kanceri

kancer.jpg
in a21:10 | 10/11/2019

Shkencëtarët kanë krijuar një virus të ri “cowpox-style” që mendohet së mund të kurojë “çdo lloj” të kancerit. Kura përdor viruse për të infektuar dhe vrarë qelizat kancerogjene. Ideja është që qelizat kancerogjene të shkëputen dhe të vdesin. Trajtimi i quajtur CF33, ka arritur t’i tkurrë tumoret tek minjtë, shkruan The Daily Telegraph.

Eksperti amerikan i kancerit, Yuman Fong, është duke e drejtuar eksperimentin që po zhvillohet në një institut të Australisë. Njëkohësisht shkencëtarët kanë paralajmëruar se trajtimi i suksesshëm tek minjtë nuk garanton se do të jetë i suksesshëm edhe tek njerëzit.

Por, profesori Fong shprehet optimist dhe thotë se metodat e tjera që kanë qenë efektive tek minjtë kanë rezultuar të suksesshme edhe tek njerëzit. Duke filluar nga viti i ardhshëm shkencëtarët po synojnë që ta fillojnë testimin, me pacientët me kancer në mushkëri, stomak, fshikëz dhe zorrë./abcnews.al

spitali-hygeia.jpg
nev ila15:35 | 08/11/2019

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me eksperiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive urologjike, Prof. Dr. Spyridon Gouvalis (Spiridon Guvaliiiis),ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës.

Sipas mjekut grek, Prof. Dr. Gouvalis(Guvaliiiis) kura më e mirë për të tilla probleme shëndetësore është parandalimi dhe trajtimi i tyre në kohë i tyre.

Nëntori është muaji që në rang botëror i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt siç janë sëmundjet e prostatës, kanceri i prostatës, kanceri i testikujve, kanceri i vezikës urinare etj.

Edhe Spitali Hygeia nëpërmjet Drejtorit të Departamentit të Urologjisë të këtij spitali, Prof. Dr.Spyridon Gouvalis, bëjnë thirrje për të kryer kontrolle mjekësore periodike si mënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar në kohë të tilla sëmundje sidomos ato me natyrë malinje.

“Duhet thënë që 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i prostatës përpara moshës 80 vjeç dhe si faktorë rreziku për tu prekur nga kjo sëmundje janë historia familjare dhe mosha. Meshkujt që kanë patur familjare të prekur nga kanceri i prostatës duhet që, duke filluar nga mosha 40-45 vjeç, të kryejnë check-up-in e prostatës ku përfshihen analizë urine, PSA- në si dhe një eko të prostatës. Ndërsa për kategorinë tjetër të meshkujve ne rekomandojmë se duke filluar nga mosha 50 vjeç e lart të kryejnë check-up të prostatës të paktën 1 herë në vit . Trajtimi që ne realizojmë për keto raste është trajtimi në rrugë kirurgjikale që konsiderohet si gold standart për nga rezultatet që arrihen por mund të rekomandohet edhe trajtim me Radioterapi, trajtime këto që ofrohen të dyja në Spitalin Hygeia ku ne disponojmë teknologjinë dhe aparaturat më bashkëkohore”, tha ai.

Drejtori i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia, Prof.Dr. Gouvalis jep këshilla edhe për meshkujt në moshë të re.

“Ne si mjekë specialistë Urologë krahas patologjive të prostatës diagnoztifikojmë dhe trajtojmë edhe  patologjitë e fshikëzës së urinës, veshkave dhe testikujve. Në fund kam edhe një këshillë për meshkujt në moshë të re. Të jenë të kujdesshëm sidomos përsa i përket kancerit të testikujve, duke qenë se hasim raste të tilla dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këtë patologji duhet që të kryejnë kontrolle te mjeku por edhe të vetëkontrollohen dhe nëse vënë re diçka të pazakontë të drejtohen për konsultë te mjeku. Kjo vlen sidomos për meshkujt të  cilët i janë nënshtruar operacionit të Kriptorkizmit, por pa përjashtuar edhe të gjithë të tjerët. Pra kujdes: Kura më e mirë është parandalimi”, theksoi Gouvalis.

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me experiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit te patologjive urologjike, Dr.Spyridon Gouvalis ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës dhe jo vetëm. /abcnews.al

333.jpg
in a16:52 | 07/11/2019

Vaksinim kundër virusit HPV për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është një problem për shëndetin publik dhe mund të zgjidhet me ndërhyrje të shëndetit publik. Gratë, kudo që janë, kanë të drejtë të përfitojnë nga të gjitha zhvillimet e fundit të shkencës dhe teknologjisë mjekësore për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Lajmi i mirë është se kanceri i qafës së mitrës mund të eliminohet!

Shkaku kryesor i kancereve të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik nga viruset onkogjenike të papillomës humane, të cilat zakonisht transmetohen përmes kontaktit seksual. Strategjitë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës bazohen në (1) vaksinim, (2) depistim dhe (3) trajtim të lezioneve prekanceroze.

Kjo u theksua nga Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësues i OBSH-së në Shqipëri, në Konsultimin Kombëtar për Planifikimin Familjar dhe Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës, të organizuar nga MSHSP dhe UNFPA, në 6 nëntor 2019.

Strategjia globale drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës si një problem i shëndetit publik kërkon një qasje gjithëpërfshirëse të bazuar në popullatë për t’i vendosur të gjitha vendet në rrugën drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës brenda shekullit. Mbulon periudhën 2020-2030. Strategjia propozon një qasje që do t’i lejojë vendet të arrijnë në vitin 2030 objektivat globale për ndërhyrjet kryesore që, nga ana tjetër, do të çojnë në eliminimin e kancerit të qafës së mitrës, si një problem i shëndetit publik. Objektivat e propozuar për vitin 2030 janë:

👉 90% e vajzave të vaksinuara plotësisht me vaksinën e virusit papilloma human (“HPV”) deri në moshën 15 vjeç;
👉 70% e grave të depistohen me një test të precizionit të lartë në moshën 35 dhe 45 vjeç; dhe,
👉 90% e grave të identifikuara me sëmundje të qafës së mitrës marrin trajtim dhe kujdesin e duhur.

*****
Cervical cancer is a problem for public health and can be solved with public health interventions. Women, everywhere, have the right to benefit from all the available developments of health science and technology for a longer and healthier life.

The good news is that cervical cancer can be eliminated!

The main cause of cervical cancers is persistent or chronic infection from oncogenic human papilloma viruses, which is typically spread by sexual contact. Strategies of prevention for cervical cancer are based on (1) vaccination, (2) screening and (3) treatment of pre-cancers lesions.

This was highlighted by Dr. Raúl González-Montero, WHO Representative in Albania in the National Consultation on Family Planning and Cervical Cancer Prevention, organized by MoHSP and UNFPA in November 6th, 2019.

The Global Strategy towards the elimination of cervical cancer as a public health problem calls for a comprehensive, population-based approach to put all countries on the path to the elimination of cervical cancer within the century. It covers the period 2020-2030. The strategy proposes an approach that will enable countries to reach 2030 global targets for key interventions that, in turn, will lead to elimination of cervical cancer as a public health problem. The proposed targets for 2030 are:

👉 90% of girls fully vaccinated with the human papilloma virus (“HPV”) vaccine by 15 years of age;
👉 70% of women are screened with a high-precision test at 35 and 45 years of age; and,
👉 90% of women identified with cervical disease receive treatment and care./abcnews.al

 

 

 

spit-hygeia.jpg
nev ila16:50 | 28/10/2019

Ja si të mbrohemi nga sëmundja e shekullit, kanceri!

Pavarësisht përparimeve që janë bërë në mjekësi, kanceri vazhdon të prekë njerëzit në të gjithë botën, dhe, numri i rasteve rritet dita ditës me hapa gjigante, duke e kthyer atë në një nga problemet më të mëdha në aspekt global të shoqërisë civile. Bazuar në shifrat e regjistruara nga Organizata Botërore e Shëndetit, një në tre persona do të preket nga kanceri një herë në jetën e tij/saj. Pra, kanceri mund të ndodhë të prekë dikë në çdo moshë, dhe mund të prekë edhe secilin prej nesh.

Po cilat janë shkaqet kryesore në përhapjen e kancerit në ditët e sotme?

Arsyet të cilat ndikojnë në rritjen e rasteve me kancer në dekadat e fundit janë disa. Së pari është mënyra e jetës perëndimore e cila nuk është shumë e shëndetshme, sidomos për sa i përket dietës, aktivitet të ulët fizik, dhe ekspozimit rastësor por në të njëjtën kohë intensiv ndaj rrezeve të diellit. Së treti, disa infeksione – veçanërisht infeksionet virale – janë predispozuese për disa forma të ndryshme kanceri. Këto infeksione përfshijnë  hepatitin, HPV-në, mononukleozën dhe virusin HIV ( i cili shkakton AIDS).

Në ditët e sotme mjekët mundohen të ndërgjegjësojnë popullatën mbi faktorët e rrezikut që ҫojnë në shfaqjen e kancerit, por cilët janë këto faktorë rreziku dhe ҫfarë duhet të bëjmë për të jetuar shëndetshëm?

Kanceri ose  tumori malinj është një term që përfshin një grup sëmundjesh që kanë në thelbin e tyre rritjen e pakontrolluar të qelizave të cilat kanë potencial të shtrihen apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Kanceri ndryshon nga tumorët beninj sepse këto të fundit nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kancerit janë të ndryshëm, duke filluar nga faktorë ambientalë  deri te mënyra e jetesës. Si të tillë mund të përmendim:

-Duhanpirja

-Ekspozimi ndaj lëndëve kimike specifike,

-Infeksionet nga  viruse (onkoviruse) si hepatiti B, hepatitis C, HPV, Epstein-barr virus, etj

-Ekspozimi ndaj rrezatimeve jonizuese

-Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit

-Dietë e varfër ushqimore

-Obeziteti

-Përdorimi i tepërt i alkoolit

-Mungesa e aktivitetit fizik

-Trashëgimia (histori familjare me kancer)

-Përdorimi i hormoneve

-Sëmundje të ndryshme autoimune ..etj

Cilat janë disa nga simptomat e përgjithshme (shenjat e hershme) të kancerit që gjithësecili nga ne nuk duhet t’i injorojë?

Simptomat apo shenjat e kancerit varen nga lloji i kancerit dhe vendit ku ndodhet. Këto simptoma janë më të dukshme në momentin që kanceri është rritur apo përhapur në trup, megjithatë, është e mundur që të ketë një fazë të hershme të kancerit pa shenja ose simptoma.

Gjithsesi simptomat e para dhe më të zakonshme të kancerit në përgjithësi janë ethet, lodhja dhe humbja e oreksit dhe të gjitha ndodhin për shkak se kanceri përdor shumicën e energjisë së trupit duke ndikuar në këtë mënyrë në sistemin imun të pacientit/es. Faktori vendimtar dhe më i rëndësishëm në trajtimin e suksesshëm të kancerit është diagnoza e hershme dhe kjo është edhe arsyeja pse identifikimi i simptomave të para është mjaft i rëndësishëm dhe deciziv. Për fat të keq, shumica e njerëzve injorojnë shenjat e para të kancerit, nganjëherë sepse nuk i njohin ato, nganjëherë për shkak se ata kanë shumë frikë apo edhe sepse nuk kanë mundësi të marrin kujdes mjekësor.

10 shenja të hershme paralajmëruese të Kancerit të cilat nuk duhet t’i injoroni:

-Rënie e pashpjegueshme në peshë dhe humbje e oreksit

-Marrje fryme ose kollitje në mënyrë të vazhdueshme

-Infeksione të shpeshta dhe temperaturë mbi normalen

-Plagë që nuk shërohen

-Enjtje(në formën e gjendrave limfatike) në trup

-Ndryshime në zakonet e jashtëqitjes ose të urinimit

-Gjakrrjedhje të pazakonta

-Vështirësi në përtypje ose në tretje

-Ndryshim i dukshëm në pamjen e një nishani ose plage në gojë

-Dhimbje koke e vazhdueshme, lodhje, të përzjera ose të vjella

Nëse vëreni apo ankoni një ose disa prej këtyre simptomave duhet mënjëherë të drejtoheni për konsultë të menjëhershme te mjeku specialist i fushës.

Cilat janë alternativat e trajtimit të Kancerit?

Për trajtimin e kancerit ekzistojnë tre shtylla  trajtimi që janë:  kirurgjia, radioterapia dhe kimioterapia. Me zhvillimin e mjekësisë filluan të aplikohen edhe metoda të tjera të cilat po i përmbledhim më poshtë:

-Kirurgjia është proҫedura me anë të së cilës mjeku kirurg realizon heqjen e masës tumorale nga trupi i pacientit.

-Radioterapia është përdorimi i rrezatimit jonizues me doza të larta për të vrarë qelizat kanceroze.

-Kimioterapia është trajtimi që përdor terapinë me medikamente për të vrarë qelizat kanceroze.

-Imunoterapia është terapia që ndihmon sistemin imun të luftojë kancerin.

-Target terapia është një trajtim që shënjestron ndryshimet e qelizës kanceroze që ҫojnë në rritjen, shumimin dhe përhapjen  e këtyre qelizave.

-Hormonoterapia është një trajtim që ngadalëson ose stopon rritjen e kancerit dhe përdoret kryesisht në kancerin e gjirit dhe atij të prostatës.

-Transplanti i palcës kockore realizohet pas dozave të larta të kimioterapisë edhe radioterapisë të cilat zerojnë palcën kockore të pacientit e cila është përgjegjëse për formimin e elementëve të gjakut (rruazat e kuqe, të bardha, trombocite).

Mjekimi preҫiz i kancerit është një përqasje në trajtimin e kancerit që lejon mjekët të japin medikamente në bazë të ndryshimeve gjenetike që shfaq një kancer specifik.

Të gjitha këto trajtime bashkëkohore kundër  kancerit  ofrohen në Spitalin Hygeia Tiranë nga një ekip mjekësh profesionistë shqiptarë dhe grekë, ndër më  të kualifikuarit  në vend. Qendra e Onkologjisë Hygeia disponon aparaturat dhe teknologjinë më të avancuar mjekësore duke ofruar % të larta suksesi dhe rezultate optimale në luftën kundër kancerit.

Cilat janë disa nga ekzaminimet parandaluese që duhet të kryejnë persona të moshave të ndryshme?

Ҫdo person i cili është i ekspozuar së tepërmi në diell, kjo për arsye të ndryshme, por kjo vlen veçanërisht për fëmijët të cilët kanë edhe lëkurë më delikate, këshillohet të kryhet një herë në vit ekzaminimi i quajtur harta e nishanëve, ekzaminim i cili këshillohet të kryhet në stinën e vjeshtës nga mjekët dermatologë.  Në vijim të sa më lart është gjithashtu e këshillueshme për të gjithë, por veçanërisht për fëmijët, të evitohet ekspozimi në diell midis orëve  11 të paradites dhe 16 të pasdites, dhe gjithmonë nuk duhet të harroni të aplikoni krem mbrojtës kundra diellit përpara se të dilni në diell.

Ekzaminimet depistuese janë shumë të rëndësishme sepse na sigurojnë një diagnozë të hershme dhe si rrjedhim edhe një trajtim më efektiv dhe më pak toksik. Për të përmendur disa më kryesorët:

Kryerja e rregullt e PAP test-it, nëse jeni seksualisht aktiv. Ky rekomandim mund të ndryshojë për ato gra të cilat kanë kryer vaksinën HPV, por gjithmonë është mirë që të konsultoheni me një mjek specialist

Kryerja e mamografisë duke filluar në moshën mbi 40 vjeç.

Kryerja e kolonoskopisë së parë pas moshës 50 vjeç.

Kryerja e ekzaminimit të PSA-së pas moshës 50 vjeçare. Kjo për faktin se  diagnostikimi i hershëm i kancerit të prostatës jep mundësinë e një trajtimi më pak invaziv krahasuar me rastet e diagnostikimit në stadet e avancuara.

Pra në mbështetje të sa më sipër nënvizojmë edhe një herë faktin që për të gjithë  është shumë e rëndësishme që të jetojmë shëndetshëm dhe kjo arrihet duke modifikuar mënyrën tonë të jetesës (dieta të pasura dhe aktivitet i rregullt fizik) dhe ndërkohë të mos anashkalojmë asnjëherë kontrollet e rregullta mjekësore sepse Diagnostikimi i hershëm shpëton  Jetë.

Dr.Ledio Bregu

Mjek Onkolog/Radioterapeut

Drejtor i Qendrës së Radioterapisë Onkologjike

Kontakt :  +355 4 23 90 000

cmimi-nobel-2019.jpg
nev ila12:01 | 07/10/2019

Tre shkencëtarë që studiuan se si qelizat përcaktojnë nivelin e tyre të oksigjenit u është dhënë çmimi “Nobel” në Mjekësi.

William G. Kaelin, Jr., i Universitetit të Harvardit, Sir Peter J. Ratcliffe, i Universitetit të Oksfordit dhe Gregg L. Semenza, nga Universiteti Johns Hopkins morën së bashku çmimin e rëndësishëm.

Sipas fjalëve të komitetit Nobel:

“Ndjesia e oksigjenit është thelbësore për një numër të madh sëmundjesh. Zbulimet e bëra nga laureatët e këtij viti kanë rëndësi thelbësore për mjekësinë dhe i kanë hapur rrugën premtimit të strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, deklaruan ata.

Qelizat e trupit tonë përdorin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme dhe 3-shja – William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza – zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie./abcnews.al

KANCERI-NE-SHQIPERI-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela14:00 | 22/04/2019

Sëmundjet tumorale mjekët i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare. Çdo vit në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik regjistrohen rreth 5500 raste të reja me kancer. Numër më të lartë të të prekurve shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit.

Çdo vit në vendin tonë regjistrohen rreth 5500 paciente të rinj me kancer. Ndërkohë që 16.4% e të sëmurëve humbin jetën prej tumoreve. Raporti kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në hap të dhënat, ndërsa mjekët shprehen për rritje të numrit të të prekurve vitët në vijim.

Alban Ylli, Specialist, ISHP: “Shqipëria ka 16,4 % vdekshmëri nga kanceri, më pak se në Evropë. Është situatë e moderuar, por është çështje e efektit të moshës dhe do vijojmë të kemi më shumë kancer”

Në vend të parë renditet kanceri i mushkërive, pas tij vjen kanceri i gjirit.

Alban Ylli, Specialist, ISHP:  “Kanceri në mushkëri ka 780 raste të reja në vit, mbi 640 raste nga kanceri i gjirit, pastaj vijojnë të tjerat”.

Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave. Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat.

Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të semurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë  Tirana, Fieri dhe Korça.

Sëmundjet tumorale mjeket i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që vënë theksin tek parandalimi sa i përket kancerit të mushkërive dhe tek kapja e hershme për kancerin e gjirit. /abcnews.al

MANAS.MPG_snapshot_06.19-1280x720.jpg
ent ela20:22 | 04/02/2019

“Të parandalosh është më mirë se të kurosh dhe investimi ynë është në këtë pikë”. Këtë përgjigje dha ministrja Manastirliu në studion e Mbrëmje në ABC News. Sipas saj lufta kundër kancerit është luftë globale, por ajo çfarë na dallon ne është se çfarë jemi duke bërë për të parandalouar, diagnostikuar dhe për ta trajtuar me efektivitet.

“Tumoret janë të dytët pas sëmundjeve kardiovaskulare që shkaktojnë vdekjen për barrën e sëmundshmërisë.  Lufta kundër kancerit është luftë globale. Ajo çfarë na dallon ne është se çfarë jemi duke bërë ne për për të parandalouar diagnozustikuar dhe për ta trajtuar me efektivitet. Parandalimi të rparandalosh është më mirë se të kurosh dhe kënvështrimi dhe investimi ynë është në këtë pikë”.

Sa i takon kancerit të gjirit i cili renditet i dyti pas mushkërive që shkakton vdekshmëri më të lartë, Manastirliu theksoi se 18 mijë gra që janë ekzaminura përmes mamografive në vendin tonë, ndërsa është siguruar 100% për të prekurat nga kjo sëmundje.

“Kanceri i gjirit i dyti pas mushkërive që shkakton vdekshmëri më të lartë. Janë më shumë se 18 mijë gra që janë ekzaminura përmes mamografive në Shqipëri. Kemi mbulim shumë të mirë përmes investimeve me 5 mamografë në spitalin rajonal dhe mamografive të lëvizshme ku nuk ka patur shërbim.

Kanceri i gjirit, i dyti pas mushkërive që shkakotn vdekshmëri, por ajo që po bëjmë është parandalimm më shumë informacion, që nga vetëkontrolli te ekzaminimi i mamografisë. Por ajo që jemi duke bërë është kontrolli. Ne kemi siguruar trajtim 100% për të prekurat nga ky virus, nga 2018 nuk mungon te ansjë grua e diagnostikuar. Një kurë shkon 27 mijë euro në vit dhe ne e kemi financuar. Është trajtim i shtrenjtë efektiv, por që ne e kemi finacnuar dhe çdo ditë po financojmë nga një shërbim të ri”.

Një tjetër risi e parandalimit e miratuar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare është programi i depistimti të hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Ministrja informoi se testi i HPV fillon brenda muajit shkurt.

“Ndalem te një progranm i ri parandalimi i miratuar nga qeveria shqiptare para pak ditës, programi i depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës, financohet për herë të parë nga qeveria shqiptare dhe do t’i vijë në ndihmë depistimit përmes HPV. Logjistika është gati, trajnimi është bërë, është një parandalim sekondar, me kosto efektive për parandalimin e  kancerit të qafës së mitrës. Por duhet ndërgjegjësim, të përmirësojmë kulturën tonë. Ky test i HPV fillon brenda muajit shkurt”. /abcnews.al

SAMSUNGU-VDEKJET-2-1280x536.jpg
ent ela13:59 | 23/11/2018

Samsung u ka kërkuar falje të gjithë personave dhe familjarëve të tyre për sëmundjet që u ka shkaktuar puna në kompaninë prestigjoze. Në 10 vite 320 punonjës dhe të afërm të tyre janë prekur nga sëmundje të ralla dhe 118 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Pas faljes së kërkuar nga presidenti Tim Baxter për shpërthimet e disa modeleve “Galaxy”, tashmë Samsung bën të njëjtin veprim edhe me punonjësit që janë sëmurë me kancer. “Kërkojmë publikisht falje ndaj punonjësve që kanë vuajtur dhe familjeve të tyre”, thotë bashkëpresidenti i kompanisë, Kim Ki-Nam. “Nuk ishim në gjendje të menaxhonin në mënyrë korrekte rreziqet për shëndetin e fabrikave tona të gjysëmpërçuesve dhe ekraneve LCD”, shton ai. Sipas akuzave, 320 persona janë prekur nga sëmundje të rralla, aborte dhe sëmundje ngjitëse që kanë kaluar edhe tek fëmijët e punonjësve, pasi janë punësuar nga Samsung Electronics. 118 prej këtyre kanë vdekur: në bazë të një akordi të njoftuar në fillim të muajit, kompania do të paguajë dëmshpërblim deri në 133 mijë dollarë për çdo rast. Skandali është shfaqur në 2007-n, kur ish punëtorët e fabrikës në jug të Seulit dhe familjarët e tyre denoncuan forma të ndryshme të kancerit lidhur me kushtet e tyre të punës. Janë dashur 10 vite. Ndërhyrja e Agjencisë shtetërore për kushtet e punës në Seul, një komitet ndërmjetësimi dhe një investigim i Uashington Post për të arritur në një marrëveshje dhe kërkim falje zyrtare të kompanisë teknologjike. Megjithatë të prekurit thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për familjarët pasi nuk mund të harrojnë dhimbjen me të cilën janë përballur. /abcnews.al

KRONIKE-VELIAJ-KANCERI-I-GJIRIT.mpg_snapshot_00.56-1280x720.jpg
ad min20:14 | 27/10/2018

Kreu i Bashkisë Tiranë në një aktivitet organizuar për sensibilizimin për parandalimin e kancerit të gjirit ka deklaruar se ka ende ditë kohë për përfitimin e kontrollit falas, i cili duhet të kthehet në rutinë për vajzat dhe zonjat.

Në muajin ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u zhvillua një vrapim nën devizën “Vrapo me Shpresë” me qëllim sensibilizimin ndaj diagnostifikimit dhe parandalimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, e cila po njeh rritje vit pas viti në vendin tonë. Apelin për përfitim të kontrollit falas gjatë këtij muaji por edhe atij të vazhdueshëm, e artikuloi kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Ka ende ditë në këtë muaj tetori për të shfrytëzuar mundësinë për të bërë ekzaminimin falas, ndërkohë nuk ka arsye pse të ndalojë në tetor. Është diçka që duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Është mëkat sot, me aq sa ka evoluar shkenca, spitalet, mjekësia, që të neglizhojmë sëmundje që mund të kurohen po të kapen herët”.

Për Veliajn dëgjesat me publikun për buxhetin e vitit të ardhshëm i kanë rezultuar në konfirmimin e mentalitetit të prapambetur, ku 9 nga 10 qytetarë e pyesin për rrugë makinash, jo parqe dhe gjelbërim më shumë, si shprehet kryebashkiaku i cili deklaroi se shqiptarët duhet të arrijnë të trajtojnë njeriun me të njëjtin respekt si makinat./abcnews.al

4EF3C85300000578-6042623-image-a-8_1533802673788-e1533843882691-632x445.jpg
ent ela22:04 | 09/08/2018

Fillimisht Jean Taylor nga Wigan iu duk qesharake të shkonte te mjeku për të pyetur rreth thonjve të saj të shtrembër.

Por mjekët e njohën menjëherë këtë simptomë të kancerit të mushkërive, edhe pse është shumë pak i njohur. Ata e dërguan për të bërë një sërë analizash, të cilat e konfirmuan frikën e tyre.

Taylor falenderoi mjekët që shpëtuan jetën e saj nga një detaj kaq i vogël, pasi skanerat treguan dy tumore me madhësinë e topit të golfit në të dyja mushëritë e saj.

Statistikat tregojnë se shanset për t’i mbijetuar kancerit të mushkërive janë ndër më të ultat, ndaj diagnozat e hershme janë shumë të rëndësishme.

53-vjeçarja u diagnostikua në fazën e parë. Ajo mendonte se thonjtë e saj të çuditshëm ishin gjenetik, pasi edhe e ëma, e cila humbi gjysmën e mushkërive për shkak të kancerit, i kishte.

Fatmirësisht vajza e Taylor bëri disa kërkime në internet mbi formën e çuditshme të thonjve dhe rezultoi se mund të ishin simptomë e kancerit.

Duke folur për përvojën e saj të hidhur, Taylor tha: “Këto thonj më kanë shpëtuar jetën dhe nuk kam ndërmend t’i pres!”. Ajo shpërndau fotografitë e thonjve të saj në rrjetet sociale, në mënyrë që të ndërgjegjësojë të gjithë personat që mund të jenë prekur nga kjo simptomë.

Fotografitë e saj janë shpërndarë mbi 85 000 herë dhe kanë marrë më shumë se 27 000 reagime. Madje shumë i dërgojnë fotografi personale të të njëjtës simptomë, ndërsa disa thonë se të afërmit e tyre e kanë ose e kanë patur këtë simptomë, por nuk e dinin që lidhej me kancerin e mushkërive.

Jean Taylor pritet t’i nënshtrohet dy operacioneve për të hequr kancerin në mushkëri, por shprehet optimiste për të ardhmen, pasi mund të mbështetet te familja dhe miqtë./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono