Kanabis

policia-tirane_1_3_14_03.jpg
G. P.09:47 | 19/10/2019

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi në banesat e tyre kishin lëndë narkotike. 45-vjeçari A.D, kishte në shtëpi rreth 1.5 kilogramë kanabis sipas policisë. Ndërsa një i ri tjetër 20 vjeç kishte 3.5 kilogramë kanabis sativa.

“Si rezultat i kontrolleve nga Policia e Krujës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L. D., 20 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 3.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po gjatë kontrolleve, Policia e Krujës  bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë  ekzekutimin e vendimit penal të vitit 2019  për shtetasin K. H., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, bënë të mundur kapjen e Xh.Ç., 37 vjeç, banues në lagjen Nr 17 Durrës. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” “Falsifikim formularësh” e ” Kallëzim i rremë”.

Këto ndalime u kryen në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si për kapjen e personave të shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në Përmet është arrestuar një person tjetër. Abcnews.al mëson se ai quhet Donald Demçellari, banues në një fshat të Përmetit. Ai u prangos në flagrancë pasi i sekuestruan 3.5 kilogramë lëndë narkotike./abcnews.al

ekskluzive-kultivimi-i-kabnabisit.mp4_snapshot_00.06-1280x720.jpg
Autor E15:50 | 08/10/2019

Zbulohet një tjetër zonë e kultivimit të kanabisit në vend.

ABC News ka mësuar se, të premten rreth orës 19:00 u raportua në sallën operative të Krujës për gjetjen e bimëve narkotike në Malin e Krujës. Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë asgjësuar të shtunën me qidra rrënjë të mbjella në një territor të thepisur dhe pa pronar.

Parcelat me kanabis ishin në lartësinë 2.5 metra të cilat pas tharjes ishte i gatshëm për t’u hedhur në treg.

Në malësinë e Krujës janë konstatuar edhe më herët sasi të konsderueshme të kultivimit të lëndëve narkotike, por, autorër kanë mundur t’i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit.

Drejtoria e Policisë Vendore Durrës dyshon se, parcelat me kanabis sativa i përkasin një grupi kriminal që operon në zonën e Fushë Krujës.

Një nga arsyet që u kërkua prezencë e shtuar policore lidhet me faktin mbi rrezikshmërinë dhe influencën që kanë në zonë këto gupe. Tetori cilësohet si muaji ku është edhe piku për vjeljen e kanabisit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk ka publikuar asgjë në raportet ditore të faqës zyrtare të ËEB-t.

Uniformat blu kanë ruajtuar të njëtin standard me atë të fundshtatorit ku u asgjësuan rreth 4000 bimë kanabis sativa në tre zona të ndryshme të vendit.

Gazetari i ABC News Andi Qosja raporton se rrethi që ka përhapje më të madhe të kultivimit të kanabis sativa, është Librazhdi. Edhe zona të tjera, si Gjirokastra, Vlora, Fieri si edhe në Malsinë e Shkodrës e të Kukësit policia ka gjetur lëndë narkotike, duke prangosur kryetar fshtrash dhe punonjës pyjesh.

Ndërkohë arrestimit nuk i kanë shpëtuar as specialistët e policisë së zonave të cilët, kanë shkelur ligjin për monitorimin e territorit. /abcnews.al/

 

 

gomonja-e-droges-greqi.jpg
nev ila19:49 | 30/09/2019

Media greke “Protothema”, ka zbuluar foton dhe skenarin se si u kap gomonia e dytë, e cila ishte nisur nga Shqipëria për në Turqi.

Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motor 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë peshkatarët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar”, shkruajnë mediat greke.

Gjatë marrjes në pyetje shqiptari nuk ka pranuar të flasë, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore katër ditë më parë.

Nga hetimi arritën në përfundimin se droga mund të ishte fshehur diku në afërsi të Sporadhes.

Policia bregdetare greke ka sekuestruar më shumë se një ton drogë, në afërsi të ishullit Alonisos, në detin Egje.

Droga, e paketuar në 103 kuti të mëdha, ishte fshehur në një shpellë, në një ujdhesë shkëmbore dhe për gjetjen e saj u përdorën qentë e zbulimit si dhe polumbarë.

Ajo që po hetohet ende, është fakti nëse kjo sasi është sasia e plotë që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo vetëm një pjesë e sasisë./abcnews.al

kanabis.jpg
ent ela11:00 | 29/09/2019

Policia e Sarandës ka arrestuar 4 persona për kultivim të bimëve narkotike. mësohet s enë pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim, L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë, F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim dhe B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër. /abcnews.al

SHKODER-ARME-DROGE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela13:37 | 17/09/2019

Dy vëllezër të shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda janë kapur dhe vendosur në pranga. Ata janë Erneset dhe Markeljan Peçi 23 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se tentuan të trafikonin armë dhe kanabis në drejtim të Malit te Zi. Vëllezërit Peçi u kapën në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe. Në Mars të një viti më parë atyre iu kapën 74 kg kanabis dhe një armë zjarri që po i trafikonin në drejtim të Malit të Zi. Të rinjtë arritën ti iknin policisë duke përfituar nga terreni dhe errësira. /ABC News Albania 24/7

droga-1280x622.jpg
G. P.20:31 | 31/08/2019

Policia Kufitare e Sarandës ka goditur një rast për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë një i ri, ndërkohë që është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të analizës së riskut kanë çuar për kontroll në vijën e dytë një automjet për të cilin dyshonin se mund të transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Në brendësi të makinës u gjetën rreth 32 kg kanabis.

Në pranga përfundoi 34-vjeçari N.R., banues në Sarandë. Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./abcnews.al

aa-1.jpg
G. P.17:18 | 21/08/2019

Policia greke ka asgjësuar më shumë se 1.600 rrënjë kanabisi, që po kultivoheshin në një zonë me terren të thyer, në Vila, pranë Atikës. Bimët ishin në rritje të plotë dhe lartësia e tyre ishte mbi 2.5 metra.

Policia ka sekuestruar edhe 20 kg kanabis, që ishte tharë së fundmi. Janë arrestuar dy kultivuesit me moshë 27 dhe 29 vjeç. Sipas medias greke, ata janë shtetas shqiptarë, por policia nuk e ka konfirmuar këtë fakt.

Në operacionin e zhvilluar të mërkurën, përveç njësisë antidrogë, kanë marrë pjesë edhe forcat speciale të ndjekjes së krimit. Policia thotë se fitimi i paligjshëm nga shitja e drogës që po kultivohej, përllogaritet në 1.7 milionë euro./ABC News Albania 24/7

e0c62881-f32e-41b1-9030-9198153384a4-1280x960.jpg
ent ela12:47 | 21/08/2019

Polica ka vënë në pranga 2 persona të cilët dyshohen si kultivues kanabisi dhe posedues te armeve pa leje. Të arrestuar janë Petrit Nazeri dhe Lutfi Basha, ndërsa policia po punon për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Uniformat blu, në zonën e Zall bastarit gjetën dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, është finalizuar operacioni policor “Bulceshi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë;
  2. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë;

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /abcnews.al,

 

1540196440_arrestimpolicie.jpg
Sej rie12:15 | 07/08/2019

Tenton të fusë lëndë narkotike në burgun e Rrogozhinës, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi E. B.,29 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që E.B.,kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambienteve të IEVP Rrogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij, mbante të fshehur 26 gram lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve” .

kanabis.jpg
G. P.14:16 | 02/08/2019

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet e paketa të Europës që ka legalizuar prej disa vitesh industrinë e kanabisit për qëllime mjekësore. Kjo industri, për vendet që po e zhvillojnë atë, po sjell përfitime marramendëse.

Maqedonia e Veriut i bëri ndryshimet e duhura ligjore në vitin 2016, çka u mundësoi dhjetëra kompanive private të fitojnë licenca për prodhimin e  kanabisit.

Aktualisht, 27 kompani janë licencuar për prodhimin e vajit mjekësor të kanabisit, kurse në pritje të licencave, siç thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë 17 kompani.

Interesi duket i lartë dhe shifrat jozyrtare flasin për 70-80 kompani. Vetë kultivuesit thonë se industria e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore duhet të zgjerohet edhe më shumë, pasi i sjell Maqedonisë së Veriut përfitime të mëdha.

Slave Ivanovski – pronar i kompanisë “Oaza alkaloidi”: Është një degë interesante, ku Maqedonia e Veriut mund dhe ka kuadro për këtë biznes dhe për të vazhduar më tej për t’u zhvilluar. Të mos shesim vetëm lulet dhe vajin, por edhe prodhime të gatshme. Statistika jonë tregon se profiti nga eksporti i kanabisit mund të jetë më i madh nga eksporti i mishit të qengjit, verës, pjeshkëve dhe prodhimeve bujqësore në Maqedoni. Është një shans i mirë për vendin.

Kompania “5 Letters” në Krushevë të Maqedonisë prodhon kanabis për qëllime mjekësore dhe gjithnjë e më shumë po futet në tregjet botërore. Për një litër vaji të kanabisit ata përfitojnë thuajse 95 mijë euro. Kjo kompani ka të punësuar njerëz të rinj e të arsimuar dhe u ofron paga dyfish më të larta se mesatarja në Maqedoni.

Në farmacitë e vendit shiten dy lloje të vajit të kanabisit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka bërë publike të dhënat për sipërfaqet e mbjellura me kanabis, por jozyrtarisht flitet për një sipërfaqe prej rreth 140 mijë metër katrorë. Ndërkohë, thuajse çdo ditë hapen kompani të kësaj veprimtarie e që përmbajnë fjalën kanabis që do të thotë se interesimi për këtë biznes është tejet i madh.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo industri ka hapur vende të shumta pune dhe parashikohet të sjellë përfitime deri në 100 milionë Euro në vit në arkën e shtetit.

Veç Maqedonisë se Veriut, në Europë kjo industri po lulëzon edhe në Greqi dhe Portugali, dy vende në vështirësi ekonomike që e kanë përdorur kanabisin për të ulur papunësinë dhe për të shtuar të ardhurat e buxhetit. Studimet tregojnë se tregu europian i kanabisit mjekësor mund të arrijë 55 miliardë Euro përfitime deri në vitin 2028.

Që nga viti 2018, sektori i prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore po sheh zhvillime me ritme te shpejta edhe në Amerikën e Veriut, pasi vlerësohet se përfitimet tregtare janë shumë të mëdha për t’u injoruar./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono