kandidat

101166506_inceafp3may18.jpg
ent ela19:34 | 04/05/2018

Muharrem Ince është emri i opozitës së bashkuar turke , dhe kundër kandidati i vetëm i Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Ai është laik dhe një ish-pedagog fizike në universitet.

Një rival për t’i dhënë pak atmosferë gare zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Do të jetë Muharrem Ince, deputet prej një kohe të gjatë, laik dhe kemalist, kandidati i partisë kryesore të opozitës kundër Erdoan në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 24 qershorit në Turqi.

Lajmi është konfirmuar nga grupi parlamentar i Partisë Republikane të qytetarëve.

Deputet që nga viti 2002 dhe dy herë zëvendës kryetar i grupit të asamblesë kombëtare të Ankarasë, 54 vjecari Ince është një ish pedagog fizike në universitet dhe drejtor shkolle. Me origjinë nga Jalova, në veriperëndim të Turqisë, por gjyshërit e tij nga ana e babait janë nga Selaniku. Ai mbron qëndrimin e Mustafa Kemal Ataturk, baba i Turqisë republikane dhe laike. Ince është i njohur në vend dhe për retorikat e ashpra kundër Erdoan, të cilat i kanë dhënë mbështetje shumë të madhe dhe në rrjetet sociale.

Ince ka garuar dy herë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Republikane të qytetarëve por është mundur nga kryetari aktual Kemal Kilicdaroglu. Duke komentuar emërimin e tij si kandidat për president, Ince u shpreh se do të jetë president i të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike të njërit apo tjetrit. /abcnews.al

LULA-KANDIDAT-1280x720.jpg
ent ela14:36 | 10/04/2018

Partia e punëtorëve në Brazil konfirmoi zyrtarisht se Lula da Silva do të jetë sërish kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale të tetorit, dhe pse ai aktualisht ndohet në burg.

Edhe pse në burg, Lula da Silva mbetet kandidati i partisë së tij të punëtorëve për zgjedhjet presidenciale në Brazil që do të mbahen në muajin tetor. Vendimi është konfirmuar zyrtarisht gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit kombëtar të partisë, në shtetin e Paranas, ku ndodhet dhe burgu ku ish presidenti po kryen dënimin e tij që nga e shtuna e kaluar. Ish ministër dhe zëvendës kryetar i Partisë Padila, theksoi se nuk do të jetë partia e punëtorëve që do të largojë Lulën nga gara presidenciale ndërsa deputeti Teiksera theksoi se Lula ndodhet në burg pasi është një kandidat i fortë dhe nuk ka asnjë dyshim në rradhët e partisë për mbështetjen e kandidaturës së tij

Ish-presidenti Brazilian u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit dhe abuzim pushteti, dhe gjykata e dënoi me 12 vjet burg. /abcnews.al

puigdemont-1280x715.jpg
ad min14:18 | 05/04/2018

Drejtësia spanjolle ka akuzuar zyrtarisht ish-drejtorin e policisë lokale të Katalonjës për kryengritje. Ai është transferuar për në Madrid, ku pritet të gjykohet.

Ish-shefi i policisë së Katalonjës, të quajtur ndryshe “Mossos”, Josep Lluis Trapero, është akuzuar zyrtarisht për “kryengritje” dhe “organizim kriminal” dhe është dërguar për gjykim në Madrid për referendum për pavarësi dhe manifesitmet e 20 Shtatorit të vitit të kaluar. Bashkë me Trapero janë dërguar për gjykim në Spanjë edhe ish-drejtori tjetër i “Mossos” Pere Soler dhe ish-sekretari i brendshëm i rajonit autonom, Cesar Puig.

Ndërkohë, në një çështje tjetër, 15 politikanë të Katalonjës, mes të cilëve ish-presidenti Carles Puigdemont janë akuzuar zyrtarisht për “rebelim” nga Gjykata e Lartë. Ky i fundit aktualisht mbahet në një burg nga drejtësia e Gjermanisë, në pritje të vendimit për ekstradimin e tij të mundshëm për në Spanjë.

Ndërkohë, lideri tjetër separatist katalan, Jordi Sanchez, i cili gjendet në paraburgim në Madrid, ka pranuar kandidaturën për president të Katalonjës me propozim të ish-liderit të shkarkuar, Carles Puigdemont, dhe është deklaruar në gatishmëri të grupimit të tij politik, “Sëbashku për Katalonjën”.

Kandidati i fundit, Jordi Turull, që u arrestua mes turnit të parë dhe të dytë zgjedhjeve parlamentare, akoma mbahet në një burg të Madridit, njoftoi se heq dorë nga gara për drejtimin e rajonit autonom./abcnews.al

milo.jpg
ent ela16:14 | 20/03/2018

Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi ka nominuar liderin e saj Milo Gjukanoviç si kandidat për zgjedhjet presidenciale që zhvillohen muajin e ardhshem. Gjukanoviç, ish kryeministër i cili ka anashkaluar Kremlinin, duke drejtuar vendin për në NATO, tha pas nominimit se Malit të Zi i duhet përgjegjësi për të zgjedhur mes rrugës së Bashkimit Europian dhe Moskës. “Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë sime kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat vendase. Deri tani 7 politikanë të tjerë kanë shpallur kandidaturën për zgjedhjet e 15 prillit. Gjukanoviç konsiderohet favorit mes tyre. /abcnews.al

 

DI-MAIO-DEKLARATA-1280x720.jpg
ent ela14:00 | 10/03/2018

Kandidati për kryeministër nga radhët e lëvizjes me pesë yje, Luixhi Di Maio, me anë të një mesazhi video të publikuar në profiling e tij në Facebook, bëri të qartë se detyra për krijimine qeverisë së re italiane i takon partisë së tij.

Lëvizja me pesë yje është parti e parë, një qeveri pa ne nuk do të bëhet, vetëm në rast se të gjitha partitë e tjera do të bashkohen kundër nesh për të mos na lënë të drejtojmë vendin. Deklarata është bërë nga kandidati për kryeministër nga Lëvizja me pesë yje në Itali Luigi Di Maio, me anë të një mesazhi video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook. Më tej ai u bëri apel italianëve që të ndiqnin me kujdes zhvillimet politike të ditëve të fundit në vend.

Sipas tij krijimi i qeverisë duhet të respektojë vullnetin e popullit, që me më shumë se 32 për qind të votive mbështetën një program, nëj kandidat përk kryeministër dhe një ekip qeverisës. Di Maio theksoi se për krijimin e një qeverie ishin të mirëpritur të gjitha forca politike pasi më në fund mund të realizohet ajoq ë italianët kanë 30 vjet që e presin.

Duke iu drejtuar presidentit Matarela ai Tha se kreu i shtetit ka një ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj situate dhe i ka kërkuar forcave politike të jenë të përrgjegjshme pasi në lojë është interesi i vendit, i cili duhet të jetë gjithnjë në vend të parë. /abcnews.al

vlcsnap-error000-1280x720.jpg
ad min16:17 | 14/12/2017

Në konferencën e përvitshme të fund vitit, përballë më shumë se 1600 gazetarëve, kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, deklaroi se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në marsin e 2018-s.

Vladimir Putin do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kreu i Kremlinit konfirmoi lajmin gjatë konferencës për shtyp të fundvitit. Ai shtoi se kishte besim tek mbështetja e të gjitha forcave politike që kanë për zemër zhvillimin e vendit dhe të popullit rus.
Putin shtoi se në ekonomi por dhe politikë duhet një atmosferë konkuruese dhe ai do të bënte cdo gjë për ta garantuar:

“Por nëse më pyesni se pse në Rusi nuk ka një opozitë të vërtetë që të përfaqësojë një alternativë të besueshme, përgjigja më e thjeshtë është se nuk më takon mua të krijojë opozitën. Por është e rëndësishme që kjo opozitë të mos bërtasë në shesh por të japë propozime konkrete për përmirësimin e situatës. Opozita në vend nuk ka një axhendë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara të Amerikës Putin theksoi se vendi do të garantojë sigurinë e tij dhe nuk do të tërhiqet nga Uashingtoni drjet një gare të re për armatim.

“Ndërsa kontaktet mes qeverisë ruse dhe Donald Trump janë shpikur nga opozita amerikane për ta portretizuar si një president të paligjshëm. Por në këtë mënyrë dëmtojnë vendin dhe nuk respektohen ata që kanë votuar për Trump si presidentin e tyre. Dhe pse nuk më takon mua të vlerësoj punën e tij, shoh se tregu po rritet, kjo do të thotë se kanë besim tek ai. Ai dëshiron të bëjë dhe gjëra të tjera si për shembull të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, por nuk mund ta bëjë.”

Duke iu drejtuar politikanëve amerikanë kreu i Kremlini i cilësoi së njerëz të çuditshëm të cilët duken si inteligjentë, vishen mirë por më pas vendosin Rusinë në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut. Dhe më pas i kërkojnë Moskës të zgjidhë problemet me Penianin. Kjo sipas Putin nuk është aspak normale.

“Dëgjuam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të ndalonin stërvitjet ushtarake ndërsa tani bëjnë manovra të reja dhe Korea e Veriut reagon duke hedhur një raketë tjetër. E gjithë kjo duhet të marrë fund pasi është shumë e rrezikshme”

Më tej Putin nënvizoi se Rusia nuk e njeh Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono