kampionati

katari-1280x854.jpg
ad min13:44 | 26/08/2019

Tirana mirëpriti ekipin e ekuipazhit të anijes katariane me vela “Fateh Al Khair 4”, e cila po viziton brigjet e Mesdheut për të promovuar Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj vlerësoi përpjekjen e ekipit nga Katari që përmes kësaj anije të vjetër po përpiqen të sjellin ne Mesdhe atmosferën e kampionatit botëror që për herë të parë në 2022-shin do të mbahet në vendet arabe.

Organizimi i një eventi të tille tha Veliaj shërben për të nxitur të rinjtë të merren me sport./ABC News Albania 24/7

paris-saint-germain-1280x712.jpg
nev ila14:36 | 12/08/2019

Paris Saint Germain e nis me fitore sezonin e ri në kampionatin francez. Parisienët binden edhe pa Nejmar në fushë i cili është pranë largimit.

Kampionet në fuqi Francezët e Paris Saint Germain e nisën me fitore edicionin e ri.

Paris Saint Germain shkëlqeu edhe pa Neymar në fushë pasi trajneri Tuhel nuk e grumbulloi në sfidën ndaj Nim. Paris Saint Germain fitoi me rezultatin 3-0.

Edinson Kavani hapi serinë e golave për Paris Saint Germain pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pak minuta më pas uruguajani shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Paris Saint Germain ndërkohë që në fraksonin  e dytë nuk ka surpriza.

Vendasit realizojnë golin e dytë në minutën e 56.

Bernat asiston për Mbappe i cili tregohet i saktë me të majtën duke lënë firmën e tij në kete takim. Ne te 69 minut, Mbappe bëhet sërish protagonist por kësaj radhe në rolin e asistuesit.

I sapofuturi në lojë Di Maria vulosi shifrat 3-0 të cilat mbetën të pandryshuara deri në fundin e takimit. Paris Saint Germain nuk njeh rivale në kampionat dhe synimi kryesor mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve./ABC News Albania 24/7

GOGA-BASKET-KAMPIONE-E-SHQIPERISE_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela12:37 | 20/05/2019

Goga Basket u shpall kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, për herë të parë në histori. Skuadra e themeluar vetëm 2 vjet më parë, mundi Teutën në finalen e pestë.

Nuk kishte ku të shkonte më shumë se kaq. U desh finalja e pestë dhe e fundit, që të përcaktohej kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, por ia vlejti.

Një emër i ri u shtua në listën e fituesve, Goga Basket, pasi fitoi më në fund duelin e gjatë ndaj Teutës, në një sfidë plotësisht të Durrësit.

Hera e parë në histori që një klub i ri si Goga merr titullin, hera e parë që finalja për titull ishte tërësisht durrsake.

Sfida e fundit ishte bindshëm e skuadrës që dominoi edhe fazën e rregullt të sezonit, duke mposhtur Teutën me diferencë, 81-60.

Ecuria e finaleve të tjera ishte me Teutën që fitoi ndeshjen e parë, Gogën të dytën e të tretën, dhe Teutën që barazoi 2-2 në mesjavë.

Në dy pjesët e para, loja ishte më e ekuilibruar, dhe në pushim Goga shkoi me epërsi të vetëm tri pikëve, veçse më pas avantazhi u rrit, derisa u fitua me 21 pikë diferencë.

E merituar pra, për djemtë e drejtuar nga trajneri Melzin Lazimi, që nuk lejuan befasinë në sallën e Akademisë, “Dhimitër Goga”.

Kampionët e rinj kanë mjaft të huaj si Rame, Miliç, Gjokoviç, Alen apo Mos, si dhe shqiptarë si Thano, Ndreca apo Elezi

Teuta nuk ia doli, duke humbur për të dytin vit radhazi, vjet e mposhti Tirana, por gjithsesi klubi me emër në basketbollin shqiptar mund të ndihet krenar me dy trofe e sezonit, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Pas ndeshjes, fituesit deklaruan kështu.

“Unë jam kampion, dhe kjo është diçka shumë e bukur. Kampion, pra, çfarë und të them tjetër. Kjo flet vetë, kjo medalje flet vetë. Kur je kampion ti thjesht buzëqesh. Të tjerët le të flasin, për ne flet fakti që dolëm kampionë”. /ABC News Albania 24/7

kampionati-shqiptar.jpg
ad min23:35 | 10/04/2019

Partizani mundi Skënderbeun 2-0 dhe nuk lejoi Kukësin që të afrohej në renditjen e Superligës. Mbrojtësi Belica dhe sulmuesi Asani shënuan për kryeqytetasit.

Kur javët kalojnë dhe diferenca mbetet e njëjtë, titulli është më afër. Partizani i këtij sezoni, edhe pse nuk e ka vrarë kampionatin, sërish e ka goditur rëndë, duke ruajtur 8 pikë epërsi ndaj ndjekësit më të afërt, Kukësit, kur duhen edhe 8 javë deri në mbyllje.

Shumë epërsi, që bëhet edhe më e vlefshme duke parë se cilësia e skuadrës së sotme të Skënder Gegës nuk është ajo që ishte para dy vitesh. Skënderbeu u mund 2-0 dhe kryeqytetasit i dhanë të drejtë trajnerit të tyre që deklaroi se Partizani gjithnjë reagon pas humbjeve.

Kështu ndodhi edhe kur u mund dy herë nga korçarët në gjysmën e parë të sezonit, kështu edhe pas disfatës së papritur me Luftëtarin. Fitore komode 2-0, me nga një gol në çdo pjesë loje, i pari shënuar me fat nga Belica, dhe i dyti me një penallti fituar nga Lorenc Trashi, dhe ekzekutuar saktë nga Jasir Asani.

Skënderbeu nuk është se nuk pati lojë dhe se nuk sulmoi, madje krijoi edhe disa raste, por kampionëve duket qartë se i mungon përqendrimi dhe vullneti i sezoneve të kaluara, plus që edhe cilësia është më e paktë.

Tashmë, skuadra e trajnerit Shehi është në vend të gjashtë, menjëherë mbi ekipet që rrezikojnë rënien nga kategoria. Mesjavë e mbarë edhe për Flamurtarin që e sheh veten në vend të tretë pas fitores 3-1 ndaj Teutës në Vlorë.

Ribaj, Sukaj e Batha me penallti ishin autorë golash për ekipin e trajnerit Daja, dhe Traore për durrsakët. Partizani ka 57 pikë pas 28 javëve, ndaj 49 të Kukësit./abcnews.al

idrizi-1280x660.jpg
ent ela16:25 | 26/02/2019

Superliga shqiptare vendoset nga loja e presidentëve jashtë fushe. Kjo akuzë e rëndë bëhet nga administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, që flet edhe për gjyqtarët dhe kthimin e policisë në stadiume

Nuk deshi të merrej me vendimin pas dhunës.

Administratori i Flamurtarit e shikon shumë më të thellë të keqen në futboll,sesa thjesht në komisionet e Federatës Shqiptare të Futbollit, madje akuzat janë për homologët e tij.

Fjalë të ashpra nga numri 1 vlonjat për presidentët e klubeve. E keqja numër 2, që padyshim lidhet me akuzën e parë, janë gjyqtarët. Pas dhunës së tifozëve të Partizanit, që pason raste të tjera, klubet po kërkojnë rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume./abcnews.al

 

44023487_285754488711780_8949660449754841088_n-1280x854.jpg
ent ela13:17 | 14/10/2018

Pas suksesit me këndet e lojërave, Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e ndërtimit të terreneve sportive në çdo lagje. Në edicionin e dytë të kampionatit “Survivor Games” në Parkun e Liqenit Artificial, një event outdoor që promovon jetesën aktive në natyrë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga ambiciet për mandatin tjetër është shtrirja e hapësirave sportive më afër komunitetit.

“Dikur kjo ishte një pellgaqe, por duke transformuar atë, sigurojmë një mjedis cilësor, të sigurt, të mbrojtur, të shëndetshëm për të ushtruar sport, për të mos pasur makina vërdallë dhe për t’i rritur vlerën kësaj hapësire. Por, një ndër gjërat që duam të bëjmë është ta çojmë këtë projekt në çdo lagje, njësoj siç bëmë me projektin e këndeve të lojrave. Kur filluam këndin e parë të lojërave, Tirana desh u kthye përmbys, kurse sot kemi bërë 35 kënde. Imagjinoni sikur ta bëjmë këtë me të gjitha terrenet sportive! Kjo është një nga ambiciet tona për 4 vitet e tjera”, tha Veliaj.

Ai shprehu bindjen se edhe terrenet e reja sportive do të jenë ndër më të frekuentuarat nga qytetarët, ndaj i ftoi ata të identifikojnë një hapësirë të përshtatshme për aktivitete sportive, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë për transformimin e saj në një fushë sportive. “Vetëm në perimetrin e 1 km kemi bërë tre investime të ngjashme: një tek fillimi i digës, tjetra në mes të itenerarit të Liqenit, kurse e treta afër Pallatit të Brigadave. Janë tre pikat më të frenkuentuara, jo se njerëzit nuk kanë ku të shkojnë në palestër, por sporti në natyrë është diçka shumë e dobishme. Ndaj, nëse identifikoni një hapësirë të tillë në lagjen apo komunitetin tuaj, ne mund të investojmë”, tha Veliaj.

Me hapjen e terreneve të reja sportive, Bashkia e Tiranës synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës. “Nëse Tiranën e mbushim me kënde sportive, siç kemi bërë me këndet e lodrave, mund të kemi një shoqëri shumë më të shëndetshme. Çdo 1 lek i harxhuar në sport janë 3 lekë të kursyera në shëndetësi. Dua t’ju ftoj të bëhemi të gjithë avokatë të një jete të shëndetshme”, u nënvizoi kreu i Bashkisë.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e instruktorëve të palestrave që të kontribuojnë vullnetarisht për masivizimin e sportit tek të rinjtë, duke shfrytëzuar terrenet sportive të shkollave në kryeqytet, që tashmë janë të hapura edhe si qendra komunitare pas mësimit. “Jo të gjithë kanë mundësinë të përballojnë një palestër, jo të gjithë kanë mundësi të kenë një instruktor, por disa gjëra i kemi mundësitë t’i bëjmë. Së pari, kemi hapur të gjitha shkollat e Tiranës pas mësimit, disa prej jush nëse do të donit të ishit një trajner vullnetar për nxënësit tanë në një palestër që bashkia ofron pas mësimit, do ishim shumë të lumtur që të bashkëpunonim me ju. Kështu do t’u siguronim nxënësve që vijnë nga periferia e Tiranës, një trajner i cili mund t’u ndryshojë jetën”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek kampionati i “Survivor Games”, Veliaj vlerësoi rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe garën sportive mes skuadrave. “Survivor Games” organizohet nga Repeat Fitness & Wellness Club në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Ajo është një garë e bazuar në forcën dhe fuqinë përmes stërvitjes së Cross training dhe ku marrin pjesë 16 skuadra me nga 4 persona.

VELIAJ-SPORTI-NE-SHKOLLA-1280x720.jpg
ent ela14:46 | 10/09/2018

Tirana ka mirëpritur finalet e Kampionatit Europian në Volejboll për Femra (U19). Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi ndeshjen finale pas së cilës deklaroi se prioritet i Bashkisë është zhvillimi i sportit në shkollat e kryeqytetit.

Në kompleksin e Parkut Olimpik të Tiranës për herë të parë në Shqipëri u zhvilluan finalet e Europianit në Volejboll për Femra (U19). Ndeshjen finale Itali-Rusi e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

“Tregon se Tirana siç është “njësh” në shumë punë, është “njësh” edhe në mikpritjen e eventeve të jashtëzakonshme të këtyre përmasave”

Një prioritet i Bashkisë së Tiranës është edhe zhvillimi i sportit në shkolla, duke nxitur  anazhimin e te rinjve në disiplina të ndryshme të sportit.

“Dobia më e madhe është për djemtë edhe vajzat në Shqipëri, për të parë sesi Tirana, jo vetëm mund të mikpresë aktivitete të tilla, por për t’u siguruar që në një të ardhme jo shumë të largët, të kemi edhe ne nivel kampionësh. Kemi filluar me sportin në shkolla dhe besoj që shumë goca edhe çuna, do zgjedhin volejbollin si një mënyrë për t’u angazhuar pas orëve të mësimit. Ndoshta, jo të gjithë do të jenë për ekipin tonë kombëtar, ama do të mësojnë si të luajnë në skuadër dhe do mbajnë lart një traditë fantastike që Federata e Volejbollit ka në Shqipëri”.

Fundi i kampionatit u kurorëzua me shpalljen e Italisë kampione e  Europianit në Volejboll për Femra (U19), pas betejes me 5 sete kundra Rusisë. /abcnews.al

vlcsnap-2018-08-29-18h39m01s344-1280x716.png
ad min20:44 | 29/08/2018

Nis puna për riparimin e fushës së stadiumit të Flamurtarit, pas dëmtimit të saj përpara ndeshjes së Superligës me Kukësin. Vlonjatët shpresojnë ta kenë gati në kohën e duhur, ndërsa deri tani nuk ka asnjë përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Kritikat ishin të shumta për cilësinë e kësaj fushe. Flamurtari e arriti fitoren ndaj Kukësit në terrenin e stadiumit të tij në Vlorë, veçse imazhi i klubit u dëmtua jo pak, nga cilësia e barit. Klubi vlonjat, ndërkaq, ka nisur punimet për rregullimin e tij, duke e realizuar me anë të mbjelljes së farës së barit të ri. Punimet u vonuan paksa për shkak të kohës së keqe me reshje, ndërsa tani gjithçka është në kushte optimale.

Flamurtari shpreson që mbjellja e barit të ri të përfundojë shpejt dhe fusha të jetë në gjendje normale për të luajtur, në mesin e shtatorit, kur do të ketë edhe ndeshjen e parë të Superligës në fushën e tij, madje një sfidë shumë të rëndësishme, atë ndaj Skënderbeut. Këtë fundjavë, vlonjatët luajnë jashtë, dhe pikërisht në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ndërsa në fillim të shtatorit do të ketë ndërprerje të kampionatit, për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares në Ligën e Kombeve.

Nuk dihet se çfarë kostoje ka pasur dëmtimi i barit, dhe riparimi i këtij dëmi, ndërsa mësohet se kjo gjendje u krijua për shkak të mirëmbajtjes jo profesionale të fushës.
Nga Vlora askush nuk është bërë përgjegjës përpara ligjit, apo nga ana administrative, që të mbajë përgjegjësi për dëmin e krijuar./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-29-18h26m40s731-1280x720.png
ad min19:23 | 29/08/2018

Në Tiranë po zhvillohet një turne i rëndësishëm ndërkombëtar i shahut. Ky turne vjen për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Jemi pjesë e vendeve frankofone, kjo edhe në sport. Në Tiranë po mbahet për herë të parë turneu ndërkombëtar i këtyre vendeve në shah. Ky aktivitet prestigjioz, që ka hyrë në edicionin e tij të gjashtë, zgjodhi këtë herë të zhvillohet në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi, dhe organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut. Sekretarja e kësaj federate, Majlinda Pilinci, jep këto sqarime.

Majlinda Pilinci, sekretare e Federates se Shahut: “Ky është edicioni i 6 i kampionatit ndërkombëtar të vendeve frankofone, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri. Përmbledh jo vetëm aktivitetin sportiv të shahut, por gjithashtu ka për synim një bashkëpunim kulturor të vendeve pjesmarrëse frankofone. Marrin pjesë 132 lojtarë të ardhur nga 22 vende, 68 janë shahistë shqiptarë.”

Ndër shahistët e vendit tonë, ka disa të njohur të brezit më të hershëm si Ilir Seitaj, Harallamb Boshku, Shkëlqim Çela apo Rozana Gjergji, por edhe emra të mëvonshëm si Eglantina Shabanaj, Bruna Tuzi apo edhe Klean Shuqja. Turneu është i rëndësishëm edhe për një arsye tjetër.

“Ka një rëndësi shumë të madhe ky aktivitet për hir të faktit që jemi në prag të Olimpiadës Botërore të Shahut. Përveç cilësisë së lartë sportive që ne kërkojmë nga ky aktivitet e kemi dhe si një periudhë përgatitore për pjesëmarrje në Olimpiadë.”/abcnews.al

MBULIM-LUIZA-GEGA.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min08:39 | 13/08/2018

Atletja shqiptare, Luiza Gega, bëri një paraqitje shumë të mirë, por nuk arriti të fitonte dot medalje në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin. Rekordmenia e Shqipërisë u rendit e katërta në garën e 3 000 metrave me pengesa, duke e humbur medaljen e bronzit vetëm për 32 të qindat e sekondës.

Gega arriti kohën 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindat, por tre garueset e tjera ishin shumë të forta dhe të paarritshme për të.
Atletja 29-vjeçare nuk arriti dot suksesin e vitit 2016 në Amsterdam, kur doli nënkampione e Europës, ndërsa në karrierë ka dalë dy herë kampione e Lojrave Mesdhetare.
Kampione e Europës u shpall atletja gjermane, Gesa Krauze, me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 80 të qindat./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono