendit. Partitë e koalicionit opozitar nuk marrin pjesë në këto zgjedhje, pasi i konsiderojnë farsë. Të parët që kanë votuar mëngjesin e kësaj të diele kanë qenë eksponentët e lartë të Partisë Socialiste. /ABC News Albania 24/7

SHBA-DEBATI-ABC-1280x720.jpg
ent ela12:40 | 27/06/2019

Kandidatët demokratë për në shtëpinë e Bardhë kanë zhvilluar debatin e parë televiziv, duke u përplasur për tema si ekonomia, emigracioni dhe shëndetësia. Sipas analistëve fituesi i këtij debate të parë mund të konsiderohet Julian Kastro.

Ka përfunduar pas dy orësh debati i parë televiziv mes kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-ës. Një debat i cili preku tema të aktualitetit dhe gjatë të cilit kandidatët për në Shtëpinë e Bardhë iu prezantuan Amerikës. Pas një fillimi të mirë Elizabet Uoren humbi terren, duke i lënë hapësirë Julian Kastros i cili së bashku me Kori Bruker dhe Bill De Blasio përforcuan pozitat e tyre.

Gara e demokratëve për në shtëpinë e bardhë u hap me një surprizë: Julian Kastro, ish kryebashkiak i San Antonios dhe ish anëtar i administratës Obama. I sigurtë në vetvete, i përgatitur dhe me ide të qarta, Kastro arriti të imponohej në dy orët e debatiti ku u sfiduan 10 nga 20 emrat e dmokratëve për presidencialet 2020.

Senatorja Eliazebt Uoren, e favorizuara e mbrëmjes, e nisi mirë me tema që përfshinin shëndetësinë dhe ekonominë por më pas u la në hije. Zhgënjim për Beto O’Rurke i cili nuk arrin të dalë në dritë duke konfirmuar sondazhet të cilat shohin Pete Buttigeg, kryebashkiakun e Sauth Bend si emrin më të mundshëm për të fituar garën mes demokratëve. Beto mundohet dhe në temën e emigracionit, që e sheh në linjë të parë në shtetin e tij Teksas. Një performancë e mirë ishte ajo e senatorit të Nju Xhersit, Kori Buker, por që gjithësesi analistët presin më shumë nga ai që krahasohet dhe me Barak Obamën për sa i përket oratorisë. Por formati i debatit me 30 apo 45 sekonda në dispozicion të kandiatëve për t’iu përgjigjur pyetjeve, nuk le shumë hapësirë për asnjë dhe kjo penalizon të gjithë kandidatët të cilët për herë të parë dolën para publikut amerikan.

Tema e parë ishte ajo e ekonomisë por debati u bë më I nxehtë tek tema e shëndetësisë ku secili prej tyre u përpoq të japë recetën e tij. Ajo që bashkon frontin demokrat është refuzimi ndaj politikave të emigracionit të presidentit Donald Tramp dhe për situatën e ndryshimeve klimatike.

Klima së bashku me Kinën dhe Rusinë janë kërcënimet kryesore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mbi të gjithë qëndron Trump, sipas demokratëve. Presidenti amerikan nuk reagoi ndaj debatit dhe përmbajtjes së tij dhe pse kritikat e tij iu drejtuan rrjetit televiziv që transmetoi debatin për shkak të disa problemeve teksnike: duhet të keni turp!.

Deklaratat përfundimtare janë rasti më i mirë që kandidatët të japin mesazhin e tyre. Dhe këtu fiton Kastro duke folur anglisht dhe spanjoll dhe duke përfunduar me frazën: në janar të 2021-shit do i themi lamtumirë Trumpit. /ABC News Albania 24/7

bb.jpg
ad min22:40 | 01/06/2019

Kjo është mënyra që ka zgjedhur të prezantojë Partia Bindja demokratike kandidatët e saj. Nëpërmjet një spoti 5 kandidatë për kryebashkiakë në 5 bashki të rëndësishme të vendit tregojnë ofertën e tyre për zgjedhësit në 30 Qershor.

Arben Skënderi për Bashkinë e Tiranës.

Valbona Sakollari në Bashkinë Durrës.

Leonard Olli në Bashkinë e Korçës.

Shkëlzen Qoka kandidat për Bashkinë Shkodër.

Valbona Mezini për Bashkinë Vlorë.

Për të gjithë kandidatët e Partisë Bindja Demokratike Shqipëria është e para thotë koordinatori i kësaj partie Astrit Patozi icili i kërkon shqiptarëve të bëjnë dallimin mes atyre që kanë qeverisur deri më sot dhe kësaj force të re politike. Nuk do të ketë mitingje acaruese thotë Astrit patozi, por takime me njerëzit për ti dëgjuar e për ti dhënë mundësinë që të votojnë bindjen e tyre të vërtetë./ABC News Albania 24/7

kqz.jpg
ad min09:00 | 28/05/2019

Opozita thotë se nuk do të zhvillohen zgjedhje në 30 Qershor, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke zbatuar Kodin zgjedhor, në mbledhjen e djeshme miratoi fletën e votimit, që do të përdoret në këto zgjedhje. Në  pjesën më të madhe të bashkive garojnë vetëm kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe në një pjesë të vogël të tyre kandidatë nga Bindja Demokratike.

Në fletën e votimit për bashkinë e Tiranës i pari do të renditet Arben Skënderi i Bindjes Demokratike, ndërsa numrin 2 do ta mbajë kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj.

Në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari e BD do të jetë e para dhe Valbona Sako e Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të jetë nr. 2.

Kurse në bashkinë e Vlorës, kreu aktual i bashkisë që kërkon një mandat të dytë Dritan Leli do të ketë numrin 1, ndërsa Valbona Mezini e Bindjes do të ketë numrin 2.

Një tjetër Bashki me dy kandidatë ne gare është ajo e Korçës, ku i pari në fletën e votimit është kandidati i Bindjes Demokratike, Leonard Olli, kurse Sotiraq Filo i koalicionit të majtë renditet i dyti.

Ndërkaq, në Bashkitë Fier, Lushnje, Shkodër, Elbasan, kandidatët e PS do të jenë kandidatë të vetëm, pa pasur kundërshtarë përballë në zgjedhjet e 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7

107092930_may.jpg
ent ela12:40 | 26/05/2019

Janë 8 politikanët britanikë që kanë shprehur ambicjen për të zëvendësuar kryeministren në ikje Theresa Mej. Gara më e fortë parashikohet mes atyre që njihen si promovuesit e Breksit, ish-ministri i Jashtëm Boris Xhonson dhe ministri i Mjedisit, Majkëll Gov.

Ministri britanik i Mjedisit, Majkëll Gov është politikani i fundit që i është bashkuar garës për postin e kryetarit të konservatorëve, duke sfiduar kështu ish-aleatin e tij pro-Breksit, Boris Xhonson. Kjo do të thotë se dy figurat kyçe të fushatës për daljen nga BE-ja do të luftojnë për të çuar në fund procesin e Breksit.

Më parë, ata u përplasën në garën për lidership të vitit 2016, e cila u fitua nga kryeministrja në ikje Theresa Mej. Deri tani janë 8 kandidatët që kanë njoftuar ambicjet e tyre për postin e kryetarit, që kur Mej njoftoi se do të largohet nga detyra më 7 qershor. Ish-sekretari i Breksit, Dominik Reb dhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Andrea Lidsom publikuan vendimin e tyre për t’iu bashkuar garës në gazetat e së dielës.

Ata iu bashkuan kështu ministrit të Jashtëm Xheremi Hant, ministrit për Zhvillim Ndërkombëtar Rori Stjuart, ministrit të Shëndetësisë Met Henkok dhe ish-ministres së Punës dhe Pensioneve, Ester Mek Vej. Të gjithë kandidatët janë përpjekur të vënë në dukje qëndrimin e tyre në lidhje me Breksit përpara zgjedhësve. Një vijë ndarëse është verifikuar mes Boris Xhonson, që ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet të dalë nga BE më 31 tetor pa një marrëveshje dhe kandidatëve që kundërshtojnë opsionin në fjalë. Sidoqoftë, pikëpamja e fituesit të mundshëm do t’i japë formën Britanisë së Madhe në vitet e ardhshme, shkruan BBC në edicionin online. /ABC News Albania 24/7

Edi-rama-kandidateve.jpg
nev ila13:30 | 18/05/2019

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme përpara kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilla në 61 bashki në vend ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë cenim i zgjedhjeve në 30 qershor. Ai paralajmëroi se kushdo që tenton të cënojë do të shkojë në burg dhe se do të jetë në listat e zeza të krimeve zgjedhore e do tu hiqet e drejta për të udhëtuar në SHBA e BE.

 

“Gjithkush që nuk e sheh të udhës mos votojë le të mos votojë, por ata që janë turbull duhet të dinë se kush i afrohet një qendre votimi djeg veten jo zgjedhjet, kodi penal është ashpërsuar dhe jo nuk ja vlen për politikën që të nxit të shkosh në burg por që mund të të fusë në listën e zezë të krimeve zgjedhore që do i hiqet e drejta për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE“, theksoi Rama./abcnews.al

Edi-rama-kandidateve.jpg
nev ila12:05 | 18/05/2019

Devizën e çdo komunikimi të 61 kandidatëve të dalë nga Partia Socialiste për garën elektorale të 30 qershorit me qytetarët në zonat përkatëse, ja u artikuloi vetë kryeministri Edi Rama.

 

“Zgjedhjet vendore do të mbahen në 30 qershor, është datë e përcaktuar sipas kushtetuës për të dëgjuar popullin Sovran mbi vlerësimin e ofertave elektorale në 61 bashkitë e vendit”, tha kryeministri.

Edhe pse ne shumicën dërrmuese të bashkive në vend oferta do të jetë vetëm një, kjo nuk shqetëson kreun e qeverisë.

“Mungesa e kandidatëve nuk janë simptoma të një procesi të shëndetshëm demokratik, po ne as mund të zbrazim tonën që të mbushim të tyren e as të bojkotojmë që mos i lëmë vetëm, a thua se zgjedhjet janë kinema ku nuk shkohet i pashoqëruar”, shtoi ai.

Mos regjistrimi i partive të opozitës në zgjedhjet elektorale duhet të shënojë fundin politik të tyre, sipas kreut të socialistëve.

“Spiralja e marrosjes së udhëheqjes së opozitës së sotme ka prekur fundin dhe 30 qershori duhet ta sanksionojë këtë fund, por dhe do të ngordhë politika e pengmarrjes së procesit demokratik”, tha Rama.

Nga e njëjta godinë ku dy vjet më parë dialogoi me kreun e demokratëve Lulzim Basha për marrëveshjen e 17 majit, identifikoi arsyen pse sipas tij ajo marrëveshje nuk funksionoi e nuk mund të përsëritet më.

Dëgjoni këtë që po ju them, ajo marrëveshje nuk funksionoi dhe nuk do funksionojë sepse PD ka ndërruar qimen por jo zakonin, Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshmen, dhe shpirti i asaj partie është doktori jo kryetari i llakuar”.

Por kryeminsitri e pasi përsëriti sërish gatishmërinë për tu ulur me kreun e demokratëve.

“Jam i gatshëm të ulem me Lulzim Bashën në çdo moment dhe ti ofroj gjithçka, kushte nuk kam”, tha ai.

Rama pati edhe një paralajmërim.

Gjithkush që nuk e sheh të udhës mos votojë le të mos votojë, por ata që janë turbull duhet të dinë se kush i afrohet një qendre votimi djeg veten jo zgjedhjet, kodi penal është ashpërsuar dhe jo nuk ja vlen për politikën që të nxit të shkosh në burg por që mund të të fusë në listën e zezë të krimeve zgjedhore e që do i hiqet e drejta për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri.

Qëllim kryesor i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit nuk është pjesëmarrja e lartë në votime, deklaroi kryeministri, por qetësia dhe normaliteti në ditën e zgjedhjeve./ABC News Albania 24/7

selia-e-ps.jpg
nev ila10:29 | 18/05/2019

Sot në orën 11.00 kryeministri Rama ka thirrur në një takim të zgjeruar kandidatët vendorë për kryetar bashkie e këshilltarë.

Takimi do mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe të pranishëm do jenë edhe ministrat e qeverisë, një pjesë e të cilëve, janë të angazhuar si drejtues politikë në qarqe.

Vetëm një javë më parë, socialistët publikuan emrat e  kandidateve të tyre për zgjedhjet vendore.

Kryeministri Rama vazhdon të përsërisë se në 30 qershor do ketë zgjedhje, pavarësisht se opozita ka refuzuar të marrë pjesë në to./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono