kandidat

0322bidentrump.jpg
Sej rie11:45 | 27/04/2019

Mund të jetë lehtë i sulmueshëm dhe objekt kritikash, por analistët janë të bindur se Xho Bajden është kandidati për presidencialet amerikane, të cilit Tramp i trembet më shumë .

I çmenduri Sendërs kundër të përgjumurit Bajden. Në vitin 2016 Donald Tramp pati aftësinë të mundte rivalët e tij duke i transformuar në karikatura. Ndërsa në radhët e republikanëve i mjaftoi një fjali për të lënë pas Xheb Bush: të kanë rënë bateritë. Dhe gara elektorale e ish guvernatorit të Floridës përfundoi aty. Më pas e kishte radhën Marko Rubio, i likuiduar si një fëmijë tekanjoz.

Tashmë presidenti amerikan po përdor të njëjtën teknikë për presidencialet 2020. I lodhur duke polemizuar me Elizabet Uoren – Pokahontas – kreu i shtëpisë së bardhë I uroi mirëseardhjen nëpërmjet Tuiterit – të përgjumurit Xho Bajden. Menjëherë sapo ky i fundit shpalli kandidaturën.

Një politikan me shumë eksperiencë – u bë senator 46 vjet më parë – Bajden është mishërimi i “establishment” demokrat që e majta liberale ka vendosur të shkatërrojë. Sondazhet aktuale, e shohin fitues mes 20 kanidatëve të tjerë demokratë. Por gjithsesi ish zv/presidenti amerikan është në vështirësi në këtë garë për shkak të moshës dhe për disa zgjedhje të diskutueshme në kongres. Si për shembull miratimi për pushtimin amerikan, dhe kritikat për mënyrën se si sillet me femrat. Por luani i vjetër demokrat është kandidati i vetëm të cilit Tramp i trembet vërtet. Mes kandidatëve që kanë dalë në skenë, nuk ka asnjë tjetër të cilin Tramp nuk është i bindur se e mund. Dhe nëse flitet për Berni Sanders. Në këtë rast Tramp mjaftohet duke thënë se është një socialist, një fjalë që tremb një pjesë të madhe të elektoratit amerikan.

I moderuar dhe gjithnjë aleat i botës së punës, Bajden duket i vetmi demokrat në gjendje për të fituar në shtetet e qendrës: Miçigan, Ohaio, Uiskonsin e Pensilvani,  të cilat tre vjet më parë i hapën rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, kandidates demokrate Hilari Klinton.

Bajden mund të marrë votat maksimale nga zgjedhësit me ngjyrë dhe minoritetet etnike për të rikrijuar koalicionin Obama. Dhe mund të përpiqet të bëjë për vete punëtorët e bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët tre vjet më parë votuan për Tramp. Ky i fundit i frikësohet pikërisht kësaj./abcnews.al

pjerin-ndreu-ne-provokacija.jpg
nev ila22:13 | 23/04/2019

Pjerin Nderu, anëtar i Parlamentit të Shqipërisë dhe kandidat për Kryetar Bashkie në Lezhë, ka qenë i ftuari i sotëm në studion e “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano. Ndreu u shpreh se, është i bindur në fitoren e tij si kandidat për Kryetarin e Bashkisë Lezhë. I Pyetur nga Mustafa Nano se sa ishin gjasat që Z. Ndreu të fitojë si Kryetar Bashkie ai u përgjigj:

Unë mendoj se do të bëhem, kam arsye ta mendoj këtë. Jam në panik nëse opozita nuk merr pjesë, sepse më shtohet problemi i pjesëmarrjes pasi ne duhet të sigurojmë pjesëmarrjen. Lezha aktualisht është qyteti më problematik deri më sot, për sa i përket investimeve publike. Në vitin 2018 Lezha ka qenë bashkia e fundit me 4 % të buxhetit të investimeve. Menaxhimi i Bashkisë së Lezhës gjatë këtyre 3 mandateve të opozitës, është skandal. Mendoj se është koha e duhur, që ta marrim ne atë qytet dhe ta transformojmë, Bashkia e Lezhës nën drejtimin tim, do të jetë një bashki shërbimi dhe jo një godinë punësimi për interesa vetjake”, është shprehur Ndreu.

A e keni menduar mirë kandidimin për kryetar Bashkie në Lezhë? Ishte një tjetër pyetje provokuese nga Mustafa Nano, por përsëri Pjerin Ndreu e ka një përgjigje tepër të sinqertë:

Po e kam menduar. Stili im i të punuarit është një stil ndryshe, duke qenë ish oficer policie, hetues në disa rrethe, i shkoj më shumë variantit të terrenit, mendoj se jam menaxher më i mirë në terren. Në parlament nuk e kam gjetur veten mirë, më është dashur të sforcohem. Policia ka tjetër fizionomi, në parlament shpeshherë jemi të paragjykuar. Më mirë polic se politikan. Ma kanë thënë shpesh edhe drejtues aty, që kam ngelur polic, dhe përgjigja ime ka qenë kjo: më mirë polic se politikan. Jam i drejtpërdrejtë dhe shpeshherë kam mbajtur qëndrime që nuk janë pëlqyer. Jam në mbështetje të filozofisë së qeverisjes tonë, por ajo ka edhe defektet e veta, problemet e veta që duhen thënë. Ndoshta unë duhet të lëviz nga parlamenti, nuk jam njeriu i duhur për në parlament”.

Por Ish-kryepolici nuk ka lënë pa përmendur edhe dashurinë e tij të përjetshme, kohën kur ka shërbyer në forcat e rendit. Si specialist për çështjet e sigurisë ka komentuar ngjarjen e fundit në Rinas ku u grabitën miliona euro. Sipas tij faji i mbetet koncesionarit.

Është një ngjarje e rëndë por që bën me faj koncesionarin, juridiksioni i policisë së shtetit nuk hyn brenda perimetrit të sigurisë, që mbulohet nga koncesionari. Policia ka reaguar menjëherë”.

I pyetur nga Mustafa Nano se kjo ngjarje cënonte sigurinë kombëtare dhe nuk mund ti lihej në dorë koncesionarit, Zoti Ndreu thotë se:

Edhe selia e NATO në Bruksel ruhet me polici private. Policia e shtetit nuk mund të mbulojë gjithë pjesët e shërbimit të sigurisë në vend”, thekson ai.

Nëse do të rreshtonte tre gjëra që nuk shkonin me policinë e shtetit, ai mendon se:

Për sa kohë që nga ana psikologjike, politika, opinioni publik, luftën antikrim ja faturon policisë së shtetit, do të ketë gjëra që nuk shkojnë. Në asnjë vend tjetër të botës apo literaturë, nuk rezulton që të jetë policia e shtetit ajo që të garanton rendin dhe sigurinë. Policia e shtetit është një instrument shumë i fortë i sigurisë, por nuk përcakton ekuilibrat e kriminalitetit”.

Pyetjes provokuese të gazetarit Mustafa Nano se, a kishte patur tundime për një rikthim në polici, Ndreu është shprehur se tundohet dhe ëndërron gjithmonë për të.

1 herë në 3 muaj shoh në ëndërr që më emërojnë shef komisariati apo drejtor policie, është e vërtetë që më pëlqen shume. Policia është dashuria ime e përjetshme”.

Në një analizë të mëtejshme të situatës në të cilën ndodhet policia e shtetit, ai përmend edhe problemet thelbësore që cenojnë suksesin e saj.

Elita policore është në hije, kemi treguar që në radhët tona kemi elita, si brenda sistemit po ashtu edhe jashtë. Janë jashtë sistemit, për shkak të reformave të pakontrolluara, të cilat janë bërë sipas humorit të ministrave apo politikës, për pasojë e kanë bërë lëmsh elitën policore. Karriera ime politike u bë copë nga një ish-ministër trafikant vizash, një person me mesatare 5.2 në fakultetin juridik, i cili shkërmoqi komplet elitën policore, shkatërroi sistemin e arsimit policor, por që në fakt e ka marrë faturën sepse sot nuk e konsideron më as politika dhe as policia

Kryepolici është dakord edhe me vetingun në polici, ai mendon se kjo është e nevojshme dhe e domosdoshme, ashtu si reforma në drejtësi./abcnews.al

pete-buttiegieg-1280x720.png
G. P.22:45 | 15/04/2019

Pit Buttigieg nuk ka vonuar të hedhë kandidaturën e tij mes demokratëve që synojnë të sfidojnë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme. Në rast se zgjidhet, ai do të jetë presidenti i parë “gay” i Shteteve të Bashkuara.

Pit Butigieg ka hedhur zyrtarisht kandidaturën e tij për nominimet e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, me synimin për të sfiduar Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Butigieg e njoftoi lëvizjen e tij në një event të mbajtur në qytetin South Bend, të Indianas, ku ka shërbyer si kryetar bashkie që prej vitit 2012. Duke prezantuar vizionin e tij për të riimagjinuar të ardhmen, ai premtoi një politikë tërësisht ndryshe nga ajo e Donald Trump. Duke sulmuar administratën aktuale amerikane, ai u rreshtua kundër atyre që sipas tij duan të ndalojnë orën dhe të kthejnë akrepat mbrapa.

“Është koha të shkëputemi nga politika e së shkuarës dhe të shkojmë drejt diçkaje tërësisht ndryshe”, tha Butigieg përpara mbështetësve të tij.

Fushata e tij deri tani është fokusuar kryesisht tek kontrolli i armëve, ndryshimet e klimës dhe të drejtat e komunitetit LGBT. Maja e karrierës së Butigieg ka qenë pikërisht posti i kryebashkiakut të South Bendit, ku gjatë mandatit të tij ka patur një përmirësim të situatës ekonomike dhe njëkohësisht një rritje të simpatisë ndaj figurës së tij. Në rast se fiton, Butigieg do të jetë i pari presidenti homoseksual i Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

agron-duka.jpg
G. P.15:04 | 30/03/2019

Në një intervistë për ABC News i pyetur lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka edhe pse shprehet kundër bojkotit elektoral në parim, pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit e sheh si zvarritje të mëtejshme të krizës politike.

Kandidaturën e tij për kryetar Bashkie në Durrës, aleati i demokratëve në krye të Partisë Agrare Ambientaliste e sheh të mundshëm vetëm në një rast.

“Nëse opozita e bashkuar në kushte normale dhe jo në këtë kushte vendos, atëherë unë mund të kandidoj dhe sakrifikoj. Them sakrifikoj sepse në Durrës është zonë e vështirë ku ka pasur gjithë ato problematika të cilat keni dëgjuar. Mendoj se akoma nuk është çliruar nga ato problematika që ka pasur”.

Kushte normale, të cilat nuk i sheh të mundshme në zgjedhjet e ardhshme.

Une s’kam qenë asnjëherë për bojkot zgjedhjesh, por në kushtet aktuale ku jemi, në këtë lloj krize politike, kushtetuese dhe ekonomike nuk e shoh të arsyeshme që PAA që unë përfaqësoj të mund të shkojë në zgjedhjet lokale të përcaktuara me datën 30 Qersshon për arsye se bëjmë gjë tjetër veçse zvarrisim krizën dhe nuk zgjidhim asgjë”.

Kërkesat e Dukës janë ato të opozitës së bashkuar…

“Që do të thotë nëse opozita dhe mazhoranca do të bien dakord për kushtet që ka vënë. Pra të hyjnë në zgjedhje pa Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore që përgatit infrastrukturën e zgjedhjeve”.

Për këtë të fundit kërkon edhe një zgjidhje afatgjatë, në ndërtimin e së cilës duket se orientohet edhe vullneti i opozitës së bashkuar sipas tij.

“Unë dhe shumë të tjerë të politikës kemi ngulur këmbë që sistemi aktual deformon votën e qytetarëve dhe kërkojmë sistem tjetër ku të ketë elementë mazhoritar. Mund të jetë sistem me lista të hapura dhe korrektim kombëtar apo qoftë kombinim i sistemit mazhoritar me proporcional. Faktikisht me Bashën kemi patur komunikime të vazhdueshme dhe jemi në konsultime që të dalim publikisht me një version tonin për një sistem të tillë. Mendoj se nga opozita ka vullnet pozitiv”.

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor me votat e opozitës së re parlamentare Agron Duka  nuk e sheh si një zgjidhje të qëndrueshme. Kjo për shkak të mungesës së legjitimitetit në përfaqësim të deputetëve të rinj që në gjuhën që njeh më mirë, atë bujqësore, i etiketon si OMGJ – organizma të modifikuar gjenetikisht./abcnews.al

erion-veliaj.jpg
G. P.22:15 | 28/03/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili u rikonfirmua zyrtarisht sërish si kandidat i PS për bashkinë e kryeqytetit, ka folur për marrëdhënien e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Sipas Veliajt, marrëdhënia e tij me Kryeministrin Edi Rama është si mishi me thoin.

“Mishi me thoin nuk di të jenë më afër seç jam unë me Edi Ramën. Sinkronizim, vendimmarrje dhe pasion unë nuk di të ketë pasur Tirana. Unë dhe Kryeministri flasin rreth 20 herë në ditë. Unë jam pjesë e Partisë Socialiste, jap kontributin tim. Në 30 vite e dyshoj se do gjeni një rast kur një kryetar bashkie të jetë më afër me Kryeministrin se unë me Edi Ramën. Di t’ju them që unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka ndonjë kritikë për Qeverinë Rama dhe Partinë Socialiste, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh: “Ne duhet të punojmë më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet. Fshatrat janë akoma mbrapa. Është njëra nga gjërat që mua më lë natën pa gjumë. Në këtë fushë duhet urgjent që ky projekt i 100 fshatrave të shkojë në marshin e pestë”. /tvklan.al

pjerin-ndreu.jpg
G. P.18:45 | 21/03/2019

Pjerin Ndreu konfirmoi në studion e ABC News se është një nga emrat, i cili do kandidojë për Bashkinë e Lezhës. Ai deklaroi gjatë intervistës me gazetaren Juli Xhokaxhi se është dakordësuar me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë që tëjetë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershori.

Megjithatë, kjo nuk është ende zyrtare. Edhe pse ka pëlqime brenda qendrës së PS-së, Ndreu tha se kandidati zyrtar për bashkinë e Lezhës do të shpallet një muaj para zgjedhjeve.

Juli Xhokaxhi: Zgjedhjet e pushteti lokal të cilat nuk i di në fakt nëse do të bëhen?

Pjerin Ndreu: Unë e di se do bëhen.

Juli Xhokaxhi: Ti e di se do bëhen, por nuk e di si do bëhen?

Pjerin Ndreu: Data e dasmës është ndarë.

Juli Xhokaxhi: Vjen apo s’vjen dhëndri të marrë nusen është tjetër çështje?

Pjerin Ndreu: Ka kandidatë të tjerë që mund të hyjnë.

Juli Xhokaxhi: Kandidatë të pavarur? Apo do ngrihen forca të tjera politike?

Pjerin Ndreu: Nuk e di se kush mund të jenë, por kandidatë do ketë.

Juli Xhokaxhi: Është folur shumë që ju do jeni kandidat për Lezhën. E konfirmoni?

Pjerin Ndreu: Besoj se po. Akoma nuk është përfundimtare, por me strukturat e PS në Lezhë jemi dakordësuar dhe ka pëlqime dhe në qendër që të jem unë kandidati për zgjedhjet e 30 Qershorit. Për shumë arsye. PS ka 3 mandate që nuk e drejton Bashkinë e Lezhës. Jo për faji e saj, por për një farë kombinacioni që kemi pasur me LSI. Ne e kemi fituar në 2007-n me PD-në, pastaj ata gjetën strehë te PD dhe ikën atje. Pastaj u kthyen prapë te ne. Ne si PS kemi tre mandate që nuk e drejtojmë, çka ka rezultuar fatale për jetën shoqërore të Lezhës. Kanë destabilizuar komplet rolin menaxherial të Bashkisë, duke e kthyer në një bashki rrëmujë me një menaxhim katastrofë.

Juli Xhokaxhi: Më thoni si do ndiheni pa kundërshtar përballë?

Pjerin Ndreu: Unë mendoj se do ketë kundërshtar edhe nga PD. Unë jam përgatit dhe vazhdoj të përgatitem për kundërshtar dhe për të fituar me kundërshtar. Nëse ata vendosin vetë ose me urdhër partiak të dalin nga loja kjo nuk është çështja ime.

Juli Xhokaxhi: Kur zyrtarizohet? Në Kongres?

Pjerin Ndreu: Të shtunën nuk zyrtarizohet, por zyrtare bëhet një muaj para zgjedhjeve./abcnews.al

agroniii.jpg
G. P.20:59 | 12/02/2019

Zgjedhjet vendore të këtij viti do të mbahen më 30 Qershor. Ende është herët për të folur për kandidatët të cilët do të garojnë. Por Agron Duka në “Provokacija” tregoi nëse do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit apo jo.

Ai theksoi se këtë do ta mendonte ta bënte vetëm nëse do të dilte i vetëm dhe jo si kandidat i përbashkët me opozitën.

Agron Duka: Nuk më pëlqen faktikisht të dal si kandidat i përbashkët. Ndoshta nëse do të dal i vetëm është për t’u menduar se në fund të fundit mund të jetë detyrim i grupit shoqëror që të tregojmë dhe ne forcën tonë.

Mustafa Nano: Shanset do jenë më të mëdha nëse do jeni krah opozitës?

Agron Duka: Varet. Thonë që politika është e artit të së pamundurës. Unë edhe mund ta provoj vetëm, kurse në koalicion nuk e kam menduar ndonjëherë të dal. Por ne kemi caktuar grupe pune që po identifikojnë persona që mund të kandidojnë në disa bashki, të cilën do tentojnë të fitojnë./abcnews.al

Parlamenti-maqedonise-663x376.jpg
ent ela19:37 | 02/02/2019

Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, partitë shqiptare po përgatiten për të prezantuar kandidatët e tyre ndërsa opozita nuk përjashton mundësinë për të zgjedhur një kandidat të përbashkët.

Partitë shqiptare në Maqedoni në zgjedhjet presidenciale do garojnë me kandidatët e tyre për president, megjithatë, ende ngelet e hapur çështja për kandidat të përbashkët opozitar. Aleanca për Shqiptarët bëri të ditur se do të dal me kandidat të saj, duke lënë të hapur opsionin për një kandidat të përbashkët shqiptar me partitë e bllokut opozitar shqiptar.

Siç, bëhet e ditur nga paralajmërimet, partitë politike shqiptare, forcat e tyre para elektoratit shqiptar do t’i matin me kandidatët e tyre për president. Aleanca për Shqiptarët pas mbledhjes së Kryesisë qendrore, bëri të ditur se do të dal me kandidat të saj, duke lënë të hapur opsionin për një kandidat të përbashkët shqiptar me partitë e bllokut opozitar shqiptar dhe shoqërinë civile. Nga kjo parti u rikonfirmua qëndrimi i deritanishëm që krahas zgjedhjeve Presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Po i shqyrtojmë të gjitha opsionet. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë garë që të dalim menjëherë me emra, në shqyrtim kemi disa emra të cilat do të diskutohen në Kryesinë Qendrore”, theksoi mbrëmë kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Ndërkaq, BDI ditë më parë paralajmëroi se do të dal me kandidatin e saj për President, por duke lënë të hapur opsionin për kandidat koncensual me LSDM-në apo edhe një kandidat të përbashkët me partitë shqiptare. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin Klan Debat ka theksuar se nga kjo parti kanë një emër kandidati dhe mbështetjen për të do ta kërkojnë edhe nga partitë tjera. Partia e opozitare, VMRO-DPMNE, deri tani ka numrin më të madh të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale. Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së, nesër do të merr vendimin nëse janë për kërkesën e opozitës që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të jashtëzakonshmet parlamentare./abcnews.al

 

TimmermansWarsaw-800x450.jpg
ent ela13:28 | 09/12/2018

Frans Timmermans është zgjedhur nga Partia Socialiste Evropiane si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Komisionit të BE-së. Sondazhet tregojnë se ai nuk ka shumë shanse të pasojë kreun actual Jean Calude Juncker.

Holandezi Frans Timmermans zyrtarisht është Spitzenkandidat i Socialistëve Evropianë, kandidati për udhëheqjen e Komisionit Evropian në zgjedhjet e majit. I vetëm në garë pas tërheqjes së sllovakut Maros Sefçoviç në fillim të nëntorit, ish ministri i jashtëm holandez 57 vjeçar u propozua me shumë entuziazëm si një “kandidat i përbashkët” nga delegatët në Kongresin e 11-të PSE në Lisbonë.

“Unë jam i vetëdijshëm për barrën mbi shpatullat e mia, por me këtë familje pas meje nuk mund të gaboj”, tha Timmermans, duke folur pas udhëheqësve socialistë, maltezit Joseph Muscat, spanjollit Pedro Sanchez dhe portugezit Antonio Costa. Sfida nuk është e thjeshtë, sipas sondazheve që qarkullojnë.

Grupi i dytë në Parlamentin Europian pas Partisë Popullore Evropiane, Social Demokratët mund të fitojnë 140 vende kundër 183 të PPE-së, ndërsa faktori i panjohur varet nga rezultati që populistët do të arrijnë. Shumica që duhet për të zgjedhur kandidatin e tyre në drejtim të KE është 353 vota. Në garën për pasuesin e Jean-Claude Juncker si kreu i Komisionit, Timmermans do të duhet të sfidojë gjermanin Manfred Ëeber, kreun e PPE-së, i cili nuk e ka braktisur këtë pozitë që nga viti 2004.

Me rastin e zgjedhjeve evropiane të vitit 2014, u vendos i ashtuquajturi sistemi “Spitzenkandidaten”, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Kandidati për President i KE-së, i cili do të votohet nga Parlamenti Evropian, do të paraqitet nga partia politike evropiane fituese, siç ishte rasti për zgjedhjen e Juncker. Parlamenti Evropian është shprehur disa herë në favor të kësaj praktike dhe ka prezantuar sistemin e liderëve kandidatë: secila parti politike evropiane paraqet një kandidat për president të Komisionit dhe partia që merr më shumë vota në zgjedhje mund të propozojë Kandidatin final nga Parlamenti për këtë pozitë. /abcnews.al

Manfred-Weber.jpg
G. P.08:42 | 09/11/2018

Manfred Weber është zgjedhur nga Partia Popullore Evropiane në kongresin e Helsinkit si kandidati kryesor për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Megjithatë sondazhet nuk tregojnë që PPE dhe socialdemokratët do të fitojnë përsëri maxhorancën.

Kongresi i Partive Popullore Evropian ka zgjedhur kandidatin e saj për Komisionin e Bashkimit Evropian, gjermanin Manfred Weber me 492 vota, e barabartë me 79.2%. Ai mundi rivalin filandez, Alex Stubb. “Kemi pasur 621 vota dhe ato të vlefshmet ishin 619. Kandidati kryesor për 2019 me 492 vota është Manfred Weber”, ishte ky njoftimi i bërë në skenën e kongresit të Helsinkit.

Njohës i madh i mekanizmave evropianë, por pa asnjë eksperiencë qeverisëse në Gjermani, Weber ka premtuar në fjalimin e tij të fundit përpara votimit se do “të ndërtojë një Evropë më të bashkuar, më protective dhe ambicioze”. Bavarezi, i cili është dhe shef i grupit të PPE në Parlamentin Evropian, është shfaqur si një person i moderuar, i aftë për të tejkaluar përçarjet në këtë formacion politik, që po humbet terren kundër populizmit në sajë të krizës me emigrantët. Detyra e Presidentit të Komisionit, e mbajtur që nga viti 2004 pa ndërprerje nga një anëtar i PPE-së, është pjesë e lojës së madhe që do të ndjekë zgjedhjet evropiane të organizuara nga 23 deri më 26 maj me rolet kyçe të institucioneve të BE-së në lojë; Parlamenti Evropian, BQE, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme.

Megjithatë Weber nuk është i sigurtë të bëhet presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Ai duhet të jetë në gjedje të mbledhë votat e familjeve të ndryshme politike që do të jenë në Parlamentin Evropian. PPE-ja dhe socialdemokratët zotërojnë aktualisht maxhorancën me 55%, por sondazhet parashikojnë fundin e këtij dominimi. Aleanca të reja duhet të formohen dhe mund t’i hapin rrugën një tjetër personaliteti që mund të korrë maxhorancën. Mes emrave që qarkullojnë është ai i eurokomisioneres për Konkurrencën, danezes Margrethe Vestager, anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe demokratëve evropianë, dhe ai i francezi Michel Barnier, zëvendëspresident i PPE dhe shef negociat i BE-së për Brexit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono