kanabisi

EKSLUZIVE-RIKTHEHET-KULTIVIMI-I-KANABISIT.mpg_snapshot_01.03-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 29/09/2019

Në katër ditët e fundit policia ka gjetur vetëm në zonat e Librazhdit dhe të Kukësit, rreth 4000 bimë kanabis sativa, e gatshme për t’u hedhur në treg. “ABC News” ka siguruar ekskluzivisht raportin sekret të Policisë së Shtetit, ku duket se disa zona të territorit janë jashtë kontrollit.

Prej disa kohësh vendi ynë ishte larguar nga harta e kultivimeve të lëndëve narkotike, fakt ky i mbështetur edhe nga raportet e monitorimit nga ajri të Guardia di Finanza-s.

Por kohët e fundit duket se situata ka ndryshuar. ABC News ka mundur te sigurojë në mënyrë ekskluzive raportet ditore nga data 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Dhe shifrat janë të alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizojë në mënyrë hermetike informacionin për aksionet e antikanabis të zhvilluar dy javët e fundit, konkretisht në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastaër, Durrës dhe Vlorë.

Arsyeja e mospublikimit të rezultateve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacionet mesa duket është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend.

Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administrative, Orenjë.

Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë Kanabis Sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit . Si fajtor dhe i akuzuar për “shpërderim detyre” polici ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosin atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin gjatë operacionit të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa. Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrolluar territorin që administron duke, mos sinjalizuar policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administrative të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjellura në Shtog. Probleme mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishin kultivuvuar kanabisi nuk ka pronësi.

Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifikohen kultivuesit.

Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë u proceduan dy persona nga uniformat blu.

Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administrative pasi nuk kanë ushtruar detyre që ia ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu shumë punonjës pyjesh dhe të administrator e kryetar fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të policisë, ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike. /ABC News Albania 24/7

vila4.jpg
ad min18:00 | 03/07/2019

Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia belge pasi akuzohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi në një vilë në qytetin Genval. Gentian L., i datëlindjes 1980, u dënua me 30 muaj burg dhe me një gjobë prej 8,000 euro si dhe iu konfiskua pasuria e tij prej afro 20,000 euro.

Ndërsa Kristjan D., u dënua me dy vite burg si dhe me 8000 euro gjobë. Të dy shqiptarët drejtonin një plantacion kanabisi në një vilë në Genval. Qiraja e vilës, e cila ishte 1,200 euro në muaj  shlyhej një herë një 6 muaj nga Gentian L, raporton dhnet.be. 

Pas bastisjes në banesë policia gjeti 845 bimë kanabis. E ndërsa identiteti i Gentian. L u dha për hetuesit nga pronari i vilës, bashkëpunëtori i tij është identifikuar përmes ADN-së pasi në pronë u gjetnë doreza që ai përdorte për tu kujdesur për bimët.  Kristjan D., rezultonte se ishte dënuar më parë me 3 vjet si dhe ndaj tij ishte dhënë një urdhër dëbimi. Ai ka pretenduar se nuk kishte fare lidhje me drogën e gjetur në banesë, por gjykatësit i kanë hedhur poshtë pretendimet e tij dhe e kanë dënuar./abcnews.al

KRONIKE-KANABIS-NE-KAPSHTICE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela13:18 | 14/02/2019

Hetimet e antidrogës kanë zbuluar se saisa prej kanabist që u kap në Kapshticë do të shkëmbehej në Turqi me drogëra të forta. Policia po vazhdon kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Kanabis i sekuestruar mbrëmjen e mërkurë në Kapshticë, do të shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi. Kështu besojnë specialistët e Antidrogës të cilat kanë zbuluar një trend të ri të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Sasia mbi një ton kanabis u sekuestrua nga policia kufitare e Kapshticës. Ajo u zbulua në një kamion mallrash, që udhëtonte drejt Greqisë.

Informacionet e policisë për transportin e ngarkesës me drogë rezultuan të sakta, duke sjellë sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës gjatë viteve të fundit në këtë pikë doganore dhe çuan në pranga shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij.

Procesi i skanimit dhe kontrolli me qen antidrogë, për kamionin me targë AA 874 UZ zbuloi lëndën narkotike, e cila ishte e ambalazhuar dhe fshehur në thasë.

Pas bllokimit të sasisë prej 1074 kg canabis, agjentët e antidrogës vijuan kontrollin edhe tek një tjetër kamion, që gjithashtu udhëtonte drejt Greqisë, por që rezultoi i pastër. Kamioni ku u gjet droga, i thanë ABC News burime nga grupi i hetimit, ishte nisur nga Tirana dhe kishte si destinacion përfundimtar Turqinë.

Por vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në tentativën e trafikimit të ngarkesës me drogë. /abcnews.al

cannabis-1458000_960_720.630x360.jpg
ent ela23:41 | 04/09/2018

Njerëzit më të prekur nga kjo gjendje psikiatrike janë gjithashtu më të prirur ndaj përdorimit të marijuanës: kombinimi – kompleks ka dalë nga një studim i madh gjenetik.

Disa nga gjenet që lidhen me përdorimin e rregullt të kanabisit janë gjithashtu të lidhura me ndjeshmërinë më të madhe ndaj skizofrenisë dhe kushteve të tjera psikiatrike. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në “Nature Neuroscience”, puna më e gjerë gjenetike e përqendruar deri tani në përdorimin e marijuanës. Kombinimi mes përdorimit të kanabisit dhe një predispozite më të lartë ndaj  skizofrenisë kishte dalë tashmë në disa studime, por marrëdhënia midis përdorimit të drogës dhe sëmundjeve psikiatrike është gjithmonë komplekse, dhe studimi thjesht shton një pjesë në një puzzle që është ende konfuze.

Studimi duket se sugjeron se ata që janë gjenetikisht më afër zhvillimit të skizofrenisë janë gjithashtu më të prirur ndaj përdorimit të kanabisit, por nuk mund të përjashtohen mundësitë e një marrëdhënieje të kundërt dhe sensit shkaktar, domethënë që konsumi i rregullt i marijuanës mund të degjenerohet në atë që është i predispozuar nga manifestimi i kushteve psikiatrike.

Studiuesit në Universitetin Radboud në Holandë, kanë studiuar të dhënat për 180 mijë njerëz në bazat e të dhënave të ndryshme gjenetike (të tilla si UK Biobank) dhe studime kolektive, për të identifikuar 35 variante gjenetike që lidhen me përdorimin e rregullt të kanabisit. Kombinimi më i dukshëm është parë me gjenin CADM2, i njohur tashmë për të qenë i lidhur me tendencën ndaj sjelljeve të rrezikshme dhe konsumit të alkoolit.

Përveç këtyre elementeve, hulumtimi i kryer mbi mbi një milion variante gjenetike zbuloi 8 ndryshime të vetme në sekuencat e mureve themelorë që përbëjnë ADN-në (nukleotidet) të lidhura me konsumin e kanabisit të vazhdueshëm. Të marra të gjitha së bashku, variacionet e gjetura japin arsye për 11% të diferencës në predispozicionin për të pirë marijuanë.

Studimi theksoi mbivendosjet gjenetike midis përdorimit të kanabisit dhe alkoolit dhe konsumit të duhanit, një tendencë ndaj sjelljes së rrezikshme dhe një rreziku të skizofrenisë. Kombinimi i fundit ishte studiuar edhe në vitin 2014, por këtë herë kampioni nga i cili janë nxjerrë të dhënat është shumë më i gjerë.

Një marrëdhënie shkakësore është gjetur midis skizofrenisë dhe rritjes së konsumit të kanabisit. Studiuesit supozojnë, se në fazat e hershme të sëmundjes marijuana përdoret si një formë e vetë-mjekimit, por edhe në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një hipotezë. /abcnews.al

RUCI-PER-NEGOCIATAT-1280x720.jpg
ent ela14:02 | 09/05/2018

Fenomenet si droga dhe korrupsioni nuk i sollën shqiptarët, por i gjetën mes evropianëve. Kështu ka deklaruar kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi në Ditën  e Evropës, duke i dhënë mesazhin shtetit të Hollandës, që Shqipërinë ta vlerësojë për përpjekjet në luftën ndaj këtyre fenomeve e jo për njollën e zezë të kanabisit.

Hollandezët skeptikë nuk duhet ta cënojnë Shqipërinë për kanabisin, pasi është vetë Hollanda tregu kryesori i bimës së ndaluar për shqiptarët. Këtë mesazh u dha Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në Ditën e Evropës, një prej shteteve që vënë në pikëpyetje hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Që të mos ekzistojnë dyshime për vendet e Bashkimit Evropian, politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar, tha kreu i Kuvendit.

“Përvoja e suksesshsme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës”.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryeparlamentari ka komentuar për herë të parë dorëzimin e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë s’e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet t’ja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar”.

Politika ska moral ka thënë Winston Curcill. Dhe duke iu referuar kësaj shprehje të kryeministrit britanik, kreu i kuvendit shqiptar ngre lart veprimin e ish-deputetit socialist.

“Ndaj brenda politikës ka moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t’u përshëndetur, për t’u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë Prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë”.

Edhe pse ia lë në dorë drejtësisë të thotë fjalën e fundit, nuk i kursen kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ruçi u rreshtua në krah të Presidentit Ilir Meta dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj që e akuzuan Këshillin e Lartë të Drejtësisë se u vu në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar./abcnews.al

 

 

 

 

policia-vlore-1280x717.jpg
ent ela15:02 | 06/03/2018

11 punonjës të policisë së Vlorës, janë neën hetim pasi nuk kaneë informuar për drogën e mbjellë në zonat ku ata operonin. Tre të tjerë janë përjashtuar nga policia. Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj i cili tha se këta efektivë po hetohen pasi për shkak se me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre kanë favorizuar kultivimin e kanabisit. Gjatë takimit të policisë së Vlorës për analizën e punës gjatë vitit 2017 u vu në dukje se gjatë vitit të shkuar u sekuestruan 75 % më shumë kanabis se në 2016 si dhe u realizuan 46 operacione në det në bashkëpunim me Delta Force dhe Guardia Di Finanza. /abcnews.al

vlcsnap-error223-1.jpg
ad min09:20 | 06/11/2017

Komunikimin javor me ndjekësit ia kushtoi luftës së lëndeve narkotike. Kryeministri  Rama lajmëroi ngritjen e një grupi Task Forcë për një goditje të përqëndruar.

Ndërhyrjet e këtij grupi sipas tij, nuk do të kursejnë askënd.

Duke përmendur rezultatet e raportit të fundit, Rama theksoi se në mandatin e parë qeveria e luftoi këtë fenomen.

Mandat i dytë qeverisës, fazë e dytë e ndërhyrjes në aktivitetet kriminale.

vlcsnap-error050.jpg
ad min13:03 | 03/11/2017

Një raporti i Guardia di Financas i hartuar pas monitorimit nga ajri për sipërfaqe të kultivuara me kanabis në territorin e Shqipërisë, tregon se këtë vit janë konstatuar 90 parcela të kultivuara me drogë, krahasuar me 2086 parcela të tilla që ishin vërejtur një vit më parë. Ky raport u publikua sot në Tiranë, nga drejtues të Guardia di Financës, gjatë një konferencë për Luftën kundër kanabisit, ku morën pjesë dhe ministrat e brendshëm të dy vendeve.

 

vlcsnap-error234.jpg
ad min12:58 | 03/11/2017

Në konferencën e zhvilluar në Tiranë “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis” ministri i Brendshem Italian e cilësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë si histori suksesi. Por ministri Minniti kërkoi goditjen e trafikantëve të drogës dhe të paprekshmeve që i mbrojnë ata.

Marco Minniti, Ministër i  Brendshëm i Italisë: “Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur në rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”.

Ministri i brendshëm italian theksoi se si një njeri që e njeh Shqipërinë, ajo ka ndryshuar shumë dhe për mirë dhe për këetë sipas tij, duhet të jenë të gjithë krenarë.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj theksoi se gjatë vitit 2016 u konstatua një rritje e kultivimit të kanabisit, ku u përfshinë edhe disa oficerë policie.

Vizita e ministrit të brendshëm Italian në Tiranë ndodh disa ditë pas arrestimit në Itali të një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Ministri i brendshëm Italian Marko Minniti, e cilësoi të përmbushur me sukses fazën e parë të këtij procesi. Ndërsa homologu i tij shqiptar Fatmir Xhafaj deklaroi në konferencë se angazhimi i qeverisë dhe bashkëpunimi me palën italiane do të vazhdojnë.

vlcsnap-error091.jpg
ad min14:10 | 01/11/2017

Ishin lëvizjet e përditshme dhe të kronometruara të furgonit me udhëtare gra në një zonë të pazakontë çka ka ngjallur dyshime për një veprimtari të paligjshme. Pas marrjes së këtij informacioni, një kontroll policor mbrëmjen e vonë të 21 tetorit zbuloi bazën e kultivimit dhe përpunimit të lëndës narkotike.

Ky është shtegu që ndiqnin punëtoret e hashashit pasi linin mjetin. Në pak caste ato gjendeshin në brendi të këtij tuneli, ku thahej lënda narkotike. Me tej, ato përvisheshin për të ndarë boccet nga kërcejtë dhe paketuar drogën.

Lënda e parë sigurohej fare pranë. Në pjesën e pasme të tunelit, e kamufluar tërësisht për syrin e lirë nga shkurre me lartësi deri në 2.5 metër ndodhet parcela ku kultivoheshin bimët.

Sot këtu ka ngrirë gjithcka. Rezervuari është plot, por nuk ka ç’të vaditet me të. Bimët janë shkatërruar dhe djegur, duke lënë dëshmitar vetëm kubikët, hunjtë, apo ndonjë pesticid që ndihmonte rritjen.

Kosores së policisë i ka shpëtuar vetëm kjo bimë, që tashmë rritet e vetmuar në cep të parcelës.

E njëjta panorama në tunelin, dikur pjesë e ish-repartit ushtarak të Rinasit.  Droga është bërë shkrumb. Kafja turke dhe sheqeri, që mbase mbushte minutat e pushimit të punëtoreve, tani  shijohen nga insektet.

Policia e Shtetit njoftoi se gjatë operacionit u sekuestruan dhe asgjesuan 146 kilogramë kanabis edhe 220 bimë të lëndës narkotike. Shtatë persona u arrestuan, ndërsa 10 punonjëset e kanabisit u proceduan në gjendje të lirë.

Para oficerit të policisë gjyqësore, gratë kanë rrëfyer procesin e punës dhe pagesën. Dëshmitë e tyre zbardhen në vendimin e gjykatës së Tiranës për caktimin e masave të sigurisë për të ndaluarit.

“Na kishte punësuar Mariklent Kallari. Paguheshim me 20 mijë lekë të vjetër në ditë për të ndarë boçet nga kërcejtë e bimëve që sillnin tek tyneli ku punonim. Mariklenti na dërgonte në mëngjes me furgon tek vendi i punës dhe pasdite vinte e na merrte dhe na dërgonte nëpër shtëpitë tona”.

Në vendimin e marrë disa ditë më parë togat e zeza lanë në qëli vetëm Mariklent Kallarin, i akuzuar për prodhim e shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Të dyshuarit e tjerë do të hetohen në masa më të buta sigurie.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono