Kanada

Atletico.png
Igli Nikolli18:20 | 17/01/2020

Atletico Madrid po kopjon Manchester City. “Cityzens” ishin të parët që tentuan zhvillimin e markës së tyre dhe zotërojnë klube të tjera nëpër botë, duke filluar nga India, Australia dhe MLS, kampionati i SHBA.

Të njëjtën gjë po tenton edhe klubi “colchoneros”. Sipas raportimeve të Palco 23, “Atletico Madrid International Holding” ka siguruar shërbimet e klubit kanadez të Ottawa Fury FC. Projekti do të prezantohet në javët e ardhshme, teksa Ottawa ka një stadium prej 24 mijë vendesh.

Klubi nga Madridi zotëron edhe 61% të CA San Luis, klubit meksikan që këtë sezon u rikthye në elitë, teska kanadezët do të jenë klubi i tretë ku “Atletico Madrid International Holding” investon. /abcnews.al

c1_3487294.jpg
So Nila15:48 | 17/01/2020

Vetëm pak ditë më parë, Princ Harry dhe partnerja e tij, dukesha Meghan Markle, njoftuan se po hiqnin dorë nga statusi mbretëror, për të bërë një jetë më të thjeshtë dhe për të pasur financa të pavarura.

Ky vendim i tyre nuk pritej nga askush, megjithatë vendimi i çiftit u respektua dhe tashmë Harry dhe Meghan po përgatiten për të qëndruar në Kanada.

Meghan dhe i biri kanë udhëtuar më parë drejt këtij vendi, ndërsa Princ Harry do t’i bashkohet më vonë, pasi të përfundojë disa angazhime private në vendin e tij.

Duke qenë se nuk do të jetojnë më në Mbretërinë e Bashkuar, shtëpia e Meghan dhe Harry-t, Frogmore Cottage është në proces mbylljeje.

Stafi i shtëpisë së tyre është transferuar në detyra të tjera brenda pallatit mbretëror, ndërsa kuzhinierët dhe shërbyesit janë urdhëruar të mos i ofrojnë më shërbimet e tyre në rezidencën e çiftit./abcnews.al

comp-1579176246.png
So Nila15:45 | 17/01/2020

‘Wharton School’ në Universitetitn e Pennsylvania në SHBA çdo vit rendit vendet ku është më mirë të rrisësh një fëmijë. Në këtë studim u analizuan 73 vende nga kontinente të ndryshme të botës si Azia, Europa, Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme.

Vlerësimi u bazua në parametra të tillë si cilësia dhe kostot e arsimit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, siguria e qytetarëve dhe mëmësia.

Këtë vit vendi i parë mbahet nga Danimarka, pastaj Suedia, në vend të tretë Norvegjia, në të katërtin Kanadaja dhe të pestin, Holanda.

5.Holanda

 

Hollanda u ngjit në një pozicion këtë vit në vendin 5 më të mirë për rritjen e fëmijëve.

Në Holandë, ekzistojnë mënyra të ndryshme që punonjësit mund të marrin pushime ligjore, sipas Agjencisë Hollandeze të Ndërmarrjeve. Nënat kanë të drejtë për katër deri në gjashtë javë pushim të shtatëzanisë (para datës së caktuar) dhe të paktën 10 javë pushim të lehonisë (pas lindjes).

4.Kanada

 

Në Kanada, punonjësit të mbuluar nga Kodi i Punës kanë të drejtë të marin leje të lehonisë deri në 17 javë. Nëse të dy prindërit kujdesen për një fëmijë të porsalindur ose të birësuar rishtazi, ata kanë të drejtë në një periudhë të kombinuar të pushimit prindëror jo më shumë se 63 javë.

3.Norvegji

 

Si vendet e tjera nordike, Norvegjia ka politika bujare për pushimet prindërore. Nënat mund të marrin 46 javë me pagë të plotë ose 56 javë me pagë 80%, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

2.Suedi

 

Suedia zbriti një pozicion në këtë renditje. Secilit prind  i lejohet 480 ditë leje e paguar sigurisht dhe 90 prej atyre ditëve janë të rezervuara për secilin prind, sipas sweden.se, faqja zyrtare e Suedisë.

1.Danimarka

 

Danimarka mban numrin 1 në këtë renditje. Europa, faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, e quan sistemin danez të lejes së prindërve “ndër më zemërgjerët dhe fleksibël në BE”. Të dy prindërve u jepet 52 javë pushim prindëror të paguar dhe nënat kanë të drejtë për katër javë pushim të lehonisë përpara se të fillojnë punën./abcnews.al

prince-harry-meghan-markle-royal-life-getty-treble-jan-8-1280x879.jpg
So Nila08:18 | 17/01/2020

Plani i Meghan dhe Harry-t ishte të zhvendoseshin në Kanada pas shkëputjes së bujshme nga familja mbretërore britanike, por a do ta kenë aq të lehtë sa e mendonin? Sepse një prej gazetave më të mëdha kanadeze, i ka dalë kundër, dhe ky mund të mos jetë vetëm mendimi i saj.

Sipas “Globe and Mail“, veprimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, mund të ngacmojë dhe “idenë kanadeze të monarkisë“.

Në fund të fundit, edhe Kanadaja, Elisabetën njeh për mbretëreshë, ajo është monarkja e saj. “. “Mbretërorët tanë nuk jetojnë këtu, jetojnë larg. Dhe nëse dikush prej tyre vjen këtu, kjo ndikon në natyrën e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve të ngrohta mes Kanadasë dhe Britanisë“, thuhet në shkrimin e “Globe and Mail“.

Madje sipas kësaj gazete, plani i Harry-t dhe Meghanit për të jetuar atje, mund të shkelë ligjet./abcnews.al

Capture-14.png
So Nila11:11 | 15/01/2020

Me sponsorizimin bujar të Kanadasë, me 500 mijë paund, do të mbulohet siguria e Princit Harry dhe Meghan Markle, si dhe e djalit të tyre Archie.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka rënë dakord që vendi i tij dhe taksapaguesit të kontribuojnë në “llogarinë” për mbrojtjen e familjes së Harryt gjatë qëndrimit atje.

 

 

 

 

Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Mbretëreshën e Anglisë se nipi dhe familja e tij do të ishin plotësisht të sigurt gjatë kësaj kohe.

Sidoqoftë, sipas mediave britanike, thuhet se ekzistojnë shqetësime se kjo kosto e madhe mund të ketë ndikim në Kanada, si dhe të “dëmtojë” pozicionin e monarkisë në vend.

Vlen të përmendet se Harry dhe Meghan, si anëtarë të familjes mbretërore kanë të drejtë për sigurim 24/7, të subvencionuar nga taksapaguesit kanadezë, qoftë kur janë në shtëpi apo jashtë vendit, madje edhe nëse ata janë me pushime. /abcnews.al

 

kanada22.jpg
Autor E15:49 | 08/01/2020

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë pas disa të shtënave me armë zjarri në Otava, Kanada, të Mërkurën në mëngjes, tha policia.

Autoritetet ende po kërkojnë për të dyshuarin. Zona ku ka ndodhur ngjarja është e sigurt tashmë dhe “kjo nuk konsiderohet një situatë aktive e ngjarjeve të tilla”, thanë zyrtarët duke argumentuar se nuk ka indicia të ketë sulme të tjera të ngjashme në vijim.

Të shtënat ndodhën në Rrugën Gilmour rreth orës 7:30 të mëngjesit në orën lokale.

Capture-35.jpg
So Nila14:08 | 08/01/2020

500 trupa ushtarakë të Kanadasë me qendër në Irak do të transferohen përkohësisht në Kuvajt për arsye sigurie, deklaroi zyrtari i lartë ushtarak i vendit.

Gjenerali Jonathan Vance, shefi i shtabit të mbrojtjes, tha në një letër drejtuar familjeve ushtarake se “lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme janë alarmante për shumë prej jush”.

“Disa nga njerëzit tanë do të transferohen përkohësisht nga Iraku në Kuvajt,” shtoi ai. Ne po e bëjmë këtë për sigurinë e tyre. ”

Disa nga trupat kanadeze po marrin pjesë në një mision të NATO-s ndërsa të tjerët po kryejnë “Operation Impact’, një iniciativë kanadeze për të trajnuar ushtarë në Irak, Jordan, Liban dhe Kuvajt. Gjithsej 800 trupa kanadeze janë në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau foli me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe të dy “theksuan rëndësinë e përshkallëzimit të tensioneve dhe nevojën për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Irak,” tha zyra e Trudeau në një deklaratë./abcnews.al

q.jpg
in a19:35 | 20/11/2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ditën speciale të një çifti në Kanada ku ka plasur sherri mes krushqve në mes të ceremonisë së dasmës.

Nuk dihet ende shkaku se përse filloi sherri, por thuhet se ka patur edhe të plagosur, teksa 4 persona janë shtruar në spital.

Gjatë përleshjeve torta e dasmës është shkatërruar plotësisht si dhe disa tavolina dhe karrige ku janë përplasur dasmorët.

Përveç meshkujve në video shihen edhe disa femra të cilat kapen prej flokësh në hyrje të sallës së dasmës.

Edhe pse disa prej dasmorëve janë munduar të qetësonin gjakrat situata ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë që policia po vazhdon ende hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes./abcnews.al

Shiko VIDEON

 

trudeau-11-1280x720.jpg
nev ila10:31 | 22/10/2019

Kryeministri kanadez në largim Xhastin Trudo ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, por pa arritur të ketë mazhorancën. Gjithësesi në aleancë me demokratët do të jetë ai që do të krijojë qeverinë e re.

Sipas të dhënave të televizionit shtetëror kanadez, liberalët e kryeministrit në largim Xhastin Trudo kanë marrë 158 nga 338 vendet në parlamnt, por pa arritur mazhorancën prej 170 deputetësh. Konservatorët e Endrju Sher kanë fituar 34.1 për qind të votave.

Në fjalën e tij para mbështetësve Trudo u shpreh se Kanadaja refuzoi përcarjet dhe negativitetin. Ai falenderoi votuesit që i kishin dhënë një mandate ndryshimi dhe u premtoi se do i dëgjonte. “E imja do të jetë një axhendë dhe më shumë progresiste, e kujdesshme në ndryshimet klimatike, dhe ndaj nevojave të fëmijëve”. Ai foli në dy gjuhë anglisht dhe frëngjisht.

Trudo do të jetë ai që do të krijojë qeverinë e re kanadeze dhe pse me 21 deputetë më pak në krahasime me katër vite më parë, Trudo 2 do të jetë një qeveri minorance. Për të arritur numrin 170 të deputetëve që i duhen për të drejtuar vendin ai duhet të marrë si aleatë demokratët e Sing, të cilët kanë vetëm 26 deputetë, ndërsa në legjislaturën e kaluar kishin 39. Por Sing u shpreh se fituesit e çdo zgjedhjeve nuk janë partitë por njerëzit./abcnews.al

polizia-malpensa-587210.610x431.jpg
ent ela17:15 | 08/10/2019

Ata përdorin dokumente të vërteta në kufi, por më pas ata nxjerrin ato false për të vazhduar udhëtimin. Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë fundjavës aktiviteti i pandërprerë i Policisë Kufitare të aeroportit të Malpensa në Itali, që synon jo vetëm kundërveprimin e emigracionit të paligjshëm që hynin në territorin kombëtar, por edhe lëvizjet e parregullta drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, ka identifikuar dhe referuar tek Autoriteti Gjyqësor dymbëdhjetë të huaj që disponojnë dokumente udhëtimi ose leje qëndrimi dhe viza false.

Nga këta, tetë u arrestuan për posedim të dokumenteve false të përdorura në përpjekje për të arritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada. Të huajt janë kryesisht shqiptarë, të cilët, sapo mbërrijnë në Itali, menjëherë përpiqen të arrijnë destinacionet britanike dhe irlandeze duke përdorur një mënyrë që synon të shmangë kontrollet e kujdesshme të policisë kufitare.

Në fakt, pikërisht për të shpëtuar nga syri vigjilent i operatorit të policisë, shqiptarët shfaqen në kontrollin e pasaportës me dokumentin e tyre origjinal dhe biletën e udhëtimit, por pasi kanë kaluar kontrollin shkojnë në portat e  fluturimeve për në Londër dhe Dublin duke treguar një dokument të rremë, zakonisht një kartë me identitet italian ose grek, dhe një kartë tjetër me detaje personale false. Një prej këtyre kishte kaluar në Itali, aq sa i ishte nënshtruar masës së arrestit shtëpiak deri në prillin e kaluar për shpërndarje droge.

Tre të huaj të tjerë, një kinez, një algjerian dhe një shqiptar, të befasuar me dokumente false që gjithmonë niseshin nga Malpensa u hetuan në gjendje të lirë, ndërsa një shtetas togolez nga Akra ishte refuzuar në vendin e origjinës. Në kontrollin kufitar ai tregoi së bashku me pasaportën edhe një leje qëndrimi të falsifikuar belge.

Aktiviteti i zbatimit të ligjit çoi në sekuestrimin e 12 dokumenteve, përfshirë 5 pasaporta të falsifikuara nga vendet për të cilat nuk kërkohet vizë, 5 karta identiteti nga vende të ndryshme të Evropës, 1 vizë britanike dhe një leje qëndrimi belge. Gjithashtu në fundjavë, 19 shtetas të huaj u refuzuan në kufi dhe u hipën në fluturimet e origjinës, pasi gjatë kontrolleve kufitare u konstatua se u mungojnë kushtet ose dokumentacioni i përshtatshëm për hyrje në zonën Shengen.

Pasagjerët e kapur në tentativë për të kaluar kufijtë në mënyrë të parregullt u zbuluan se ishin  kryesisht shqiptarë (11 raste), por edhe kinezë, braziliane, algjeriane, maroken dhe togolezë.

San Paolo, Casablanca, Tirana, Isla do Sal, Moska , Ohri dhe Akra ishin destinacionet e fluturimeve të kthimit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono