Kanabis

aa1234.jpg
G. P.23:59 | 23/10/2018

Dy shqiptarë akuzohen se janë përfshirë në një fabrikë kanabisi që prodhonte drogë me vlerë që mund të shkonte deri në 750.000 Paund.

Adeljan Oshafi, 31 vjeç, u paraqit në gjykatën britanike në Cheltenham ku edhe e pranoi se ishte fajtor për prodhim kanabisi në një banesë që ishte kthyer në një fermë mes rrugës Hale Lane dhe Northgate Street. Sëbashku me Oshafin akuzohet edhe një tjetër shqiptar. Ai është Neim Bakia, 23 vjeç. Ai nuk shfaqi pendesë në seancën gjyqësore.

Policia e zbuloi fabrikën të premten. Ata gjetën dy kate me qindra rrënjë kanabisi, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në skenën e ngjarjes kishte aq shumë materiale saqë oficerëve iu desh një pjesë të mirë e të shtunës që t’i sekuestronin të gjitha.

1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
15

Prokurori Jeremy Oliver tha se në fabrikë gjendeshin 963 bimë. Vlera e tyre mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 Paund.

“Elektriciteti vidhej. Është një nga operacionet më të sofistikuara që kemi parë”, tha Oliver.

Prokurori kërkoi që 31-vjeçari Oshafi të mos lirohej me kusht pasi sipas tij, shqiptari mund të kryente krime të tjera dhe të mos paraqitej në seancat e ardhshme gjyqësore. Ndërkohë, avokatja e Oshafit tha se roli i tij në këtë ngjarje ishte thjeshtë si “kopshtar”, duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët.

“Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”, tha ajo.

Ndërkohë vendimi për të dy të rinjtë pritet të merret më 23 Nëntor./abcnews.al

kanabisii.png
G. P.09:14 | 11/10/2018

Një operacion i policisë i koduar me emrin “Twin” ka çuar në arrestimin e një personi në Treblovë të Vlorës.

Ai është Fatmir Binjakaj, i cili u kap në flagrancë në shtëpinë e tij. Kjo pasi Binjakaj kishte fshehur 15 kilogramë e 500 gramë kanabis brenda në banesë që u zbuluan nga kontrolli i forcave policore.

Sipas uniformave blu, realizimi i këtij operacioni u bë i mundur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative./abcnews.al

shpella.jpg
G. P.22:46 | 30/09/2018

Policia angleze ka zbuluar dy ditë më parë një shpellë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa. Rreth 1 milionë Dollarë është vlera e drogës së konfiskuar. Parcelat me drogë mbjellë në një shpellë pranë një ferme në Wiltshire. Në tunele u gjetën edhe shtretër, ndërsa ende nuk ka përfunduar mbledhja e provave në vendngjarje.

shpella2
shpella3
shpella4

Shpella ishte përshtatur me të gjitha kushtet e nevojshme për kultivimin e kanabisit. Autoritetet britanike thonë se nëpër të gjithë gjatësinë e tunelit nëntokësor ku u gjet droga, ishte shtrirë rrjeti elektrik dhe nuk mungonte energjia. Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia, sipas mediave britanike. Nuk është përcaktuar ende roli i tyre në këtë aktivitet ilegal, nëse janë roje të parcelave apo kultivuesit e tyre. Ata janë Aleksandër Shyti 45 vjeç dhe Altin Deda 39 vjeç.

Shqiptarët dolën një ditë më parë përpara gjykatës, por seanca u shty për shkak të mungesës së përkthyesve. Disa eksplorues kishin tentuar të hynin në shpellë në vitin 2015, por nuk kishin mundur pasi ajo ishte e mbyllur. Ndërsa së fundmi, ata i thanë policisë se madje kishin parë drita nga tunelet e shpellës. /tvklan.al

pistoleta.jpg
G. P.13:58 | 28/09/2018

Dy të rinj janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas kontrolleve në Durrës për kapjen e personave që posedojnë lëndë narkotike dhe armë.

Dy të arrestuarit janë Denis Meta, 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani, 24 vjeç, ndërsa të proceduarit janë 26 vjeçari A.P. dhe E.Z. 19 vjeç.

Pas kontrollit fizik ndaj tyre dhe ndaj banesa të tyre u gjetën disa doza kanabis sativa dhe një radio policie. Ndërsa në shtëpinë e Metës u gjet një pistoletë “Ekol” me 21 fishekë të kalibrit 7.62 mm./abcnews.al

vlcsnap-2018-09-25-18h35m56s515-1280x720.png
G. P.21:07 | 25/09/2018

Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit Provokacija të drejtuar nga gazetari Mustafa Nano ishin Jon Michael Dizdar, këshilltar për çështjet e kanabisit në Mistral Consulting Group dhe Anja Basha aktiviste, Mistral Consulting Group.

Një diskutim gjithëpërfshirës mbi çështjet e ndryshme të kanabisit. Përdorimin e tij dhe legalizimin e kanabisit për dobi mjekësore. Fillimisht të ftuarit treguan për kompaninë e tyre Mistral Consulting Group, e cila i bashkangjitej një kompanie tjetër akoma më të madhe të licensuar nga shteti kanadez për prodhimin, eksportimin, importimin, studimet dhe hulumtimin në fushën kanabisit.

Anja Basha tha në lidhje më detyrën e saj në këtë kompani se: “Jemi për t’ju treguar dhe informuar shqiptarëve për të mirat e kanabisit për përdorimet mjekësore të tij. Duke mos pasur asnjë lloj influence tjetër me pjesën e biznesit. Qëllimi është që të ulim stigmën e një bime e cila është keqkuptuar për një kohë shumë të gjatë.”

I pyetur nga gazetari Nano, i cili gjithashtu ka bërë disa artikuj në lidhje me temën e legalizimit të kanabisit në Shqipëri, Jon Michael Dizdar u shpreh se ai ishte pro legalizimit të kanabisit jo vetëm për qëllime mjekësore por edhe në aspektin rekreacional.

“Mendoj se në Shqipëri duhet që të fillojë si diskutim për të treguar efektet pozitive të kanabisit dhe si ndikon në trupin tonë. Individët duhet të dinë këtë zgjedhje që e kanë për tu trajtuar. Mendoj se të fillojmë të flasim në baza mjekësore e shkencore është më e rëndësishme përpara se të shkojmë tek pjesa e përdorimit për qef.”

U tregua se me anë të kanabisit mjekësor mund të qetësohen dhimbje të ndryshme, gjithashtu John rrëfeu eksperiencën e tij të para disa viteve ku kishte pasur një lëndim në qafë dhe pas përdorimit të shumë medikamenteve të ndryshme të cilat nuk i kishin dhënë efekt, zgjidhje kishte gjetur vetëm tek përdorimi i kanabisit. Ata thanë se një bimë e tillë është natyrale në përdorim pasi edhe qumështi i gjirit të nënave më të cilën ushqehen fëmijët e vegjël, ka elemente të përbashkëta me këtë bimë. Akuzave nga propaganda të ndryshme për efektet negative të kanabisit, John u shpreh se e shikon këtë si një taktikë intimidimi e vënë nga organizata që kanë interes, siç janë grupet farmaceutike.

“Kanabisi ka treguar e provuar që është reduktues i dëmit shkaktuar nga substanca të tjera dhe ka efekte përfituese nga ana mjekësore. Ajo shfuqizon efektet e varësisë nga drogërat e forta apo abuzimit të pilulave antidepresive.”

Anja Basha tregoi se një nga faktet se përse duhet të bëhet legalizimi i kanabisit është ulja e krimit të organizuar, sepse duke e ndaluar këtë gjë krimi i organizuar lulëzon. Përveçse përmirëson shëndetitn e njërëzve zhvillon ekonominë, zhvillon tregëtinë me vende të tjera dhe hap vende të reja pune.
Në lidhje më kanabisin në këndvështrimin e shoqërisë shqiptare Basha u shpreh se nuk mund të flasim për legalizimi kur kemi stigmatizim në lidhje më këtë bimë pasi “Kanabisi nuk është drogë”.
Ajo u shpreh se tashmë duhet të diskutojmë hapur për kanabisin jo si një drogë e rëndë, por si një bimë mjekësore./abcnews.al

POLICIA-PER-ASGJESIMIN-E-KANABISIT-1280x720.jpg
ent ela15:41 | 18/09/2018

Në 8 muajt e parë të këtij viti, policia e shtetit ka asgjësuar 4 herë më pak bimë narkotike se në të njëjtën periudhë të 2017. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditura këto shifra të drogës, por nuk saktësojnë sa ka qenë sipërfaqja e kultivuar me kanabis.

Rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa u asgjesuan gjatë 8 muajve të parë të 2018 në të gjithë vendin nga policia e Shtetit.

ABC News ka siguruar shifrat zyrtare nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, ku thuhet se pjesa më e madhe bimëve ishte kultivuar në zonat jugut, si periferia e Përmetit, Tepelenës dhe Memaliajt. Gjithashtu janë evidentuar kanabis edhe në malësinë e Krujës dhe të Matit. Këto zonë edhe në të kaluarën kanë qenë të evidentuara nga uniformat blu si vende ku kultovoheshin bimët narktotike. Policia Shtetit pohon se, shifra e asgjesimit për 2018 është 4 herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Policia nuk bën të ditur se sa është sipërfaqja në total e kultivuar me bimë narkotike në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion vetëm asgjesimin e tyre.

Pavarësisht asgjesimit të bimëve narktotike, që sipas uniformave blu në shifrat historike, përsëri në birgjet italiane nuk kanë munguar dërgesat me kanabis të nisura me gomone nga Shqipëria. Sasia e drogës, dyshohet se ka qenë e magazinuar nga vitet e kaluara, e cila kishte mbetur stok pasi tregu ka qenë i tejngopur me lëndë narktotike, duke ulur ndjeshëm edhe çmimin e saj. Pak kohë më parë, u asgjësuan rreth 5 mijë bimë narkotike në Frashër të Përmet dhe në Gvallë të Memaliajt. Për këto aksione u prangosn 4 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. /abcnews.al

Gazetar: Andi Qosja

trafiii.jpg
G. P.10:33 | 18/09/2018

Policia e Beratit ka realizuar një operacion natën në lagjen “13 Shtatori”. U sekuestrua drogë dhe municione, por poseduesi nuk u kap.

Në këtë lagje të Beratit policia zbuloi një banesë të mbushur me drogë dhe municione.

Pronari i saj është Landi Bixheku, një emër i njohur për policinë lokale dhe personazh me lidhje të ngushta me të fortët e qyteteve të tjera.

Bixheku, 47 vjeç, nuk u kap gjatë operacionit “Kalaja”. Ai ka mundur të largohet në kohë para se forcat speciale të zbarkonin në lagjen “13 Shtatori”.

Siç edhe shikoni nga pamjet e policise, për fshehjen e drogës dhe të municioneve jane hapur tunele dhe anekse të fshehta brenda në shtëpi.

441 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë heroinë dhe pak kokainë u zbuluan në ambientet e brendshme.

Por në një tjetër hapësire të nëndheshme u zbuluan edhe 35 granata ofensive dhe 40 difensive e peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”./abcnews.al

cover-r4x3w1000-59d7a4e799cf9-sipa-rex40421168-000001.jpg
G. P.09:47 | 06/09/2018

Përdorimi kronik i marijuanës gjithmonë është lidhur me problemet psikiatrike të quajtura “psikoza të detyruara nga kanabisi”. Megjithatë, një studim i ri tregon se një komponent jopsikoaktiv i gjetur në kanabis duket se redukton funksione të çrregullta të trurit të lidhura me psikozën, e cila përfshin sëmundje si skizofrenia dhe çrregullimet bipolare.

Kërkuesit nga “King’s College” në Londër, shprehen se një dozë e vetme kanabidioli, në të ardhmen madje mund të zëvendësojë edhe medikamente të tjera të përdorura deri më tani për sëmundjet psikike. Këtu përfshihen Thorazina (përdorur për qetësim) dhe Haldoli (përdorur në rastet skizofrenike për kontrollimin e hiperaktivitetit të trurit, lëvizjeve dhe të të folurit). Kjo ndodh për shkak se këto ilaçe kanë një efektivitet të kufizuar dhe mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore.

Dr.Igor Granr, psikiatër dhe një nga kërkuesit pjesë e studimit të bërë, u shpreh se: “Është e qartë se barnat ekzistuese kanë ndihmuar pacientët skizofrenikë që të funksionojnë në shoqëri, por ato nuk janë një kurë. Rezultatet tona kanë bërë të mundur që truri të hapet ndaj ilaçeve të tjera të cilat funksionojnë në një mënyrë krejt të ndryshme nga stimulantët tradicionalë.”

Kanabidioli, element i marrë nga kanabisi, ka një mekanizëm jo fort të qartë funksionimi, megjithatë thuhet se është e mundur që ky faktor të frenojë krijimin e një enzime që fshin anandamidën, element i cili ndikon në mënyrën e të ushqyerit, motivimin dhe kënaqësitë e dikujt.

Çfarë zbuloi ky studim?

Studimi krahasoi të dhëna ndërmjet pacientëve të cilët u kuruan me kanabidol dhe atyre të cilët morën qetësues tradicionalë. Ata ishin diagnostikuar me psikozë dhe probleme të tjera të ngjashme. Sipas mjekëve, trajtimi i tyre në fazat e para, përpara se simptomat të bëhen kronike, është mënyra më e suksesshme për të reduktuar sëmundje si skizofrenia.

Pjesmarrësve iu kërkua që të praktikonin një provë të memories e cila përfshinte tre ndarje të ndryshme të trurit që lidhen me psikozën.
Rezultatet e saknerave të kokës treguan se hiperaktiviteti i trurit ishte më i ulët tek pacientët të cilët u trajtuan me elementet e kanabisit se sa ata që morën qetësuesit e tjerë. Si përfundim, u vu re se kanabidoli mund të ndihmojë që të rivendosen parametrat normale të trurit dhe të përmirësojë problemet e mëparshme./abcnews.al

stoke.jpg
G. P.17:09 | 21/08/2018

Drejtësia britanike dënoi me 16 muaj burg një shqiptar, i cili u kap teksa kujdesej për një fabrikë kanabisi në Stoke.

Pas dënimit, Valter Metkaj, 26 vjeç, do të deportohet menjëherë në Shqipëri. I riu shqiptar u kap 6 muaj pasi shkoi në Britani. Ai kujdesej për një fabrikë kanabisi me vlerë 33 mijë paund. Ajo ishte ndërtuar në një shtëpi në Stoke.

Mediat britanike shkruajnë se Metkaj arriti në ishull, i fshehur në një kamion. Ai u detyrua të punonte në fabrikë në mënyrë që t’i paguante borxhin prej 13 mijë eurosh personit që e trafikoi në Mbretërinë e Bashkuar. Shtëpia ku ai punonte u zbulua muajin e kaluar në rrugën Londsdale në qytetin Stoke.

Prokurori i çështjes tha se gjatë kontrollit në pronë u zbuluan një numër i madh dhomash, duke përfshirë edhe papafingon që ishin kthyer në vende për prodhimin e kanabisit.

Gjithsej u bllokuan 210 rrënjë, të cilat në përfundim do të gjeneronin 33 mijë paund fitime. Metkaj mësohet të ketë thënë para policëve se kishte shkuar në Britani për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në Shqipëri. Pavarësisht kësaj gjykatësi e dënoi shqiptarin me 16 muaj burg dhe dëbim të menjëhershëm sapo të përfundojë dënimin./abcnews.al

gggg.jpg
G. P.19:43 | 20/08/2018

Policia e Korçës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi ka finalizuar një operacion kundër kultivimit të kanabisit. Gjashtë persona janë arrestuar, pasi dyshohet të jenë angazhuar në kultivimin e drogës në fshatin Velçan. Sipas hetimit zhvilluar me metoda speciale, përgjim, vëzhgim dhe kamuflim të agjentëve në zonë ka rezultuar se Selman Bita është organizator i kulivimit, ndërsa pesë të tjerët kanë rolin e kultivuesit. Personi i shtatë i arrestuar në të njëjtin operacion është Enver Pashollari, kryetari i fshatit Velçan. Ai dyshohet për “shpërdorim të detyrës”, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit. Dy persona të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono